Kushtëzimet vetëpërjashtuese të AK

24 Prill 2013, 21:42Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Aleanca Kuqezi ia vetëmbylli derën pjesëmarrjes historike në koalicionin e madh opozitar qyshkur e kushtëzoi qënien e saj në Aleancën për Shqipërinë Europiane me hedhjen në tavolinë të 6 pikave që, siç u thanë, qenë të panegociueshme. Më herët në media u përfol për kandidatë të fshehur që AK kërkonte të kish në listën e PS gjë që e vinte atë në pozita favorizuese kundrejt gjithë pjesës tjetër të partive.

Midis 6 pikave që zoti Spahiu shpalosi përpara mediave si kushte për PS-në, dy prej tyre vështirë se do mund të pranoheshin nga PS.

E para ka të bëjë me pikën 4 ku AK kërkonte kufizim të mandatit të të zgjedhurve. Përpos të tjerëve, zoti Spahiu përmendte edhe kryetarët e partive dhe deputetët të cilët s’mund të kenë më shumë se dy mandate. Kjo do kërkonte padyshim ndryshime kushtetuese, çka do të thotë se kërkon edhe mbështetjen e opozitës së ardhshme, pra PD-së, pasi duhen 2/3 e votave në Kuvend. Duke qenë se kjo kërkesë, të paktën për këto dy kategori, s’do mundet dot ta marrë konsensusin e saj për disa arsye. Dihet se partitë janë bashkime vullnetare njerëzish dhe ato funksionojnë në bazë të statutit që janë praktikisht kushtetutat e partive. Nëse ligjvënësi ndërhyn dhe i kushtëzon kryetarët e partive që të mos rrinë më shumë se dy mandate, çfarë i pengon ata që në statut të vendosin që mandati i kryetarit të bëhet 10 vjet? Po edhe nëse ligjvënësi nuk përcakton numrin e mandateve, por kohëzgjatjen e tyre, bie fjala 4 vjet (në total 8 vjet), çfarë do ndodhë nëse një kryetar, në prag të përmbushjes së detyrimit ligjor, e shkrin partinë ekzistuese ose vetëlargohet dhe rithemelon një parti të re ku zgjidhet kryetar? Do e përjashtonim me ligj këtë të drejtë të tij për të qenë sërish kryetar?! Atëherë i bie që ligjvënësi të merret me emra të përveçëm kryetarësh. Jetëgjatësia në detyrë e një kryetari partie është një çështje e brendshme organizimi e secilës parti dhe shprehje e hapur e civilizimit individual që ka secili prej tyre për t’u larguar atëherë kur s’kanë më se ç’të ofrojnë.

Ky propozim duket se vlen si diskriminim vetëm për kryetarët e dy partitë e mëdha pasi ata të partive të vogla s’e kanë për gjë që t’i përshtatin statutet sipas shembujve që dhashë.

I vetmi kufizim mendoj se duhet të ishte për postin e kryeministrit dhe kryetarët e qeverisjes vendore e cila të mos shkonte më shumë sesa tri mandate (e diskutueshme edhe për dy). Gjykoj se 12 vite (në rast se populli i votëbeson) janë mëse të mjaftueshëm për secilin prej tyre për të dhënë gjithçka munden e për të lënë gjurmë për vendin a komunitetin ku qeverisin.

Tjetra ka të bëjë me kufizimin e mandatit të deputetit. Si mundet që të mos i japësh mundësinë atyre që kanë qoftë edhe 8 vite si ligjvënës dhe kanë arritur një shkallë pjekurie në politikë të mos vijojnë më tej? Përse u dashka që kryetari 22 vjeçar i Forumit Rinor të një partie të caktuar, në moshën 30 vjeçare, të mos ketë më të drejtë të jetë ligjvënës pasi ka mbushur afatin kohor prej dy mandatesh? Si mund të largosh politikanë me përvojë politike? Si mundet që gjithë klasën ligjvënëse ta rinovosh 100 përqind çdo 8 vjet? Në cilin vend të Bashkimit Evropian apo në SHBA është parë kjo? Partitë i rinovojnë ligjvënësit e tyre gradualisht, ashtu siç po bën edhe PS me disa syresh të rinj që po i angazhon në politikë, por s’mund të hidhen poshtë me një të rënë të lapsit njerëz me përvojë të gjatë politike, që sipas fjalës popullore, janë të rrahur me vaj e me uthull përballë sfidave të mëdha e të vështira që ka kaluar e mund të kalojë vendi.

Tjetër pikë problematike është ajo me nr.5, ku AZ, me emër të përveçëm, kushtëzon koalicionin me PS nëse kjo e fundit angazhohet të arrestojë e dënojë me burgim kryeministrin aktual Berisha. Nëse do kish nder më të madh që i bëhej Berishës do ish firmosja e kësaj marrëveshje nga zoti Rama. Pikërisht, këtë marrëveshje, zoti Berisha do e tundte në çdo sallë gjyqi dhe do e çonte në çdo seli të partnerëve tanë ndërkombëtarë, duke e konsideruar veten një viktimë të kundërshtarit politik. Gjatë 8 viteve të qeverisjes, mbi supet e kryeministri Berisha rëndojë shumë shkelje të ligjit, por asgjë nuk e justifikon angazhimin  e opozitës që punët që i takojnë drejtësisë t’i marrë ajo përsipër.

Nga ana tjetër, zoti Rama vihej përballë një kushtëzimi që s’i linte asnjë shteg, duke qenë në disfavor në të dy rastet: a) nëse e pranon, ndodh ajo çka theksova më lart, dhënien e statusit “i dënuar politik” zotit Berisha; b) nëse s’e miraton, e nxjerr përpara shqiptarëve si një lider që do ia falë gjithçka Berisha ka bërë gjatë 8 viteve. Kushtëzim më anakronik se ky s’mund të kishte, për të mos thënë që ishte një kusht provokues për liderin e opozitës së sotme dhe kandidatin kryesor për kryeministër i nesërm.

AK duhet të kishte zgjedhur mënyrë më civile për ta justifikuar qenien e saj jashtë kampit të madh opozitar. Do kishin qenë shumë herë më të besueshëm nëse minimalisht do kishin sjellë si argument po atë që zoti Topi dhe FRD justifikuan daljen më vete në zgjedhje. Fundja, këtu ndryshon edhe përvoja e gjatë politike e zotit Topi, me përvojën rioshe të zotit Spahiu. Ajo përvojë që ky i fundit kërkon ta rinovojë çdo 8 vjet.

 

P.S. Në minutat e fundit, atëherë kur skadonte afati i regjistrimit në KQZ të aleancave politike, zoti Spahiu nxori një pretekst të ri: Qenia e PBDNJ në koalicionin opozitar nuk ia mundësonte AZ pjesëmarrjen në këtë aleancë. Zotit Spahiu iu deshën kështu 4 ditë që ta mësonte këtë “kleçkë” të opozitës.

15 komente në “Kushtëzimet vetëpërjashtuese të AK”

    1. e/ says:

      Nje levizje aspak serioze nga nje gjasme lider politik qe keto kohe ka qene gjithmone ne kufijte ekstreme te gallates. E te mendosh se AK filloi me nje shkelqim te madh, po u fik po aq shpejt, ne mos me shpejt. U tregua perfundimisht se Spahiu nuk mund te jete lider, po maksimumi vegel e verber.

  1. misionari says:

    Perfundimisht Kreshnik Spahiu eshte nej flake kashte. Votat e AKZ do t’i vjedhin dy komisioneret me te dy duart. Edi Rama do t’i bente nder vetes nese e perfshin ne listen e deputeteve Myslim Pashajn. PBDNJ-ja do ta kundershtonte, por nuk do te largohej per kete arsye nga koalicioni.

    1. Vlora says:

      as qe ka per ta votuar njeri kreshnik spahiun.

      shumica e atyre qe shetiste me autobuz dukatesh jane te partise demokratike…dhe ndonje i zhgenjyer nga ps, tani qe e shef hapur ligesine e spahiut nuk ka per tja dhene voten.

      spahiu nuk ka per te mare as mandatin e vet si deputet.

      me vjen keq vetem per myslym pashen qe i vajti nga pas kaq kohe dhe ne fund u zhgenjye.

  2. Amant says:

    Spahiu ka vendosur qe te marre “rrugen per ne Janine”
    Nuk eshte i besuar ne ato qe thote e premton. Largimi i dy prej lidereve kryesore Bashkurti dhe Pashaj hedh plotesisht hije dyshimi mbi vete krijuesin e saj, per gjithçka artikulohet gjate ketyre diteve. AK ja, tashme nuk ka sens, nuk ka me motiv. I vetmi ai qe i ka mbetur eshte ai per “hetimin” e Berishes, qe gjasat do te na shpien kater vite me pare ne sloganin e Ilir Metes, qe kerkonte largimin dhe pensionin e Saliut, por qe i u be menjehere paterice.
    Pas renegateve te PS se, automatikisht renditet edhe spahiu qe me sa duket u ngarkua me mision nga punedhenesi i tij.

  3. eleΥΘeriskepsi says:

    E dini ate shprehjen …” kush nuk do te zej brum, 10 dite koskiniz ne rrjet miellin”?!!!
    Me pak fjal ,ky ishte nje pretekst, sepse ky zoteri eshte i caktuar nga turqia per qellime te caktuara (se bashku me nje parti te sapokrijuar)dhe kursesi nuk do merrte pjese me opoziten e cila ka nje ideollogji dhe profil jo turkoshak!

  4. ILIRET says:

    Me 1 Maj do ta shihni Kreshnikin kur te nxjerre ne shesh 1 milion koqezinj…

  5. VERONIKA says:

    Haahahahahahahahhahahhahahaaaaaaaaaaaahahahhahahaha
    Koalicion historik…o zot ,o zoooootttttttt…tani Meta do quhet Skenderbeu…..na shkruani per 6 pikat,ku me gjuhen e stervitur te njerit qe eshte mesuar te nxije cdo gje i hidhni poshte te gjitha…dhe hidhni pak dhe ato dyshimet qe neper media u perfol…sepse ne fakt mediat ktu perflasin,perflasin …shikojne filxhane,llomotitin .
    Shiko zt.Ketro ,nuk jam nje kuq e zi ,por fakti qe perbaltni cdo kend si mercenar medioker te padronit te radhes ,me shqeteson .E dini dhe kuptoni shume mire qe ktu duhet te zhduket ky kulti i sages 72 vjecare “o me ne ,o je armiku i popullit” Duhet qe te filloje te kptoje dhe ky popull ,qe po i mban ne kurriz te gjithe ,qe me voten e tij mund te ndershkoj kedo .
    Pushteti i njeshit ,pra i krietarit duhet te perfundoje ,qe nga berja e listes dhe deri te kthimi ne prone te ksaj partie …po ju kujtoj HALEatin Meta ,jane burre e grua pronare…padrone te asaj zuske parti
    por ama financimet per kto cerdhe hajduterie dalin nga xhepi jone…ops keni harruarr ta permendni…
    Ju duket paksa i *lehte* Spahiu ,por ama mos harroni qe kto ndryshime e djegin dhe ate ….aaaaaaaa keni harruarr ta thoni dhe kte
    Kerkeses per burg per Berishen ,krietari i juaj ka vetem nje arsye qe se pranon …sepse nqs nje dite do guxoje ta gjykoje ,do i duhet qe te rrasi brenda dhe HALEatin historik .
    Pra ky artikulli i juaj me kujton pak ate shpelarjen qe dikur donit ti benit Kosta Barjabes .
    Zt Ketro e keqja ngelet e keqe,nuk mund ta quajme HALEance historike,dhe nqs dikush zgjedh te ngelet jashte nga kto haleanca qelbesirash ,ngelet vec te nderohet.Kushtetuta qe i detyron te gjithe te jene paterice e njerit apo tjetrit pushtetar ,ju duhet ta dini me mire se une faji i kujt eshte.Pra nqs ky propozon te nderhyet ne ate kushtetute turpi,miresetevij,gjithashtu miresetevij dhe kufizimi i mandateve,mos na krahasoni me Europen dhe Ameriken sepse ne jemi 100 vjete drite larg nga cdo lloj perkufizimi demokracie .

    P.S ato shkronjat e nxira ne fund ju bejne nje thashethemexhi dhe antishqiptar ,sepse ajo particka e Dules do nxjerre jashte ligjit dhe jo me te jesh *krenar* qe e ke HALEat !

  6. Re`i says:

    Jam shume kurioz. Do dal Kreshniku ne 1 Maj te rrezoi Salin nga pushteti.Hajde aventurier hajde.Me vjen keq per ata qe te kane ndjekur e ndjekin nga prapa, sidomos te rinjte. Zoterijte Pashaj, Bashkurti, i kane nxjerr konkluzionet dhe jane aq te zgjuar per te perczktuar qenderimin e rrugen e tyre.

  7. Suzana (Kosove) says:

    Pas te gjitha pislleqeve qe po lexoj per partite gjoja opozitare, (aleanca opozitare perfshine 40 Parti, hahahahaha, 1,5 milion banore paskan 100 Parti), popullit te Shqiperise si ngelet gje tjeter vec te votoj prap Sali Berishen, Edi Ramo qenka shume me i keq se Sala, pupupu cfare populli qenkeni, kosovaret jane shume para jush.
    Nje milion popull, te gjithe duan te behen krrye-ministreca.

  8. xhemal says:

    kufizimi i mandateve ,nuk kufizon lirine e politikaneve ,se politika nuk behet vetem po te jesh deputet ,keshilltar apo kryetar bashkie pushteti nuk duhet te jete prone e nje pakice po pjesmarre e qytetareve ne qeverisjen e vendit e te gjitheve pa perjashtim politika eshte arti i permiresimit te jetes se njerezeve i lumturise se tyre po u kuptua ndrysh nuk eshte demokraci por regjim e fundit te votojne emigrantet ku jetojne eshte nje e drejte e tyre qe politika shqipetare po e injoron per interesat e saj te ngushta e frikacake

  9. lesh Arapi says:

    O altin spiuni po ku je mer daj se pate hup krejt. vet e ke shkrujt kte apo te erdhi gati prej beogradi. Ata 4 kokpalamet u ban per rrahmet tino. Mi ban te fala shum alfred leles, e dini vet ju grat e motrat tuja i du shum fort jane shume te mira dhe elegante

  10. pelivan says:

    Jam i prirur te besoj per drejtesine neser,ama neser!…Askush,s’do i shpetoj asaj as dhe vete Rama,pa le me Meta! Por,sote duhet larguar saliu dhe vetem ai,pjella e gjembaceve helmues gjithandej ,aqsa s’ke ku ta hedhesh kemben…Kjo mbetet per 23 qershorin,nemos e heqt zvar Kreshniku me nje maj!(!)

  11. ali says:

    Kakardhi eshte ky Spathiu!,!!

  12. beni says:

    Nje vezhgim shume i sakte, si nga ana juridike, ashtu dhe nga ajo llogjike. Personalisht, si nje ish anetar i AK, do te thoja qe kjo force politike falimentoi, akoma pa u futur ne zgjedhje dhe kjo per shkak te qendrimit te liderit te saj, z.Spahiu, qendrim i cili nuk mund te themi se ishte i qellimshem, apo jo, por qe koha ne te ardhmen do ta tregoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje