Një shprehje angleze thotë: “beggars can’t be choosers”, e cila në një përkthim në vartësi nga cinizmi mund të jetë: “Lypsari nuk mund të përzgjedhë çfarë i jepet”! Këtë marrëdhënie
të përçudnuar dhe të përmbysur mes një nevojtari dhe bamirësi më solli ndër mend teksa lexoja skriptin e nje interviste televizive të z.Dule, duke vënë kushte për koalicionin me Partinë Socialiste.
Absurdi dhe megalomania e udhëheqësit politik të pakicës greke në Shqipëri, pasi dukshëm të drejtat e tyre mbron, janë shokuese deri në provokim. Pasi u shkëput befas nga grupimi i partive opozitare do muaj më parë, besoj i pandikuar, në përpjekjen për të krijuar një Pol të Tretë, duke u befasuar nga zhvillimet e fundit, duket se kërkon sërish të hedhë spirancën në ujërat e tokës opozitare, pasi kupton që siç ka mbetur hëpërhë mund ta hajë ujku, nëse konkurron i vetëm.
Në përpjekjen për të shmangur harakirin elektoral, dënglaxhiu grek në retoriken justifikuese përdor vizionin evropian që duhet të kenë partitë që do duhet të plotësojnë kushtet për t’i pasur votat e minoritetit grek në koshin e tyre!
Madje hidhet në sulm duke bërë diversion dhe anatemuar parti me orientim më të spikatur atdhetar (shqiptar është gjithmonë fjala) si AKZ apo Partine e Çamëve, që kanë një problematikë me shumë çështje që lidhen me Athinën. Këto parti për z.Dule duhet të jenë koka e turkut nëse do duhet që të pushtohet dhe mposhtet trojani Berisha me goditjen e fundit vendimtare të supozuar të grekëve të mbetur të Shqipërisë.
Në një manovër tipike dhe djallëzore, jo dhe aq agreke, nga pozita evropianisti siç dëgjojmë shpesh nga euroteknokratët e Brukselit, njëson politikisht këto dy formacione politike me neonazistët grekë të “Agimit të Artë”, për të justifikuar krijimin e hendekut të këtyre partive me dy polet më të mëdha të politikës shqiptare, hendek që do të duhet të mbushet nga nacionalisti grek në Shqipëri.
Me një gjuhë të denjë diplomatike helenike, ai kryqëzon edhe politiken e ndjekur nga Partia Socialiste si shkaktare për prishjen e marrëveshjes së qeverise Berisha dhe asaj greke, që në këto vitet e krizës janë bërë si ato italiane përpara do dekadash, për çështjen e kufirit detar, ndërsa Çamëria është inekzistente për Dulen dhe partine e tij, që ironikisht do duhet të mbrojë të drejtat e çdo njeriu.
Idemadhi grek i Tiranës duket se ka ngelur pa shumë ide dhe opsione kur kane mbetur pak me shume se dy muaj nga rotacioni i pritshëm, i cili mesa duket ka qenë i pamundur për leximin e z. Dule, derisa bëri jo në kohen e duhur gre-exit nga stani opozitar.
Pesha specifike e partisë së grekëve në Shqipëri është në pikiatë për një kaleidoskop arsyesh. Zeniti i tyre i postkomunizmit shpjegohet me terrenin që kjo parti kishte krijuar për shkak të zënies së kokës me derë të shqiptarëve, të cilët për mbijetesë ekonomike, e shprehur në punësim dhe qëndrim pa dokumente nëpër qytetet, fshatrat e ishujt e Greqisë, shisnin nga halli votën për të siguruar një vizë greke apo për privilegje të tjera të asociuara me shtetësinë dhe homogjenitetin. Sot kjo praktikë greke dhe nevojë shqiptare nuk është aq urgjente dhe aq jetike sa më parë, edhe pse ende mbijetuese.
Largimi, dhe jo kthimi, i minoritarëve nga Shqipëria për t’u stabilizuar në Greqi dhe fraksionizimi i subjekteve dhe entiteteve politike greke në Shqipëri herë për t’i pasur vezët në dy kacidhe e herë për shkak të nevojës për protagonizëm në qarqet zyrtare dhe atyre me ndikim në politikën greke që shoqërohet me suporte të shumëllojshme nga Athina, kanë bërë që roli i tyre elektoral në Shqipëri të humbasë forcën ndikuese në foltoret legjislative dhe kabinetet shqiptare.
Atë çka këto formacione dhe individë të caktuar me një rëndësi të caktuar në rrethana të caktuara politike, por me instruksion të dukshëm politik nga Athina, nuk e realizojnë dot, ua mundëson kompleksi dhe inferioriteti deri në poshtërim i një numri politikanësh shqiptarë ndaj Athinës zyrtare, që diku ka trajta lidhjesh të dyshimta e diku tjetër prezantohet si nevojë dhe përshtatshmëri politike me realitetet dhe statusin e privilegjuar grek kundrejt vendeve te Ballkanit për shkak të karriges politike greke në Bruksel.
Fakt mbetet se partitë dhe grupacionet apo individë lokalë me qëndrime të hapëta pro-greke deri në anti-shqiptare pas viteve 90-të kanë gjetur strehë nëpër koalicione dhe administrata të qeverisë shqiptare dhe pushtetit lokal, edhe pse shpesh pa qenë nevoja dhe domosdoshmëria politike, sesa për të pasur një syshkelje nga Athina.
Jo rrallë ka qenë miopia tipike shqiptare apo dhe mungesa dhe rekordimi panpartiak i dy forcave kryesore politike shqiptare, që nuk gjendet në rrethana të ngjashme në vende të tjera fqinje me faktorët politikë shqiptarë, si ne Serbi p.sh, që ka mundësuar që të futen në parlament apo të bëhen krerë pushtetesh vendorë me rekorde të kritikueshme eksponentë të spikatur të minoritetit grek, një pjese madje me qëndrime të hapura anti- shqiptare.
Kjo dhe arsye të tjera kanë mbajtur në tregun politik parti si ajo e z.Dule apo ndonjë tjetër, që nëse do të konkurrojne jashtë kohabitacioneve politike me partitë shqiptare të të dy krahëve, ndoshta me sistemet zgjedhore në fuqi nuk do të merrnin këtë relevancë fiktive dhe do të ofronin një pamje më realiste se çfarë mbështetje politike gëzojnë në Shqipëri, ndoshta edhe një lloj censusi më të përafërt dhe jo atë spekulativ sa të qeverisë, aq edhe të atij të pritshëm të OMONIA-s.
Nisur nga lëvizjet e fundit në skakierën politike dhe qëndrimet publike të Vangjel Dules, përjashtuese ndaj AKZ-së së Spahiut apo Partisë së Çamëve të Idrizit, dhe nacionalizmit të Partisë Socialiste për çështjen e kufirit, duket se streha e vetme vorfnore ku Dule do të duhet të përshëndesë bamirësin mbetet PD dhe aleatet e saj, aq më tepër që ata kanë dhënë prova se nuk e shqetësojnë politikisht z.Dule dhe Athinën, përkundrazi, siç ndodhi për marrëveshjen e detit.
Nëse partia e z.Dule si avokate ekskluzive e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri realisht mendon se i vlen lëkura më shtrenjtë në pazarin politik të Shqipërisë, e ka këtë shans t’ua mbyllë gojën skeptikëve, përfshi edhe mua, në zgjedhjet e ardhshme, duke dalë më vete në zgjedhje dhe jo të fshihet pas sistemit zgjedhor aktual, i cili është ndoshta jo aq ideal për çdo parti të vogël shqiptare, dhe jo vetëm për partine e grekëve, të cilët kanë shijuar dekada të tëra dhe jo muaj mjalti me mega-dhëndurët e skenës politike në Tiranë.
Në të kundërtën zot në shtëpinë politike të tjetrit s’ka pse bëhet më.
Shkrim fund e krye folklorik. Jo se argumentat nuk qendrojne, por kur perzjen analizen me folklorizma perfundimi eshte “te perziera deri ne vjellje”…
Dule dhe te gjithe duhet te bashkohen me Edi Ramen per te luftuar neodiktatorin Sali qe ky te marre karroten ne 23 qershor!
Sali berisha eshte sot e keqja e madhe e ketij kombi. Kjo lufta kunder Dule eshte e pakuptimte, kur ky qe eshte joni po vjedh e shkaterron, po vret e tani po shkaterron dhe demokracine, per interes te xhepit. Cfare mund te bejne me keq armiqte e vendit???
Asgje me shume se sa ka bere e po ben ala Salaqi
Zt DULE e paska HARRUAR LEKSIONIN qe PS i dha ne HIMAREN SHQIPTARE me rastin e Zgjedhjeve Lokale Ku FITOI Gjergji. Zt Dule edhe ata pak Greke qe ishin ne Shqiperi u Shperngulen per ne Greqi.
Shkrim me llogjike te forte,te zgjuar dhe idealiste!!!
Arben Manaj eshte nje gazetar,qe na nderon ne ANGLI!!!
Zagareve pro greke te Berishen nuk u pelqen ky shkrim,ndaj ulurasin si qente ndaj henes!!!
O Qife; mos e lexo më Arben Manaj se truri jot i turbullt nuk mund t’i kuptojë mendimet e kthjellta të këtij gazetari brilant.
Shkrim shume realist si gjithmone z.Manaj! Pergezime! Prit sulmin e Lobit grek ne Kete faqe kunder shkrimit! Pinjollet e Janullatosit do terbohen! Fajin e Kane keta plerat tane qe n cdo qeveri greket jan Brenda Dhe te Cajne Edhe veshet me 50 mije vete gjithegjith!
Nje shkrim dhe anlize brilante.Nje aspekt i politikes shqiptare lene ne harrese.Nje shkrim qe i çjerr masken hipokriteve qe fshihen pas te drejtave te njeriut ne standartet Europjane,por si qellim final kan thiken pas shpine ndaj shqiptareve.Lumi fle,hasmi sfle.Harresa,ose lenia ne harrese esht nje lloj strategjie e vjeter.Dule dhe Janullapos jan si puna e krimbit qe gerryejn traun qe mban çatine,dhe i kujton kur te ze çatia mbrenda ne Shtepi.Nje klase politike halabakesh qe perveçse karrikes se tyre nuk i intereson gje tjeter,nuk mund te presesh se mund ti sensibilizosh me nje shkrim perderisa nuk kan reaguar deri tani,por kjo le ti vleje zgjimit te popullit shqiptar per te kuptuar thelbin polik te shkerdhatokracise filogreke qe nuk pushon se punuari nen rrogoz kundra interesave te popullit shqipar.
“Shqiptarë! Juve djemtë tanë brez pas brezi kur të zini në gojë fjalën grek mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet.” Këtë porosi e jep prifti Kosta Papa Tomorri.
Qarqet antishqiptare greke kane shume perfaqesues ne Shqiperi mes tyre ,haptas , Dule.Ky, jo vetem nuk e njeh ceshtjen came,por bene dhe avokatin e qjenocidit antishqiptar te greqise ne cameri.
Te gjitha hapat anti shqiptare te qarqeve,organizmave,kishes e shtetit grek,te politikaneve shqiptar e tjer ;jane aprovuar e “argumentuar” nga Dule;diku i kalon ne heshtje e tjere.Ne ‘gazeten shqiptare ‘ Dule shprehet se PS beri veprim te gabuar qe kundershtoi paktin greqi-shqiperi per kufirin detar,(me kete PS nuk e meriton aleancen e Dules). Ne kete interviste ka dhe karagjoslleqe te tjera qe nuk dua te zgjatem(Gaz.GH.) sote.Dule e ka mbushur qyshkur por tani ai nuk duhet pranuar ne aleanca
para dhe pas zgjedhore.
Nuk ka nevoje te shkosh kaq larg per kete fjale te urte. Kemi edhe ne shqip nje te tille ( nese ”quhet” edhe Shkodra Shqiperi ): ”Edhe lypes edhe zgjedhes”, ne kuptimin qe nuk shkojne bashke edhe te lypesh edhe te zgjedhesh ate qe te pelqen te marresh
Duhet thene megjithate qe po e degjove Dulen te flase, te vjen turp per politikanet qe bejne si nacionaliste, pasi ai eshte vertet politikan, jo vetem i forte apo analfabet si ata qe mbushin sot rradhet e partise pushtet.
Nuk jam grek jo, jam me shqiptar se shumica ketu.
Po duhet te jemi realiste dhe te pranojme ate qe shikojme perdite.
Ne nje klase te mbaruar politikanesh, Dule ka treguar veten te qnedrueshem dhe me patriot sesa te gjithe ata qe ngrene verberisht kartonat per Berishen!
Hamdi, patriotizimi i Dules eshte helenizimi…Ai eshte i qendrueshem, por per Athinen…Rri urte mos fol budalliqe..
Ja ke qendisur bukur Mane…
Manaj ,ne fakt ajo particka e Dulles duhet shpallur e jashteligjshme
Vete ai duhet perzene nga Shqiperia…dhe ka shume gjasa qe kjo te ndodhe
nqs deri dje ka mundur te marri dhe ndonje vote kane qene faktori ekonomik qe e ka ndihmuar …por tani ujrat jane mjaft te trubullta dhe Delja po grin sallate kot.
Persa i perket faktorit opozitar qe ti e ke aq per zemer,do na falesh por krietari eshte niveli lypes.Ka vendosur qe te gjitha plehrat i duhen ne corben e tij te qelbur .Ju dergoi ftese pra lypi .Keshtu qe nuk eshte cudi qe dhe Delja te marri ndonje ftese..qe ne politik i thone ministri,deputet
pra mos u cudit .Mos u cudit kur mbas 23 qershorit ndoshta dhe do te duhet te shkruash perseri per neo-diktaturen e re.Nejse ti je analist dhe ne njefar menyre nuk ngelesh dhe pa pune .
Por sidmos mos u cudit nqs nuk do i mjaftojne te gjitha plehrat per ta ber kryeminister .Mos u cudit sepse me plehrat mund te shkosh deri ne Sharre por jo ne kryeministri .Jo ne drejtimin e nje vendi
AI SE MERITON !Pra lere Delen mos ma bej faktor kot se koti, shkruaj HALEances se plehrave KONICEN
ESHTE TURP QE NJE KOMB TRIMASH
TE DREJTOHET NGA KESI KRIMBASH !!!!!!!!!
Hahahahaha.Shume e drejte Veronike! Manaj eshte zene gafil nga krushqia e re dhe kish gati nje muaj qe sja kishim degjuar zene ketu.Po meqe dollite e krushqise i ngriten Muci me Stefanin si me afer qe ishin per Manaj-n pak mbeti.E sic e ke vene re ka edhe nje fryme mospermendje per krushqine as per mire as per keq. Teoria e tre diteve me pak fjale. Keshtu qe u mendua Manaj e ra kokes Dule Grekut. A thua se Dule greku qe merr vetem nje deputet eshte problemi me i madh ne kete kohe. E bukura eshte se ky shkrim vjen njekohesisht me shkrimin e z.Pangallos. BOOOOOM. Z. Manaj shume nga shkrimet tuaja me kane pelqyer vertete por sic thone kinezet kur ske ndonje gje me te mencur se heshtja me mire mos fol!
Mesa di une Manaj as ne Angli nuk eshte qe prej nje muaji! Nuk ka raportu per TCH!
E lexova intervisten dhene Bugajskit dhe zt Dule po genjen si perhere!
Sepse:
1) Minoritare greke ne Shqiperi jane rreth 1-5 mije asnje me teper !
2) Afro 95% e Minoritareve emigruan , shiko fshatin tend Dervicianin qe per 9 muaj jetojne vetem 50 vete nga mbi 1000 banore qe kish ne vitin ’90! Ju thoni ka me shume se censusi por ata qe ju i referoheni jane shqiptare ortodokse e ortodoksia nuk te ben greke zoti Dule! Kurse Fshatrat e Delvines jane me nga 5-10 banore me moshe mesatare 84 vjeç!
3) Shembull konkret per piken ” 2″rreth 20 shoket e mi minoritar ne pedagogjiken P. Sotiri ne Gjir. vetem LLAZUA qe punon spiun ne ambasaden greke ka ngelur ne Shqiperi!
4) Nuk ka me minoritar qe te flasin siç duhet gjuhen tone sepse e perbuzin dhe nuk jane besnike ndaj Shqiperise ndaj s’eshte asnjeri i denje per ti sherbyer atdheut as ne ushtri e as dipllomaci! Dhe meqe bie me kembet e tua ç’poste do ti kur ti bojkoton programet shteterore, si psh CENSUSI!
5) Aristotel Guma ndjese paste humbi jeten ne aksident automobilistik dhe ju po e perdorni si vrasje me baze etnike!
6) Per sa i perket detit PS beri ate qe duhej sepse Gardhi duhet vene atje ku i takon tek themeli shtepise tone se i pelqen grekut dhe ty!
7) Struci fut koken ne rere dhe kujton se nuk e shohin i njejte dhe mendimi yt kundrejt çeshtjes çame!
8) Shkolla publike greke ke dhe shume ne perpjestim me taksat qe paguani ju si komunitet!
9)Greket gjithnje kane vrare me shume shqiptare se ndonje komb tjeter biles dhe me shume se serbi dhe gjithmone kane shkelur integritetin e Shqiperise! Ne 97 erdhen ne kufi po arsyet gjeopolitike te Turqise ju s’mbrapsen!Greku shfarosi kombin qe i dha pavarsine , Arvanitasit!Ke ndonje shkolle ne arvanitka ne Greqi zoti Dule?
10) Dhe po e mbyll me fene , ju ortodokset e minoritetit grek jeni shkaterruesit e kishes ortodokse shqiptare sepse mbeshtesni dhe vute ne krye te kishes pasardhesin e vrasesve te Negovanit e shume shqiptareve ortodokse , e mban mend si bertisnin ortodokset shqiptare kur zgjodhet Janullatosin ” PAPA KRISTO NEGOVANI” e ju i nxorret jashte e si late te votonin? Per mos te folur per keqperdorimin e fese nga Greqia qe i numeron ortodokset si greke sic ta permenda dhe me larte!
Cdo e mire e ka nje te keqe dhe cdo e keqe nje te mire, dhe e mira e te keqes shqiptare te ketyre 20 vjet eshte largimi i minoritareve drejt Greqise! Per 20-30 vjet nuk do te kete me minoritet ne Shqiperi fale fukarallekut !
3) Shembull konkret per piken ” 2″rreth 20 shoket e mi minoritar ne pedagogjiken P. Sotiri ne Gjir. vetem LLAZUA qe punon spiun ne ambasaden greke ka ngelur ne Shqiperi!……Heroni
Hahaha…..rrofsh per informacionin.
Mosmesimi i gjuhes shqipe do ti largoi edhe ata pak qe kan mbetur.
Edhe Pashaporta greke i mori ne “qafe”,sepse ata qe ja kan mbathur ne perendim dhe jo ne Greqi femijeve te tyre natyrisht qe do ti mesojn gjuhen vendase dhe greqisht,kurse ata qe jan ne Greqi vetem greqisht.Kjo gje do ti bej te huaj me Shqiperin,prandaj nuk do te kthehen me te ruajn dhite dhe delet qe i ka lene gjyshi.
Keshtu do te mbyllet natyrshem nje kapitull shum i diskutuar.
Na ishin nje here disa qe shisnin bythen tek greku per para…….
Orthodhoks je? Se po te jesh duhet ta dish qe sipas kanoneve te Kishes nuk votojne besimtaret per Kryepiskopin. Nese nuk je atehere mos fut hundet aty ku nuk te takon. Mos e ngaterro fene me politiken dhe Kryepiskopin me Dulen.
…me ne fund u kujtove te besh nje shkrim qe meriton repekt maksimal.
Bravo Arben Manaj.
Ketij Dule sharlatanit ka ardhur koha ti tregohet vendi. Nese dy partite e medha zihen fyt per fyt me njera tjetren ka ardhur koha te arrijne nje konsensus te pakten te vetem ne lidhje me kete fraksion te partise greke qe synon helenizimin e Shqiperise.
Ka ikur koha kur shqiptaret rropateshin ne zyrat e Omonias dhe PDNJ per nje vize te qelbur. A nuk e kupton Dulja sa i vlen lekura tani!!? Si guxon perkthysi i Janullatusit te mohoje ceshtjen came ne token tone, ne parlamentin tone, studiot tona televizive dhe PS e PD jo vetem qe heshtin por akoma i bejne elozhe te afrohet ne koalicion. Nese ai luan lojen e Athines dhe Agimit e Arte ne duhet te pakten ti tregojme se sa vlen politikisht duke ta lene te konkuroje i vetem dhe le te pellase per varrezat dhe vorioepirin rrugeve we sokakeve te Shqiperise.
Si nuk doli nje politikan qe te jete burre me 2r e te flase sic duhet ne mbrojtje te interesave te vendit po akoma qurraviten para Duleve duke akuzuar rivalet e vet per nacionalizem kur as nuk kemi par e as nuk shohim ndonje fenomen te tille. Nacionalizmi shqiptar eshte inekzistent se po te ekzistonte nuk do guxonte Dule greku te na percudnonte ne menyre te tille.
Tani qe po shan Dulen po e pelqejne te gjithe shkrimin e Manes se me pare shumica vetem e shanin lol!