KIM MEHMETI / ARSIM ZEKOLLI / RAMADAN RAMADANI
Në koncertin festiv të BDI-së, që u mbajt në ditën kur në Maqedoni u kthye krimineli maqedonas i luftës Johan Tarçullovski, Ahmeti i porositi analistët dhe “publicistët” se BDI është s’i thëngjilli. “Unë kam një porosi për të gjithë ata që kanë menduar dhe do t’ju shkojë mendja të mendojnë në të ardhmen, se BDI është forcë që i ngjan thëngjillit, po e preke, të djeg”, pat thënë Ahmeti në koncertin e mbajtur më 11 prill
Duke parë se dy herë radhazi, për një kohë të shkurtër, publikisht përmendni analistë dhe publicistë dhe duke dashur që të mos ju ndodhë kjo edhe për herë të tretë, e aq më pak t’ju kalojë në shprehi, dëshirojmë t’ju përkujtojmë për një rregull bazë që shumica e njerëzve që kanë arsim të rregullt formal e dinë: komentuesit e opinionit dhe shoqërisë janë vrojtues dhe nuk janë palë në proceset dhe dukuritë. Gjithashtu duam t’u tregojmë se “thëngjilli” është prush i shuar dhe nëse edhe në të ardhmen do doni të na kërcënoni nëpërmjet metaforave, duhet të keni kujdes si i përdorni ato, ngaqë kur ato i përdor njeriu që nuk e di domethënien e tyre, atëherë fjalimi mund të ngjajë si lehje. Kështu që le t’u mbeten metaforat atyre që dinë t’i përdorin ato, e çiftelia me dy tela rapsodëve, e të mos i ngatërrojmë punët.
Ne i dimë të gjithë vrojtimet dhe tentativat tuaja të dështuara analitike; në gjeopolitikë, letërsi, fe dhe shoqëri në të kaluarën, kurse për momentin jemi të fokusuar të shpalosim skemën e tanishme të vasalitetit tuaj politik. Të cilën vazhdoni ta praktikoni me frikën, mungesën e dijes dhe kapacitetin lideresk personal. Ne gjithashtu e dimë mëkatin tonë të cilin edhe nëse do na e falin të tjerët, nuk do t’ia falim ne vetvetes: me vogëlsinë tonë ju ndihmuam në kohët kur nuk guxonit të vini në Shkup, duke shpresuar se nuk do “thëngjëlloseni” e do mbeteni prush që do ta mbajë ndezur zjarrin e demokratizimit të shoqërisë shqiptare dhe të mendimit të lirë shqiptar. Dhe kush mund ta parashikonte asokohe se ju do merreni me atë që bëni sot – me atë që me shekuj e kanë bërë të tjerët në këto troje për çka nuk kishim nevojë nga ju: me përçarjen e shqiptarëve në të mirë e të këqij.
Ua bëjmë me dije se edhe tutje do vazhdojmë ta bëjmë me përkushtim atë që na takon neve, e që ka të bëjë me fatin dhe ardhmërinë tonë. Pra edhe me fatin tonë personal, të fëmijëve, familjeve tona dhe të popullit tonë. Pra, mos pretendoni se kërcënimet tuaja do na çojnë të heqim dorë nga bindjet dhe mënyra si ne i shohim e vlerësojmë punët e atyre që mund edhe të mendojnë se vota e shumicës së popullit, është e barabartë me mençurinë kolektive të një populli. Apo që nuk e kanë kuptuar se ka pasur politikanë që kurrë nuk i kanë humbur zgjedhjet, që kanë qenë më të votuarit, por më në fund aq janë shfytyruar sa nuk e kanë parë se më lehtë është të sundosh me të tjerët se sa të kesh pushtet mbi vetveten. Andaj do bënit mirë ta ktheni pushtetin mbi vetveten dhe tërë trimërinë e guximin tuaj ta vini në shërbim të asaj për çka u kanë votuar: të fitoni betejat me sunduesin, të cilit i shërbeni, e jo t’i përçani shqiptarët.
Nga përvoja politike e shqiptarëve të këtushëm do mund t’ju lavdëroheshim se edhe vetë ne kemi qenë dëshmitarë të shumë rënieve të skemave politike të mëhershme për udhëheqje, kriminalitet, mashtrim dhe rrenë. Prej kohës së sundimit serb në këto vende e deri në përvojat e freskëta politike. Ranë gjithë shqiptarët e Kraljit, Pashiqit, Titos, Rankoviçit, Kolishevskit, Gligorovit dhe Cërvenkovskit, të cilët për nga vasaliteti shumë i përngjanin sjelljes tuaj parapolitike nën hijen e Mijallkovit dhe Gruevskit. Pra t’ua rikujtojmë: në këto troje kanë ardhur e shkuar shumë sundues, por ajo që ka mbetur e përhershme dhe e pavdekshme është ideja për lirinë dhe shqiptarinë. E ajo ide ka gjallëruar edhe para se të ktheheni ju nga Zvicra e do gjallërojë edhe pasi ju përfundimisht të ktheheni në Zajas, ku si pensionist dhe i qetë do mund më lehtë ta kuptoni se kur ju keni mbrojtur kolltukun që ua ka ofruar Gruevski, ne kemi bërë çmos të ruajmë dinjitetin, nderin dhe mendjen tonë.
Ne nuk mundemi, dhe as që pretendojmë, të ndalim epshin tuaj për mbulim të natyrës intrigante dhe nevojën për maskim të kapitullimit të plotë para shkopit të Gruevskit, duke shpikur armiq mes shqiptarëve. Të vetëdijshëm plotësisht për prejardhjen tuaj politike dhe modus operandin tinëzar, ju mbase mund edhe të na mbyllni gojën fizikisht, por ja që as ju, as partneri Gruevski Nikola, nuk mund të ndalni akrepat e kohës dhe nuk mund të verbëroni sytë e atyre që më nuk ju besojnë gënjeshtrave dhe mashtrimeve tuaja, e të cilat së bashku me emrin tuaj do mbarojnë si vargje turpi mbi dy telat e çiftelisë.
Te vetëdijshëm për handikapët tuaja arsimore dhe thjeshtësinë e mendimit, po e përmbyllim këtë letër shkurt dhe shqip me një porosi: “Nuk ta kemi frikën hiq!”
kim memeti. ali memeti,ramadan ramadani , me falni o vellezer keta jane shqiptare , keta duan bashkim me ne , keta cecenet turq shqipfoles duet urgjentisht te vene ne turqi dhe siri po ndyrin ballkanin
E si duken shqiptarët e tu, Pandeli, Mandheli,Spirro, Dhymo.
Qenef je ti or, bonë edhe pa juve, edhe ashtu jeni të papërfillshëm, dhe lirisht mund tu bashkoheni atyre të cilëve edhe u shërbeni.
Kim Ir Sung Memeti e gjithe memecat tjere turq… as prej tyre shqiptareve te atyre trojeve nuk u erdhi asnje e mire, plehra anadollake, asgje me shume…
mos u nxeh kot, o preshevali!
Ky gomari qe ka palle ketu lart nuk eshte shqiptar por nje zorre greke qe di te shkruaj shqip dhe don te provokoj shqiptaret.
Lere gomarin, se paska keput lakun e paska perla fushen… Do te kenaqet duke pallur sonte,,,,
Edhe Asdreni grek ka qene sipas teje? Jo per gje por e ke vene edhe si preudonim.
Asdreni nuk ka qene grek, or tul! Mos me krahaso zorret 300-euroshe (te Dules e te Janulles) me Rilindasin e Drenoves.
E para, mos ofendo, se une nuk te ofendova.
E dyta, ta bera pyetjen sepse komentuesi te cilin ti e perkrahe u nis nga emrat per te percaktuar kombesine.
Dhe e treta, si e kupton ti nga emrat se cili eshte orthodhoks shqiptar, dhe cili eshte 300 eurosh? Sipas teje kush mendon ndryshe nga ty eshte shitur tek greku per 300 euro? Atehere si duhet t’i cilesojme ata qe nderruan fene ne myslymane per te marre ofiqe nga turqit?
E shikon pra qe puna nuk mbaron tek nje e share. Flisni me fakte. Mos shani sepse shajne edhe te tjeret dhe o burra, se meqe thone qe Kryepeshkopi Anastas eshte armik i Shqiperise, patjeter keshtu do jete dhe hajde te jemi kunder tij.
@ nga larg:
ok, me fal per ate fjalen ofenduese!
Tani sa i perket komentit te “preshevalise”, une mendoj qe reagimi i tij dhe fjalet qe ai perdore, edhe pse “vetem” si reagim ndaj `anti-bashkimit` idiot, nuk jane hiq me te mira dhe me te matura.
Qe ta them figurativisht me fjale jo te hijshme: shurra e komentit nr.2 donte te lante mutin e komentit nr.1.
… e sic dihet, m. me sh. nuk lahet.
Cdo shqiptar (ateist apo teist) qe perdore akuza dhe fyerje fetare per t´ia mohuar tjetrit atdhedashurine dhe patriotizmin eshte nje idiot percares.
(Ne kete mes nuk fus minoritaret shqip-shkronjes grek, turq, serb dhe rom… ata mund te shajne tere diten, pasi qe jane zagare qe lehin per padronet e tyre)
Kaq pata…, kalofsh mire dhe pershendetje “atje larg” tek gjendesh!
Besimin fetar nderroe sa te duash e kur te duash ti, edhe emrin, por kombesine nuk e nderron dot…Nga Larg!
Po, edhe nese je musliman e behesh ortodoks, asnje te keqe s’ka, por vetem me nje kusht: te shkosh e te falesh ne Kishen e Fan Nolit! Jo ne ate te Grekut qe gjoja erdhi provizorisht ne Tirane…Kjo eshte diferenca. Kete s’ta fal njeri…
Faktet keto jane: ne emisionin e Artur Zhejit dolen te gjitha. Nje Manastir i tere ngritur per eshtra fshataresh permetare qe shiten si eshtra (te paidentifikuara) ushtaresh greke!
Cfare fakte kerkoni me shume ju: Janullatosi del me te njejtin qellim me Agimin e Arte!
Do t’ju mbetet ne fyt buka e shqiptareve, po ia patet me hile Shqiperise…
Prape nuk me dhe fakte. Emisioni i Artur Zhejit???!!!! Janullatos del me te njejtin qellim me Agimin E Arte?????!!!
Me fal, nuk merrem me komente joserioze.
@ Nga Larg
Nese shqiptaret ndryshuan fene per te pasur ofiqe e per te mos paguar taksat e tokes tek perandoria osmane… ato shqiptare qe u kthyen ne muslimane para 2 shekujsh i thone vetes akoma shqiptar edhe sot e kesaj dite o ti i larguar nga dija….
Ti po shet gjakun dhe po hiqesh grek per 300 euro. shqiptaret ndryshuan fene per te mos paguar taksa se aq ja ndiente atehere shqiptareve per fe dhe aq ja ndien edhe sot e kesaj dite per fe, pervec nje pakice te vogel qe jane radikale. dhe ky radikalizem qofte nga ana muslimane/ katolike/ortodokse vjen vetem nga injoranca e popullsise.
Nese feja u lind per te bashkuar njerezit dhe per ti bere njerezit te respektojne njeri tjetrin.. sot po shohim qe njerezit ne shqiperi po urrehen pasi kane fe tjeter… dhe ne bote po vriten se i perkasin fese tjeter dhe kjo vetem nga injoranca qe ka mbytur njerezit
Pse une qe jam orthodhoks do te thote qe jam shitur tek greku per 300 Euro e jam bere grek? Te paret e mi qe e mbajten besimin e tyre nuk jane shqiptare? Nuk e kuptoj per cfare me akuzon?
Ky eshte gabimi juaj, ngaterroni fene me kombin.
E pra une jam shqiptar, por ne radhe te pare jam orthodhoks pasi Perendia me pare krijoi njeriun dhe pastaj kombin.
Dhe ata qe besojne, por qe besojne vertet dhe zbatojne mesimet e Perendise nuk jane radikale. Krishterimi na meson bashkim dhe jo ndarje. Se si i interpretojne njerezit mesimet e fese ajo eshte pune tjeter dhe varet nga intelekti i secilit.
Sa per konvertimin e shqiptareve ka plot te thuash mbi kete teme, nuk po i hyj kesaj teme. Por nuk ka qene vetem ceshtje taksash.
Je kontradiktor ne komentin tend. Keshtu qe lere fare.
Me respekt dhe nuk pres pergjigje.
Eh mor asdreni se na kenaqe ,te pelqen edhe ty ti kesh koq,,t si te bace jasharit ?qe na i bere te gjithe 300 ne komentet e tua .Per cfare bashkimi po flet ,dhe cilin kerkon te genjesh ,veten tende ?Ke qene ndonjehe ne durres ne periudhen e veres ? kur plazhi mbushet plot me turiste nga kosova ? besoj se po ,i ke degjuar njerezit qe kur duan te keshillojne nje vend te mire plazhi thone ,mos shko aty se eshte plot me kosovare ,i ke vene re shikimet e kosovareve ne drejtimin tone ? me xhepin plot na shikojne si varfanjake .Kam degjuar me veshet e mi nje pronar plazhi ne durres, kur pa qe arriten shqiptare nga maqedonia qe do pushonin ne hotelin e tij shprehjen ,,,,erdhen kafshet ,,,dhe kam degjuar shqipetare nga maqedonia qe perdornin fjalorin me te ulet per dy vajza nga shqiperia qe ishin ulur ne nje stol dhe flisnin me ze te larte .Ore ti mik ,une nuk e di se ne cfare bote ti jeton ,ne shqiperi te ngrihen nervat vetem te degjosh te foluren e policit tropojan qe te kerkon dokumentet dhe jo me te durosh edhe kosovarin qe te rri mbi koke .Ne shqiperia akoma urrehen laluci me labin ,malesori me tiranasin ,korcari me shkodranin ,ti me thua mua bashkim .Kemi nje kryeminister fshatar tropoje ,as tropjan jo ,dhe nuk po e heqim dot ,provoje te heqesh se te arrin plumbi i snajperit ne balle ,e jo me te komandohemi nga kosovare qe kur vijne sjellin nje ushtri me vete ,na hapet barkun me kete bashkimin ,,popull hipokrit qe paskemni qene
monitor,disniveli kulturor nuk e justifikon mosbashkimin e shqiptareve.Gjermania Perendimore me ate Lindore kan pasur gjithashtu disnivel kulturor dhe ekonomik shum te madh e megjithate nuk u bene pengesa per bashkimin e tyre.
Ne Europen Perendimore emigrojn shumica e njerzeve pa arsim dhe profesione(pa ditur gjuhen),pra shtresa me injorante ne vendet e tyre.Si i durojn Perendimoret keta?-dhe nuk jan pak,por miliona.
PRESHEVALI ata Emrat qe permende ti jane SHQIPTAR ORTODOKS ashtu si kane qene edhe te PARET E TU PARA SE TI Ktheheshin NE MYSLIMAN SI Mamut Abdylaqim etjetj. Ti je i sigurte qe bene edhe pa ne??????????? po ta them… Pa Ne Serbi ty do te kish shkuar ne hell ashtu si shkoi BOSHNJAKET ne Sebrenice. Ne Shqiperia Ortodoks Katolik e Mysliman jemi SHparulla juaj jemi Shtylla Kurrizore me Vertebrat qe ty te mban ne kembe. Ne jemi GARANCIA JUAJ qe Sllavet se kalojne Vijen e Kuqe.
Po nuk e tregove indetitetin tend,nuk je i besueshem per ato qe thua!
Ka shqiptar te turqizuar,por jo turq te shqiptarizuar.
Kush esht konvencion percaktues per indetitetin,emri apo gjaku?
Si thua ti,perse po e humb celebrimi vleren gjithnje e me shume?
Ata qe duan Shqiperi te madhe mund te shkojne si rrefugja ne Turqi, shqiptaret nuk behen bashke. Ju keni Berishen qe i ka perqare shqiptaret, ju keni edhe komentuesit qe komentojne kunder njeri-tjeterit duke i trajtuar kundershtaret si grek e serb, prandaj nuk behemi.
Ku kane perfundu shqiptaret.Armiku me i madh i shqiptareve eshte shqiptari.
KRYQAT ahaha
o kryqa INSTAT-i e tregoj se edhe shqiperia eshte me shumic 60 % ISLAME, pa i llagaritur ata tjerit qe nuk treguan fen per fat te keq me ndikim te AK, se per ndryshe do ishin 65-70?
pra kryq ste pyet ty kerkushi e askushi .. hohoho jeni ber krejt
LGBT-ista pa te ardhme vitale.
ZHDUKJA u vjen ngadal dita dites e leje te mos flas per bashkim
LGBT-ista komunista prej nga i morret puthjet nga rusi dhe kinezi u kapi virusi anti njerzor NATYROR… kryqa kryqa apo shkizma.
selam nga nje shqiptar
Kercovari, ke prodhuar injorance me komentin te ke bere.
Kercovari,, ke prodhuar injorance me komentin qe ke bere.
KERCOVARI Ne KRISTJANET(KRYQAT) Keshtu e kemi Zakon dukemi sikur Zhdukemi Vdasim… por ja qe nga VDEKJA RILINDIM, Ashtu si Zoti Yne qe u Sakrifikua per Ne dhe RILINDI. por lere se seshte per ty ky Muhabet, se kupton dot ti.
Sa per te qeshur me vin me dy pedot me larte dhe jane gjithmon dy njere te qelbur qe besoj se nuk merren me gje tjeter vetem te shkruajne kunder bashkimit por aty do te qelben dhe nje dite do te groposen si mut ne grop te vetem. Bashkim i shqipetareve eshte nje gje e lindur qe rritet cdo dite .
Respekt per Kim Mehmetin dhe per shkrimet e tij.
Ne nje mbledhje ishin duke folur per demokracine dhe shumica i binin ca trokes dhe ca kembores. U ngrit njeri dhe pyeti :A lejohet ne demokraci te flasesh budallalliqe dhe idiotlliqe? Po i tha drejtuesi i mbledhjes. Atehere jepini , vazhdoni! tha pyetsi.
Me vjen keq qe ne kete forum hyjne si tek hani me dy porta, , ekstremiste fetare, injorante, qe as nuk duan, por me shume nuk dine te lexojne se cfare shkruhet. Lexojne titullin emrin e shkruesit dhe fillojne lehin si t’ju vije per mbare.
E tha shkoqur Rexhep Qosja: Jemi popull i papjekur. Ndoshta nuk eshte shume faji yne per te shkuaren, por sot…..??!!
Eshte vertet per te ardhur keq.Pjesa me e madhe komentuesve jane me nivel kulturor qesharak.As arrijne te kuptojne se cili eshte mesazhi qe percjellin letershkruesit,por shfrytezojne ketu mundesine per te perbaltur kedo qe mundin e shfryjne mllefe e bien deri ne banalitet,pa menduar aspak se keshtu thellohet percarja mes shqiptareve dhe,dashur apo pa dashur,u sherbehet me zell sllavo-grekeve,qe rrine e na pergjojne mbas shpine. Pikerisht ky eshte dhe thelbi i problemit te artikullit.Po te kishte brire injoranti,do ishte shume e lehte per ta dalluar dhe shmangur.Dhe te tillet nuk jane pak….!
Mjafton te jete nje shkrim per shqiptaret e Kosoves apo Maqedonise dhe te gjithe ortodhjeresit e JANULLAQIT do tefillojne te lehin kunder tyre edhe pse shkrimi s ka asnje lidhje me ato qe shkruhet.
Por problem me te madh paraqesin disa shqiptar te vertete per te cilet antikosovarizmi eshte shnderruar ne nje paranoje, gati skizofreni.
Eshte i vertete konstatimi juaj Arti,por dhe Kosovaret nuk jane qingja pires,Ata jane shume me pak te zhvilluar se shqiptaret e shqiperise ne sensin e inteligjences politike,mos thene qe nuk e njohin fare ate,mashtrohen lehete dhe nen semundjen me idiote te shqiptarizmes japin besen kujdo qe ja lyp dhe ska bir kurve tua ktheje mendjen.