Berisha si Mugabe?

20 Prill 2013, 18:49Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Në çdo shtet të Europës që ka ekzistuar para 1990-ës, janë regjistruar të paktën dy rotacione paqësore pushteti me zgjedhje normale demokratike të ndodhura njëra pas tjetrës. Dhe në shumicën e tyre janë regjistruar me dhjetëra.

Shqipëria e ka shansin këtë vit për të regjistruar dy rotacione paqësore pushteti me zgjedhje normale demokratike të ndodhura njëra pas tjetrës. Pra, vetëm në 101-vjetorin e Pavarësisë së tij, vendi ynë mund t’i bashkohet klubit të vendeve europiane që përdorin rregullisht këtë mekanizëm për rotacionin e pushtetit.

Por, në qoftë se zgjedhjet e 23 qershorit të 2013-ës nuk do të jenë të lira e të ndershme, ose në qoftë se ato nuk rezultojnë me një rotacion pushteti, Shqipëria ka gjasa të ecë në gjurmët e shembullit afrikan të Mugabes e jo të atij që ekziston me dekada, për të mos thënë me shekuj, në kontinentin tonë (Mugabe, pas 33 vjetësh në pushtet, po kandidon përsëri për president të Zimbabves, në moshën 89-vjeçare…).

Duke evokuar shembullin e Zimbabves, si vend që nuk realizon rotacion pushteti me zgjedhje demokratike, në fakt, i bëhet një padrejtësi vendeve si Singapori, i cili, gjithashtu, nuk e ka bërë këtë gjë për dekada e dekada të tëra. Zimbabveja ofron ndoshta rastin më të keq të efektit të mosrotacionit të pushtetit në zhvillimin ekonomik, por Singapori, nga ana tjetër, ofron shembullin e një zhvillimi meteorik ekonomik disadekadësh, në kushtet e mungesës së rotacionit të pushtetit me zgjedhje demokratike.

Në fakt, në literaturën e zhvillimit ekonomik, rasti i Singaporit konsiderohet si përjashtim nga rregullsia e vënë re në ndërvarësinë pozitive afatgjatë mes demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Partizanët e tezës së kësaj ndërvarësie theksojnë se, në afate të gjata, vende që nuk realizojnë rotacion pushteti me zgjedhje demokratike ose janë të destinuara që të dështojnë eventualisht në zhvillimin ekonomik, ose janë të detyruara të adoptojnë demokracinë si mekanizëm të ndërrimit të pushtetit, për të vazhduar zhvillimin ekonomik. Shembujt që ata sjellin në mbështetje të kësaj teze janë vendet e Europës Lindore, Tajvani, Koreja e Jugut etj.

(Profesorët Doucouliagos dhe Ulubasoglu të Universitetit Deakin në Australi, nëpërmjet një metaanalizë ekonometrike të 470 të dhënave nga 81 studime ekonomike, kanë provuar statistikisht se ndërvarësia mes demokracisë dhe zhvillimit ekonomik është me shenjë pozitive, por magnituda e ndërvarësisë ndryshon sipas kontinenteve).

Pas kësaj paranteze teorike, le të kthehemi te 101-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, aty ku e nisëm këtë analizë. Nëntori i 2013-ës me një Berishë të rimandatuar në krye të qeverisë, me apo pa zgjedhje të lira e të ndershme, do të shtronte rrugën për një mandat të katërt, të pestë, e të n-të të tij. (N-ja do të ishte në varësi të vendimit që do të bëjë i Gjithëfuqishmi Atje Lart mbi qëndrimin e Berishës në këtë botë).

Gjasat qe ky skenari te materializohet, ne qofte se Berisha vazhdon të rrijë në pushtet, janë të mëdha, sepse një fitore e tij (me apo pa manipulime) do të krijonte në partinë më të madhe të opozitës, në rastin më të mirë, një dobësim të ndjeshëm të saj dhe, në rastin më të keq, një frakturë të fortë. Ndërkohë, klani politiko-ekonomiko-mediatik i udhëhequr nga Berisha do të fuqizohej së tepërmi, duke tërhequr drejt vetes edhe politikanë, biznese e media që ende nuk janë të përfshirë në të. Kjo do të krijonte kushtet për një rimandatim tjetër të Berishës në 2017-ën, e kështu me radhë…

Pyetja më e rëndësishme në këtë rast hipotetik është nëse Berisha do të ndjekë shembullin e Mugabes apo të Li Kuan Jesë (kryeministri i parë i Singaporit të pavarur – biri i tij është aktualisht kryeministër). Mugabe, pas ardhjes në pushtet, promovoi politika ekonomike që stimuluan rritjen e ekonomisë zimbabviane, por më vonë, për hir të ndenjjes në pushtet, përçau popullsinë e zezë me atë të bardhë në lidhje me pronësinë e tokës, gjë që e futi vendin në një krizë të thellë ekonomike.

Ndërsa Li Kuan Je promovoi një shtet të fortë që i jepte përparësi mirëqenies kolektive (pavarësisht nga përbërja heterogjene etniko-racore e popullsisë) mbi të drejtat individuale të shtetasve. Si rezultat, Singapori, me një popullsi të krahasueshme me Shqipërinë dhe Zimbabven, renditet sot nga Transparency International si vendi i dytë në botë me më pak korrupsion (pas Finlandës) dhe nga FMN-ja si vendi i tretë për të ardhurat më të mëdha për frymë sipas fuqisë blerëse (pas Katarit dhe Luksemburgut). Por, nga ana tjetër, revista The Economist e rendit Singaporin si një vend me demokraci hibride në Indeksin e Demokracisë (njësoj si Shqipërinë dhe Zimbabven).

Duke gjykuar nga mënyra e qeverisjes së Berishës para dhe pas vitit 2000, të krijohet bindja se stili i tij qeverisës është shumë më i afërt me atë të Mugabes se sa me të Li Kuan Jesë. Përçarjet krahinore dhe politike (instrumente mugabianë) kanë qenë për Berishën më të parapëlqyera se kohezioni dhe mirëqenia kolektive e popullsisë (instrumente likuaniane). Dhe kur një njeri nuk ka ndryshuar deri në 69 vjeç, nuk duhet pasur shpresë se mund të ndryshojë pas kësaj moshe…

Po një rotacion pushteti në 2013-ën, a do t’i krijonte Shqipërisë shansin për të ndjekur rrugën e Singaporit? Gjasat janë të vogla. Por, sidoqoftë, mund të shpresohet se do të ndjekim shembullin e vendeve të Europës Lindore, ku rotacionet demokratike të pushtetit, diku më shumë e diku më pak, janë shoqëruar me një zhvillim gradual ekonomik dhe të shtetit të së drejtës.

21 komente në “Berisha si Mugabe?”

  1. Meleku says:

    D.m.th. sipas Zaloshnjes do te jete jonormale qe votuesit shqiptare te votojne per partine politike shqiptare qe duan, por detyrimisht duhet qe ata te votojne PS dhe personalisht Ramen!

    Duhet kjo ne emer te zaloshnjacionit!

    1. anti-mugabe says:

      Melek, ti dihet qe do votosh per berishe-mugaben, por zaloshnja s’e ka shkruar kete artikull per ty. E ka shkruar per ata qe ende s’kane vendosur nese ose per ke do te votojne. Atyre po u thote se po ndejti edhe kete here berisha ne pushtet, do behet si mugabe (shih foton e tij dhe mjafton…)

    2. KATARSIS says:

      Mbas katarsisit te vertete ne PD, sigurisht qe mund te udheheqe kush te doje.
      Me kete Sali, nuk ka Shqiptari!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/mos-e-beso-po-deshe.html

    3. VERONIKA says:

      Melek po ben rolin e cinikut,jo sepse je i tille.
      Cilet jane ata shqiptare qe duan te votojne kte klase politike???
      Po ti radhis une…administrata ata rrogetaret e mjere qe kurre nuk kuptuan pse jane ne ate detyre,cfare firmosin.Drejtore partiak,gjykates partiak,sekretare botoksi dhe partiake,deri dhe te pastruesja qe duhet te jete partiake dhe te shohi filxhanet.Kta jane ata mediokrit qe me pare u duket barku ,te vetekenaqurit qe asgje do kuptojne pse jane ne kte bote.Kemi klasen tenderista,kontrabandista,mazokista dhe indiferetista …ja si puna ime kjo e fundit ,sepse me ka ardhur ne maje te hundes.
      Mos guxo te me kundershtosh,se do vij te marr prej krahu kudo qe te jesh ,do te le te zgjedhesh nje zyre dhe do prezantohemi bashke te *zgjidhim* ndonje problem.
      Ktu nuk po te kerkohet te votosh Edi Ramen,sidomos ne paragrafin e fundit te shpjegon me saktesi se cfare mund te presesh dhe nga rotacioni i ri,nqs do behet ,por ne kemi nje shoqeri mediokre dhe nje ndergjegjie personale inezikstente,pra nuk ka rotacion.Kjo eshte nje rrezishkmeri e pallogariteshme,por ti je qartesisht fanatik i berishes…une nuk mund te zgjas me tej diskutimin.Melek ..politika i ben demet me 20 vjecare,duhet te jesh fare jashte cdo norme shoqerore te kerkosh pushtet per Berishen dhe Meten.

      1. Meleku says:

        Me vjen keq por demokracia eshte nje proces, qe as nuk mbyllet me ikjen e Berishes e as hapet me ardhjen e Rames.

        Do te kalojne sa e sa Berisha, sa e sa Rama dhe me siguri se do te jene gjithmone te njejtat problematika.

        Ne popujt lindore e lidhim fatin e shoqerise me fatin e njeshit!

        Vetem te ike Berisha dhe vetem te vije Rama! Kjo eshte devize orientale, devize e lashte sa njerezimi e popujve qe nuk arriten kurre te çlirohen sa e si duhet nga vetvetja dhe nga tirania e njeshit.

        Shoqerite lindore ngjajne me kuçedren me shume krere, qe sa i keputet njera fap i lind tjetra.

        Nuk jam proberishian e as antiramist, por jam thjeshte dikushi qe me intereson mbytja e kuçedres tek secili prej nesh!

        Mirepo mbytja e kuçedres brenda nesh kerkon shume kohe!

        Nuk jam as kunder rotacionit, por jam kunder rotacionit thjeshte per rotacion. Une tek opozita e sotme nuk shoh optimizem dhe mendesi rilindasi, por shoh thjeshte nje tufe, qe kerkon te marre prene e nje tufe tjeter.

        Listat me drejtoret e ardhshem, shefat e ardhshem, doganieret e ardhshem, thjeshte jane vulosur dhe qendrojne ne kasaforten e Rames.

        1. anticensurë says:

          replikë plotësisht e drejtë!

  2. Ben Chicago says:

    vetem per nje gje nuk i ngjason saliu ketij mugabes ai nuk fal pjese nga shteti i tij te huajve, kurse saliu i fal detin grekerve per ta ndihmuar per pushtet.
    per te tjerat jane njelloj
    te lumte zaloshnja

    1. Bato says:

      Pas kaq kohe, or Ben Cikagua ke shkruar dicka te drejte. Sala fal teritore sic beri Zogu per te mbajtur pushtetin me ndeihmene lobit grek ne Amerike dhe brenda Greqise.

  3. Shoku "Shpati" says:

    O Zoti Zaloshnja ,
    Duket bukur kur e shkruan emrin tend ne krye te shkrimit por per mendimin tim duhet ne kete menyre :

    Nga : Eduard Zaloshnja
    Per : Edi Ramen

    1. timo says:

      Jo po t’a shkruajë; Nga Eduard Zaloshnja, për shokun Sali.

      1. realist says:

        Shoku Edi asht mâ komunist se shoku Sali, se ky i fundit bari e ka pase te jatin atje ne katundet e Tropojes, kurse shoku Edi asht rrite ne meze te vendit, Tirânen e Re komuniste, e asht bir i nji komunisti te njoftun, shokut Kristaq Rama, anetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor deri ne 1991.

        Mâ mire i biri i nji bariu se i biri i nji burokrati superservil.

        1. anticensurë says:

          “Mâ mire i biri i nji bariu se i biri i nji burokrati superservil.”
          këtu ke të drejtë,por të drejtën ta jap për atë që me realitetin ti ske të bësh fare!!!
          megjithëse në mes të tiranës ai nuk ngjiti shkallët e karrierës si i biri i bariut,duke lëpirë bythë të cilat më vonë i kafshoi!!!
          shkoni mor njerëz injorantë!të paktën mos nxirrni injorancën kaq sheshit!bëni vetvrasje morale!!!

  4. Ajet Delaj says:

    April 20, 2013

    ZGJEDHJET DHE KQZja
    Qe zgjedhjet hyne ne nje udhe pa krye vetem dy muaj para dates se mbajtjes se tyre besoj se nuk ka kush dyshime. Une mendoj se edhe kaq sa u be ne drejtim te dhunimit te dyte te KQZ standarti i ketyre zgjedhjeve eshte demtuar tashme.
    Per te qene i paanshem duhet thene se moralisht ka te drejte Berisha e ligjerisht opozita. Por KQZne na e kane shitur si apolitike dhe per kete e tere e drejta eshte me opoziten.
    Duke ditur se KQZ eshte nje institucion kushtetues e konsensual natyrisht qe ligji eshte primar dhe nuk tolerohet asnje nderhyrje qe prish konsensusin.
    Eshte dashur nderhyrja e gjate e Brukselit dhe Washingtonit qe palet “luftarake” te arrinin te approvonin e Kodin Zgjedhor me consensus .
    Dihet qe bazuar ne kodin zgjedhor konsensual ngrihet krejt administrata e menaxhimit te zgjedhjeve duke filluar me KQZne qe na e shiten sit e panshme e apolitike. Mirpo sa u ceken pak ekuilibrat politike na doli se KQZja nuk paska qene apolitike por e politizuar deri ne qeliza, gje qe dihej.
    Ashtu sic shumica e shqiptareve besojne se faktoret politik shqiptare ashtu sic i kane organizuar formcionet e tyre politike duke e konsiderur veten te perjetshem nuk kane asnje shans te organizojne e pranojne zgjedhje te lira per shqiptaret pasi gjithnje ju duhe nje pretekst per te qendruar “komandant” I formacioneve te tyre luftarake ne pushtet e opozite. Gje qe preteksti gjithnje ka rezultuar si cenim I procesit zgjedhor e prekje e standartit te zgjedhjeve.
    Mirpo ne kete lojen e fundit me KQZne besoj se pushteti ka arritur fundin si per shqiptaret por realisht me shume per nderkombetaret pasi tani ishin frymuesit dhe sponsorizuesit e KQZ apolitike qe politika shqiptare kryesisht pozita e shfryu si tullumbace.
    Tani nuk ka mbetur gje tjeter pervec germimit ne hirin e “djegjes” se KQZse per te gjetur ndonje parim e vlere per ta perdorur si koperture e vullnetit te munguar te palve per te bere zgjedhje te lira e te ndershme.
    Avantazhin ne kete situate e ka marre opozita dhe duket se po e menaxhon mire dhe me qetesi pasi edhe ajo e di mire qe zgjedhje po KQZ nuk mund te kete.
    Pra deshtimi i pozites per te realizuar zgjedhje tashme se nuk po flasim per zgjedhje te lira e te ndershme atomatikisht zgjedhjet shtyhen e vendi shkon drejte qeveris teknike gje qe natyrisht qe i intereson opozites.
    Personalisht por shpresoj se shpreh edhe vullnetin e shqiptareve se eshte shume me mire shtyrja e zgjedhjeve dhe perpjekja per te realizuar zgjedhje te pranueshme per te tera palet sesa organizimi i maskarades se radhes si rendom ka ndollur pergjate 23 viteve te fundit. Jo cdo e keqe vjen per te te bere keq thone latinet.
    Deshtimi i produktit te Kodit Zgjedhor sic eshte KQZ padyshim qe palet duhet te ulen e te rifomulojne kodin zgjedhor por tashme te synojne nje kod qe ti rezistoje kohes dhe jo sic eshte bere gjer tani qe cdo pale zgjedhje i ka paraprire nje kod qe ka garantuar nje metode te re te tjetersimit te vullnetit te votuesit shqiptare.
    Per mua pevec synimit per nje Kod Zgjedhor jetegjate duhet patjeter qe ne kodin e ri te perfshihet mundesi e krijimit te mundesive teknike dhe organizative per te votuar tere shtetasit shqiptare nga vendet ku jetojne e punojne dhe te punohet gjithashtu per nje kod realisht sa me apolitik.
    Koha ka ardhur qe Shqiperia tashme te shkeputet perfundimisht nga tranzicioni i tejzgjatur e te futet realisht ne rrugen e integrimit euro-atllantik gje qe patjeter duhet te filloje me nje Kod Zgjedhor qe te realizoje e garantoje ngjizjen e pushtetit te ri legjitim si shprehje e plote e vullnetit te te tere shqiptareve.
    Per kete ne krye te KQZ se se re duhet te jete nje figure e madhe publike dhe e pranuar nga te tera palet dhe kete kusht e ploteson i madhi Kadare. Per kete politika me nje ze ti beje thirrje z Kadare qe per interesat madhore te Shqiperise e shqiptareve te pranoje qe te kryesoje KQZne per zgjedhet qe po vijne si factor kyc per te keputur nyjen gordiane qe mban peng Shqiperine e shqiptaret.
    Antarsia e KQZse te mos mbetet monopol i politikes por te propozojne antaret qe nga Akademia e Shkencave, asosacionet e gazetareve, juristeve, avokteve, veteraneve , te persekutuarve e shoqeria civile.
    Ne nivelet e dyta te jene te pranishem tere faktoret politike e natyrisht te perfshihen edhe faktore te tjere apolitike te shoqerise.
    Qe organizimi i zgjedhjeve te 23 Qershorit ka deshtuar pa filluar akoma besoj se tashme eshte konstatuar jo vetem nga shqiptaret por edhe nga nderkombetaret.
    Vazhdimi i ketij budalleku qe me siguri do rezultoje ne nje maskarade apo corbe qe nuk do e haje askush eshte me mire te mos shtrohet ne tavoline pasi do beje vetem dem per Shqiperine e shqiptaret.
    Qe pozita nuk e ka vullnetin as formalisht per te bere zgjedhje te lira e te ndershme e tregoje me ndarjen zonale dhe kapakun e vuri me dhunimin e hapur te KQZse. Besoj se tashme shqiptaret e kane te qarte . Ajo qe mbetet per tu verefikuar eshte se si do e menaxhoje opozita kete avantazh. A do te afroje opozota nje platform po qasje te besueshme qe te pasqyroje realisht vullnetin e saje per zgjedhje te lira e te ndershme.Shanset i ka pasi ka edhe avantazhin e suportit public por nese propozon e punon per voten e lire do krijoje sandarte qe do i sherbejne teardhmes.
    Qe zgjedhet e lira e te ndershme si vendimtare per pushtet legjitim jane celsi i procesit te integrimit e miremenaxhimit te jetes se shqiptareve besoj se tashme jemi te ndergjegjshem te tere shqiptaret pervec nje dore e vogel hajnash te djeshm e te sotem qe me voten e veprimin tone duhet ti defaktorizojme.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

  5. qemal lengu says:

    MUGABE +SALA = BINJAK!POR TE NDRYSHEM NJERI I ZI NE FYTYRE.TJETRI I ZI NE SHPIRTE……

  6. alban4eva says:

    S-haleja si Mugabja?? pfffffffffffff, Mugabja ti vije anes S-halese tone, Mugabja perpara S-halese eshte demokrat e kaluar demokratit..!! S-haleja jone po ia kalon edhe Gadafit me shoke..!!!

  7. çun plazhi says:

    ZOTI ZALOSHNJA JU LUTEM MOS OFENDONI KSHU DIKTATORIN SALISIç BERISHOVIç SE I NGEL ATRI HITLERIT, çAUSHESKUT, DIKTATORIT Tè KORES Sè VERIUT . hahahahaha robt ku i ka ky plera bashk me buçen topalli

  8. ali says:

    Ky njeri shet gjithe Shqiperine per nje kolltuk.Nuk mendon se cfare do te beje vetem me kolltukun. .???

  9. Slayer says:

    Mos ofendo Mugaben..

  10. toni says:

    Sa vite ke qe nuk ben sex,ik o Ed ze ndonje dashnore ose paguaj dike se
    vetem mediokritete shkruan.I pagove taxat ne Usa kete vit apo si i pa pune e i pa afte merr food stamps ne nga Tirona njerezve te merzitshem e te lodhur u themi rraqe.

    1. tironc says:

      o tono, ti je nga bathorja mer cun, mos boj sikur je nga tirona…

  11. qifqia says:

    Si Mugabe ne pushtet. Si Gadafi ne dorezimin e pushtetit. Amin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje