Përpara se të mburret, Basha duhet të kërkojë ndjesë

25 Prill 2013, 21:41Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Gjatë kohës që Edi Rama ishte ende kryetar i Bashkisë Tiranë, disa herë ka përsëritur kërkesën që Këshilli Bashkiak të miratojë buxhetin vjetor, pjesë e të cilës ka qenë edhe pajisja me autobusë të rinj e linjës së vetme urbane të mbetur pa rinovuar, ajo Kinostudio- Kombinat. Dihet se buxheti i bashkisë së Tiranës u sabotua për tri vite rresht, kështu që kjo bashki s’kishte të drejtë të lëvronte fonde për blerjen e autobusëve. Ideja e Ramës qe që kjo linjë kryesore të mbeteshe publike, pra në varësi të bashkisë së Tiranës. Ai s’e kishte për gjë që, ashtu siç rinovoi gjithë linjat e Tiranës duke ua dhënë subjekteve privatë, ta bënte këtë edhe për linjën Kinostudio- Kombinat, linjë e cila lidh lindjen dhe perëndimin e qytetit.

Fakt është që gjatë periudhës së qeverisjes së qytetit nga Rama, Tirana u lidh në të gjitha nyjet e saj me linja urbane, me autobusë komodë që s’i gjen as në vendet e rajonit, për të cilën janë dëshmitarë gjithë banorët e qytetit.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha, gjatë fushatës elektorale këtë linjë e premtoi se do e bënte me tramvaj dhe në asnjë rast s’i përmendi autobusët.

Tani, pas afro 2 vjetësh në krye të bashkisë së Tiranës, linjën e vetme publike ia dha privatit dhe del e mburret që premtimin e dhënë në fushatë e bëri realitet.

Nëse vërtet Basha kishte këtë plan, nuk kishte pse i mbushte me ëndrra gjithë banorët e këtij aksi shumë të rëndësishëm duke u premtuar tramvajin dhe s’kishte pse të priste 2 vjet që ta privatizonte.

Dhe së fundi, të tregohet më i përmbajtur kur thotë që “u realizua vetëm kur Bashkia i ktheu sytë nga qytetarët”. Sepse, përpara se të thotë këtë, duhet t’u kërkojë tri herë ndjesë qytetarëve që e përdorin këtë linjë:

E para, kur s’ia dha mundësinë të kenë autobusë komodë këtu e 5 vjet më parë me bllokimin e buxhetit bashkiak.

E dyta, me vonesën afro 2 vjeçare (qysh nga zgjedhja e tij) për të vënë autobusë të rinj.

E treta, me dështimin për ta mbajtur si publike këtë linjë.

5 komente në “Përpara se të mburret, Basha duhet të kërkojë ndjesë”

    1. fl says:

      100.000 vota e kusur qe mori Lul Basha jane kthyer tashme ne 100.000 gishta sum*s per 100.000 mendje-ndriturit qe i dhane voten nje te paafti qe vec te tjerash per nje vend pune ne Bashki kerkon minimalisht 5000 Euro.

      100.000 qofte te Pedonalje do t’ju shes deri ne fund te mandatit ky Luli, o milet i pjerdhur.

    2. LULKA says:

      Lulka ben dy vite si Kryebashkiak i Tiranes me vota te vjedhura dhe akoma nuk ka bere asgje per Tiranen, ka bere vetem dy rruge deri tani dhe asgje me teper dhe ka prishur dy parqe per te ndertuar! Na paska sjellur autobuza per linjen Kinostudio-Kombinat, por ky ishte nje projekt i Edit

  1. ali says:

    Luli populli ka nje kenge “hani pini dhe kendoni sa te rroje Lala Gjoni dhe kur Lala Gjoni the verse, juve

    do t’ju kapin me fshese.”

  2. Beni says:

    Nuk e harroj kurre qe Lulushi i Sales, pak para zgjedhjeve te 8

    Majit, si Minister i brendshem qe ishte, bllokoi trafikun ne Tirane, per

    t’ia hedhur fajin rrugeve te Rames, dhe na la si kara ne trafik per 4

    ore, pa zbrit dot nga makina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje