Sesa elektorati është dakord me postulatin ‘qëllimi justifikon mjetin’ në politikë, këtë nuk e dimë dhe qershori do e tregojë, por ndërkohë politika, qoftë ajo e vjetër apo e rilindjes, e ka tashmë avaz të preferuar. E ndërsa për mazhorancën nuk ia vlen të komentosh se ka kohë që ka zgjedhur më mirë namin se syrin, për opozitën që me shumë gjasa do të ketë në dorë ëndrrat tona për katër viteve që vinë, ia vlen të ndalemi pak.
Pragmatist për rotacion
Afrimi PS-LSI i mbijetoi ‘puritanëve’ duke shpallur pragmatizmin vlerë superiore karshi moralit në politikë. Arsyet i dinë ata që e bënë duke mos përjashtuar këtu edhe panikun tek lidershipi socialist se bashkë me abuzimin e votës prej mazhorancës, do të varrosej edhe ëndrra kryeministrore sa kohë mazhoranca nuk do t’ia përtonte as kësaj radhe avazit të abuzimit për më tepër që tashmë është klonuar kudo në institucione kushtetuese dhe perëndimi nuk arrin t’ia ndalë dorën.
Ndërkohë pragmatizmi, pavarësisht se në emër të rotacionit si interes mbarë publik apo karrierës personale, mund të justifikohet sa kohë rrit gjasat për rotacion ndërkohë që për një bashkëqeverisje afatgjatë, ajo nuk mund të ngjizet pa moral në politikë.
Dhe nëse pranojmë pragmatizmin në funksion të rotacionit, pikëpyetje ngrihen rreth pragmatizmit çuditërisht jo efektiv të drejtuesve të PS në zgjerimin e aleancës me AK dhe FRD, veçanërisht pas ‘mrekullisë’ së të pamundurës të bërë realitet të afrimit me LSI. Dhe ndërsa për këtë të fundit u trokitën dyert, privatisht apo publikisht, për rastin e FRD dhe AK deri më tani ftesat kanë qenë thjesht dhe vetëm sa për të larë gojën.
Pragmatizmi i munguar dhe ftesa që nuk fton, por ftoh
Sado takime të fshehta dhe larg syve të publikut realizon politika në vend, media dhe thashethemet tek ne gjithnjë i kanë nxjerrë ato në dritë, sikurse ndodhi dhe me LSI. Dhe ndërsa nuk ka asnjë llaf për kontakte mes PS dhe FRD apo AK, se ndryshe do të kishin dalë në dritë, natyrshëm lind pyetja nëse a ka dëshiruar dhe tentuar realisht PS një aleancë me FRD dhe AK?
Sepse nuk është ftesë të thuash se FRD nuk do sepse ka për objektiv rilindjen e së djathtës apo se dyert për AK janë të hapura sepse nuk është normale as të vësh pareshtur fjalë në gojën e tjetrit apo të shtrish dorën pa u ‘ngritur’ nga vendi. Dhe nëse vërtet, FRD mund të ketë komplekset e saj, dhe po ashtu AK, vetë LSI kishte të sajat ndaj PS por që megjithatë ato nuk e stepën lidershipin socialist deri në afrimin e sotëm pragmatik. Nëse rotacioni është qëllimi që justifikon gjithçka, PS nuk duhet të reshtë, deri publikisht, ‘trokitjet’ në derën e FRD dhe AK, në mos për t’i bindur, për të bindur opinionin për bllofin e tyre dhe mos çuarjen e votës dëm mes votuesve të lëkundur.
Rregulli i treshit në politikën shqiptare është bërë më kompleks se kurrë. Ndërkohë që AK ka kundërshtitë e saj ndaj LSI si sinonim i qeverisjes apo palë në paktin e ujërave detare, PS që mori flamurin ndaj këtij pakti, pasi afron LSI, më pas ‘fton’ edhe AK(!), sikurse ndërkohë që PBDNJ qorton PS për paktin detar, PS e ofron dhe ndërkohë vijon me retorikën e ‘ftesës’ për AK(!). Ndërsa zgjerimi i rrethit me LSI, justifikohet prej PS si nevojë për rotacion, ai mbyllet për FRD teksa dilet me sloganet e ‘erës që fryn majtas’ etj lëvizje në ‘shahun’ e politikës që kundërshtojnë vetë parimin e pragmatizmit për të cilin po mbyllen shumë sy.
E gjithë kjo lojë e paprinciptë elektorale gjen pastaj shprehjen në banalizimin e institucioneve kushtetuese siç është dhe KQZ ku duhet të dominojë profesionalizmi, integriteti dhe objektiviteti në përmbushjen e misionit të respektimit të votës së lirë si interes primar publik. Ku si intimidimi i PD në largimin e anëtarit të KQZ, ashtu dhe dorëheqjet që pasuan, mbajnë era ‘parti’ që sa kohë endet korridoreve të shtetit, do të ushqejë veç tranzicion barra e të cilit po e vë përposhtë gjithë shoqërinë.
Duka ,ateher keni shkruar qe per 4 vitet qe vijne ata do kene ne dore enderrat tona …jo e pasakte…do kene ne dore fatet tona ,eshte shume ndryshe .
Ps e Rrrrrrrrrrrrrilindasve kokepalar dhe HALEanca e saj ,realisht nuk i intereson koalicioni me asnje force te re ,tjeter, ndryshe ,nga klani i bordellos qe ai me progrrrrrrrresistin Meta gatuan dhe duan qe ne tua votojme .Kryetari ,qartesisht i shitur te mafja ekonomike ,histori e vjeter qe kur ishte kryetar bashkie dhe deri sot ku ushqen enderren e semure per tu ber kryeminister.Nuk heziton aspak te shkeli kedo…po ju permend D.Priftin,grevistet e urise ku si palaco bente nje lufte injorantesh …pastaj 21 janari ,e sa te tjere.Ktu nuk eshte me nje ceshtje morali sepse na i cate kaptinen me kte fraze…ti me je shtyre dhe me tutje duke thene “puritane”…une kam bindje se keni probleme me shqipen…ktu thjesht eshte nje nervozizem gjeneral sepse po kuptojme qe askujt per 4 vitet qe do vijne i interesojne fatet dhe jo enderrat tona…ktu thjesht eshte nje lufte klanesh ,duhet te iki Saliu se do vij Ramiu …sepse kta kane vendosur qe duhet te jene shushunjat e reja.Aleanca me fuqite e tjera nuk u be me qellim…dhe ktu progrrrrresisti Meta ka arsyet e veta…sidomos klani Koka,Tola ,Kokedhia ….e qelbesirat e te gjitha kraheve kudo qe jane .
Rregulli i treshit ne fakt nuk funksionon sepse Krokodili per asnje arsye mund te rrezikoje te kete *rivale puritane*…Lodheni kot duke shkruajtur,nuk ka asnje lloj interesi te jete ne koalicion me te tjere…ai parapelqen HALEatet .Uroj qe 23 qershori ti tregoj vendin…dhe gjasat jane qe do tkurret shume…sepse dhe ne kokepalareve na ka ardhur ne maje te hundes ai fakti qe putanat po na i shisni per puritane te parimeve .