A mund të vriten engjëjt?

26 Prill 2013, 16:56Blog TEMA

Nga Ilir Metaj

 

-Më thuaj një njeri të pashpirt…

-Një vrasës…

-Akoma më të pashpirt…

-Sali Berisha.

 

Ti hutohesh një grimë, pastaj menjëherë bie dakord. Dhe të vjen keq për veten që nuk mund ta kundërshtosh. Do të doje shumë të mos ishte ashtu. Është kryeministri i vendit tënd…

Dhimbja e shkaktuar nga vdekja e padrejte nuk është më e madhja. Sepse dhimbja qe shkaktohet nga tallja e vrasësit me viktimën  është akoma më e madhe. Kur i dhembi më shume Priamit vdekja e Hektorit?

Ka disa ditë që PD ka filluar fushatën elektorale kundër aleancës PS-LSI me nje spot makabër me fotot e 4 të vrarëve të 21 janarit. Cila mendje e sëmurë mund të shkoje deri aty? Cili vrasës serial do të guxonte këtë përdhosje post-mortum? Katër fytyra që s’kanë gjetur ende paqen e përtejme, katër palë sy që vazhdojnë të gjykojnë të gjithë ne të gjallët këtej bote, po na bëjnë në fakt shërbimin e mbramë. Po na tregojnë se e keqja nuk ka fund, nuk ndalet kurrë sa të ketë frymën. Dikur u morën jetën për të trembur lirinë. Nuk mjaftoi! Tani u përdorin vdekjen për të trembur të ardhmen.

Por në fakt i vetmi i trembur i madh është Ai. I trembur për ato që ka bërë dhe ato që nuk ka bërë. I trembur për të ardhmen që nuk e ndaloi dot të vijë. I trembur për çdo 21 janar të viteve që do vijnë.

Tani as nuk mundohet fshihet më. Tani edhe makijazhi i markës “Podesta” nuk mund t’ia fshehë dot sytë e skuqur nga urrejtja, djersët e ftohta të frikës, rrudhat e shtuara nga sikletet, zbehjen nga pasiguria, makthet e të vdekurve. Tanimë ai është lakuriq para pasqyrës. Jo tamam lakuriq, sigurisht ka veshur antiplumbin. Atë nuk e heq më as kur fle. E tremb pamja që shikon. E tremb përgjigja e pyetjes që i vërtitet pa pushim ndërmend: “Si guxojnë këta liliputë të më kundërvihen mua?!” (Kush tha që unë nuk jam nën përkujdesjen speciale të Zotit?!- Adolf Hitler)

Ndërkombëtarët? Tashmë e kanë braktisur të gjithë, një nga një. Shqiptarët? Kanë kohë që e kanë braktisur. Ndihet i prekur në sedër, hakmarrës. Prandaj nuk mendohet dy herë qoftë edhe të përdorë fotot e viktimave të tij.

Në fillim u mundua t’ju hedhë baltë përsipër, “gjarpërinj të telekomanduar… çadra-pistoleta… gishta-thika… kapele me rreze-lazër… pështymë me acid borik… britma me ultratinguj vdekjeprurës… shikime hipnotizuese… këpucë që vinin erë e keqe… gurë bërthamorë… syze me rreze lazër… thonj- sharrë…”

Por balta zë vetëm mbi baltë. I vrau, por nuk i bëri dot pis. Ndaj po përpiqet t’i bëjë flamur e ndoshta dikush do t’i shkojë pas. Po, do t’i shkojë, por për t’ia rrëmbyer nga dora e për t’ia kthyer të zotit.

Tani Ai po i vret për herë të dytë. Përsëri me gjakftohtësi, si dikur. Profesionist.

Por tepër vonë. A mund të vriten engjëjt?

15 komente në “A mund të vriten engjëjt?”

  1. bujari says:

    Ka disa dite qe PD ka filluar fushaten elektorale kunder aleances PS-LS…hej ore djalosh a je ne terezi apo jo? c’fare na kujtoni hunj gardhi? Po lsi eshte strumbullari i atyre kater te vrareve more gazetar analist apo tani kane kaluar ylberin dhe jane bere pink????

    1. zefi says:

      O Bujar Trapi!!
      Ka radhe puna:Ne fillimjep hesap organizatori ,qe jep urdherin i pari per te vrare protestuesit,pastaj vjen transmetuesi i urdherit tek XHELATET,ne fund jep hesap vete VRASESI!!!!
      Ti mund te thuash se ka faj edhe edukatorja e cerdhes kur ishte Ilir Meta i vogel,por edhe mund te kesh te dretje,se ZULLAP je!!!
      Po ai,qe VRAU,pra Berisha,Lul Basha,komandant Ndreu ,A JANE PA FAJ???

    2. Epirioti II says:

      Nuk ke faj ti Bujar se kur eshte budallallepsur nga Berisha gjithe stani i gazetareve dhe analisteve ty te falet. Lidhja e LSI me 21 Janarin eshte nje keqkuptim me dashje dhe gjigand .

      1. Masakren e 21 Janarit e beri Garda dhe Ministria e Rendit nen komandat direkte te Berishes dhe Lul Bashes. LSI nuk kishte lidhje fare me keto dy institucione.

      2. 21 Janari u projektua nga Berisha ne tavoline per dy qellime:
      a. Te trembte popullin qe te mos dilte me ne demonstrata qe po beheshin nga java ne jave me te fuqishme
      b. Te manipulonte faktet (si me 2 Prill 1991) dhe te fuste ne burg Ramen dhe ca deputete te opozites si vrases te demonstruesve dhe po mos e kishte pa zoti Ramen me xhirimin e Artan Hoxhes, Berisha do e conte planin deri ne fund.

      3. 21 Janari nuk u be per bllokun e Ilir. Opozita ne ate kohe kishte bere ciklin e demonstratave te cdo 2-javshme (te premteve ose te shtunave). Kishte kohe qe po pergatitej per nje mega-demonstrate finale ne Tirane. Video e Metes me bllokun mafioz ne dore, thjesht u be shtysa finale dhe nxorri me shume veta ne shesh, por ata qe u perleshen te jesh i sigurt qe do dilnin edhe po mos kishte dale video e Metes.

      4. Bllokimin e hetimeve dhe shantazhet kundra Prokurores dhe Presidentit nuk i beri LSI por Berisha. Manipulimin e fakteve e beri Berisha

      5. Farsen gjyqesore me Llupon dhe Prendin e beri Berisha.

      Konkluzioni: E vetmja lidhje qe ka Meta me 21 janarin eshte se ai ishte maskarai dhe hajduti qe e mbajti Berishen ne pushtet per 4 vjet . Dhe per kete e meriton te akuzohet edhe per 21 Janarin sepse ishte ne nje qeveri me ate qe vrau. Por te lutem kete nuk mund ta beje VRASESI. Eshte nje makabritet shume i rende.

  2. Argita says:

    Ai nuk ka ngelur vetem, ai ka dy pika te forta, ndoke gomistin, dhe pijanecin , dash shehin

  3. zum zum says:

    drejte patrooti im vlonjat , sulltani berisha nuk e njeh as veten e tij , eshte i rezikshem po pa shpyrt , e keqja jone ka qene dhe do te jene te ardhurit matane tropojes ,aty ka mbeshtetjen kjo moster , duet te bejme gjithcka qe ti ndalojme dhe ti kthejme pas keta pushtusa te votes se lire te shqiptareve . shpresojme se vlora do dali te votoj e gjitha .se keshtu do iki lugati berisha .

  4. Jo says:

    shkrim brilant ilir!

  5. Jevgos Grekos says:

    Saliu don te behet ZOT, kurse ti na tregon engjuj ketu.

  6. Mehmet D. says:

    Ke paur vertete momentin e duhur z>Metaj.Ky eshte nje kriminel nje serial killer i popullit te tij. E thua bukur qe balta nuk ze mbi balte. balat ze vetem mbi Sali kriminelin.

  7. Eljona Koci says:

    Keni menyre shume te bukur te shkruari Ilir. Sa per “kryeministrin” tone, ta mbajme me shendet se eshte jo vetem TURPI YNE por edhe VRASESI YNE.

  8. JORGJI says:

    “gjarprinj te telekomanduar…cadra-pistoleta…gishta-thika…kapele me rreze-lazer…peshtyme me acid borik…britma me ultratinguj vdekjeprures…shikime hipnotizuese…kepuce qe vinin ere e keqe… gure berthamore…syze me rreze lazer…thonje- sharre…”
    Tani Ai po i vret per here te dyte. Perseri me gjakftohtesi, si dikur. Profesionist.
    Por teper vone. A mund te vriten engjejt?
    ME SAKTE DHE BUKUR NUK MUND TE SHKRUHEJ. URIME PER SHKRIMET QE BEN ILIR.

  9. lesh Arapi says:

    Aaaaa se harrova ik thuj Anes se vogel se babin ta vrau Saliu me mbrojt bllokun e ilirit, e per mos me e gjet gja ilirin na e morem ne koalicion. Ska gja se baba u vra rendesi ka qe e vrau saliu. po shyr qe u vran vetem kater e jo aq sa tha avokati i cmen Tak Ngjela se ai donte 1300 per ta ba jovan bregun kryeminister

  10. Vlonjati 1 says:

    -Më thuaj një njeri të pashpirt…
    -Një vrasës…
    -Akoma më të pashpirt…
    -Sali Berisha.
    Pershendetje Ilir! Kam mendimin se Ai po vetvritet! Fundi i tij po afron.

  11. VERONIKA says:

    Ilir ,kthehu te humori i rafinuar dhe sajo ndonje gje inteligjente .
    Me kte fushate ai po i ben Heronj per te zezen e vet .
    Tjeterkush i beri pis.Por ne do ja leme ne dore arkeologeve ta gjykojne.
    Po e lej me kaq i nderuar patriot ,dhe sidoqofte ata jane Heronj…jo engjej …kta te fundit na duhen per te na vene ne gjume…ty te duket se kemi nevoje per gjume ????
    Zgjohu rrrrrrrrrilindas kokepalar !

  12. Antuan says:

    Shkrimet e tua jane gjithmone teper interesante Ilir. Te zbavit kur i lexon por edhe te ben te mendodh me sarkazmen therese. I lexoj gjithmone me deshire shkrimet e tua. Ah po pa harruar qe edhe temat qe zgjedh jane mjaft te goditura. Sa per kryeministrin-killer ashtu si cdo killeri edhe ketij i erdhi fundi. Por ne kemi ne dore ti japim nje fund te qete pensionisti apo nje fund te qete te burgosuri pas hekurave. Sigurisht qe jam per te dyten. Duhet te paguaje.

  13. kandidat per hero says:

    I takon qe sikur vrasjet ti kishte bere I Meta atehere nje aleance Pd Ps do te ishte e perligjshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje