Gjithmonë në prag zgjedhjesh, në mënyrë të përpiktë, pjesëtarë të pozitave të avantazhuara të një pushteti x, kur nuk gjejnë asnjë teknikë për ta justifikuar keqqeverisjen ku ata kanë pasur në të mirë e në të keq përfitime të caktuara, thërrasin në kauzë gjithmonë votën e bardhë. Kjo, në emër të efektit pozitiv të mesazhit protestues, që sigurisht në një botë ku vërtet kjo nënndërgjegje politike do të gjente një kanal për t’u shprehur; por krejtësisht e padobishme kur bëhet fjalë për një kërkesë e cila thjesht për shkak të kulturës snobiste do të bënte që të përfitonte qeveria, pushteti, ata që në mënyrë të vazhdueshme janë duke përfituar.
Për çfarë është vota e bardhë? Apo ajo me kryq, me trëndafil, me pemë, vota me arë, vota me brazda, vota që pihet si cigare hashashi, ajo që nuk çon rezultat tek askush, por mesazh tek të gjithë? Në një shoqëri të denjë për mendime të sofistikuara të anarkistëve dhe katedrave franceze e gjermane me një mbret filozof, vota e bardhë do ishte një sirenë alarmi për politikën që nuk funksionon. Do të ishte një lajm i keq për paaftësinë e atyre që po drejtonin, do ishte një teknikë për të thënë me takt se nuk po garantohen interesat e gjithkujt. Do të ishte në një farë mënyrë një përkufizim i një diçkaje ideale ashtu siç është në letër komunizmi, demokracia athinase, apo demokracia 5 ditë pasi ra muri i Berlinit, ku të gjithë ishin të lumtur e të alkoolizuar mjaftueshëm për të mos kuptuar që ideja se idealizmi komunist nuk ekzistonte, do të vlente edhe për idealin e ri që po lindte krejt papritur.
Po në një botë reale çfarë është vota e bardhë? Nëse do të shihnim sot Kuvendin sa karrige i përkasin të mospërfaqësuarve të cilët kanë votuar duke imituar në mënyrë naive Pikasonë, apo me kryq për të kryqëzuar politikanët, ose me gjysëm hënë për të treguar se Allahu do i shohë më mbrapa, në jetën tjetër atë të supozuarën. Zero, nul, asgjë. Asnjë karrige nuk përfaqëson të papërfaqësuarit. Dhe nuk mund të thuash që shumë vota nuk kanë vajtur në formë proteste drejt zemërimit të vlerës së saj për të treguar urrejtjen ndaj gjithë të mësipërmve, që dukshëm përfaqësonin vetëm aspiratën e tyre për të vjedhur. Nga ana tjetër të gjithë ata që votuan nuk firmosën që të vidhen nga përfaqësuesit.
Gjithsesi në të dyja rastet sistemi dukshëm ka dështuar. Lajmin që kërkon të japë vota e bardhë e dinë të gjithë. Për asnjë moment s’ka pasur ndonjë konferencë për shtyp nga politikanët e tronditur nga ky lajm, dhe sigurisht që nuk pritet që në real – politikën e sotme Berisha të tronditet nga vota e bardhë më shumë se sa tronditet nga vota e hedhur, të cilën ai e vjedh rregullisht.
Me mendje të ftohtë, nuk besoj se pritet deklaratë nga Berisha që të thotë “Më falni, nuk prisja që të kishte dhe votë të bardhë reaguesish që vërtet nuk pranojnë të vidhen nga pala tjetër. Unë mendoja se vidhja vetëm votat e atyre që vidhnin si unë, e kësisoj të merrja më pak nga ai që ka më shumë për të ndarë, në një sistem të përbashkët hajdutësh. Tani që e shoh që qytetarët në masë janë zhgënjyer nga politika, do ndryshojë sistemi për ta bërë atë më të drejtë. Pasqyra ku më bëtë të reflektohesha tregoi që nuk jam një burrë i mirë. Më falni! Kjo s’do të ndodhë më …”.
Po të kishte shanse reale kjo deklaratë edhe unë do ngashërehesha para televizorit. Do ta lija të papërdorur cinizmin që jo për fajin tim më është bërë si natyrë e dytë. Por për fat të keq, turp t’ua them, por kjo gjë ka për të ndodhur. Dhe nuk do të ketë një transmetim të tillë as te Fevziu, as te Ardit Gjebrea.
Votat që do të konsiderohen si të pavlefshme do të anulohen menjëherë dhe Kuvendi do të ketë në gjirin e tij sërish 140 deputetë për të çuar përpara me lavdinë e merituar një sistem të dështuar, që deklarohet si i vetmi i mundshëm, si fundi i historisë, për atë që natyra mund të lejojë. Siç të gjithë nuk mund të bëhen dot komunistë për të realizuar komunizmin, kështu të gjithë s’mund të bëhen demokratë për të realizuar demokracinë që dikur transmetonte Rai uno.
Ka vetëm dy mënyra se si mund të realizohet ajo që kërkojmë të gjithë në kohë e nuk dimë ta përcaktojmë mjaftueshëm. Ajo që definojmë si botë më e mirë por që vetë gajasemi kur e shohim që dikush e tenton realisht. Nuk e pranojmë dot botën më të mirë sepse e njohim veten, shumë shpesh. Mënyra e parë është t’u kthehemi partive, e t’i kthejmë nga kënde lojërash, sheshe pushimi për ushtarë që s’kanë vajtur asnjëherë në luftë, apo servilë ëndërrimtarë pushtetesh, nga vende me udhëheqës që urdhërojnë e nuk qeshin, apo dëshmitarë udhëheqësish të pakundërshtueshëm, nga vende që shkaktojnë më shumë kancer në shpirtin tonë se çdo pirje duhani, në vende ku të flitet për politikë. Në vende ku imagjinohen qytetet ashtu siç do të jenë pas 100, 200 apo 300 vjetësh. T’i duam qytetet tona megjithëse s’do arrijmë t’i shohim kurrë.
Ose më mirë të heshtim, nëse jemi të pafuqishëm për t’i transformuar partitë në vende solidariteti jo vetëm në të tashmen por edhe në të ardhmen.
Mënyra e dytë është ajo e ndërtimit të një partie të abstenimit, me një listë prej 140 njerëzish që do deklarojnë se s’do ulen asnjë ditë në Kuvend. Ku karriget do të mbeten bosh dhe rrogat do të kthehen mbrapsht, ku nuk do të ketë asnjë fjalim, asnjë minutë në televizor, asnjë ligj nga ky sistem që kalohet me votat e të papërfaqësuarve. Në rast se kjo do të realizohet, të paktën do të dinim të thoshim JO-në politike. Dhe nëqoftëse do vërtetohej se më shumë se gjysma nuk u përfaqësoka, do kuptonim se sistemi nuk është funksional brenda rregullave aktuale. Kësisoj vota e bardhë do të na detyronte që t’i rimendonim edhe një herë rregullat e lojës për të krijuar një sistem mirëfilli demokratik.
E nëse dhe kjo nuk mund të realizohet, në emër të snobizmit apo dhe të pushtetit që të krijon të qenurit simpatik nga një pavarësi vetëm e deklaruar, mos ndihmoni pushtetin, se ai ia del edhe pa ju.
E mor Andi djali, Andi djali,
Po kerkon te futesh ne politike nga ” gardhi ” por e ke shume te veshtire more djal .Pyet njeher te paret e tu , a kane marr ndonje rroge nga ndonje ambasade apo jo ! Po qe se po , atehere behu gati te kalosh edhe ti ” proven e sapunit “, po qe se jo atehere shiko te besh ndonje pune te hajrit !Mazhoranca dhe opozita funksionojne si nje ” sahat zviceran ” more djal .Cdo gje eshte e programuar nga ata qe na shesin pak demokraci !E kishe pak te ngarkuar shkrimin , nuk e harrite dot dukurine e ” sinergjise ” ne shkrimin tend . Shume i hallakatur . reflekto pak me shume o Andi djali !
Megjithese shkrimi ne teresi ishte PAKSA SOFIST,mendoj se me ndihmoi te kthjelloja nje ide,qe mbase MAZHORANCA E ARDHESHME, po qe e interesuar me shume per DEMOKRACINE SE SA PER PUSHTETIN E SAJ,do ta kishte parasysh!!!
Deri sot qeverine e krijon nje parti,qe siguron 50% e me shume te deputeteve!!!
Kjo do te thote,qe GJYSMA E POPULLIT,qe eshte KUNDRA kesaj partie,te ule koken e ta pranoje kete fakt!!!
Nje sistem i tille mbahet ne kembe nga te gjitha qeverite perendimore,sepse kjo i lejon shumicat te SUNDOJNE e jo te qeverisin per popullin!!!
Kujtoni vetem Berishen,kur ULURIN NE VEND QE TE JAPE LLOGARI:
-MUE ME KA VOTUE SOVRANI,NDAJ DO BENI SI THEM UNE!!!!!
Ky eshte tipi i nje SUNDIMTARI e jo i nje shtetari popullor!!!
Ai sa merr mandatin fillon te SUNDOJE E JO TE QEVERISE!!!
Shikoni se si vazhdon SUNDIMI I TIJ ME PAS:
Shqiperia nuk ka STRATEGJI KOMBETARE TE ZHVILLIMIT AFAT SHKURTER,AFAT MESEM E AFAT GJATE TE HARTUAR DHE MIRATUAR ME KONSENSUS NGA TE GJITHE OSE ME REFEENDUM POPULLOR!!!
Kjo ben,qe qeverite te hartojne politika buxhetore sipas interesave te castit ,aq me keq me metoda populiste:Kush ka votuar per mazhorancen,do t’i jepen me shume investime,te tjeret te ulin koken!!!
Keshtu BUXHETET VJETORE HARTOHEN E MIRATOHEN VETEM NGA MAZHORANCA,SIKUR TE JETE PRONARE E VENDIT!!!
Gjykoj se do te jete me e drejte te ndiqet kjo rruge:
-QEVERITE TE FORMOHEN VETEM KUR SIGUROJNE MBI 75% TE DEPUTETEVE TE KUVENDIT!!!
BUXHETI VJETOR APO NDRYSHIMET NE BUXHET TE MIRATOHEN KUR SIGUROHEN VOTAT E 75 % TE DEPUTETEVE!!!
Vetem kjo do te beje,qe DIKTATORE SI SALI BERISHA TE ULUN KOKEN E TE MOS ULURASIN KUNDER OPOZITES SI EGERSIRE!!!
Kjo ben qe te zhduket TRAFIKIMI I DEPUTETEVE SI PROSTITUTA POLITIKE!!!
Kjo ben qe te krijohet me DHUNE E PASTAJ ME DESHIRE KULTURA E DIALOGUT KONSTRUKTIV E JO FORCA E KARTONIT!!!
DEPUTETET TE PROPOZOHEN E CAKTOHEN NGA POPULLI E JO KRYETARET E PARTIVE,ME KUSHT,QE NE RAST TE SHKELJES SE INTERESAVE TE TIJ,ELEKTORATI TE KETE TE DREJTE ME 20 % TE VOTUESVE T’I HEQE MANDATIN DEPUTETIT TE VET ME VOTIME TE REJA!!!