(Esse Opus vitae)*
Prolog
Sundimtari i mbijetuar me dhunë, ka të gjallë brenda vetes ndjenjën e rrezikut të humbjes së pushtetit.
Ky ankth bëhet edhe më i fortë kur shtohet numri i keq i urdhrave të tij për t’u zbatuar. Dyshimet që e brejnë mund t’i qetësojë vetëm duke dhënë një shembull. Dhe kësisoj do të urdhërojë të zbatohet edhe një dënim me vdekje për hir të vetvetes dhe jo ngaqë ka aq shumë rëndësi faji i viktimës. Kohë pas kohe do të ketë nevojë të bëjë ekzekutime. Sa më me shpejtësi t’i shtohen dyshimet, aq më të shpeshta do të jenë edhe ekzekutimet.
Çdo ekzekutim që urdhëron vetë, i jep njëfarë force. Kjo është forca e mbijetesës, që ai përfiton në këtë mënyrë. Nuk është e thënë që viktimat të kenë dalë hapur kundër tij, rëndësi ka fakti dhe grup-fakti që edhe mund ta kishin bërë një gjë të tillë. Ankthi i humbjes së pushtetit, që nuk i ndahet i shndërron të dyshuarit në armiq. Edhe këta i dënon dhe i zhduk, kurse vetë ka mbijetuar…
Vrasja si mjet mbijetese politike
Çasti i mbijetesës politike është çast i pushtetit. Tmerri që duhet t’i hyjë njeriut kur shikon një të vdekur, tani shndërrohet në kënaqësi, ngaqë e kupton se nuk ka vdekur ai vetë.
I vdekuri, apo të vdekurit rrinë të shtrirë, i “Mbijetuari” qëndron në këmbë, thua se pak më parë është zhvilluar një përleshje dhe se të vdekurin apo të vdekurit, i ka vrarë vetë i “Mbijetuari” politik.
Në aktin e të mbijetuarit njëri është armik i tjetrit: krahasuar me këtë triumf parësor, çfarëdolloj dhimbjeje qoftë me 26-të të vrarë e mijëra të plagosur apo dhe me 4 të vrarë e dhjetëra të plagosur, është gjë e vockël, e parëndësishme për të.
Por ka rëndësi ndërkaq që i “Mbijetuari” politik të qëndrojë i vetëm përballë një ose më shumë të vdekurve. Ai si njeri e shikon veten fillikat, ndihet i vetmuar, dhe, kur është fjala për pusht-shtetin që i jep ky çast, i “Mbijetuari” politik nuk harron kurrë se ky pusht-shtet i buron tanimë prej natyrës së papërsëritshme të këtij çasti dhe vetëm prej saj.
Dëshira e tij njerëzore për pavdekësi fizike e politike, përmban në vetvete diçka prej manisë për të mbijetuar me çdo kusht, me çdo mjet dhe me çdo çmim.
Ky i “Mbijetuar” politik nuk do vetëm të jetojë, ai dëshiron të jetë gjallë kur të tjerët nuk “rrojnë” më, sepse ai i ka “shpërblyer” me pensionin politik, brenda dhe jashtë familjes së tij politike.
Ai ka dëshirë të bëhet e të mbetet më plaku dhe ta dijë një gjë të tillë në gjallesë; kur ai vetë s’do të rrojë më, të tjerët duhet ta kujtojnë këtë, sa herë të dëgjojnë emrin e tij, pas Skënderbeut dhe Ismail Qemalit…
Forma më e ulët e mbijetesës në shoqëri është VRASJA, si akt.
Njësoj siç vret kafshën me të cilën ushqehet, njësoj siç rri ajo e pambrojtur përballë njeriut, i cili mund ta presë atë në copa, e t’i ndajë këto copa për vete e për familjen e tij, po ashtu kërkon dhe i “Mbijetuari” politik të vrasë edhe njeriun që i bëhet pengesë, që i kundërvihet, që i del përballë si armik. Dëshiron ta çajë dysh atë njeri, që të ndiejë se vetë është akoma gjallë, kurse ai tjetri nuk rron më.
Por, megjithatë s’duhet ta zhdukë krejt, sepse prania e tij fizike si kufomë është e domosdoshme për këtë ndjesi triumfi. Tani mund të bëjë me të çfarë të dojë, sepse ai nuk i bën dot gjë. Ai është i shtrirë dhe do të rrijë i shtrirë përgjithmonë; s’ka për tu ngritur më kurrë. Mund t’ia marrë armën presidenciale, fytyrën e shitur politike, dhëmbët ministrore; mund t’ju këpusë pjesë nga trupi dhe ti ruajë si trofe të përhershme. Ky çast i ballafaqimit me të “vrarin” politik e ngushëllon të “Mbijetuarin” me një pusht-shtet krejt të veçantë, që s’mund të krahasohet me asnjë lloj tjetër pushteti. Është pusht-shteti vetëm për vete, familje, soj e sorollop.
Pra ky lloj i “Mbijetuari” politik ka të bëjë me shumë të vdekur. Duke marrë pjesë në betejë, shikon si bien të tjerët rreth tij. Dhe shkon në betejë me synimin e vetëdijshëm për t’i bërë ballë armikut brenda dhe jashtë familjes politike.
Qëllimi i tij i shpallur është të vrasë fizikisht e politikisht, sa më shumë syresh, fshatarë gërdecarë në mjerim rural, qytetarë protestues në bulevard, kundërshtarë politikë, aleatë ndërkombëtarë, demokraci perëndimore, Kushtetutë, ligje, institucione të pavarura, gjyqtarë, prokurorë, këqëzistë e radhë pa fund. Fitorja e mjetet e tij varen vetëm nga arritja e këtij qëllimi.
I “Mbijetuari” politik mendon vetëm se, fitorja dhe mbijetesa përkojnë tërësisht. Këtu nuk ngopet i “Mbijetuari”… se edhe fitimtarët duhet të paguajnë çmimin e vet. Midis të “vdekurve” rrinë shtrirë dhe shumë njerëz të tij si dhe gjithëlëpirës ditor apo stinor të politikës. Në fushën e betejës së tij politike, midis të vdekurve dergjen të përzier miq e armiq, ish-miq e ish-armiq, pirgu i të vdekurve është i përbashkët.
Dhe përballë këtyre pirgjeve me të rënë qëndron i “Mbijetuari”, si njeri i lumtur e i përkëdhelur i fatit të tij politik. Fakti që ai edhe njëherë e shpëtojë jetën e vet politike, ndërsa kaq shumë të tjerë, e humbën për pak kohë apo përgjithmonë, është një lumturi dhe mrekulli e madhe.
Ai mendon se të “vdekurit” e tij politikë rrinë shtrirë shpresëshuar, kurse Ai rri në këmbë midis tyre, dhe ngjan sikur ato “beteja” u bënë që Ai të mbijetonte.
Vdekja politike dhe njëherë ndërroi rrugë, duke mos shkuar tek Ai, por tek të tjerët, 4 për cudi, në tradhti e arrati politike.
Mu aty, në mes të shokëve dhe miqve të çastit e rastit dhe shërbëtorëve të tij politikë, u ballafaqua dhe një herë me vdekjen politike. Fatkeqësisht, ka ende disa që ranë e bien politikisht vetëm për të. Ai veç mbeti gjallë dhe vazhdon përkohësisht të krekoset….
Epilog
I “Mbijetuari” me dhunë i politikës në tokë, e ka shumë më të vështirë mbijetesën se Perëndia. Ai nuk mund të rrojë përjetësisht; nënshtetasit e tij e dinë se edhe ditët e tij e kanë një fund të caktuar. Madje ky fund dhe po përshpejtohet. Njëlloj siç ndodh me fundin e kujtdo tjetër në Demokraci, edhe Atij mund t’i vijë fundi shumë shpejt nëpërmjet- Votës
Por… edhe për pak… janë veç pak ditë….
Nuk ka më asnjë dyshim:
Ka të vrarë politikë, të mbijetuar pas ’97-ës nga real politikat pragmatiste, që duhen rivrarë me votë politike përfundimisht.
Sqarime mbi gjënë:
1. Risi politike të qeverisjes.
“Në dinastitë jetëgjata të dhunës, çdo fëmijë trashëgimtar froni është rebeluar kundër Atit, dhe çdo baba ka luftuar kundër fëmijëve suksesorë rebelë.
Sot ka dinasti “moderne” të palegjitimuara, që ofrojnë bashkëndarje të pushtet-pasurisë midis Etërve dhe fëmijëve”.
2. Kujtesë *
Qoftëlarg kush mendon se e kam fjalën për ndonjë person konkret.
Beno komplimente. Analize e drejte dhe kuptimplote.Me pelqeu dhe “ngjyra gri” qe pershkruan shkrimin. Duhet ndaluar me cdo kusht perpjekja per privatizimin dhe “perdhunimin” nga nje familje e vetme te shqiperise tone te bukur dhe te dashur.
Sali eshte emri i bishes, te tjeret jane kakerdhite e tij; I pastron edhe me shurre
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/bac-u-kry.html
Ore ky palo deputeti c’fare ka bere per vloren ???? banoret e saj thone se ka mik kritarin e bashkise dhe nuk ka bere asgje per zonen e tij, tani po behet i gjalle per te hyre ne listen e ps-se pasi edushka nuk e ka shume per zemer…
Qashtu or tij Piktori i Parisit ! Ky Beni jo vetem na e ka pikturu UDB-ashin ton Sal Berisha , po ia ka nxjerr tiparet , hunden e shtremberume , syte si shtrigan , buzet e thata e te shtrembera , rrudhat e fytyres se vrerosur , sikur me qen piktor si neve or ti ?
Edhe une qe kam porosi nga shefat ketu ne Beograd , pasi e lexova kete qe ka shkrujt ky Beni , s’ po arri me ia rregullu dot ftyren !
Keta lebrit e paskan pase fjalen e rende or ti Piktori i Parisit!
Ooooo piktori i vicidolit…po cfare te bente per Vloren ky ??
Kur ne pushtet kurre nuk kane qene ,kur fondet per Vloren kurre nuk u miratuan,kur dhe ngritja e flamurit ne Tirane nga vucidoli u festua me torten e legenave …cfare do ti te bej per Vloren…po ke te kete mik krietarin e vicidolit ???Po ai nga Vlora eshte ,medoemos ate kryetar ka mik,dhe une nga Vlora jam…medoemos kte kam mik…ty nga parizi i bjeshkeve ku te gjej dhe sidomos ne cfare gjuhe mund te kuptohemi ??
Hajt pra diskutoni artikullin,ngelet si skuthat e dosjeve dhe te biografive…po praaaa qaj hallin emrit ne liste te ktij…ik ,ik shiko Greta Koqin se do e keni deputeten me te nershme…
Komplimenta Arben !
Z.Arben…Komplimente per analizen qe keni pershkruar…
Esse Opus Vitae*
Beni mire, eshte perpjekur, por eshte si puna e nje muzike simfonike, qe duhet te jete shume e bukur qe te kuptohet nga te gjithe, ose sikur i ka rene nje vegle te huaj per te.
Kjo lloj eseje mbi “vdekje” eshte e zymte dhe per nje requiem.
Megjithate, si nga Vlora dhe une, per Benin nuk kam degjuar ndonje gje te vecante, si Bir i Vlores, perkundrazi kam degjuar shume per Krietarin Mustaqelli, si Birbo.
Meqe jane shoke, e kupton vete perfundimin.
Si profesor i filozofise te se drejtes, ishte shume simpatik, ma ha mendja ketu duhet te intonohet me shume Beni, qe te jete me i suksesshem.
KUR DO QEROHET NEOFASHISTI DHE TRADHETARI I KOMBIT TONE …FUNDERINA E FUNDIT E SISTEMIT PSEUDO DEMOKRATIK…..
O Bir, po me keto palo shkrime do e fitosh vendin e deputetit ne liste. Behu pak serioz, jepi kutim “gjese”.