Shpesh sjelljet e Kryeministrit tonë ngjanë si të një fëmije, megjithëse populli ka fjalët e urta që shpesh të vjetrin e konsiderojnë si një fëmijë. Po kur bie fjala për ndonjë njeri të moshës së tretë shpesh ndihet një mëshire ndër njerëz edhe e shoqërojnë me një buzëqeshje duke thënë: -Po lere ç’merresh me të, plaku gënjehet si fëmija me një karamele. Dhe ne fakt ato shoqëritë që janë shumë përpara nesh i respektojnë shumë këto mosha, jo për rrudhat që kanë në fytyrë, nuk e di pse rrudhat nuk të ngjallin ndonjë respekt ndoshta mëshirë, por thinjat janë të respektueshme, pra një njeri me flokë të thinjur të krijon respekt. Në fakt thinjat e meritojnë respektin sepse ato bëhen si një valencë për njeriun që i mbart. Vetvetiu një njeri i thinjur ka një sjellje krejt tjetër nga ajo që kishte më parë, mua të paktën kështu më duket; kur takoj pas shumë vitesh njerëz të thinjur tashmë, më krijohet përshtypja sikur shoh një njeri tjetër, si shumë më i sjellshëm, më i njerëzishëm, më i matur dhe padyshim është skepticizmi i moshës që nuk ja lejon personit shumë veprime që i përkasin një të riu pa eksperiencë jete.
Po ky kryeministri ynë ka 23 vjet në politikë dhe vazhdon me të njëjtën sjellje qoftë politike qoftë private. Është po ai pehlivani i viteve 1992, kur rivali i tij i sotëm, Edi Rama, e ka përcaktuar si të keqen më të madhe të këtij vendi dhe i qëndroi konsekuent atij përcaktimi deri sot që pretendohet për të shkuar drejt zgjedhjeve më datën 23 qershor, por që ky Kryeministër, i cili pasi la pas rrëmujën që shkaktoi në KQZ u nis për në ceremoninë mortore të gruas së hekurt të Anglisë Margaret Thatcher, ka të ngjarë ta ketë menduar si rastin e tij të fundit para ikjes nga ajo e shkrete karrige për tu përshëndetur me personalitete të Evropës e më gjerë ma paturpësinë e një fëmije. Mjekët thonë se fëmijët deri në moshën 13 vjeç trurin racional e kanë gri, të paformuar plotësisht, prandaj edhe veprimet e tyre janë të tilla që përsërisin pafund gabimet për të cilat janë ndëshkuar më parë, dhe nuk vlen shumë këshilla sepse ata harrojnë . Ky kryeministër ka premtuar vazhdimisht se zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme dhe opozita do të respektohet pa dyshim, por në fakt bën të kundërtën e asaj që thotë. Është fakt që disa njerëz normalë përpara zgjedhjeve të 2005 deklaronin se Ai kishte ndryshuar dhe me fitoren e zgjedhjeve do ta pastronte korrupsionin, e do të sillej ndryshe pas “mësimit” që mori në 1997, vetëm njëri konstatoi pasi Ai e kapi karrigen Kryeministrore se ky njeri nuk ka për të ndryshuar, por ishte vonë…
Na, tani pas gjithë atyre zullumeve që ka bërë në gjithë këto tetë vjet i ka kaluar rast pas rasti, në fillim duke bërë lepurin me shami në dorë fshinte djersët e ballit që i rridhnin çurg e dikujt mund t’i jetë dhimbsur, por atyre që e njohin mirë jo. Pastaj fillonte dhelprën dhe kur e kapërcente hendekun dilte m’at anë e bënte luanin. Ndërsa thërriste gjithë ditën se ai është njeriu i fjalës së mbajtur, në fakt është më mashtruesi që nuk e kemi parë ndonjëherë në jetë, më tinëzari, njeriu që “të vret natën e të qan ditën”, që premton pa pikën e përgjegjësisë perëndinë në tok dhe kur gjendet përballë gazetarëve bën sikur përgjigjet. Sot e ka venë krejt vendin në një situatë të paprecedent. Po si iku për në ceremoninë e Thatcher -it dhe na la rrëmujën ne mes të shtëpisë? Mos është një ikanak? Në fakt kur i ka përzënë nga Shqipëria kundërshtarët e tij duke u shtirë frikën, si për shembull Eduard Selamin nga të vetët etj i la një periudhë kohe pa i ngacmuar periudhë ‘kondoleance’, kur atyre u shkrinë kockat nga frika e nisi ti afrojë prapë. Me opozitën ka vepruar po njësoj kur e përzuri Fatos Nanon qeshte në një mënyrë të papërmbajtur ashtu siç flasin gjahtarët tek klubi i tyre, duke e përshkruar se si ai veshi ‘Takie gegësh’ e ja mbathi drejt Maqedonisë, duke u shkrirë nga e qeshura i thërriste përpara turmave: “Mbatharaku” dhe sytë i ndrisnin si Luani kur zmbraps kundërshtarin dhe merr territorin e tij. Një etje prej egërsire për të zaptuar pushtet një shpirt i egër i pa kultivuar. Po sot duket sikur ia mbathi edhe vetë jo nga dikush që e ndjek iku prej vetes së vet, duket se ka nevojën t’ia mbathë prej vetes, nuk mund të përballet dot si më parë nuk e ka dot forcën që i jep pushteti sepse po i thërrmohet shumica në të gjitha nivelet e ai vetë nuk është njeri i fortë, asnjëherë nuk ka qenë i tillë, asnjëherë nuk i ka matur forcat e tij në një garë i ka fituar të gjitha me dredhi, dhe nuk e ka menduar asnjëherë se një ditë duhet të përballet me të vërtetën.
Dhe tani është momenti.
Nuk mund ta dimë se çfarë po mendon, thuhet se çdo problem e ka një zgjidhje dhe sigurisht e ka, por të duhet forcë shumë forcë të pranosh zgjidhjen e duhur, të pranosh pra që humbe dhe ti japësh dorën tjetrit që fitoi, duket e thjeshtë por është e vështirë, prandaj është një gjest i admirueshëm kur e sheh tek ato vendet e largëta të lavdishme, në ata popuj që i kanë sytë nga maja, nga lavdia, që nuk duan të jenë aty nga fundi i rreshtit as nga mesi por në majë, ata e kanë fjalën ‘gloria’ në majë të gjuhës, por kanë punuar shumë për ta merituar dhe për ta të jesh i lavdishëm do të thotë jo të jesh pa tjetër në majë të një shkatërrimi, por të kesh meritat.
Ndërsa kryeministri ynë as me Atin e tij shpirtëror nuk u krahasua dot, megjithëse përmbi varkën e tij duket i qeshur, modestinë e tij nuk e arrin dot. Ai të paktën herë pas here e godiste KULTIN E INDIVIDIT dhe në një rast porositi: “të mos këndohej ajo kënga ‘Enver Hoxha hej tungjatjeta’ si himn kudo që shkonte.
Sigurisht po të jesh udhëheqës politikë je i ndërgjegjshëm se gjysma do të të duan e gjysma tjetër do të të shajnë, por ky njeri nuk është ky rasti. Të gjithë edhe nga radhët e vetë partisë që Ai drejton dëgjohen zëra se ai duhet të largohet, jo se ai personalisht është e keqja e këtij vendi, por modeli i tij si ai i votimit në parlament për largimin e anëtarit të KQZ i quajtur përfaqësues i LSI ku për të plotësuar kuorumin shkuan te AI disa deputetë të PS: i falënderoi publikisht dhe u premtoi atyre shpërblimin. Si t’u thonë prindërit fëmijëve bëhuni tradhtarë, njerëz pa bosht, burravecë se kështu përfitoni gjëra materiale? Ai është modeli i konfliktualitetit, sepse asnjëherë nuk ka treguar vullnet për të zgjidhur situata. Ai është njeriu që situata jo aq të ndërlikuara i ka zgjidhur me armë e jo me bisedime ka lënë katër të vrarë tek dera e Kryeministrisë dhe ai qoftë si e sheh atë vend çdo ditë pa e vrarë ndërgjegjja. Ai qoftë se si del me nipër e mbesa për të bërë show-n e radhës kur moshatarët e tyre i ka lënë pa prindër thjesht për të kënaqur instinktet e tij prej gjahtari. Ai është njeriu që mori në 1992 treçerekun e votave të shqiptarëve praktikisht edhe të komunistëve që i thanë mjaft diktaturës 50 vjeçare e pas kësaj i nxori prej zyrave me nenin 24/1, e nxiti urrejtjen 50 vjeçare KUQ E BLU. Ai është personi i parë në këtë vend që nisi hedhjen e baltës ndaj kundërshtarit dhe shpenzimet e gjykatave për zgjidhjen e çështjeve të sajuara prej tij janë në kurriz të këtij populli. Po ka shumë për të rreshtuar për ta identifikuar jo Sali Berishën me të keqen, por frymën që ai ka krijuar në këto 23 vjet. Një frymë përçarje, urrejtje, mungesë besimi, hakmarrje të ulëta, shkrehje të shtetit, një frymë drejtimi si në sanxhaqet e Perandorisë Osmane. Largimi i Sali Berishës është sot imperativ si mbartës i një fryme që përveçse përçau popullin brenda shtetit tone filloi edhe me Albanofobinë që nuk është aspak politikë kombëtare, por angazhim i tij personal. Është imperativ sot largimi i një njeriu që nuk i njeh kufijtë e tij, prandaj ai përbën rrezik për gjithë kombin shqiptar. Ja pse sot thuhet në shumicë se Sali Berisha është e keqja e këtij vendi.
E keqja ka vite shume qe po mundon demokracin.Tani e keqja eshte kthyer ne kancer.Prandaj duhet terapi intensve.
Ky eshte Imperativi MbareShqiptar Sot
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/bac-u-kry.html
ca dmth “imperativi”..?????
Faleminderit Magdalena. Artikull i persosur qe meriton edhe vendin e editorialit te Meros.
Kjo zonja ben mire qe te kursehet me kesi shkrimesh dhe te merret me diçka tjeter me te vlefshme, bie fjala le te lexoje poezi dashurie franceze.
Ura e Psheretimave?
Per ALBAN4eva!Imperativi? thene ndryshe, detyra e par,ose,qellimi kryesor,ose,dhe ose,ka plote!…
zonjë e nderuar ke shkruar një artikull shumë të stërzgjatur e një hyrje që mbulon më shumë se domethnëja e tërë artikullit,ko,plet e panevojshme!
unë si një njeri që normalisht i pres drutë shkurt,po përqëndrohem në titullin e shkrimit tuaj!
“Imperativi sot? Largimi i së keqes”
do të thosha se nuk është aspak i saktë!
gjëja kryesore që na intereson ne si popull është NDRYSHIMI PËR MIRË I GJËNDJES NË TË CILËN NDODHEMI!
ju me të KEQE perrifrazoni atë që sot është e dukshme!
të keqen sali,që në një farë mënyre e mbroni me krahasimin me fëmijën dhe me “mosmbajtjen e premtimeve”!
kjo është e keqja që duhet luftuar fortë dhe menjëherë,por në të njëtën kohë nuk duhet të lejohet që e keqja e fshehur(si saliu në 2005)të na vijë në pushtet!përndryshe çkemi bërë rrotacion të të keqes???
e nderuar zonjë kështu si vepron politika shqiptare,në qeveri a në kërkim të qeverisë është një lojë e papërgjegjëshme injorantësh!injorantë të tillë që as llogjikën nuk njohin!vicklat e hedhura në parlament mes topallit dhe ballës për bllokun e metës,vjershat injorante të bejtjes,bindjen e detyruar ndaj berishës dhe bindjen pa pyetje ndaj ramës,nuk tregojnë gjë tjetër veçse të njëjtin material në karrike të ndryshme!në pozicione të ndryshme!të dy këto forca nuk kërkojnë tjetër vetëm ndryshim karrikesh ndryshimin e fitimit!konkurentët kërkojnë ndryshimin e dhënjes së urdhërave dhe marrjen e fitimit më të madh pas periudhës 8 vjeçare,ndoshta të parashikuar në marrveshjen e 2005ës!kërkojnë thjesht rrotacion postesh!
për ne popullin e thejshtë që të dy palët janë e KEQJA!
ndoshta po të ishit më e drejtë duhet të shkruanit:
“Imperativi sot? Largimi i të këqijave”!!
mua sipopull i thjeshtë nuk më intereson ndërrimi i diktatorëve!më intereson rrëzimi i tyre dhe fillimi,më në fund,i shikimit të “dritës në fund të tunelit të errët”,të asaj që ne pretendojmë!demokracisë,së shtetit ligjor,të shtetit të së drejtës!!!
Fjale per fjale jam dakord me zonjen Magdalena dhe pikerisht ky personazh si Berisha ka krijuar nje hendek aq te madh ne marredheniet e njerezve sa te duket se nuk mund te sheshohet kurre.
Siracidi ne Bibel nje nga ato theniet e tija te famshme thote pikerisht kete’Mos u fjalos me te marrin se do biesh ne leqet e tija dhe do behesh edhe vet ti i neveritshem’.
Pra lere qe Berisha eshte ky i marri por nepermjet ketij u bene pothuajse te gjithe duke u fjalosur me te.
U beme edhe ne njerezit e thjeshte ne biseda me militantet saliste aq sa pas asaj biseda ne thonjeza se eshte mire te thuhet ne ato sherre me eshte dukur vehtja more isha une apo ndonje tjeter.
Berisha eshte njeriu me negativ i historise se ketij kombi dhe biles kur e krahasojne me Enverin qe ishte diktator une mund te them qe nga ana njerezore as tek bolet e tija nuk qendron sepse ai nuk fliste si grate e keqija perkundrazi kur fliste kishte autoritet dhe jo si ky qe te neveritet ne cdo fjale.
ANTICENSURE tani nja dy fjale per te qe ne cdo koment te tijin nuk shoh as edhe njehere te vetme nje pozicion te sakt te tij pervec se gjithcka e kundershton gjithkush i duket se ka bere nje artikull kot,pse ashtu gjate pse ashtu ceket pse pse te pafundme dhe kur vjen puna ne komentet e tija mali polli nje mi.
Ti djalosh me duket se vuan nga deliri i te diturit dhe besoj se ne praktike je bere i urryeshem per te gjithe sepse nuk mund te jesh miqesor me dike kur kundershton ne cdo gje.
Ti sikur nuk e jeton realitetin dhe mendon se gjerat mund te shnderrohen me shkopin magjik.
Jo ore zoteri ulu ne toke e mos qendro ne ajer e mos shkruaj brockulla te neveritshme dhe na ben krahasime prej idioti kur dihet boterisht se Berisha eshte superkafsha apo mos ke ndonje admirim per te dhe nga admrimi qe ke kerkon te thuash se te gjithe njelloj jane dhe le te pranojme ate qe e njohim.
Jo EDI RAMA qe eshte vite drite ndryshe nga Berisha por cdo politikan tjeter i ambientit shqiptar eshte me larte dhe me i mire se ai.
Do vije dita qe Edi Rama do jete kryeminister dhe jam i bindur se shume gjera kane per te ndryshuar per mire dhe kane per ti kuptuar te gjithe e prekur te tere ndryshimet pozitive me prejashtimin tend sepse te thashe ti jeton jo ne toke por ne ajer dhe ke deshire te kundershtosh cdo gje.Ta bera kete verejtje qe te shpetosh prej halleve kot se koti shtroju dhe ambientohu me realitetin se ednerrimet jane per njerez te vegjel e ndersa per te medhenjte jane objektivat.
HAJT TUNG.