Tre kthesa të majta pas 23 qershorit!

19 Prill 2013, 19:53Blog TEMA

Nga Erion Veliaj

Idetë kanë pasoja! Shqipëria ka 20 vjet që vuan pasojat e mantrës neoliberale: “Terapi shoku – Privatizo gjithçka publike – Taksë e sheshtë – Shqipëria 1 Euro.” A nuk janë të qarta pasojat e zbatimit të kësaj ideje sot? Ja faktet dëshpëruese në të paktën 3 fusha – arsim, punësim dhe shqiptarët në rajon.

Ne renditemi të fundit në Europë në testin shkollor PISA dhe analfabetizmi ka arritur shifrën alarmante 15% të popullsisë. Kemi 1 milion të papunë, nga të cilët  2/3 janë të rinj. Dhe cilësia e jetës së shqiptarëve në rajon është më e ulët se e çdo fqinji e vendi Europian. Kjo është gjendja në të cilën ka degraduar kjo ide e “dorës së fshehtë” të tregut. Shteti i sotëm shqiptar është inferior – në rastin më të mirë i tërhequr në qoshe të shoqërisë dhe në rastin më të keq i kapur nga forca jo-transparente të tregut.

Shteti – siç e shohim ne të majtët – duhet të rikthehet në qendër të jetës publike. Teksa na ndajnë 2 muaj nga zgjedhjet duhet të flasim hapur për rikthimin e fuqishëm të shtetit aty ku tregu ka falimentuar – në sigurinë e qytetarëve, ofrimin e mundësive të barabarta dhe garantimin e rregullave të lojës. Ja disa sugjerime – 3 kthesa majtas – në 3 fushat e dështuara të ideve neoliberale të djathta:

1. Kthesa e parë majtas është urgjente në arsim. 512,000 të rinjtë që jetojnë në Shqipëri janë një mundësi për zhvillim – jo një barrë për shoqërinë. Dhe për një menaxhim sa më efiçent shteti duhet të kryejë besnikërisht dy funksione: ofrimin dhe rregullimin e ‘industrisë’ së arsimit. Qeveria aktuale ka dështuar në përmbushjen e të dyja këtyre detyrave. Në tregun e universiteteve private gjithçka mund të blihet, që nga notat e deri te diplomat. Janë mbi 50 universitete private në Shqipëri dhe shumë prej këtyre e kryejnë aktivitetin e ‘dorës së fshehtë të tregut’ nëpërmjet ‘aprovimit të fshehtë të qeverisë’. Rasti Bossi është fabula më domethënëse.

Nga ana tjetër, qeveria vetë-lëvdohet përditë se ka liberalizuar arsimin e lartë publik, por në fakt pabarazia në mundësitë për të hyrë në universitet është thelluar. Fakti është që kostoja vjetore e një studenti që vjen në Tiranë nga rrethet është 3,000 Euro. Kur paga minimale në Shqipëri është 22,000 lekë (157 euro) i bie që të gjitha familjet që jetojnë me pagën minimale apo me ndihmë ekonomike të mos kenë akses në universitet publike.  A është ‘mundësi e barabartë’ kjo? Pra po themelojmë një shoqëri kastash ku cilido që lind i pasur ka mundësinë të shkollohet e të riprodhojë pozicionin e tij në shoqëri, e cilido që lind i varfër të mbetet në një spirale pamundësie ndër breza.

Vizioni ynë është ndryshe. Duhet një kthesë majtas, ku shteti – jo tregu – do të rankojmë dhe akreditojmë institucionet e arsimit të lartë publik e privat, në mënyrë që çdo prind të ketë informacionin e duhur para se të vendosë se ku t’i investojë kohën dhe financat për fëmijën e tij. Propozimi ynë për bursa sipas nevojës, kredi studentore, strehim e ushqim social për të rinjtë me ekonomi modeste janë mënyra se si shteti solidar i jep ‘muskul’ më të dobëtit që të ketë të njëjtin shans si më i privilegjuari për të qenë i suksesshëm.

2. Kthesa e dytë majtas lipset në politikat e punësimit. Janë 1 milion të papunë që tregojnë se tregu i punës nuk po funksionon. Fare! Nga 2005a gjer sot kanë humbur punën -51,000 shqiptarë. Sot përbëjmë një rast të rrallë të asaj që quhet ‘negative employment growth’ – rritje ekonomike ku njerëzit humbasin punën.

Fuqia blerëse e familjeve shqiptare ka rënë ndjeshëm. Rritja e varfërisë është shoqëruar me një thellim të hendekut mes të varfërve dhe të pasurve, e kjo vërehet që në moshë fare të vogël. Asgjë nuk e shpreh më mire këtë sesa një studim i UNICEFit që dëshmon pabarazinë endemike që zbulon se “19% e fëmijëve më të varfër në Shqipëri janë nën peshë, ndërsa 22% e fëmijëve janë mbipeshë”. Kjo pabarazi kulminon tek të rriturit ku sipas Bankës së Shqipërisë “5% e klientëve zotërojnë 50% të depozitave, dhe 95% të të tjerët gjysmën tjetër”. E prej pabarazisë vetëm një gjë vjen me siguri, shtimi i krimeve. Sipas shifrave zyrtare, në Shqipëri numri i krimeve në vit është rritur nga 8,226 në 2005 në 20,688 më 2012. Jo pa shkak, industria e vetme që po lulëzon është ajo e rojes private për njeriun, banesat dhe biznesin.

“Taksa e sheshtë” e “Shqipëria 1 Euro” ishin ide me pasoja! Thellësisht negative. U pasuruan pak vetë, e u varfëruan shumica! Në të tilla raste dështimi në punësimin e qytetarëve, shteti duhet të luajë rolin e tij si punësues i drejtpërdrejtë. Si shembull për këtë shërben Depresioni i Madh ekonomik i 1929-1933, krizë e cila u tejkalua vetëm pas ndërhyrjes së qeverisë, e cila punësoi miliona qytetarë anë e mbanë vendit në punë publike. Kjo është kthesa majtas që duhet të ndodhë pas 23 Qershorit – rrisim numrin e të punësuarve në iniciativa publike si projekti ynë për Korpusin i të Rinjve sipas modelit ‘Americorps’ për mësuesinë në zonat periferike, orët e sportit apo të këshillimit në shkolla me staf shtesë dhe transformimi i skemës së ndihmës ekonomike në një skeme ‘punësimi në komunitet’.

3. Kthesa e tretë majtas lidhet me ideologjinë tonë përsa i përket çështjes kombëtare. Ka një fenomen pozitiv që po ndodh në dekadën e fundit në Shqipëri – një rritje të madhe të atdhedashurisë. Ky është lajm i mire, por me rritjen e dashurisë, a është “rritur” dhe atdheu? A është rritur mirëqenia ekonomike, cilësia e ushqimit e ajrit, mundësitë e arsimit e punësimit të shqiptarëve? Ende jo!

Këtu dallojmë me të djathtën nacionaliste që e sheh kombin mes skemës ‘pasaporta për vota’ duke e trajtuar shqiptarinë si një listë zgjedhore, dhe jo si një shoqëri në nevojë për zhvillim. Viktimizimi e thirrjet për ‘albanofobi’ nga e djathta shtojnë në mënyre të panevojshme inferioritetin për të prodhuar produkt elektoral. E majta ndryshon. Propozimet tona për maternitetin e Preshevës, universitetin shqiptar në Mal të Zi, shkollat shqipe në emigracion – janë ‘kthesa majtas’ në çështjen kombëtare, ku shteti amë ofron mbrojtje, mundësi e solidaritet për të kompensuar diskriminimin e hendekun ekonomik mes shqiptarëve e ‘të tjerëve’.

Ne jemi të angazhuar që t’i eliminojmë barrierat doganore me Kosovën, të bashkojmë tregun turistik, dhe të nisim buxhetimin e përbashkët publik në zonat kufitare në komuna/bashki, arsim e shëndetësi – ku shqiptarët të injorojnë kufirin në favor të shërbimit publik cilësor të një shkolle apo spitali në anën tjetër. Ky është në thelb dallimi mes nesh e nacionalistëve të djathtë – ne sugjerojmë solidaritet e mbështetje, ata promovojnë viktimizimin e inferioritetin histerik elektoral.

Në fund, kthesat majtas janë konkrete, funksionojnë e burojnë prej përvojave të suksesshme në qeverisjen tone lokale e në vendet perëndimore. Kjo rrugë e majtë – me shtetin si rregullator, si punëdhënës aktiv e si ofrues i mirëqenies për shqiptarët kudo janë – është alternativa racionale që bën sens për Shqipërinë sot. Dhe ky kthim tek ideologjia e bën më të shëndetshëm debatin publik në këto zgjedhje dhe më të qartë publikun mbi çka do të ndryshojë me kthesën majtas në 23 qershor!

* Nga leksioni i mbajtur me studentët e Universitetit Europian të Tiranës më 18 prill 2013.

33 komente në “Tre kthesa të majta pas 23 qershorit!”

  1. lesh Arapi says:

    O kok palar ke ber me festa me fustan apo me minifund per ambasadoret e huj. Apo ke heq dor vet e len vllain ta tundi dybekun

      1. dash sula me pistolet uji says:

        i them rinis shqiptare te votoj Bac Saliun. do kemi me shum pare ne xhep. Un do hap nje super biznes me shitje gjelash ne peqin. do pajis gjith rinine me pistoleta uji. betohem un dash sula.

        1. niku says:

          Rinia e kupton me mire se kushdo tjeter se cfare rruge duhet qe te marrin. Berisha e ka lene ne hije tere kete kohe rinine duke mos i krijuar asnje mundesi se si ata te gjejne nje pune apo si te zgjedhin nje profesion. Saliu eshte fokusuar vetem tek shtimi i numrit te studenteve neper fakultete por ai harron se keta studente duhet qe te gjejne nje pune per te vene ne jete gjithe ato dije qe kane marre. Programi qe parashtron PS eshte nje strategji shume e mire per te ardhmen, kete gje duhet ta kuptojne sa me mire.

          1. skerdi nela says:

            Nje artikull shume i arrire. Qellime shume te arritshme. Kthesa qe shqiptaret duhet ti marrin pa fike sepse do ti coje ne nje rruge te drejte. Keto tre kthesa jane shume jetike per te gjithe ne sepse jeta jone meriton qe te behet me e mire. Rendesi ka qe keto kthesa te merren nga te gjithe shqipetaret.

            1. Tarrasi says:

              PSE GENJEN MORE SALIU DHE PD JA KANE THENE JO VETEM RINISE POR TE GJITHEVE PO DESHE PUNE BEHU MILITANT DHE JO VETEM QE DO GJESH PUNE POR MUND TE BEHESH DEPUT DHE PRESIDENT

              DONI SHEMBUJ SHIKONI dASH sULEN DHE pRESIDENTIN APO ATE KENDGETAREN QE DO BEHET DEPUTETE SE E KAM VENDOS UNE sALE bERISHA.

              ZGJIDHJE SHUME REALE SHUME E THJESHT BEHU MILITANT I FLAKTE JO NA SHISNI DOKRRA PER EDUKIM E NDIHME SOCIALE E KU TA DIN UNE EHU SA I KOPLIKONI GJERAT. POPULLI BUDALL TANI (SE SKANE ME SHKOLLE) SI KUPTON KETO GJERA PRADNAJ THJESHTONI SI KE NE pd-JA

            2. Deni says:

              Kushdo e njeh erjonin e di qe Eri eshte nje i ri fantastik! Me vjen ndot kur lexoj komentues alla berishian qe thjesht dhe vetem baltosin cdo qenie kunder tyre! Erjon keep it up! Rinia ka nevoje per ty dhe njerez si ty!

        2. alan says:

          Erioni ka sjelle nje fryme te re ne PS, ai ka sjelle freskine e mendimit te te rinjeve. Nqs ka njeri qe duhet ti kuptojne me mire idete e tij dhe te PS jane te rinjte nje shqiperi. Te rinjte jane shpresa e se ardhmes dhe programi i PS per rinine eshte nje nga programet me te mira dhe gjithe perfshires.

      2. greta koci says:

        i am sexy and 16 years old.
        besoni te ecni ne jet si mua. te beni 2kenge edhe te beheni drejtoresh ne ministri…

      3. Titani says:

        Shpresoj realisht ne nje investim per rinine shqiptare! Shkollimi pahcavure qe ne bejme sot ka bere qe te kete qenie si ky siper qe komentojne si zagar! E verteta eshte se rinia so po paraziton! E verteta eshte se rinia sot po degradon!! E verteta eshte se duhet punesim qe rinia te ndjej pergjesi! Nuk mund te kemi rini si greta koci apo ciljeta! Duhet nje ndryshim sa me i shpejte dhe besoj djem si erjoni e arrijne!

      4. Taku says:

        Erjon Veliaj ka sjelle shembull pozitiv ne shoqerine dhe rinine shiptare! Bravo erjon, me pelqen programi juaj dhe forca!

      5. besnik says:

        Keto jane tre kthesa qe te gjithe shqipetaret e kane shume te nevojshme qe ti marrin. Keto ceshtje jane shume jetike per te gjithe ne sepse te gjithe po vuajme nga papunesia dhe te gjithe po e ndjejme cdo dite qe studentet qe mbarojne fakultetin nuk dine se ku te shkojne dhe perfundojne duke punuar si kamarjere. Keto tre kthesa do ti sjellin fitoren PS.

    1. Eljo says:

      U fut zullumi i pd-s dhe do te bej zullume! Hahaha! Keni ngelur pa argumenta dhe vini dhe villni vrer! Me pelqen kjo sepse tregon friken tuaj! Ne 23 qershor do largoheni me bisht nder shal!!

      1. Tafaruci says:

        Me fal po pse duhet te lejohen komente qe daljn jashte teme? Clidhje kane keto idiotlliqet e saliqenave me programet e z.Veliaj? Une personalisht jam pro te trejs pikave dhe sipas te gjitha ngjasave do realizohen sepse jane shtyllat e programit te ps! Shpresoj shume qe here tjeter njerezit te merren me programin dhe jo llogje kavaje!

    2. Hahahhaa foli kush foli says:

      Hahahahhaahhaha folen keta te partise se mulit dhe nard ndoken dhe zhoz leshit!!! Hahhahahaha po ku keni shance me pas cuna si erjon veliaj!!!! Hahahaahaha o cdo me marri malli per idiotizmat tuaja pas 23 qershorit!!!

    3. evans says:

      bravo Erion Veliaj. Je shembull per rinine shqiptare. Un besoj se njerezit me vlera si ju, i kane kthyer dinjitetin rinis shqiptare. vota ime eshte per partin socialiste, se eshte e vetmia qe ka nje program serioz per rinine.

    4. lini says:

      Nuk jane tre kthea majta erion jan 333 kthesa per tu marr majtas eshte nje shqiperi e tere per tu kthyer nga rrenimi i saliut.

    5. Morri says:

      Er Velia esht nje nga te rinjte me te palodhur ne politiken shqiptare dhe gjithmone ka punuar per mire. Duket modeli i tij qe nga majft e deri tek PS. Pabarsisht xhelozive te disave une do isha shume krenar po tperfaqsohesha prej tij ne cdo parlament. Keta te tjeret jan thjesht xheloze, qe dun te mbulojne me balte dicka qe duket ashiqare

    6. sonil says:

      BRavo erion. I riu me mendjemprehte i PS. Njeri i shkolluar ne perendim me nje eksperience te madhe dhe njeriu me aktiv ne shoqerine civile. Nje nga te rinjte me te suksesshem ne Shqiperi.

    7. dritan says:

      Erion veliaj eshte i riu me me vizion ne politiken shqiptare. Eshte o vetmi qe lufton me argumenta dhe bind me argumenta. Njeri qe percjell shprese dhe optimizem. Bravo

    8. Elian says:

      Erioni eshte nje person qe konfirmon pastertine dhe suksesin qe vjen nga puna e palodhur. Sot, pas gati 10 vitesh pasi ai la USA per te dhene kontributin e tij ne Shqiperi, ka shume e shume te rinj qe mendojne se ne mund tia dalim, (ne: birtë e shekullit të ri.)

    9. Pirro Cako says:

      Erjoni eshte shembulli i perulesise dhe i solidaritet. Ky do te jete edhe vizioni i tij pas 23 Qershorit. Ai eshte Vlera e re ne arenen publike ne Shqiperi.

    10. DREJTESIA says:

      O Erjon Verrqiri, po tre kthesa majtas i bie te kthehesh atje ku ishe. Provoje nje here me laps ne dore, pra merre detyre shtepie sepse keshtu eshte kur degjoni Piktorin e deshtuar qe mori nje lektorat te tere ne qafe me martesen qe beri me Meten pas kepuces se Saliut sic e quante njehere e nje kohe

  2. bbb says:

    Pas Rilindjes se 1 Prillit na doli dhe shoku Erion per te folur per “kthesat” e 1 Prillit…Mire do ishte qe shoku Erion te na flsite nje cike shue shume pikesepari per “bllokun” e Ilir Koklopes, sepse para 1 Prillit ai bashke me Saimir Tahirin nuk kishte studio televizive qe nuk flitnin per bllokun e hajdutit Meta…

  3. Anton Nepravishta says:

    Une mendoj qe kthesa e pare qe duhet te beni eshte tja ktheni Ilir Meten mbrapsht Saliut. Pastaj ne kete listen me 3 kthesa te shtoni edhe nje tjeter, me te rendesishmen, te ndeshkohen hajdutet e vrasesit e ketij vendi!

  4. Beni says:

    Teorikisht ceshtja e barazise qe duhet te ekuilibroje tregun qendron, por e thene nga nje personazh si ky,,,,,,,,,,,,,,,,,

    Se mos ka qellim te marri ndonje cash flow te vogel nga riakreditimi i universiteteve, se nuk e perfytyroj dot qe po i rreh kaq shume zemra majtas.
    Ramen edhe e besoj sepse ka treguar qe di te beje pune te mira dhe ka humanizem, kurse ky arrivisti i OJQ nonave ben skifo.

  5. Turi says:

    Mua me pelqen fakti qe partia socialiste ka nje program te posacem per rinine!! Kjo tregon ndryshimin nga forcat e tjera politike qe vetem zhurmojne dhe spropozojne asgje!!!

  6. laraska says:

    O Erion cipolino shko pi qumesht se je i fundit ne listen e mashtrueve qe mund te degjoj populli shqiptar. Po DREJTESINE ku e le zotrote? Apo ska rendesi drejtesia? Ku eshte drejtesia qe do vendoset mbi gerdecin, 21 Janarin, korrupsionin galopant si rasti Bashes me rrugen e kombit, privatizimet e paligjshme etj etj? Ku e permbend DREJTESINE mbi ato videot qe kane vulen e FBI dhe ekspertet tani si perfillen? A DO NDESHKOHEN HAJDUTET E VRASESIT???? Po kthese ne politiken e jashte antiamerikane te qeverise Berisha dhe ministrive te jashtme te LSI? Po a do mbaj njeri pergjegjesi per ato faturat qe ministria jashtme nuk i ka paguar ndaj organizatave nderkombetare?Do mbaj njeri pergjegjesi per 1. pse sjane paguar detyrimet e qeverise ndaj organizatave, dhe 2. ku kane vajtur ato lek? Po per koncensionet? Rri urte cipolino, se nuk degjon populli nje propafande mashtruese dhe e trashe si kjo e jotja. Pa marr akoma karrigen, u dogje si karte!

    KUR ISHE TE MJAFTI NJE E DY KERKOJE DOREHEQJEN/ RREZIMIN E QEVERISE, PO TANI QE JE TE PS PSE NUK KERKON NJE GJE TE TILLE MBI TE GJITHA KUR QEVERIA AKTUALE KA SHFARROSUR NJE FSHTAT, KA VRARE 4 NJEREZ E SHUME KRIME SHTETERORE QE TI E DI SHUME MIRE. Perse je zbutur kaq shume or erion cipolino nderkohe qe duhet te ishe 100 here me i acaruar si qytetar i thjeshte, por edhe si politikan.

  7. xhiba says:

    Sala eshtë njishi poshtë komunistat edi kompani Amin

  8. dhembeli says:

    Eron !Ini u te rrinjte qe do luftoni per te ardhmen tuaj.ju per 10 vet nuk u lodhet.
    Programi shume i mire!Po do tu lere Kokelopa te ecni ,ju e kini te keqen brenda.Partia Socialiste me Fatos Nanon ne krye eci perpara ne kohen me te veshtire kur cdo dite Sala dilte ne rruge me arkivol.Nga ana tjeter Iliri ishte ne P.S beri te pamunduren sa u be K.minister e me pas u shkeput , e eshte ky shkaku qe kemi Salen ne Pushtet.
    Me cibanin brenda jane shpresat e ecjes te vaketa.

  9. vz gjirokastriti says:

    Ki i mbaruari Erion po i fut ne kthesa ,kete turme idiote.Kete turme te
    majte te themi,se nuk kane ide se cfare eshte e majta ne kete bote,por
    ky nuk kupton akoma qe kjo turme nuk ecen dot ne rruge te drejte dhe jo
    te eci neper kthesa? Ore karafil ju a bete jeten te shkreteve shqiptare
    ju me kthesa dhe ata te Sales me pronjere e pyje,per nje cope qeverisje
    E keqija tuaj e madhe eshte se nuk kuptoni ,qe ju ka mbaruar misioni
    tuaj qesharak me rruget tuaja te majta dhe te djathta pa vlere per kete
    popull te mjere.

  10. drini says:

    Nuk e di do te quhen kethesa ato qe na parashtron Velia,une ndoshta jam skeptik e do ti quaja zikzake.Shqiperia se pari duhet te kthehet ne identitet,me rivendosjen e shtetit ligjor,se dyti duhet urgjentisht te shendroje drejtesine si shtylle baze ne konstruimin e nje shteti dhe se treti pikene me delikate te ketij kodosh vendi shendetesine.Pa reforme te mirefillte shendetesore nuk do te kete shoqrri te shendoshe shqipetare Ato qe thote Erioni i thote per ti mbushur mendjet Velijve se tjeter kush nuk i ha.Shqiperia eshte kthyer ne rrendin feudal ku shoqeria eshte e perbere nga feudale dhe krahu tjeter fshatare!Sistemi qe ndertuam me ndihmen e miqeve tane e me i.njorancen Saliniane do kohe qe te prishet se paku nje 10 vjeçar pasi qytetari ka marr mergimin e gamori e lopa ben ligjin ne kryeqytet.Koha e Velinjeve eshte vetem evidentimi qe shqiperia ka shku per lesh siç thote edhe lavirja e parlamenti. z Erion ,shqiperia do viza te bardha ne rruge e semafore sinjalizues.Shqiperia do identitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje