Kur politika bëhet lojë e rrezikshme

15 Prill 2013, 19:40Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Kjo është një metaforë që përdoret dendur në ligjërimin politik dhe shënjon lojën politike si një ndeshje formale që ka në themel besimin te rregullat abstrakte të një ndeshjeje, e cila po ta vështrosh më hollë është njësoj si ajo loja që bëjnë fëmijët.

Ndryshimi është në një gjë themelore. Fëmijët besojnë te loja që bëjnë. Politikanët jo. Kini bërë provë t’ia prishni ndonjë fëmije kështjellën prej rëre që ai ndërton në breg të detit? Ai do të fillojë të qajë e të mërzitet seriozisht, sepse beson se ajo që bën është e vërtetë. Politikanët jo.

Këtu nuk ka asnjë gjë të keqe, sepse ata janë njerëz seriozë dhe dinë ta pranojnë edhe humbjen ashtu siç dinë ta kuptojnë drejt edhe fitoren. Ashtu si fëmijët, politikanët seriozë besojnë te rregullat e lojës.

Pra, thënë më shkoqur, lufta politike që bëjnë partitë në një sistem demokratik mbështetet në rregulla të shkruara e të pranuara që më parë. Ashtu si në lojën e fëmijëve, rregullat janë të shenjta, në kuptimin që ato janë dhënë që më parë dhe nuk mund të ndryshohen.

Roland Bart, semiologu i famshëm francez është marrë shumë me mitologjitë moderne të kohës sonë dhe në vijim të teorisë së tij, mund të shtojmë se sot futbolli është bërë një mit i kohës sonë. Mitet, thotë ai, janë rrëfime, janë një mesazh, janë një sistem komunikimi. Mendoni se çfarë do të ndodhte sikur futbollistët në fushë të mendonin për një çast që të mos respektonin asnjë rregull prej atyre që mbajnë gjallë një ndeshje futbolli? Në vend që ta gjuanin topin me këmbë, ta rrëmbenin me dorë, në vend që të përplaseshin me trup, të qëlloheshin me grushte, në vend që të kërkonin të gjithë topin, t’ju turreshin arbitrit dhe anësorëve dhe t’i qëllonin me grushte e me shqelma. Pas gjithë kësaj a do të shkonin më njerëzit në një stadium për të parë një ndeshje?

Natyrisht e kam fjalën për ndeshje futbolli në stadiumin e Barcelonës apo të Bajernit të Mynihut dhe jo për ndeshjet që zhvillohen në fushën e Peqinit, apo të Laçit, apo të Tepelenës. Paralelizmi në këtë rast shkon.

Te ne, po ta kini vënë re edhe kampionati i futbollit i të tria ligave shpesh nuk u përmbahet rregullave të futbollit dhe sporti ndryshon drejtim. Stadiumet janë bosh dhe kampionatet shqiptare nuk po arrijnë as në nivelin e viteve që nuk mbahen mend.

E njëjta gjë reflektohet edhe në politikë. Qeveria në Shqipëri konceptohet si një bandë që mund të bëjë çfarë të dojë. Ajo i ndryshon rregullat e lojës sa herë që të dojë dhe kur të dojë. Ajo nuk e pranon sinqeritetin e fëmijës në konsakrimin e rregullave të lojës. Qeveria sillet me kundërshtarët e saj ashtu siç sillen të fortët e lagjes me më të dobëtit.

Loja që ajo ndërton konceptohet në mënyrë të tillë që ndeshjen ta fitojë vetëm qeveria. Një nga krimet më të mëdha që po bëhet në këta njëzetë e ca vjet demokraci është ngulitja e mosbesimit te rregullat e lojës. Teoricienët e komunikimit vërejnë se gjithë jeta shoqërore ndërtohet si një lojë.

Njerëzit pranojnë me vetëdije që ta vënë veten në lojë dhe të shtiren sikur do të jetojnë gjithë jetën, megjithëse e dinë shumë mirë se janë të përkohshëm. Institucione të tilla si besimi religjioz, filozofia apo forma të tjera të refleksionit e kanë bërë jetën që të perceptohet më shumë si një lojë e gëzuar sesa si një lojë agresive.

Ndërsa zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare dhe kërcënimet e diktatorit riosh të Koresë së Veriut për luftë bërthamore po e çojnë deri në ekstrem politikën e konceptuar si një lojë të rrezikshme.

Ndërsa në Shqipëri Sali Berisha është kampion i shkatërrimit të rregullave të demokracisë. Ai po bën ç’është e mundur që të shkatërrojë sistemin e gjykimit dhe të vlerësimit të zgjedhjeve dhe do t’ia arrijë. Pas 23 qershorit edhe sikur opozita e bashkuar t’i fitojë zgjedhjet, ai nuk do ta pranojë rezultatin, por do të prishë përsëri rregullat e lojës dhe do ta marrë fitoren në tavolinë.

Problemi është se si do të sillet opozita. A do të pranojë ajo të hyjë në një ndeshja pa rregulla ose me rregulla që mund të ndërrohen pa fund? Iluzioni se këtë radhë do të na mbrojnë miqtë tanë të mëdhenj është i gënjeshtërt. Opozita duhet të bashkohet fort dhe t’i tregojë Berishës se 21 janari nuk ishte një shaka, por një e vërtetë dhe se, në qoftë se ai do t’i prishë rregullat e lojës pafundësisht, opozita ka të drejtë që ta përmbysë me forcë një regjim antipopullor e antidemokratik që nuk respekton rregullat e lojës. A ka menduar opozita për këtë? Nga kjo që duket deri tani jo.

4 komente në “Kur politika bëhet lojë e rrezikshme”

  1. Tirons i Revoltum, pjesmarres aktiv ne hedhjen e bustit te Dulles (i dha farë djathi JamS'jam Berishes) says:

    Zoti Ilir, ju njoh nga larg, por besoj se kjo e jona nuk eshte politikë, Eshte Pordhitikë:
    Pjerdh Ilir Meta dhe ne i mbajme ere, pjerdh Tos Nano dhe ne i mbajme ere,Fënd Edi Rama dhe ne mbajme ere…, lirohet Sali Berisha dhe qelb tere Ballkanin ?
    Anjeri nuk besohet me, duhen qerruar te gjithe
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/kur-gjen-tenxherja-kapak.html

    1. fl says:

      Loja me votat kesaj radhe eshte loja me zjarrin. Te gjitha ata qe do i shkojne Berishes pas qorrazi do digjen.

      Ne rast se Sala mendon se do garantohet nga gjysmaket e vet qe ka vendosur neper institucionet “kushtetuse” tip KLD apo gjykata, i ka bere llogarite gabim, dhe me shkarkimin e antarit te KQZ i ra me shkelm gjithe kesaj pune. Mos permend format e tjera te presionit qe PS ne pushtet do disponoj

  2. VERONIKA says:

    Yzeiri eshte paksa ndryshe nga shkrimet e tjere ky i sotemi.
    Diku nje gjuhe tjeter…mendoja se do na spiegoni aty nga fundi se po minohet besimi i votueseve .Ne fakt eshte shume i minuar .Duket sikur gjithe kjo dhune kartonash ,tabelash elektronike po na bind qe zgjedhjet jane ne vartesi te kujt ka numrin me te madh ne KQZ..dhe ne fakt te gjithe po marrosemi mbas nje kandidature qe ishte ,mbas atij qe do vije
    Ne fakt ky faktor mendoj se tronditi te parin Krietarin ,ate shokun Edvin
    me thene te drejten nuk i besoj me,por hajt ta zeme se dua te bej naiven …e gjithe kjo eshte nje gjullurdi qe e bindi dhe po na bind qe votat jane ne dore te KQZ…nuk di si mund te vjedhe mijra vota me teper me gjithe vezhguesit nderkombetar dhe me gjithe njerzit e vet …po hajt mo kjo iku…ai kerkoi HALE ance dhe e beri.Tani me thote qe jam nje moraliste kokepalar dhe qe duhet te hesht sepse ai ka Komisioneret
    Nejse si po duken bathet nuk i ka me,naivi idiot ngelet po ai qe i besoi haleatit ,sepse ktu eshte dukshem nje loje ,me duket si molla me helm qe shtriga i jep Borebardhes…imagjino shtrigen ..mendo hundes e Berishes…po dhe molla me koken aq rrumbullake te mmmmmetes nuk eshte se nuk afrohet ,Borebardha …hajt mo ky donkey opozitar …por po na qorrolloisin me kte historine e Muhos ,mu be si Muji ne bjeshke …nuk po i besoj me kesaj parodie .Me shkarkimin e tij,me ate nervozizmin e pare mbasi pashe TV TEMA .. u qetesova dhe po lexoja juve .Jo ka dicka qe nuk shkon .Kjo eshte nje parodi .Nuk mund te vjedhe 1000 mije vota teper…po ze minimumin.Opozita po sfumon bindjen qe ka ne fitore .Pra nuk ka me besim se efektivisht i ka ato vota si duket po mbart koston e asaj corbe qe vete gatoi…nejse u zgjata doja thjesht tu thoja qe fundi i ktij artikulli eshte shume ,shume i dobet .
    Opozita ka krijuar perfundimisht bindjen se ata jane te gjithe opozitare vellezer ,Opozita me hale.ancen e saj perfundimisht e vrau 21 janarin.
    Ai mund te bashkohet fort dhe te dali ne bulevard me haleatin e tij…por kokepalaret i vrau moralisht .I vrau qe diten e neserme,qe kur u hodhi dheun atyre te vdekurve,i vrau me korteun e heshtur per 2 vjet radhe ,i vrau me heshtjen dhe parodine e disa mjaftisteve para gjykates qe i nxori nga salla e gjyqit me ngerdheshje ,ku putheshin e jargoseshin nga mbas hekurave .I vrau kur haleati i tij u tha qe nuk eshte arkeolog
    Pra Yzeiri ne nuk kemi cfare ti tregojme Berishes,ai ka 8 vjet qe po na tregon qe me ate punesohesh ,gradohesh ,blen 5 vila ,askush nuk denohet
    ai eshte burre shteti ,ska asnje institucion te lire ,pra arsyetimi i juaj me bind dhe me shume sepse si e thoni ai ka per ti fituar zgjedhjet…ne cdo lloj menyre .Ne duhet ti tregojme se 21 janari nuk ishte shaka ??????
    JO YZEIRI …TI TREGOJ AI ME HALEATIN CFARE TE DOJE ,TE VENE TE HANE NDONJE NGJALE BASHKE…AI LA RILINDJEN PER HALEANCEN..KEMI 8 VJET,8 VJET YZEIRI ,POR KTO 4 VJET ME LSI …po e lej fare .
    SALI BERISHA NDOSHTA E SHKATERROI DEMOKRACINE NE SHQIPERI ,POR KTA NA SHKATERRUAN BESIMIN DHE BINDJEN QE KTU NE MUND TE BEJME NDONJEHER DEMOKRACI …ESHTE SHUME ME E RENDE KJO E DYTA !
    BERISHA KA BER HAPIN ME TE MADH SI POLITIKAN I SPROVUAR
    TE MAJTEN E PERCAU DHE I PREU RRUGEN CDO LLOJ REVOLTEJE ME PAS …ju jeni tip i rafinuar ,e dini mire dhe strategjine qe ndiqte ai komandari i kohes suaj…jo se dhe ky me te eshte stervitur .
    DHE NE SPAC QE JETUAN NGA 20 VJET DOLEN ANDEJ ME SHPRESEN QE DO JA ARRININ TE SHIHNIN DICKA NDRYSHE…UNE NUK JAM NE SPAC POR AMA NUK KAM SHPRESE SE DO SHOH KURRE NDRYSHIM ,DHE KTE MENDIM KA SHUMICA …KJO ESHTE E KEQJA ..JO E KEQJA ME E VOGEL…KJO ESHTE E KEQJA ME E MADHE !

  3. anticensurë says:

    duke lexuar shkrimin e yzeirit mendova se do të ishte ndonjë nga ata shkrime gjysmakë si të shytit për moralizim!aty nga mesi mendova të ta lija por kureshtja më çoi deri në fund!
    aty e pashë se ky shkrim ishte një “çaj me sheqer të mbetur pa trazuar”!
    sheqerin dhe të gjithë kuptimin e kish në fund!!
    pyetjes së tij “se është e pregatitur opordhëzita për të mbrojtur votën”?
    unë do ti përgjigjem
    ASPAK!!!
    si dhe me rastin e tiranës ata do ti besojnë “drejtësisë”berishjane!gjithashtu si radhën e kaluar do të “vonohen padashje”për të mos lënë shkak për të dalë në shesh!e githa kjo do të jetë nën këshillën e ndërkombëtarëve!
    zoti yzeiri keni bërë një artikull të shkëlqyer,por dhe ky si të gjithë të tjerët përfshi dhe shkrimet e komentuesve të temës kanë vlerën e letrës higjenike!
    vota e bardhë e inisiativës së të rinjëve të fejsbukut dhe e shprehur nga shenasi rama në editorialin e tij,ndoshta është,do të marrë jetë,rradhës tjetër!
    sepse ky idjot që e ha ngjalën pa pikë problemi,prap ka për të mbetur në krye të “opozitës”,ka për të vazhduar të sabotojë rrëzimin e berishës dhe ka për ta privatizuar gjithnjë e më shumë partinë e tij!që deri dje quhej PS!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje