Nga Nexhmedin Spahiu
Nënshkrimi i marrëveshjes mes Thaçit e Daçiqit shtron ceshtjen e zbatimit. Në cdo marrëveshje palët marrin e japin dicka. Problemi është se me këtë marrëveshje Kosova fitoi pak e Serbia shumë dhe për me tepër Serbia e fitoi menjeherë ndërsa Kosova veresi. Sido që të jetë kjo tashmë është e pakthyeshme dhe nuk ia vlenë të vajtohet. Përpjekjet tona duhet të fokusohen në atë që të merret sa më parë ajo gje pak që është veresi. Kjo nënkupton angazhim maksimal dhe punë në teren. Kjo kërkon angazhim edhe të Beogradit edhe të Brukselit por puna kryesore i mbetet Prishtinës.
Kjo punë që duhet të bëhet tani, shumë më lehtë e më mirë për Kosovën ka mundur të bëhet para 10 viteve, por nuk është bërë vetëm pse atëherë Thaçi nuk ishte në krye të vendit dhe i pengonte tjerët ta kryenin pa të.
10 vite më parë ishte më e lehtë cfaredo marrëveshje për shkakun se ende nuk ishte shpallur pnë pavarësia e Kosovës dhe pushtetin në Serbi e kishin ata që sot animojnë pavarësinë e Kosovës.
Në vijim po e jap artikullin tim të botuar në “Koha Ditore”, “Fakti”, Shkup, dhe “Shekulli” Tiranë, më 07.11.2003
Paraqitja e bujshme e bisedimeve Prishtinë –Beograd në Vjenë përfundoi pothuajse me fiasko falë qasjes së gabuar të ndërkombëtarëve dhe mosgatishmërisë së klasës politike serbe e kosovare për t’u ballafaquar me sfidat e kohës.
Pra thënë shkurt, Vjena demonstroi në njërën anë paaftësinë e Beogradit për ta dominuar Kosovën, dhe paaftësinë kosovare për t’u prezentuar si shtet.
Kjo është vetëm forma, ndërsa substanca ka të bëjë me faktin se nga pala e kosovare bartës të dialogut me Beogradin nuk mund të jenë vetëm ata që përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës (LDK-ja) por edhe ata që përfaqësojnë pjesën më dinamike të Kosovës (PDK-ja). Këtë e kuptojnë të gjithë: edhe kosovarët edhe Beogradi edhe ndërkombëtarët. Ishte pikërisht pjesa e popullsisë që përfaqëson Thaçi e Rexhepi ajo që prishi ekulibrat ekzistues Beograd –Prishtinë më 1998-1999 dhe është ajo që mund t’i krijojë ekuilibrat e rinj. Pikërisht ky fakt ka bërë që Kryeministri Rexhepi dhe kreu i PDK-së Thaçi nuk shkuan në Vjenë. Mosshkuarja ua ngriti atyre pazarin politik, por i demtoi interesat e Kosovës. Thjeshtë, ata e shfrytëzuan rastin ta akcentojnë faktin se pikërisht ata janë lojtarët kyq të dialogut me Beogradin.
Natyrisht se kjo lojë nuk mund të vazhdojë pafundësisht, sepse interesi i dialogut Prishtinë – Beograd i takon më shumë Prishtinës se sa Beogradit, Brukselit apo Ëashingtonit. Beogradi i ka rregulluar punët me Hungarinë, Rumuninë, Bullgarinë, Maqedoninë dhe së fundit edhe me Kroacinë e Malin e Zi. Gjysmën e Bosnjës e ka më Serbi se sa vetë Serbia dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Brukselin e Ëashingtonin është një proces që po përshpejtohet.
Në anën, tjetër klasa politike e Kosovës akoma nuk e ka kuptuar se Kosova nuk ka dalje në det. Katër vitet e pasluftës Kosova bëri jetën e foshnjës politike në duart amerikane. SHBA-të në ndërkohë kanë krijuar foshnje të reja (Afganistanin, Irakun) të cilat po i krijojnë kokëçarje ndoshta edhe të paparashikuara dhe nuk ia ka ngenë të merret me foshnjën xhuxhe katërvjeqare që quhet Kosovë. Kosova duhet tani të hecë vetë. Të çajë rrugët vetë. Kreret e institucioneve të Kosovës nuk duhet të presin dhurimin e kompetencave të plota për të vepruar, por duhet të veprojnë me ato mjete, me ato kompetenca dhe me ato forca që kanë.
Kryeministri Bajram Rexhepi ashtu siç nuk ka pritur rroba antiplumb, armë moderne dhe paisje të duhura medicionale për të shkuar në UÇK, por ka shkuar me ato mjete që ka disponuar, poashtu duhet të çajë rrethimin e Kosovës, duke u takuar me homologët e tij të Maqedonisë dhe të Malit të Zi për të pasur një pozitë më të favorshme në bisedimet me kryeministrin serb.
Çfarë problemi ka të takohet ministri kosovar i arsimit me ministrin maqedon të arsimit? Që të dy janë shqiptarë. Interesi reciprok ekziston. Kush mund t’i ndalojë ata që të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave? Shumë shqiptarë të Maqedonisë kanë probleme me njohjen e diplomave të fituara në Kosovë.
Pra Prishtina, ka nevojë për dialog me Beogradin më shumë se që Beogradi ka nevojë dialogu me Prishtinën.
I vetmi interes I Beogradit për dialog me Prishtinën është shmangia e presionit ndërkombëtar. Prishtina duhet të jetë ajo që duhet të tregojë rëndësinë e dialogut edhe Beogradit edhe Brukselit e Uashingtonit dhe jo e kundërta. Dhe dialogu duhet të nisë aty ku është thelbi i problemit: Mitrovica.
Prishtina duhet të jetë ajo që dialogu të jetë shqiptaro-sërb brenda Kosovës, kurse Beograd – Prishtnë kur është fjala në raportet me Serbinë. Është kundër interesit të Kosovës bisedimet Beograd – Prishtinë të quhen dhe të trajtohen si bisedime shqiptaro-serbe, gjë që nënkupton që serbët e Kosovës të të rreshtohen në pjesën serbe të tavolinës. Bisedimet shqiptaro-serbe (të cilat duhet të zhvillohen brenda Kosovës) duhet t’iu paraprijnë bisedimeve Beograd-Prishtinë. Ç’është e vërteta, liderët lokalë shqiptarë të Mitrovicës vazhdimisht e kanë kërkuar këtë, por përkrahja nga Prishtina ka munguar dhe mungon akoma.
Është koha e fundit që Prishtina të ndërmarrë iniciativën në këtë drejtim për të imponuar një dialog shqiptaro-serb në Mitrovicë. Janë shumë çështje jetike për qytetarët e Mitrovicës dhe tërë Kosovës të cilat mund të zgjidheshin përmes këtij dialogu. Ekzistenca e Universitetit serb të Mitrovicës është përkrahur publikisht në një formë apo një formë tjetër nga kryeministri Bajram Rexhepi. Ky ka qenë një rast i humbur për imponimin e dialogut.
Një rast për fillimin e dialogut është edhe çështja e rindërtimit të Xhamisë së Ibrit dhe ndërtimit të Kishës Ortodokse sërbe në veri të Mitrovicës. Si, kur, pse e çysh? Kjo iniciativë dhe presioni mbi ndërkombëtarët duhet të rrjedh prej Prishtinës.
Te lumte z.Spahiu, i paske rene pikes TYhaci per t’ia ngritur pazarin vetit ia zbriti pazarin vetit.
Efendi Spahi!
Krejt halli i yt qenka tek Xhamia.
Do e keni Xhamine me te MADHE NE BALLAKN te ndertuar ne Mitrovice!
E gzofshi xhamine, hajrin apo sherrin ia pafshi sipas qellimi te ndertimit te saje.
Mire e kishte fillin e arsyes, por “domosdoja” e perfundoi te xhamia.
Per te tjerat ka te drejte
Ore komentues te Temes nuk e kuptoj se cfare ju pengon Xhamia? Si nuk kuptoni qe gjate luftes ne Mitrovice te gjitha xhamite qene te rrafshuara per toke dhe ne kohen jur eshte botuar shkrimine fjale nuk kishte as edhe nje xhami te vetme ne Mitrovice. Ne Veri te Mitrovices ku akoma jetojne disa mijera shqiptare e disa mijera boshnjake e muslimane te tjere nuk ka ende asnje xhami te vetme. Asnje nga ato qe ishin para lufte nuk eshte rindertuar. Me thuani nje qytet evropian pos qyteteve te Greqise qe nuk ka xhami.
Spahiu ka te drejte.
Thaci ia ngriti pazarin vetit duke ia zbritur pazarin Kosoves.
Nuk eshte halli tek Xhamia, por halli eshte tek mosdia.
Krejt keta shkerdhate/qelbesira qe “vajtojne” per Xhamia sot, dje pshtynin ne xhamia e krekoseshin se sa gota raki kane pi me serbe sot jane patriot te ndertimit te Xhamiave.
Hajrin ua pafshi edhe ketyre lloje te xhamiava edhe ketyre fare lloji te “myslimaneve”.
Këta shpellarë analfabetë klanorë falen një pjesë të atdheut Serbisë.Kjo gjë është e qartë dhe popullit duhet thënë e vërteta.