Ngahera, por sidomos përgjatë këtyre katër viteve, marrëdhëniet e “marifetçiut” kryepushtetar me komunitetin ndërkombëtar (këto janë të vetmet marrëdhënie që ai ka, pasi opozitën dhe opozitarët i ka denigruar, persekutuar dhe vrarë) thelbësisht përshkruhen nga tre postulate diabolike të vjetra sa vetë njerëzimi: “djalli mashtron me mirësi”, “djalli fle në detaje”, “djalli thotë – përthyeje ligjin si një shkop bambuje, por mos e thyej atë”. Komisionet e jashtëligjshme parlamentare që “kryemarifetçiu” ka ngritur përgjatë këtyre viteve për të persekutuar opozitarët dhe komisionet parlamentare që ka refuzuar në mënyrë të paligjshme të ngrejë për të hetuar çështjet që lidheshin me manipulimin e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 2009-s duke përdorur (paradoksalisht) ekzaktësisht të njëjtën bazë ligjore (!!!) janë shembuj klasikë të përdorimit me “mjeshtëri” diabolike prej tij të këtyre postulateve famëkeq …
Nga ana tjetër, partnerët perëndimore sigurisht që janë të vetëdijshëm që janë “mashtruar me mirësi” nga “kryemarifetçiu”, sigurisht që e kanë parë dhe identifikuar qartazi djallin në “detajet” e servirura nga ky i fundit dhe sigurisht që e kanë parë ligjin të “përthyhet si një shkop bambuje” sa herë që “kryemarifetçiu” ka persekutuar në mënyrë inkuizitoriale opozitare dhe titullarë institucionesh të pavarura (kryeprokurorë a drejtorë shërbimesh inteligjente), por ata udhëhiqen nga postulate të tjera në punët e tyre, si p.sh “gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa i provohet fajësia”…
“Lirimi” që iu bë nga parlamenti një prej anëtarëve të KQZ, vetëm me rendin demokratik në përgjithësi (garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme) dhe ligjin specifik në veçanti (Kodin Zgjedhor) nuk përputhet, pasi qoftë “motivacioni” fillestar (lirim për efekt të ri-balancimit në KQZ) apo “motivacioni” i mëpasshëm (lirim për “arsye” të mos-deklarimit të shkarkimit nga detyra si ish-prokuror) nuk kanë asnjë bazë ligjore ku mund të mbështetej vendimi i parlamentit për shkarkimin e anëtarit të KQZ. Vlen të theksohet një fakt interesant sa i përket këtyre dy “motivacioneve” të shkarkimit të anëtarit të KQZ. Ato janë shembulli më klasik i binomit tragjiko-komik që provon përtej çdo dyshimi të arsyeshëm fajësinë e “kryemarifetçiut” në sytë e partnerëve ndërkombëtarë:- ndërsa aspekti ‘tragjik’ ka të bëjë me faktin se “motivacioni” fillestar duke qenë absolutisht pa bazë ligjore në Kodin Zgjedhor, përbën një ri-bërje de facto të Kodit Zgjedhor me votat e 73 deputetëve ndërkohë që Kushtetuta përcakton se ai (Kodi Zgjedhor) bëhet (miratohet)/ndryshohet me minimalisht 84 vota në parlament, kësisoj parlamenti ka kryer një ‘atentat’ tragjik ndaj kushtetutshmërisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri;- aspekti ‘komik’ ka të bëjë me faktin se duke e kuptuar ‘zullumhanen’ antikushtetuese të këtij “motivacioni”, “kryemarifetçiu” paraqiti “motivacionin” e mëpasshëm duke iu konfirmuar edhe një herë ndërkombëtarëve se ai nuk harron mësimet dhe parimet e partisë mëmë (PPSH-së) me të cilat është brumosur (një ambasador perëndimor më ka thënë që ai e ka të pamundur t’i harrojë ato parime pasi “nuk mund t’i mësohen një qeni te vjetër stile të reja”). “Motivacioni” i mëpasshëm është komik, përveçse kryekëput antiligjor, pasi mos-deklarimi i shkarkimit nga detyra si ish-prokuror i anëtarit të KQZ duhej shoqëruar së paku me një hetim penal përkatës, i cili më pas duhej të finalizohej me një dënim të formës së prerë nga gjyqësori shqiptar për këtë shtetas, për të mos t’u dukur ashtu siç në fakt është: shkarkim nga detyra si anëtar i KQZ se është “djalë me biografi të keqe”.
Partnerët perëndimorë janë në dijeni që në fund të ditës këto dy “motivacione” jo vetëm janë pa bazë ligjore, por ato thelbësisht përjashtojnë njëri-tjetrin: pasi në rast se do të qëndronte “motivacioni” fillestar (lirim për efekt të ri-balancimit në KQZ) nuk do ishte i nevojshëm motivacioni” i mëpasshëm (lirim për “arsye” të mos-deklarimit të shkarkimit nga detyra si ish-prokuror), pasi në këtë rast të njëjtit subjekt politik që bëri propozimin për këtë anëtar KQZ-je (LSI) do t’i jepej mundësia për t’i paraqitur Parlamentit një “djalë me biografi të mirë” për anëtar të KQZ. Kësaj radhe, qoftë për nga “trashësia” e paligjshmërisë në fjalë apo nga rëndësia jetike që ka për të ardhmen e Shqipërisë integriteti i procesit zgjedhor, partnerët ndërkombëtare kanë vendosur ta kapin “kryemarifetçiun” në flagrancë, ndaj edhe qëndrimi në unison i SHBA-ve dhe BE-së, kundër këtij vendimi tragjiko-komik eliminon një herë e përgjithmonë çdo alibi të mundshme të “kryemarifetçiut” recidivist…
I nderuar Bilal,ke bërë një analizë të shkëlqyer edhe juridike edhe publicistike…Të lumtë mendja dhe pena!”-“nuk mund t’i mësohen një qeni te vjetër stile të reja”.Vërtet,një shprehje që thotë shumë…
Po nëse kuvendi do të donte të ishte i drejtë në vendimmarrje,përse nuk e verifikoi që ditën që e propozuan figurën e këshilltarit Lsi-st…Atëherë ishte aleat me berishën dhe nuk bënte të verifikohej…Ndërsa,sapo i ktheu krahët Berishës,u bë qameti…doli i rrezikshëm ky komisjoner..Ja,kjo është llogjika mbi të cilën ndërtohen komisjonet dhe institucionet në vendin tonë…Për turp të berishës dhe të çdo kryeministri që ushtron pushtet në vendin tim….Mbase do ndryshojnë gjërat pas 23 qershorit….!
Te lumte Z.BILAL,ME KULTURE,ME ZGJUARSI DHE TEPER RACIONAL. Shkrimet tuaja jane kontribut me vlere ne ditet e veshtira qe jetojme. Nuk e di a rrjedhe nga familja e nderuar dhe patriote e Z.KURT KOLA.Sidoqofte te dergoje pershendetje te perzemerta dhe suksese ne rrugen qe ke nisur. Ky eshte brezi i ri qe kerkohet te jete ne balle te proceseve dhe situates dramatike qe po kalon vendi.
Kembanat bien per ata qe kane veshe.Ambasadori UIDHERS E THA TROC:NE 23 QERSHOR NDAHEN RRUGET,OSE DEMOKRACI OSE DIKTATURE.Sigurisht qe shqipetaret do zgjedhin DEMOKRACINE.
Bilal te vleresoj qe nuk ke asnje kompleks,por I je bashkuar frontit opozitar kunder “marifetciut”,komunistit Sali Berisha.Shqiperija sot ka nje halle,si te shpetoj nga zgjedha e Saliut,ketij njeriu qe nuk I dridhet dora dhe kur vret njerez te pafajshem.Shkrim brilant,te uroj gjithe te mirat.
Shkrim shume i sakte, por asnjehere nuk po vihet dora ne plage, perse nuk gjykohet Gjykata Kushtetuese, si nje garante e kushtetutes?
Ne asnje shkrim nuk po shof nje teme ku te vihet perpara pergjegjesise qofte edhe penale ne te ardhmen kur shteti te funksionoje, qe ti behet e qarte gyjkatesve te Gjykates Kushtetuese, qe do te pergjigjen perpara ligjit se ne betimin qe kane bere para shqiptareve, kane deklaruar se do te mbrojne Kushtetuten e Shqiperise dhe kur kjo kushtetute eshte shkelur mbi 30-here, atehere une gjykoj se ne kete krim ne shkelje te kushtetutes, nuk eshte vetem Sali Berisha dhe deputetet e PD-se, por edhe Gjykata Kushtetuese.
Kjo eshte e papranueshme dhe nuk ka asnje gjykim tjeter, vecse te gjithe ata qe shkelin kushtetuten qe jane betuar, duhet te shkojne para gjyqit dhe tu hiqet e drejta, te zgjidhen ne poste vendim-marrje.
Duam shtet ligjor, po, atehere duhet te gjithe te perpballen me ligjin, edhe vete gjykatesit, qe kane toleruar shkejle flagrante nga qeveri e Berishes.