Ëndrra presidenciale e Jozefinës

22 Prill 2013, 21:49Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Fakti që Jozefina dhe deputetët besnikë të saj bllokuan kandidaturën e Artan Hoxhës për postin e Presidentit të Republikës, ndërkohë që përkrahën kandidaturën e presidentit aktual, është domethënës. Ai ndoshta shpiegon mobilizimin ekstrem të saj për një mandat të tretë të Berishës në kryeministri…

Logjika e ftohtë e realpolitikës duhej ta bënte Jozefinën të shpresonte për një humbje të Berishës, për të synuar pastaj kreun e PD-së – ashtu siç e synoi dhe e arriti Rama kreun e PS-së pas humbjes së Nanos në 2005-ën. Kjo strategji, në pamje të parë, do të ishte më e lehtë për t’u realizuar, pas dobësimit të pushtetit të Lulzim Bashës me ikjen e Metës nga koalicioni.

Por Jozefina ka aq vite në PD, sa ta ketë kuptuar që Berisha nuk e lëshon kullën e tij blu, çfarëdo të ndodhë më 23 qershor. Përrallat me rivalitet për postin e kryetarit të PD-së, pas humbjes së Berishës, janë thjesht për të mbushur faqet e gazetave me teori konspirative, por jo për t’i mbushur mendjen Jozefinës.

Duke përkrahur kandidaturën e një politikani luajal ndaj Berishës, por që ka pasur dhe ka probleme shëndetësore, Jozefina praktikisht ka vendosur shishen proverbiale të qumështit në radhën për postin e Presidentit të Republikës, në rast se presidenti aktual, për arsye shëndetësore, jep dorëheqjen. Dhe me 71 vota të kontrolluara tërësisht nga Berisha, ajo shpreson mos t’ia zërë më rrugën për në presidencë një pakicë bllokuese, si ajo e vjetshme e Metës.

Por vendimi i Berishës për t’i bërë ftesë FRD-së për futje në koalicion, e turbullon ëndrrën presidenciale të Jozefinës. Futja e FRD-së në koalicionin e Berishës mund të jetë e vetmja lëvizje strategjike e tij për të rivendosur një farë balance elektorale mes kampeve, sidomos pas shpalljes së paktit PS-LSI. Por ndërkohë, ardhja e FRD-së në koalicion mund të sjellë në Kuvend një pakicë bllokuese për rrugëtimin e Jozefinës drejt Presidencës. Për të mos thënë që Berisha mund t’i premtojë Bamir Topit rikthimin në Presidencë, në shkëmbim të rikthimit në koalicion.

Një dilemë eskiliane për kryeparlamentaren kjo – I duhet fitorja e Berishës për realizimin e ëndrrës së saj presidenciale, por kjo fitore mund të arrihet me ndihmën e Topit, i cili me siguri do t’ia vrasë atë ëndërr….

11 komente në “Ëndrra presidenciale e Jozefinës”

  1. realist says:

    Kosova, shumice myslimane, me shtetesi 5-vjecare edhe e ka presidenten femer e jo mâ Shqipnija, me nji tradite katoliko-politike 100 vjeçare, mos me e pase presidenten femen? A jane apo jo shqiptaret pasardhesit e Teutes?

    1. Angjelin Vocaj says:

      Jam habit krejt qy nuk e pash zojen Jozefin ne takimin madhshtor te zotit Berisha
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/baca-sali-ne-takim-me.html

  2. s says:

    Ik pi ilacet o Zaloshnja se ke ca vite qe ja fut kot ,ku ka FRD qe i ben derman kesaj kermes me 23 Qershor ,Bamiri as veten e tij nuk do nxjerre deputet se do ja vjedhin komisioneret e Sales edhe ato pak vota qe do marre nga ca idioter .

  3. nek says:

    zotri qe shkruan artikull per kurdet , te lutem lexo ndonje gje per themelimin e shtetit shqiptar
    asnjehere nuk mund tejene presidenti kryeministri dhe kr/parlamentari me nje fe dy do te jene myslyman dhe nje i krishtere
    ky regull do te prishet pas 35 vjetesh .hollesit mund ti gjesh po te pyesesh

  4. Patrioti USA. says:

    SA I PERKET JOZEFINES ESHT TURP TI ZESH EMRIN NE GOJE, PALE KUR MENDON SE ME VOTA TE VJEDHURA HARITI SALA TA VER KRYETARE PARLAMENTI. SJELLJA E SAJ ME PAAFTESIN PER DREJTIMIN E PARLAMENTIT SIKUR TE ISHTE NE MBLEDHJEN E PD DHE JO NE PARLAMENTIN E GJITH SHQIPETAREVE,. SJELLJET RRUGACERORE, FYERJET, SIDOMOS NDAJ DEPUTETEVE TE OPOZITES, PAFTESIA PER TE DREJTUAR ME KOPETENCE DHE KULTUR DEMOKRATIKE DESHMOJN QE DUHET TE KETHEHET NE PROFESJONIN E RITJES TE MISRIT NE ZONEN E NENSHKODRES QE KA TRE VJET RJESHT QE PERMBYTET DHE SMER MUDIMIN TI TAKOJ DHE NDIHMOJ FSHATARET E DEMTUAR. TE BEJ CMOS TE KETHEHET NE ZANATIN E DIZENJATORES SE ATE E KA BERE MIR NE KOHEN E ENVERIT.

  5. ali says:

    Merreni me mend zoterinj kur edhe Arvizu nuk ishte enthusiast per qenjen presidente te Jozit do te

    thote se Ai ia ka matur kokken. me pe. Jozi. eshte harbute,pa. pike kultuure ,me fjalor rruge,llumi shoqerise.

    Kaq Keisha.

  6. Korca says:

    Sa e bukur kjo foto.Kjo goje haleja per presidente eshte. Kjo na e shpifi kur na kerkonte parlament modern. Me ate goje qe ke ti, nje femer pa seriozitet, nuk te takon te rrish ne ate karrige “moj ta marrsha”.

  7. sali berisha ka deklaruar se ne qofte se populli nuk me voton une do jap shkeputjen nga politika. pra mbas ikjes se saliut nga pd do filloje lufta e berrylave por mendimi im eshte qe jozefina ka humbur shume popullaritet me sjelljet e saj te shemtuara si ne veprime ashtu dhe ne fjalor te pa pershtatshem per nje femer

  8. qozin says:

    ti do shkosh per lesh moj se na e degjenerove shkodren te gjith maloket e pukes qe jetojne ne shkoder shko moj memece e qelbur laju i her me sapun 15 -leksh

  9. KY SHKURTABIQ SHKRIM I ED ZALOSHNJES ESHTE PER SHOKUN E KOHES SE SHKOLLES NE INSTITUTIN BUJQESOR TE KAMZES… BAMIR TOPIN, APO “BAMKEN E QYLIT” SIC E THERRASIN JO PAK DHE VETE TIRONSIT ASI DHE FAREFISI. ESHTE NJE SHKURTABIQ SHKRIM I POROSITUR DHE NUK ESHTE PER IRONIZIMIN E JOZEFINENS; “DIZENJATOREN” E SIGURIMIT TE SHTETIT QE NE ADOLISHENCE KUR U PUNESUA NE INSTITUTIN E MISER-ORIZIT TE SHKODRES E ME PAS JU DHA ME URDHER… PO TE ATYRE QE I VUNE PSEUDONIMIN “DIZENJATORJA” SHKOLLA E LARTE PO NE SHKODER, QE TE MOS SHKEPUTEJ NGA VEPRIMTARIA PER TE SPIUNUAR SHKODRANET. E SA PER BAMIR TOPIN, E KE KOT O ED ZALOSHNJA SE JU NJOH QE TE DY KUR KEMI QENE STUDENTE NE IB-KAMES, DY PESHKOPE ISHIT, VETEM PER TE MESUAR DHE ASNJE GJE TJETER NUK MERRNI VESHT NGA JETA, POS SERVILIZMIT E SHERBIMIT TE PISET NDAJ DIKTATORIT BERISHA, QE PERESERI DO TALLET ME “BAMKEN E QYLIT” DHE TY QE SHKRUAN PAPUSHIM NE MBROJTJE TE BAMIR TOPIT, A THUA SE AI KA ELEKTORAT E ESHTE FAKTOR NE POLITIKE. AI SI DHE TI DO MBETENI “BISHT QENI” TE PERDREDHUR, PASI EDHE KU JU SHAJNE ME “LIBER SHTEPIE” QOFTE SALI BERISHA APO FRROK CUPI, JU STRUKENI E IKNI, DUKE DISKRETITUAR VETEN DHE TIRONEN, SI BYTH-PAMUK QE JENI E VETEM TEORI BONI.
    SELOM TE GJITHVE NE TIRON NGA: DASH ALIMEMETI, NICE-FR.

  10. ivani i madh says:

    Ke bere nje analize o Zaloshnja si te Frangajt tek opinionit tek Tv Klani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje