Dalja e LSI nga një koalicion qeverisës që “krijonte edhe motin” në Shqipëri, dhe që solli shumë stuhi e tornado shkatërruese për demokracinë në mandatin e dytë të Berishës, zuri gafil shumë njohës të rrethanave politike, madje edhe shumë politikanë dhe gjysëm confidant-ët e Ramës dhe Metës.
Kapërcimi i ylberit politik shkaktoi zgurdullisje sysh pikërisht për faktin se “ngjala” do linte një kënetë politike për të jetuar në një lagunë të tillë, por me dalje në det.
Personalisht me sforco e kam konceptuar dhe kapërdirë këtë marrëveshje si një lëvizje normale për një Shqipëri shumë më normale, si një domosdoshmëri për çmontimin e super-shtetit të Berishës në një plan afatshkurtër dhe jetike për shpëtimin e demokracisë si sistem në fund të fundit.
Por si çdo gjë në jetën e përditshme, edhe në jetën politike, ekstremet janë të rrezikshme dhe duhen trajtuar me elegancë dhe kujdes të posaçëm.
Bie në sy këto ditë një rendje e shfrenuar eksponentësh të LSI për të kundërshtuar zhvillimet e fundit politike në relacion me hakmarrjen e kryeministrit të tyre të para një muaji, apo për të justifikuar rotacionin e pritshëm, por jo domosdoshmërisht të garantuar.
Qartazi ka mendjelehtësi, mosreflektim, jozgjuarsi dhe amatorizëm, dhe mbi të gjitha nevojë për rehabilitim. Por frikshëm nuk është duke u ndjekur qasja adekuate, duke bërë më shumë dëm sesa lavazh politik.
Shume nga këta eksponentë, ish- ministra apo zv-ministra, ende nuk e kanë kaluar realisht periudhën e reflektimit me banorët e shtëpisë ku janë rikthyer, të cilëve u kanë nxjerrë zorrët e barkut me të vjellat e shkaktuara nga qëndrimet, flirtimet dhe prononcimet politike apo praktikat qeverisëse, dhe siç flitet korruptuese, kur flinin në një shtrat me Berishën dhe qeverinë e tij, shpesh duke lënë pas edhe disa nga figurat më irrituese të partisë, ende në pushtet.
Kur i shikon të njëjtët njerëz që kanë në fund të prillit fjalor dhe pozicionime politike 180 gradëshe sa amorale dhe imorale, krahasuar me fund marsin, jo vetëm riskojnë apati elektorale, por padrejtësisht nxjerrin Berishën në një dritëhije të pamerituar ndershmërie politike.
Pikërisht atë njeri që ngriti në sistem pafytyrësinë politike, duke “ngrënë atë që kishte pështyrë”, siç kanë qenë deklaratat për kryerivalin e tij politik dikur, e më pas edhe aleat, Fatos Nanon. Këtë “modus vikendi” politik më pas e hipotekuan shumica e klasës politike, përfshi edhe aspirantët e rilindur të pushtetit.
Emergjenca demokratike në rastin më ideal dhe naiv, apo emergjenca për protagonizëm dhe gjakimi për “mbret-krijime” pushtetesh, e cila merr një symbyllje të vetëdijshme në kushtet e së keqes më të vogël përkundrejt fatales “më mirë djallin që njohim”, lipset të shoqërohet me karantina politiko-mediatike, qofte edhe të përkohshme, si mjet në marrëdhëniet me publikun.
Fronti i ridimensionuar politik i opozitës ka përballë një mbijetues politik të pashoq si Berisha, por edhe një degustim dhe prevalencë kokëfortë njerëzish ndoshta me nuhatje politike jo aq makiaveliste, por me vlera morale absolute, që mund të përkthehen në letargji dhe apati politike në 23 qershor.
Ky probabilitet nuk mund të injorohet, nëse ata që dikur ishin anti-heronj për shumicën e opozitarëve, apo heronj të pushtetit aktual, nuk do të rrinë të heshtur, edhe pse janë argumentueshëm një e keqe e domosdoshme për zëvendësimin e Berishës dhe sistemit të tij kleptokratik financiar, politik dhe elektoral, i cili deri në fyerje për inteligjencën e shqiptarëve të 2013-ës, këmbëngul të luajë ende edhe për një mandat tjetër muzikë në veshët e tyre, si një kasetofon i fillimviteve ‘90 në botën e iPad-it.
Si te flasin, si te heshtin ata te LSI, mbeten te pavotueshem. Me vjen keq per votat qe do te humbi PS, por vete e deshen dhe le ta mbajne.
shkrim vertet i bukur, i pasqyron ngjyrat politike por thjesht pa emocione te njeanshme.
por qe te reagimi i LSI, duhet te rimendosh edhe nje here se me c’fare … beri aleanca PS-ja. Mire c’ishin e c’bene dje, por sot; sa te pacipe, sa pa moral, sa pa etike a seder bazike, sa pa pergjegjesi flasin, e sa te pafytyre jane vemiet qe perbejne kete parti batakcinjsh
E ka kush e ka- Saliu te ka.
Goxha burre marshalla!?
Jo se nuk ke fare të drejtë në shkrimin tënd товарищ Arben. E keqja në Shqipëri nuk është vetëm njëra palë, por e tëra. Nëse do të ishte e keqja në një anë, zgjidhja ishte e lehtë. Ikën Saliu dhe vjen Rameta! Menjëhere do të kemi prosperitet, nuk do të kemi vjedhje, nuk do të kemi korrupsion, nuk do të kemi padrejtësi në gjykata, nuk do të kemi poshtersi ne mjekesi, nuk do te kemi shefa dhe drejtore me diploma kristali, etj etj. Po ku vane barbarët do të pyesin nderkombëtarët.“I kemi sperkatur institucionet me kimikate kunder karkalecave”- do te pergjigjet Rameta.
Me ju thene te drejten na gerditen PESHTYJ e kthehu e LEPIJE . Politikane ! mos u shtofte rrace juaj!!!
E vertete.LSI-stat qe dalin ne televizor te fryre nga babezia dhe prepotente na neveriten PS.Eshte e tmershme qe kjo bande e organizuar(se vetem parti nuk jane)te na udheheqe perseri me drejtorat injorante qe ka ne dispozicion……..
Bravo Manaj !
Kane qene shume te neveriteshem .
Me deklaraten e “arkeologeve” na provokuan vertet zorret e barkut.
Me pafytyresine qe i karakterizon ne deklarimet e tyre ,na konsiderojne vertet idiot…tjesht jemi kokepalar .
Jo me larg se dje ne faqen zyrkare te tyre ,kishin bere nje …nuk e di cfare ishte..kishin nxjerre fjalimin e Withersit sikur te ishte nje flete lavderimi per ta .Me shkaktoi nje neuroze ne tru .Ju botova thirrjen e Withersit,ju botova dhe letren e Geri Kokalarit.Kishin hequr komentin gjithashtu dhe opcionin per te replikuar .Me *kritikonin* per fjalorin se permendja fjalen Kokepalar…me quajten te pakulturuar…por une nga Ilir Meta e mesova …nejse .
Me piruetat e tyre politike ,na e shpifen faktin qe ktu mund te kete dikcka ose dikush te ndershem.Gjithashtu dhe ashtu si thoni ju ,po na duket vertet Yll Berisha.
Mese i sakte fakti qe na cuan ne letargji dhe apati per 23 qershorin.
E kuptoj shume mire qe kjo fuqizon Berishen…por nuk i tres dot .
Nje menyr e gabuar per te na i bere “heronj” ,nje vazhdimesi qesharake dhe aspak qartesi per cfare sherbeu kjo hale.ance ,aspak qartesi per cilat jane kushtet e ksaj hale.ance .Nqs vota ime do sherbej qe Ilir Meta te marri 10 deputet …joooooo nuk kane per ta marre .Dhe pse askush me heq nga mendja qe ai do jete ,ne fakt kurre nuk ka ikur nga ai qe i dha pafajesine .Eshte absurde te mendosh qe mund te shkeputen nga njeri tjetri.Ne kohen kur gerthiste “Sali Gerdeci ‘ishte koke e kembe brenda .Erdhem te blloku ne televizor …perseri doli i pafajshem…tani Edvini do qe une ta shoh si te majte ?????E jo pra ,e kam te veshtire te behem idiote …ka shume konkurrence .
kan filluar te ju sillen ngjalat neper barke partise se re te 1 prillit,shpejt ka filluar te ju mer ere i gjithe trupi obobooooo c’po behet keshtu hahah ?
zoti MANAJ, a mundet me ma shpjegue çfare do te thote: MODUS VIKENDI ????
Ore koqe Nuk e kupton ti qe Eshte gabim orthografik Dhe Eshte fjala per modes vivendi ?! Gje e thashe ! Shko tek 55 me mire?!
Te marresh lavderime “απο την βερονικη” …
“Trazhik” sic thote edhe reklama!
Kur u be konferenca e Teheranit, per te ndryshuar fatin e luftes se dyte boterore, aty u takuan dhe bene nje pakt marreveshje, pikerisht ata qe e konsideronin armik njeri tjetrin, Ruzvelt-Cercill me Stalinin.
Dy te paret e dinin shume mire se edhe Stalini, nuk ndryshonte shume nga Hitleri, dini gjithashtu se Hitleri, kishte bere me perpara nje pak-mossulmimi me Stalinin, por rrethanat ne te cilen ndodhej bota, e kerkonin nje takim te tille, pse jo edhe nje bashkerendim forcash, per te hequr qafe, pjesen me te rrezikshme, qe ishte Nazizmi hitlerian.
Mbasi ja arriten qellimit, perseri dyshja e perendimit, i ndane qarte idete me Stalinin.
Kokpalar na quajti Iliri, lavire dhe horra bulevardi na quajten sallinjte, Mesila na treoi dhe palmat, keto i dime dhe per keto thenie, sejcili do te marre ate qe meriton.
Por persona me aftesi te kufizuar mendore, sic eshte edhe ajo zonja lart, nuk kane mundesi te kuptojne me larg se hunda e tyre, se aq e kane kapacitetin mendor, se uk eshte e kollajte te zbresesh nga mali dhe te jesh ne mesin e qytetareve, jane pikerisht kjo pjesa e malit qe flasin me shume, se duan te tregojne se une kam qene dhe kam jetuar ketu ame ju, sjam nga ata qe erdhen nga malet.