Xhamia e Madhe apo hija e neo-otomanizmit në Tiranë

23 Prill 2013, 19:03Blog TEMA

Nga Kastriot Frashëri*

Me shumë bujë u shpall show i radhës nga kryeministri për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, në lulishten e Parlamentit, duke e quajtur këtë një ditë historike për besimtarët myslimanë shqiptarë. Në prani të më shumë bodigardëve dhe kamerave televizive se sa besimtarëve, zoti Berisha dhe beniaminët e tij, më shumë se një nisje fantazmë të inaugurimit të ndërtimit të një xhamie, trumbetuan patologjinë elektorale, rreth të cilës vërtitet tash sa kohë.

Pa hyrë në analiza politologjike, të cilat nuk kanë vend në këtë shkrim, ne do të merremi me fakte që hedhin dritë mbi absurditetin e një sipërmarrje të tillë, e cila nuk i shërben askujt, aq më pak një shteti laik, si Shqipëria.

Kryeministri Sali Berisha, që nuk nguroi edhe këtë herë t’i japë ngjyra elektorale edhe kësaj ngjarje, urdhëroi me urgjencë dy ditë më parë vartësit e tij që të mblidhnin një duzinë dishepujsh, që duartrokasin në mënyrë frenetike, duke thënë me tone emfatike se demokratët janë zotuar se kudo ku ka 4 myslimanë të ketë një xhami. Me sa duket, Berisha me këto deklarata kërkon që t’ua kalojë dhe liderëve të vendeve që zbatojnë ligjet islame, duke u bërë një shembull dhe burim frymëzimi edhe për Xhihadin! Për të kulmuar në këtë hipnozë, ai, madje, është shprehur se ka vlerësuar durimin që kanë treguar myslimanët për të pritur ndërtimin e kësaj xhamie. Një deklaratë e tillë, ashtu si dhe notat nacionaliste të pak muajve më parë, nuk mund të mos kalojë në heshtje pa shqetësimin që mbart po t’i shtosh edhe thirrjen drejtuar nga një tribunë islame të zgjedhurve të tij vendorë kryetarë të komunave dhe bashkive për të ndërtuar më shumë xhami ka tronditur këto ditë jo vetëm ekuilibrin social të shoqërisë, por edhe shqetësuar shumë intelektualë, analistë dhe qendra kërkimore e strategjike të huaja që merren me problemet e Shqipërisë.

Është e vështirë të hyjmë në detaje se ku duhet të ndërtohet xhamia dhe e kujt është toka, por, sigurisht, të drejtën për të kërkuar një projekt modern për Xhaminë e Madhe nuk mund t’ia mohosh askujt. Tirana e shekullit XXI, dhe Shqipëria që synon të bëhet një vend Europian, nuk ka pse zgjedh mes një projekti modern e Perëndimor dhe një mbetje otomane, si kjo e fundit.

Natyrisht, nuk jemi kundër ndërtimit të objekteve të kulteve fetare, qofshin këto kisha, xhamia apo teqe, por ajo që është shqetësuese është zhurma e madhe që bëhet periodikisht në favor të komunitetit mysliman dhe, tani së fundi, në pikun e fushatës elektorale, e cila do të pasohet me tingujt e çjerrë të minareve, sipas stilit arabesk, duke prishur qetësinë dhe paqen e qytetarëve të gjithë besimeve, aq më tepër shumicës ateiste të këtij vendi!…

Është detyrë e kryeministrit të bëjë transparencën e një sipërmarrje të tillë, pasi prapa maketit të Xhamisë së zbuluar në të cilën pozojnë ai së bashku me Bashën dhe Muçën, ka një plan të fshehtë, për të ndërtuar një Qendër Biznesi nga klientela e kryetarit të Bashkisë, të cilëve meqë ata paskan vënë dorën në zemër për t’i “dhuruar” dy mijë metra katror tokë Komunitetit Mysliman për këtë xhami, t’iu jepet në këmbim Leja e Ndërtimit për të ndërtuar këtë qendër biznesi, një ndërtesë mbi 10 kate, përafërsisht 10 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi! Nuk kam parë askund, në asnjë vend të botës perëndimore që kam vizitur të ekzistojë një Parlament pa një lulishte-Park, ku mund të shëtitin të lirë jo vetëm qytetarët, por edhe vizitorët e atij vendi.

Në një sistem demokratik me demokraci funksionale është e papranueshme ajo që deklaroi dje kryeministri, se ne ndahemi nga qëndrimet paragjykuese, të inspiruara nga ateizmi dhe ideologjitë e tij, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj xhamie kaq shumë të domosdoshme për besimtarët myslimanë në Tiranë, por edhe si një detyrim i madh për të rivendosur të drejta të shkelmuara në vendin që meritojnë. Është e tmerrshme kjo thirrje e z. Berisha per të detyruar njerëzit të transformohen në besimtarë. Kryeministri harron se ne shqiptarët vijmë nga paganizmi dhe sot jemi në shumicë ateistë. Europa e Bashkuar ku inspirojmë të anëtarësohemi tash sa kohë jo vetëm shpirtërisht, por dhe juridikisht ne do të jemi qytetarë të lirë.

Nga ana tjetër, Berisha flet ditë e natë për tregun e lirë dhe pronat në këtë vend, harron se ndërtimi i kësaj xhamie cenon një pronë private, me pronarët e të cilës nga informacionet që kemi nuk ekziston asnjë marrëveshje ligjore. (Përveç premtimit verbal të fshehtë të kryebashkiakut -a thua se jemi në pazarin e Roskovecit). Po pse duhet që ne taksapaguesit e këtij vendi të paguajmë faturat e kripura të kësaj marrëveshje? Përveç këtyre, siç ka thënë dhe misionarja e madhe e shqiptarizmës, Edith Durham, objektet dhe komunitetet fetare nuk duhet të financohen e të ndërtohen nga të huajt, pasi ata do të vihen në shërbim të tyre!…

Edhe pse kjo maskaradë po të shohësh forumet online apo organet e mediave është shoqëruar me reagime dhe komente të shumta si nga intelektualët, analistë të ndryshëm ashtu edhe nga qytetarë të ndryshëm, atyre për çudi nuk iu dëgjohet zëri dhe nuk merret parasysh vullneti i tyre nga institucionet vendimmarrëse. Thelbi i këtyre shqetësimeve është: përse po zihen hapësira të tilla të gjelbra?! Ka plot qytetarë JOBESIMTARË që tashmë nuk kanë ku të nxjerrin fëmijët shëtitje dhe sikur të mos mjaftonte kjo dhe gjithë hallet e shumta që kanë në këtë përditshmëri të sëmurë nga mungesa e standardeve elementare, janë të detyruar të dëgjojnë çdo ditë minaret që ulërijnë dhunshëm dhe nuk paskan të sosur në këtë vend. Këtu flitet vetëm për të drejtat e besimtarëve, por lind pyetja: Ku janë të drejtat e ateistëve?!

Ajo që ndoshta i ka shpëtuar “vigjilencës” së Kryeministrit është fakti se një ndërtesë e tillë e stilit arabesk dhe otoman, copy/paste e një xhamie në Turqi, do të cenojë rëndë jo vetëm sigurinë, por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, kësaj ndërtese legjitime që shpreh dhe mbart vetë thelbin e sistemit juridik të Republikës sonë parlamentare.

Sipërmarrje të tilla nuk mund të bëhen për show elektoral apo për të joshur votues të këtij besimi, por duhet të kenë një bazë të thellë legjitimiteti dhe kjo nuk mund të bëhet ndryshe vetëm se me rrugë referendare, si shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve. Themi se duhet referendum për xhaminë, sepse konstatohet se në këtë vend ka shumë pak ushtrues/praktikantë të besimit dhe kjo mund të vërtetohet shumë lehtë, mjafton të soditësh objektet e kultit të ndërtuara të gjitha besimeve që ushtrohen në Shqipëri. Nga ana tjetër, ky veprim cenon rëndë identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kombëtare dhe do të ishte një hap që do të na largonte më shumë nga Europa dhe do të na traumatizonte si shoqëri. Është vendi të informoj lexuesin se para 2-3 muajve edhe komisioni i ekspertëve për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Tiranës në zonën ku kryeministri kërkon të ndërtojë Xhaminë e Madhe e ka përcaktuar si zonë të gjelbër!

Ata që kanë ndjekur show-n televiziv në fjalë nuk mund të mos kuptojnë absurditetin e medias, si pjesë e katrahurës publicitare dhe shërbëtore të biznes-politikës dhe gënjeshtrave të tyre. Çuditem përse kjo media nxjerr vetëm imazhet e Saliut dhe nuk nxjerr ata pak njerëz që e dëgjonin dhe aq në shumë ata që ishin përzënë me dhunë nga lulishtja dhe nuk dinin nga të shkonin, në pritje të largimit të komedianëve! A nuk mundet vallë që për të mos iu fryrë ndasive fetare redaksitë të botojnë një foto më reale dhe më të natyrshme të kësaj audience dhe të mos manipulojnë opinionin publik me fantazmën e vendosjes së gurit të themelit dhe ekzistencës së kantierit të ndërtimit në timon të së cilit gjendet përherë kryeministri?!…

Shqiptarët e dinë prej rilindësve të tyre, atyre që i paraprinë zgjimit kombëtar se me ndihmën e ish-Perandorisë Osmane nuk mund të shkohet as në Anadoll e jo më në Bruksel! Erdhi koha e zgjedhjeve për të bindur tiranasit që të rivotojnë për të tretën herë Kryeministrin, por tiranasit e njohin tashmë se ç’aktor kanë përpara, se çfarë feje predikon dhe sa është i zoti të bëjë, për të qëndruar gjithmonë në pushtet. Kjo xhami me 4 minare nga 50 metra të larta tregon se Turqia e beri misionin e saj, se vendi kandidat për në dyert e BE-së vazhdon të prodhojë sindromën e mbetjeve të Al Kaedës! Pra, le të nguten të mësojnë arabishten pas turqishtes nga kolegjet dhe universitetet, ekonominë ua kanë dhuruar, e të bëhen kamikazë a muhaxhedinë… E thënë ndryshe, ndërtimi i saj do të cenojë rëndë sigurinë kombëtare. Ajo do të eklipsojë institucionin e Parlamentit si burimin e të gjitha pushteteve dhe institucioneve të tjera të shtetit; nga ana tjetër, kjo arkitekturë përbën një kontrast të madh urban, një model për vende ku feja identifikohet me shtetin. Ndaj kryeministri ynë 4 minaret e saj nuk mund t’ua shesë shqiptarëve në këtë përpjekje të fundit për Eiffel Tower, Tower Bridge apo Fernsehturm Berlin!

Europa nuk do të donte të kishte kurrë një Arabi Saudite në zemër të Ballkanit. Ne shqiptarët që jemi në zemër dhe në shpirt të kontinentit të vjetër duhet të vështrojmë ashtu siç na kanë lënë amanet rilindësit tanë andej nga perëndon, andej nga kemi lënë gjurmë në kohëra të lavdishme dhe kjo nuk mund të zhbëhet nga disa politikanë që kanë marrë peng të ardhmen tonë. Për fat të keq, opozita, që nuk lë rast pa kritikuar qeverinë, vazhdon të heshtë për këtë akt agresiv të Kryeministrit, i cili cenon rëndë laicitetin e shtetit të sanksionuar në Kushtetutë dhe të garantuar prej saj!

A mund të bëjë Tirana pa këtë xhami?! Tirana ka bërë pa xhami të madhe me shekuj, tani le ta shohë të udhës Komuniteti Mysliman Shqiptar se çfarë mund të bëjë, por nuk ka detyrim shoqëria dhe shteti të përzihet në këtë histori, aq më shumë duke marrë flamurin e protagonizmit, në një kohë kur komuniteteve fetare sipas ligjit iu janë kthyer pronat e tyre. Edhe nëse kjo xhami do të ndërtohet nëpërmjet këtyre procedurave mafioze ajo nuk do të gëzojë kurrë respektin e qytetarëve, si rrjedhim, do të ketë emrin e një qendre të ngritur nga bota e krimit dhe nuk do të ketë reputacionin e domosdoshëm të një qendre religjioze. Mund të bëhet e mundur që besimtarët myslimanë të kenë një xhami më shumë, le të zgjerojnë hapësirat në ndonjë nga xhamitë ekzistuese për nevojat e tyre, por jo një poster elektoral, që kërkon të emocionojë ndonjë mendje të mykur osmane me arabeskat e një projekti démodé dhe të padobishëm për portretin e Shqipërisë në shekullin e XXI.

 

*Drejtor, Instituti i Çështjeve Kombëtare

45 komente në “Xhamia e Madhe apo hija e neo-otomanizmit në Tiranë”

  1. Cekuri says:

    Hiqeni me mire Gjergj Kastriotin nga Tr dhe ne vend te tij ndertoni xhamine bashke me altoparlantet e saj.

    1. A qi fi i Argites says:

      Njera maje e minares do i hyje ne bythe baces, tjetra Lules, tjetra Jozit dhe e fundit …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/luli-legjenda-e-fundit.html

    2. K. says:

      Per dijeni Z. Frasheri, komuniteteve fetare nuk u jane kthyer te gjitha pronat. Atyre po ua kthejne pronat me pikatore duke i sorrollatur neper gjyqe.
      Sa per xhamine nuk ka pse perzihet shteti ne kete ceshtje. Komuniteteve te krishtera nuk ua ndertoi shteti kishat. I ndertuan vete. Shteti ne Shqiperi eshte laik, i ndare nga kleri.

      1. Kastriot says:

        Z. Frasheri ka te drejte se Pronat komuniteteve fetare u jane kthyer sipas mundesise qe ka shteti ashtu si dhe gjithe ish-pronareve te tjere, por askush nuk mund te pretendoje te rrembeje gjithe pronat e zoteruara nga bejler-cina me fermanet e Sulltanit. Si rrjedhim sa kane perfituar qytetaret aq duhet te perfitojne edhe komunitet fetare.

        1. K. says:

          Ketu nuk po flas per toka te bejlereve. Po flas per prona te komuniteteve orthodhokse dhe katolike te trasheguara brez pas brezi perpara se sulltanet te pushtonin tokat e arbrit. Edhe qytetaret me pikatore po i marrin atp c’ka i takojne me ligj, por jo per pamundesi te qeverise, por nga mungesa e deshires dhe nga “pislleqet” qe behen.

    3. DUMBABEN says:

      Kjo ishte fraza me sakte e artikullit te frasherit ,,,,Nga ana tjetër, ky veprim cenon rëndë identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kombëtare dhe do të ishte një hap që do të na largonte më shumë nga Europa dhe do të na traumatizonte si shoqëri”,per talebanet e temes kjo fraze ndoshta eshte abstrakt ,por me kete frasheri i tha te gjitha

    4. Edmond says:

      Une isha atje, edhe pse jam i krishtene. Zoti Kastriot, ti ose nuk e ke degjuar, ose e ke degjuar dhe genjen. Se pari, atje kishte plot besimtare, dhe jo nenpunes. Se dyti, Berisha tha qe “aty ku ka 4 te krishtene te ndertohet nje kishe, aty ku ka 4 myslymane te ndertoeht nje xhami”. Ishte figure letrare, per te deshmuar lirine e besimit fetar dhe ushtrimit te tij.Zotni Kastriot, informohu njehere para se te shkruash budallalleqe se s’te ka hije.

  2. alban4eva says:

    po ca prisni nga S-halè haleja, ai qe na futi ne konferencen e cmendur islamike..!! Shqiperia, nje vend europian gjeografikisht, por qe pritet te behet e tille edhe menderisht, eshte futur nga shpellari ne konferencen islamike, tani nderton nje pacavure arabe ne zemer te kryeqytetit shqiptar..
    na rrofte neve qe kemi kulture te lashte pellazge..!!

  3. reformer says:

    Per Saliun nuk ka JOBESIMTARE, sepse ndonese ky njeri nuk beson as zot as fe per veten e tij, ai eshte gati ti hedhe kunder njeri tjetrit ata qe besojne dhe ata qe nuk besojne, por keta te fundit jane e keqja, djalli dhe deri tani krimi i tyre ka vazhduar, por tani do te ndeshkohet me ndertimin e xhamive.

    mendje me te hallakatur dhe me perverse se kjo e kryeministrit tone nuk mund te gjesh ne rruzullin tokesor. interpretimi qe ai i ben ateizmit(si krim i pashpallur, por gjithsesi krim) eshte me i tmerrshem se sa fakti arbitar dhe i dhunshem i ndertimit te nje xhamie aty ku nuk duhet.

    nuk jam kunder ndertimit te xhamise, as kunder ndertimit te saj ne qender. tek e fundit e kane bere te gjitha fete e tjera. por qe kjo te shoqerohet me kete perdhunim te cdo mirekuptimi dhe mirebesimi midis besimtareve dhe jobesimtareve, dhe per me teper per arsye vec te tjerash edhe elektorale, kjo eshte pikerisht figura me e perbindshme e njeriut me te ulet qe ka njohur race shqiptare

  4. zum zum says:

    zoti frasheri keni plotesisht te drejte , eshte per te ardhur keq qe opozita mban anaen e qetesise se frikshme , berisha e beri kete vende arabi , na futi ne boten islame dhe nuk i dihet fundit , shpresojme qe opozita e sotme te vij ne pushtet dhe ta rishikojne kete shkolle te alkaides dhe xhihadit . muzhahedina ne nuk behemi se do kosovari berisha dhe shpellari spahi . populli i tiranes duet te ngriet se xhamira kane plot , asnje nuk shkon .shqiptaret nuk i muametizon me pahir sulltani berisha .

    1. bahriceka says:

      Qenke shume pak i informuar per historine e popullit shqiptar.Akoma nuk e din o zum zum se shumica e shqiptareve jane musliman dhe merr guximin ti quash arab Paske edhe informacion se nuk shkon asnje ne xhami nderkohe qe nuk di se cfare eshte ajo

      1. F says:

        zoteria juaj qenka shume i informuar,por vetem per vitet qe paske jetuar vete…keshtu qe mendoj mos te jepni informacion per historine e popullit shqipetar sepse populli shqiptar nuk ka vite JETE sa keni dhe Ju…

        1. ooooooooo says:

          O injorant! Ju qe thoni Skenderbeu, Historia, etj etj! Po perpara Skenderbeut? Mos duhet te themi tani qe kush levdon Skenderbeun eshte tradhetar, sepse kemi harruar Bardhylin, Teuten? Perdorni trurin qe po ju ze myk nga ndenja kot e tepert.

    2. Doni ALBO says:

      Me qe thua ti si grek qe je, ashtu do behet ?

    3. leonardi antwerpen says:

      deri sa ortodokset jan bere breke-bythe me greket dhe sllavet boshti i se liges ne europ ndertoni XHamia me minare sa me te larta
      kujt si pelqen shqelem bythve

  5. toni says:

    O zum zum mos hy ne debat te tille se eshte i veshtire per koken tende ne Shqiperi ka tre fe,myslyman katolik dhe ortodoks,cdo njeri ka te drejte te rrespektoje fene qe do,ne kete rast xhamia eshte objekt kulti dhe prej asaj nuk vjen ndonje e keqe.Te pakten me sa di nga historia Shqiperise nuk kam pare e degjuar te na vi e keqja nga besimet fetare,cfare do qofshin keto,tjeter pune se Saliu keto pune i shikon me syrin partiak.Turqia eshte shtet myslyman,por eshte shteti dyte ushtarak ne nato per nga fuqia dhe nje aleat i perendimit,uroj qe zoti te pastroj gjykimin dhe mendon me ndryshe per ata Shqiptare qe dicka me shume se ty kane ate te qenit Shqiptare.

    1. Artan says:

      Ia ke fut kot O zotri Ton. Turqia eshte shtet LAIK dhe eshte pikerisht ky LAICITET qe e ka lejuar te kete koshience kombetare, kulture kombetare, identitet kombetar ushtri e komb modern. Shteti modern Turk u ndertua duke zhduk influencen islame prej institucioneve shteterore… e di historine apo jo?
      Shifi shtetet e flliqur arabo/islamik. Kultura e tyre eshte islami, shteti i tyre eshte islami, vetdija e tyre komebtare eshte islami, identiteti i tyre eshte islami etj. Pa islam ata sdine kush jane.

      Islami nuk eshte i njetje si fete e tjera. Ne nuk jemi qorra mos te dallojme diferencat.

      Ne islam nuk ka as demokraci as fjale te lire, as shoqeri te hapur. Fjala e Allahut nuk diskutohet, dhe as hidhet ne vote apo debatohet, dhe ajo qeveris, ashtu si qeveriste ne Shek e 5st e pandryshuar.

      Islami i qelbt nuk eshte aty qe te te jape ty paqe shpirterore, perkundrazi eshte aty me mision te qarte asimilimi, te kerkon me force te behesh aleat i inetresave te arabeve, te falesh arabisht se shqipen e quan harram, te kerkon te vishesh si arab, ushqehesh si arab, mbash tradita e zakone arabi, rregullosh mardheniet ne familje e shoqeri si arab, te mbash moral e drejtesi arabi te shek te 5st. Ky eshte islami. Por ne sjemi arabe, ne kemi doket e zakonet tona, moralin tone, gjuhen tone, etikat tona, e skemi nevoj per ato te arabeve xhahile te shkretetirave.

      1. Tea says:

        @ARTANIN … Laj gojen kur te permendesh Islamin sepse jam shume esigurt qe nuk e njeh aspak.Sipas teje po ato kishat qe po na mbijne ne mes te qytetit c’jane? Apo ato na cojne drejt perendimit …. kur ta merrni vesh ju o qorra se si funksionon perendimi s’do ta doni me as perendimin me perversitetet e tij. Ndaj jetoni vete elini te tjeret te jetojne e mbyllni llapen mos shani njerezit se i perkasin fese myslimane. Sala eshte manipulator qe perdor kete gje per qellime qe dhe vete feja islame e denon.. ndaj para se te derdellisni lexoni mire.

  6. liri says:

    Te pakten te ishte nje objekt me fryme bashkekohore….

  7. avni says:

    Një komb pa besim është e destinuar në shkatërrim. kjo është një provë historike. shikoni se çfarë ndodhi pas rënies së socializmit në Shqipëri. Shqiptarët duhet të besojnë në Perëndinë, as si njerëz islamike ose të krishterë.Nëse ju nuk jeni një besimtar, ju jeni viktimë e keqja dhe keni shpenzuar burimet tuaja në luftën kundër korrupsionit. Zgjedhja është e juaja. Xhamia apo Kisha apo të dyja ose asgjë? Nëse asgjë nuk do asgjë.

  8. lesh Arapi says:

    O kac frasherlliu qe saliu asht pis burr kte e di ene dreqi. po qe dhe ti je mut muti kte nuk e dija. Po pse mor kulish pak te duken 23 vjet qe po ndahet shqipnia ne malok e fushok prej politikanve po duhesh ene ti mor pis tellall me gjith sojin tat me e ba dhe ndasime fetare. O pis tellall se gazetar nuk je po a e di ti qe feja eshte e ndame nga shteti dhe besimi eshte individual,pra: un sot jam katolik neser musliman e pasneser ortodoks. Po ca rreziku pate nga kisha ortodokse ti mer mut qe paske frik nga xhamia. pse nuk bane zotrote i skrim kur i ndertu kisha ngjit me ministrin. po c’di ti per neo-otomanizmin mor tellall. Po sa atentate neper bot e ne shqiperi kan ba muslimanet shqiptar mer mut qe na e krahason me alkaeden. po pse fusni ndasi fetare mor pisa. po nuk patet pun rrini e luni deren e mo i fryni zjarrit se ti nuk e di po te djeg bycen.po pse mor pis nuk thu qe me ato paret e xhamis te ndertohet nje spital, shkoll a ku di un po merresh me osmallit.shaje mor saliun nga te dush po mos fut ndasi fetare se boll jena ba lesh arapi.

  9. BATO! says:

    ..te Lumte ARTAN!-. Kjo eshte e verteta..,rrofte GJUHA SHQIPE!-..Feja e SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA!

  10. sabau says:

    Ne qender te Tiranes ndodhet xhamia e Et’hem Beut. Nje xhami te madhe le ta ndertojne ne fshat si p.sh Petrele, me parkim te mjaftueshem dhe gjelberim. Futja e nje megaxhamie ne qender do te thote me shume trafik, ndotje dhe nervozizem. Ajo xhami bashke me te edhe Tirana do te sillte me shume vehabiste, burra me mjeker qe mbajne fustane
    K/ministry I semure dje na dha lajmin e gezuar per martesat e burrave me burra dhe te grave me gra. Nuk e di se si pasioni per islamin dhe dashuria per homot shkojne kaq mire ne ate trurin e ketij fare babai te kombit.

  11. K. says:

    Nuk e kuptoj.
    C’pune ka qeveria me xhamine? Feja tek ne eshte e ndare nga shteti.
    Orthodhoksit dhe katoliket i kane ndertuar vete katedralet, nuk ua ka bere shteti.
    Saliu me parate e taksapaguesve shqiptare do ndertoje xhami?
    E pra midis atyre taksapaguesve ka orthodhokse dhe katolike. Sipas kesaj me parate e te krishtereve do ndertohet xhami?!
    Vetem kete po te mendosh e kupton absurditetin e gjithe ketij debati. Qeveria nuk mund te ndertoje xhami, as kishe.
    Vetem komunitetet fetare kane te drejte dhe obligim te ndertojne objekte kulti. Dhe nese kane token e tyre e ndertojne si te duan.
    Kuptohet qe duhet te shikohet edhe ana arkitektirale qe te mos dali nje ndertese e shemtuar qe stonon me ambientin perreth. Por per kete komunitetet fetare perkatese kane arkitektet e tyre.
    Keshtu qe mos u merrni me retoriken qe hapi Saliu sepse eshte flluske bosh. E ben sa per te marre votat.
    Por nese komiteti myslyman shqiptar perbehet nga njerez te llogjikshem, nuk duhet t’ia marrin per te vertete ato qe thote sepse jane kunder ligjeve dhe kushtetutes ne te cilen saktesohet se shteti ne Shqiperi eshte laik.

  12. adi-ny says:

    Nuk vjen e keqe nga besimi thone qorrat e indoktrinuar shqiptar dhe nuk e kuptojne se shqiptaret sot jane kombi me I percare ne bote. Shqiptaret mysliman shajne besimtaret e feve te tjera, arrin deri aty sa u thone grek, Italian serb, nderkohe qe perlqejne kulturen arabe, sillen si arab ne familje dhe shoqeri. Nga ana tjeter shqitaret e krishtere I quajne myslimante islamik, arab, kamikaze, etj.

    Nderkohe qe gjithe bota perndimore po I largohet fese shqiptaret qorrazi jane ber me krisht se krishti dhe me muahamedan se muhameti. Me keto ritme te islamizimit dhe krishterimit do ta shikoni “vllazerine”, shoqerine shqiptare dhe shqiptarizmin se ku do perfundoj.

  13. vlora nderi i kombit says:

    nje shkrim realist ky i z frasheri, ndihemi te shqetesuar se si po tolerohet keshtu me kulturen tone dhe spo dime ku te blejme shtepine se tmerohen femijte nga atopallantet si ne arabi.Po na e bejne shqiperine qe ta urejme pergjithmon .Mallkuar qofte ai njeri qe financon njolla otomane.

  14. bahriceka says:

    Mallkimi qe beni nuk e di ne emer te kujt e beni.Keta injorante qe thone se jane shqiptar nuk kane informacionin me te vogel per historine ose nuk duan ta njohin se shqiperia ka qene gjithmone me shumice muslimane.

    1. Toni.I. says:

      Historia e vendit tim; njihen vetèm ILIR DHE ARBRESH!!!!!!!!!!!!!!!!!
      Turku?????????????????????? pushtues dhe iponus feje!!!!!!!!!!!!!
      Bashkohem me mendimin e Batos, mund ta lezosh edhe ti Bahir..

    2. fredi says:

      o bahri ti duhet te jesh nga ato qe kendojne perpara magnetofonit,sepse ke 7 here qe komenton per historine e Shqipetareve me aq sa di ti,dmth qe sdi fare…

  15. Padrejtesi says:

    JAM BESIMTAR I KRISHTERE.
    PSE, ME TAKSAT TONA DO U NDERTOJE XHAMI MYSLYMANEVE SALIU ? LE TA BEJNE VETE PO TE DUAN, SIC BEME NE KISHAT.

    1. AGON says:

      Harram o popull qen.

      I keni pare si i bejne ne mens te rruges faljet myslymanet.

      Personalisht kam shume gjera qe nuk bie dakord me myslymanet shqipetare por kjo nuk me sherben si aryse per te kundershtuar nje te drejte themelore te tyre

      Miq largoni nga syte perdet qe ju vendosin, greket, turqit e te paudhet.

      Hiqni nga mendja, pronat, tokat e me the te thashe.

      Ne mes te gjithe historise eshte vetem dicka, besimi fetar.

      Si e tille duhet respektuar.

      Nuk ka rendesi kush e nderton, e nderton komuniteti fetar, greqi, truqia e ku ta di une.

      E rendesishme eshte qe ky objekt do te ndertohet.

      1. Padrejtesi says:

        Cfare flet? E kuptove mire ate qe thashe une? Nuk jam kunder ndertimit. Por jo me parate e taksave qe mbledhin edhe nga ne te krishteret. Nuk ka pune shteti ketu. Le ta bejne vete myslymanet. Me parate e tyre apo me ndihma nga jashte, pak rendesi ka. E rendesishme eshte mos te perzihet shteti ne kete mes. Nese shtete te tjera islame duan te kontribuojne ne kete ndertim le t’i japin fonde direkt komitetit myslyman dhe jo shtetit shqiptar. Me kushtetute tek ne feja eshte e ndare nga shteti. Saliu e ben kete pere te marre vota dhe per te ndezur sherre.
        Dhe mbaj gojen se Perendia na ka bere njerez dhe jo kafshe. Po ti ne c’popull hyn zoterote?!

  16. xhemal says:

    politizimi i ceshtjes se besimit ,eshte shume e rrezikeshme ,per ruajtjen e bashkejeteses civile qytetare politika ne shqiperi te qendroje larg prishja e balancave per vote eshte miopi .qeveria te ndertoje ,shkolla ,cerdhe ,kopshte universitete per te mesuar njerezit ,se per ndertesat e feve mendojne besimtaret e zotit

  17. AGON says:

    E cte keqe ka pot e na I ndertoje turqia?
    Jo vetem qe nuk duhet te na vije keq, por duhet te na vije inat qe shteti jone nuk pyet per ta
    Per me teper turqeve nese e bejne ata ju detyrohemi nje faleminderit.

  18. xhamia says:

    xhamia nuk ndertohet me taksat e popullit shqiptar

    e dyta muslimanet nuk duan asgje nga ju te dashur te krishtere

    e treta, toka qe ka qene prone e muslimanve ishte ozurpuar pikerisht nga te krishteret e kamofluar…

    e katerta, qeveria dha vetem lejen e ndertimit, te tjerat jan ceshtje qe i perkte komunitetit musliman me perfaqesues shumicen e shqiperise.

    e pesta,
    arkitektura e nje xhamie eshte sipas deshirave dhe ligjeve muslimane dhe nuk ka nevoje ketu per komente te tipit JANULLATOS

    1. Padrejtesi says:

      Me fal, por kur kryeministri merr persiper nje projekt, ato para dalin nga buxheti i shtetit. Ai nuk foli vetem per ceshtje toke, por per ndertim xhamie. A, nese genjeu per arsye qe i dime te gjithe eshte tjeter pune.
      Meru me thelbin e problemit dhe mos fol sa per te thene dicka.
      Dhe tokat nuk t’i kane marre te krishteret ty. Mos harro, kur Turqit pushtuan Shqiperine shqiptaret ishin te krishtere. Kjo dihet nga te gjithe, apo ty te kane shpelare trurin.
      Sa per arkitekturen ate bejeni si te doni vete, nuk futen hundet orthdhokset e Kryepeshkopit Anastas ne punet tuaja e nuk u thane si ta ndertoni xhamine.
      Prandaj sic te thashe me lart, merru me thelbin e problemit qe ngrita.

      1. xhamia says:

        jam shqiptar o cub,

        turqit nuk ka lidhje ne kete mes,
        jam besimtar shqiptar musliman sic mbase ti je besimtar katolik shqiptar,
        po ngaterron gjerat vet e jo, une
        dhe kur thash se te krishteret kan marrur token nuk e kisha fjalen per te krishteret nga italia as nga serbia, por te krishteret shqiptar.

  19. studenti says:

    Mos e rruani fare. Ajo s ka per tu be kurre. Ne shqiperi nuk ka besimtar te atij lloji e te kamur sa te mund te mbledhin para per ate projekt. Po qe per te bere xhami me ate kosto me para te mbledhura dere me dere kurr nuk behet. Ju rrofshin fjalet.

  20. Mal Dushku says:

    Kjo xhami do te ndertohet,me emer te Zotit,deshi apo nuk deshi dikush dhe kjo,e madhe per aq sa kane nevoje myslimanet.Ky tempull do te ndertohet me parate e donatoreve dhe ketu shteti nuk ka as me te voglen qasje.Ky fare z.Frasheri ka dhene nje thenje te Berishes,duke nxjerrur nga konteksti gjysmen e fjalise.Kryeministri ne nje rast,duke apostrofuar aspiraten e popullit per barazi,demokraci dhe liri fetare ka thene,se: aty ku jane kater myslimane,neve do te ndertojme nje xhami dhe aty ku jane kater t’krishtere do te ndertojme nje kishe…!Keshtu eshte thene shprehimishte,por autorit cungimi i fjalise i nevoitet per te treguar se sa paragjykues dhe fashisoid eshte kur behet fjale per myslimanet dhe nuk shkone me large se ata qe me cdo kusht mundohen qe te cenojne te drejtat dhe lirite e garantuara per t’u shprehur lirshem ne aspektin e besimit fetar te cilesdo fe ne Shqiperi.Z. Frasheri i dhemb shpirti dhe i nxihet zemra prej smires dhe inatit qe ka ndaj vellezerve te tij te nje gjaku ,por qe rastesisht kane qelluar te besimit tjeter fetare.Per te,sado qe mundohet t’a fshehe,eshte e pakonceptueshme ekzistenca e myslimaneve ne vendin tone.Sillet e pshtillet po prap per te,myslimanet jane pengesa me e madhe drejt integrimeve me boten moderne dhe te gjthe (pra,myslimanet) jane te painkorporueshem mu sikur xhamia e madhe e cila po ja prishka imazhin e Namazgjase dhe kryeqytetit.Pastaj Frasheri e thote edhe nje pasaktesi se,ne Shqiperi gjoja komuniteti i ateisteve ( jobesimtareve ) qenka me i numerti,rrene e kulluar qe me shume tregon per ngarkesen e tij prej te semueri nga fobie ngushtesie ne qarkun e tij jetesor,ne te cilin nuk ka vend per te tjeret qe nuk mendojne dhe nuk veprojne si ai.Klaustrofob dhe fashisoid.Mjer si ky…!

    1. Eri Shkoza says:

      Po mor Dushk a Lis pe Kalisi ashtu te duket tyn, ti duket 5 km larg qe nuk di shqipen e jo ma guxon te matesh me z. Frasheri…. Ai nuk thote ne asnje fjale qe eshte kunder ndertimit te xhamive, por ato duhet te ndertohen nga komuniteti mysliman dhe jo nga kryeministri per fushate elektorale. Megjithate meqe do xhami shko ndertoje ne Shkoze, po te lane banoret ta ngrini atje…

      1. Mal Dushku says:

        Ti Eri Shkoza,si duket nuk e ke lexuar me vemendje kete cope shkrimi qe bera une.Qe ne fillim kame thene se komuniteti myslimane do ta ndertoje vete dhe ne baze te donacioneve Xhamine e Madhe,kurse sa per ate se Frasheri yt qenka shume i madh,mua nuk ma qon forte kandarin,ai dhe ti duhet te trusni prapanicen dhe mos u merrni me tema te cilat me shume prishin se sa ndreqin.Kurse xhamia do te ndertohet aty ku eshte parapare,as te shkoza jote e as te lisi im,kurresesi…Ndersa,per nivelin tuaj te gjuhes,sintakses dhe gramatikes suaj flet shkrimi yt.

        1. Eri Shkoza says:

          Ti o Dushk thua qe do ta ndertojme vete xhamine, por me dollare te ardhur nga anadolli. Se arabia u pa surratin cfare ishit qe ngrini prapanicat perpjete per nje thes me miel dhe 4 litra vaj ne muaj. Nuk jeton njeriu vetem me shpirtin e allahut duke u falur 7 here ne dite or mik, por me pune ndaj kthejuni punes e punoni e mos derdellisni si artopolantet e prishur te minareve tuaja primitive….

  21. zum zum says:

    ne shqiperine time populli do te kete pune, pasterti , ruge , mireqenie ,keto kjo qeveri e qelbur nuk ja u jep , berisha fut karten e xhamive se gjoja me ndertimin e sal alla turqi do genjeje popullin ti mare vota, genjehesh sulltan berisha dhe ju hoxhallare kosovare si doni albo etj qe na beni me arab se arabet .une jam shqiptare dhe nuk behem turk me pahir si ju dardanat e kosoves, kjo xhami qe do te ndertoj ky kriminel tregon se ne si shqiptare jemi te ardhur ne evrope . kete do te tregoje ku bastard islamik .

  22. Dan says:

    Katastrof kjo esht katastrof ka me flliq krejt Tiranen, prej sodit jam dorzu nuk ka shpres ma shqiperia!

  23. abea says:

    qdo popull ka gjuhen e vet fehen e vet asht turp te diskutohet nje qeshtje se a duhet apo nuk duhet te ndertohet ni objekt fetar icit do besim qoft vendet evropjane edhe pse jan shtete ateiste aty komandon e kan kishat ne shkolla mesohet per fen krishtere ne spitale ne qdo institucion te shtetit feja asht prezente muslimanet duhet te mesojn para krishtit por qe aspak nuk po i pengon femijet musliman shkojn ne qerdhet e katolikve e evangelishve nuk po i pengon kurse nje numer njerzish ne shqipri po i pengojka ndertimi i nje gjamije kurse ne rijek te kroacis asht ndertu gjamia ma e madhe ne europ dhe nuk po i pengon popullin kroat qdo kush duhet ta respektoj fehen qdo kujt mos mendoni se edhe vendet europjane duhet te bejn reforma sa i perket se edhe kta nuk ja ne disa gjera ashtu si duhet por un mendoj qe per hater te evropjaneve un skam ndermend ta ndryshoj fen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje