Asgjë e përjetshme

20 Prill 2013, 17:48Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Na ishte njëherë… Kështu nisin zakonisht përrallat. Ato që përgjithësisht kanë fund të lumtur. Por jo të gjitha përrallat e kanë këtë luks. Sidomos ato të vërtetat. Megjithatë, vite më pas, do të tregohet si përrallë dhe tranzicioni i gjatë, i pakuptueshëm dhe i pamerituar shqiptar. Personazhi kryesor është natyrisht Ai. Sot Ai është i vetmuar. Eshtë i lodhur. Eshtë pa forcë, është i kapitur nga betejat e shumta që ka nisur, është i trembur nga makthet e shumta që e trazojnë netëve, është në ankth nga mëkatet e shumta që ka kryer dhe mbi të gjitha, është pa besim. Sepse dikur ka qenë i vetmi që ka besuar tek vetja dhe ringritja edhe atëherë kur çdo mendje normale i kishte lexuar epilogun e karrierës. Eshtë ngjitur nga humnerat në majë, ka premtuar mbretërim në majë sa të ketë frymë dhe sot e mban frymën në buzë të humnerës. Ka marrë gjithçka nga jeta dhe politika dhe tani e di mirë se i duhet të lëshojë sërish gjithçka. Ky është Sali Berisha sot. Më i vetmuar se kurrë, më i përjashtuar se kurrë. Instikti e bën të besojë se pikërisht tani që ka gjithçka, do t’i avitet pluhurit pikërisht nga pesha e pushtetit që e ka rrëmbyer pjesë – pjesë. Ka Kuvendin dhe numrat e tij, por jo atë të qershorit të katër viteve më parë. Ka qeverinë ku ende mban monologë të çartur mesditave, njëlloj si Makbethi netëve të tij të pagjuma. Ka gjithë kadinjtë e sistemit gjyqësor, ata që japin vendime si osmanët dikur, por që janë të veshur me kostume evropiane dhe të premtuar si të reformuar evropianisht. Ka ende zëdhënës që i shesin çdo shtrëngim zorrësh si simfoni, çdo marrëzi si ar të kulluar dhe çdo vringëllimë shpate si mesazh paqeje. Ka edhe KQZ-në. Natyrisht ka dhe para pafund me të cilat ble miqësi e respekt brenda dhe jashtë vendit.

Sot është më i vetmuar se kurrë. Sepse e di që në këtë botë, edhe në botën e vogël e periferike shqiptare, asgjë nuk është e përjetshme. Sepse e di që sidomos në këtë vend, raporti dashuri-urrejtje është i lidhur direkt me pushtetin: nuk do dhe nuk urren njeri njeriun, por dashuron dhe urren pushtetin që ai zotëron. Dhe e nesërmja pa pushtet e tremb. E tkurr. E mpak dhe plak. Dhe ky është momenti i dëshpërimit: “Mbas meje, qameti”, është çfarë i vete ndër mend natën kur tenton të shtendoset nga çfarë ka bërë ditën. Sidomos ditëve kur rrethohet nga të rinj universitarë të cilëve ju flet për të nesërmen. Atë të nesërme që ai vetë nuk e mendon sesi do të jetë. Sepse nuk e përfytyron dot pa atë vetë mes saj. Të rinjtë që e duartrokasin nuk dinë përgjithësisht as çfarë ka ndodhur në 91-shin, çfarë ka ngjarë në 96-ën, çfarë u trazuar në 97-ën. Atyre nuk mund t’u flitet as për rrezikun e komunizmit, as për dihatjen mbas shpinës së Gjermanisë në ekonomi. As për marifete elektorale dhe as për moral në politikë. Tani është vonë. Shpesh, të pushtetshmit e kësaj bote janë mbajtur mend më shumë për epilogun e karrierës së tyre sesa për çfarë kanë bërë përgjatë saj. Sali Berisha, njeriu me shumë epilogje të tillë në karrierë, e ka një plan, atë që kishte dhe në vitin e largët 1997: Do t’u ngrijë buzëqeshjen në buzë! Sepse është i bindur se pa të në pushtet, ky vend meriton qametin.

Politika shqiptare ka rrjedhur me një shpejtësi marramendëse në këtë prill kaotik. Si art i të pamundurës, çfarë dukej e pamundur kohë më parë, sot është bërë realitet: PS dhe LSI, por dhe një varg i gjatë kundërshtarësh të regjimit, janë premtimi kryesor për të bërë zero shanset e Sali Berishës për një mandat të tretë. Sot është e lehtë të kuptohet se vetë Berisha, në sfidën e jetës së tij politike në qershor, ishte kumbari i rikthimit normal të së majtës në gjendjen e saj të natyrshme. Ishte katalizatori që mundësoi reaksionin. Çfarë u prit me habi e tension tre javë më parë, sot ngjan si rrugë e vetme. Kush e pa këtë aleancë fillimisht me syzet e moralit, sot e kupton se çdo medikament, sidomos çdo ilaç i domosdoshëm në politikë, duhet përdorur pa llogaritur efektet anësore. Gjithçka është e vlefshme dhe e nevojshme për të arritur në fundin e përrallës së trishtuar të tranzicionit shqiptar: na ishte njëherë…! Sot, personazhi kryesor i saj është i lodhur. I vetmuar. I trembur dhe më i dobët se kurrë. Eshtë në ankth nga mëkatet dhe në tmerr nga makthet që ka shkaktuar. Ka gjithçka për të kuptuar se asgjë në këtë botë nuk është e përjetshme. Sidomos pushteti dhe dashuria që merret në emër të pushtetit. Ato janë tmerrësisht të përkohshme. Ai e di! E di që do të ikë. Që duhet të ikë!

32 komente në “Asgjë e përjetshme”

  1. ali says:

    Amerikanet thone vazhdimisht per nje njeri qe ka Rene ng a fiku nje here,t’i japim edhe nje mundesi te

    dyte.Kete mundesi te dyte ky subjekt nuk diti ta shfrytezoje,perkundrazi e thelloi nje qindfish imazhin

    e tij negative……!?

    1. lini says:

      Nqs e shohim ndryshe saliu nuk ka arritur majat por thjesht ka trasheguar pushtetin nga paraardhesit e tij komunist, tani ka ardhur koha qe komunizmi te marre fund e te jemi nje vend demokratik prandaj dhe saliu bashk me te gjith lodrat e veta yte largohet, te shporret nga i plotfuqishmi, dhe i plotfuqishmi nuk eshte amerika por populli.

  2. Meleku says:

    Prit z.Vangjeli, urrejtjendjelles dhe frymeperçares ndershqiptar (kujtoni shkrimin e fundit te tij ne kete gazete) se edhe dardha thuhet se e ka bishtin prapa.
    Askush nuk e lexon dot me saktesi se çfare do te prodhoje vota e shqiptarit!

    Ndersa gëbelsshkrimi yt nuk sjell asgje te re nga fronti i opozites, por vetem perforcon faktin se u deshen plot dy jave dhe shume para per te rehabilituar koalicionin Rama-Meta dhe se opozita ehde pas ketij bashkimi ndjen friken se nuk do te arrije votat e mjaftueshme.

    Dhe ka te drejte, sepse dardha e ka bishtin prapa!

    Per nje gje me vjen keq per ju gëbelsshkruesit se e injoruat plotesisht Mimoza Dervishin dhe asaj ja nxite jeten me te gjitha komentet tuaja gjithembeshtetese ndaj dyshes Rama-Meta!

    Mirepo dardha eshte dardhe!

    1. lelo says:

      Ik e re legen mos u merr me Lencin se eshte cun king qytetar!

    2. ezopi says:

      Me(pa)leku. Me ikjen e “Luanit” meleku mbetet pa lek

    3. Ben Chicago says:

      o meleqe
      sa fytyre e ndyre eshte me siper

  3. coku says:

    berisha qerrohu megjithe zombit e tu!

  4. altin says:

    Plaku Mere….

  5. preng sherri says:

    “AI” eshte shume per nje personazh te tille,emri i vetem qe meriton eshte DOKTOR MORTJA!
    njeriu qe ka thyer besimin e te gjithe shqiptareve per nje te ardhme normale.
    Por,pavaresisht kesaj,DOKTOR MORTJA,po na len dhe nje mesim te madh,sidomos per pushtetaret tane,por,pse jo dhe per popullin tone,asgje nuk eshte e perjetshme dhe pasuria as nuk hahet e as nuk pihet.Te rendesishme ne jete jane respekti dhe dashuria per familjen dhe te afermit,per kombin tend ,per njerezit me te cilet flet nje gjuhe,pastaj punet e mira behen! por,per fat te keq,ajo qe zotnia i mesiperm po na len dhurate eshte vetem trazim shpirti,mendje,shkaterrim dhe pse jo dhe ngaterresa pa fund!
    nuk besoj as tek politikanet e tjere,por,them me bindje,qe nje ore e me pare qe DOKTOR MORTJA te lere pushtetin,aq me e afert eshte shpresa qe nje dite te shpresojme te ndertojme nje SHQIPERI me zemer dhe shpirt!

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Mbas ca vitesh, do kete njerez qe do qeshin dhe njerez qe do kene turp per c’fare do shohin dhe si do jene rrethanat…Koha e njerzve te pacipt do fshihen si krimba me leket e vjedhura gjate ketij regjimi..

    Sekuestrim pasurie i c’do politikani qe ka ardhur nga fshatrat e katundet qe ka hyre ne pushtet dhe jetojn si sulltane..Sekuestrim prone i c’do politikani qe erdhi nga kulla e kasolle dhe “magjikisht” blene keto prona marramendese…

    1. Meleku says:

      Eh mor Qytetar Optimist sa keq me vjen per gjithe kete doze naiviteti qe ke!

      Pas disa viteve do te flasesh ndryshe!

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Po p’se mor Mepalek mos kam ndonje dose “naiviteti” real per c’fare ka shkruajtur…?!?!

        Mepalek, ne nje vend demokratik, llafin e fundit e ka gjithmone DREJTESIA…

  7. lani says:

    Te shohim si do ta kritikoje Vangjeli qeverine e re pas Qershorit kur ti hedhin “kocken” qe ta lepije se ka 8 vjet pa te.

  8. Claus says:

    Sot Lorenc Vangjeli na paraqitet me nje profil krejt tjeter. Jo me me profilin e analistit por me nje profil tejet letrar, ku shkendijat “melankolike” si ne tregimet e neteve te gjata ruse na jepen ne lexuesve te “Temes” si nje balsam me efekte te forta psikologjike.

    “Sot është më i vetmuar se kurrë.”

    Po ndjej nje fare parashikimi entuziast nga disa analiste per fatin e Sali Berishes, por mbi te gjitha po dalin ne pah edhe disa te tjere, si Genc Burimi sot tek “Dita” qe na jepte nje Ilir Mete si “burre shteti” te ardhshem!!! (As me shume dhe as me pak nje brockull!)
    Pra une verej nje fare kaosi analistesh qe kane marre turravrapin per te marre flamurin e “parashikuesit”.
    Tashme Berisha po stampohet si njeri qe i takon te shkuares, kur ai akoma eshte ne pushtet!
    Por askush nga keta nuk flet per pasojat, askush.

    Berisha ka lene prapa fenomenin “Berisha”, ka lene prapa nje gjenerate te tere te infektuar rende psikologjikisht dhe shpirterisht, mos te harrohet qe ka akoma nje gjysem-Shqiperie elektorat fanatik, ka bere ndaj tyre “ndere” dhe te “mira”. I ka mbajtur dhe e kane mbajtur ne dite te mira dhe te keqia.
    Pra ai aq shpejt nuk mund te jete “na ishte njehere”. Vangjeli gabohet.
    Ai do te jete prezent ne politiken shqiptare edhe nese nuk eshte me kryeminister.
    Ai ka lene prapa fenomenin, ka lene prapa brezat qe e kane absorbuar kete fenomen.
    “Na ishte njehere” eshte teper optimiste.
    Pervec brezave ka lene prapa politikanet qe i ka mekuar me “ushqimin e tij”, ka lene prapa Familjen, ka lene prapa “semundjen”.

    Ju deshen vite te tera Kilit te dilte nga fenomeni “Pinocet”, ju deshen vite te tera Argjentines te dilte nga fenomeni “Peron” pa zene ne goje Afganistanin qe nuk ka dale akoma nga sistemi taleban.

    Mos i kemi thene lamtumire ne fenomenit “Hoxha” ketu e 23 vjet?

    Ky shkrim i Vangjelit eshte tamam per “Mapon” e Henri Cilit, gje tjeter nuk mund te them.
    Me pak nota “nostalgjie” per ate “na ishte njehere”.

    “Sot është më i vetmuar se kurrë.”
    Me ben te dyshoj shume.

  9. krosi says:

    ej sumkapucer,

    pse e doni varkarin me shume se baben tuj! Dikur shqipatret donin me shume enverin se baben e tyre.

    Ne fund te funit or shqiptare trushkulur – pse nuk ka shqiptare tjeter qe te beje kryeminitrin ! Pse or ky varkar i murrme eshte me i afte se Blair qe iku, Clitionet qe iken, Sarkozy etj etj … Cfare ju ka bere – pervece ju ka …bere mamat !!! Kjo eshte e mira e madhe qe ju ka bere ? Ai i riu mund ti kenaqe mamat tuaja me shume – dihet ajo pune prandaj ua ka treguar para ca viteve.

  10. zum zum says:

    meleku dhe pa leku iken van , zoti vangjeli urime , eshte shkrim i persosur . berisha dhe soi i tij jane te pa fuqishem ,por nuk duet qe ne te gjithe te mendojme se berisha do kapitulloj shume lehte . satrapi saleh dhe meleket e tij jane te pakte por jane besnike te njeri tjetrit , ata votojne dhe do mundohen te prishin zgjedhjet me menyren e tyre te vjedhjes , dhunes qe socialistet mos te votojne etj etj. popull votoni masivisht dhe mos bini preh e shantazheve te horave berishian.

  11. Fleks says:

    Z.Vangjeli,mire ke shkruar ti,sigurisht pasi ke vendosur dylbite.

    Po veç ke nje gje te vockel jo shume te sakte,ke gabuar fushen e pamjes se dylbive.

    Te gjitha keto jane tamam por per aktorin tjeter.

    E keshtu tyja nuk te shkon shkrimi kot.

    Megjithate kur te kesh kohe,vish nje pale çizme nga ata qe veshin peshkataret e bej nje xhiro ne llumin e alences se ngjalve.

    Qe e kuptosh se kane bere shtepi ne terren qe reshqet si ngjale.

    Aq sa cdo dite po shohim ngjalerime nga me te habitshmet.

    Kur populli per fat nuk eshte me cope mishi me dy sy,qe te shohe me dylbite e tua ne drejtim te gabuar.

    Por te duhet dhe pak durim,se 23 qershori vjesn jashtezakonisht shpejt

    1. Jani says:

      Fleksiiiiii fleksiiiiii, ca posti ke ne dikasteret tona te korruptuara???? Mos be propagande koti kur e pe vete sesi ka reaguar populli ndaj sales tat, nese te ka pelqyer kaq shume sala, nuk e ke idene sesa do te pelqene Enveri, jam i sigurt qe do bije ne dashuri me te, se cfare di sala i ka mesuar ne kohen e enverit dhe me te vertet e di qe do te pelqente ta takojne nje here xhaxhin e vjeter se ky i riu te paska dhene buke me sa shoh

    2. Kushtrimi says:

      O lale, pi mi me lla kur e kish ngjanel ne b— pse nuk u ankove apo tani filloi te te kruhet b— dhe ske cfare te fusesh???? E dime shume mire si eshte politika ne kete vend, nese me te vertete demokratet do te donin ndryshimin do te linin pushtetin ne duart e socialisteve dhe do punonin sebashku, nderkohe qe sala be sipas interesit dhe lekut, se nuk ngopet kurre, eshte si ata derrat qe edhe mis pasterma njeriu ti japesh prap ai do ta haje, por fundi i sales po vjen data e skadences perfundon ne 23 qeshor 2013

  12. sa inot i vjen ... says:

    NJISH LENC VANGJELI, MI PIACE.
    SAKTE BUKUR QARTE SI GJITHMONE.

  13. DOCTOR MORTIS says:

    TIK TAK TIK TAK DOCTOR MORTIS

  14. Patricia says:

    Bravo Lorenc,shkrim shume domethenes.
    Ska vend per komente te tjera
    Tjjesht…Per te erdhi koha qe te largohet…

  15. Lavdosh says:

    Perfekte
    Nuk kam lexuar shkrim me te mire se ky
    Tamam realiteti
    Berisha ka bere shume gjunahe dhe krime
    Nje dite do paguaj per to

  16. Tila says:

    Sali eshte politikani komunist qe kerkon te jete i perjetshem ne pushtet

  17. Arlinda says:

    Karrigia jote e pushtetit Kryeminister i lekut shume shpejt do te rrezohet dhe do te biesh vete ne gropen qe u ke hapur shqiptareve…

  18. Bruxhes says:

    Pas 23 qershorit do te japesh llogari para ligjit dhe funksionimin e gjykatave, te cilet do te japin ate c’ka meriton

  19. Arlinda says:

    Shkrim shume i mire..bravo Lorenc

  20. Endri says:

    Z. Vangjeli e keni gabim sala nuk iken vete, ne 23 qeshore eshte populli qe do ta largoje me voten e tij, sepse populli nuk e do me kete komunist te vjeter, dhe rinia qe nuk e di cfare eshte komunizmi mund te shikoje sali berishen dhe e ka para syve prototipin qe krijon komunizmi

  21. Renato says:

    Lorenc ke te drejte kete rradhe nuk do mjatoje znj. “leshi” dhe toPALLA, per te shpetur salen, ai e di qe do humbi, e ndien eren e humbjes se e ka provuar me perpara dhe tashme do ti fusi friken popullit sepse eshte vete i friksuar nga Edi. PS-ja do i fitoje bindshem zgjedhjet e 23 qeshorit, FITORE.

  22. Taulanti says:

    Kjo histori ka filluar ne 91′ dhe ka pasur shume histori tragjike, por ne 23 qeshor te vitit 2013 do i jepet fundi kesaj historie tragjike per vendin tone, fundi eshte i thjeshte dhe nuk perfonojme te gjithe te lumtur, por saliu nuk eshte me dhe fillon RILINDJA e ketij vendi, ka shume vete qe thone ka shume per te bere ne Shqiperi pasi sala e ka shkaterruar plotesish, pikerisht kjo eshte ajo qe ne populli do bejme, pasi te largojme berishen do punojme qe ta bejme kete vend me te begate per pasardhesit tane

  23. Aleksandra says:

    Krrigia juaj Berisha ishte thjeshte ejuaja me dy mandate te vjedhura sy nder sy, por shpejt do te rrezohesh sepse shqiptaret nuk i genjen dot perjete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje