Si akrepi

28 Prill 2013, 07:31Blog TEMA
Si akrepi

​​​​Brizida Gjikondi

Tashmë Berisha është rrethuar nga zjarri që ndezi vetë, zjarr bubulak që pashmangshëmdo bëj që të jetë akrepi i rradhës, akrep që aplikoi tokën e djegur në cdo milimetër, e nuku ngop vec me tokën dhe vlerat e saj sipër dhe poshtë, por dogji cdo vlerë shpirtërore tëtrashëguar ndër shekuj qoftë dhe si vlerë morale. Zjarri i fundit që ka për të përcëllur derinë flijimin vet’helmues është prekja përcarëse e Gjuhës Shqipe.

Tashmë Berisha si fenomen (jo si personazh) është i sfilitur por tërësisht për meritë tëzullumeve të vetvetes, Berisha nuk u mund, Berisha u lodh, u mbyt në llumin e vet, uvet’helmua si akrepi dhe kjo nuk më entuziazmon, gjithë’cka dhe gjithë’kush ka orën e vetbiologjike, cdo homologun e tij anti’shtetar e ka ngritur me këmbë pëerpjetë populli irevoltuar… opozitat zyrtare përgjithësisht nga’do janë të kapura nga të njëjtat biznese’oligarke’mafioze’grabitqare me qeveritë anti’popull, ndryshe kesi qeverish nuk do jakishin vënë shkelmin në fyt popullit rehat per 8 vjet.

Berisha dhe kasta anti’shqiptare që ngriti nuk mund t’ju ofroj më asgjë shqiptarvesidomos të këqia, ai ka cakitur fundin, sidomos me përcarjen djallëzore që ështëpërpjekur këtu e 20 vjet të aplikojë si mjet mistifikimi ndaj vetes por dhe si hakmarrjeshpellare për të qetësuar inferioritetin e tij që kurrë ska për t’ju qetësuar.

Për mua mbetet kriminale mistifikimi me kast që i bëri Berisha figurës së AhmetZogollit, piedestali ndaj një tradhëtari, vëlla’vrasësi e pro’sërbi historik personalisht eshikoj si një thikë në zemër të vlerave dhe atdhetarizmës por dhe si një model makabërndaj rinisë…se kush vlerësohet në këtë dynja…sic është fyes rrokanisja e inteligjencë dhekujtesës sonë kombëtare me justifikime se Zogolli u bë i poshtër nga halli…(po ashtu dheBerisha)

Për mua mbetet kriminale injorimi i qëllimshëm që bëri dhe bën ndaj Rilindasve tëvërtetë shqiptarë të fillim shekullit që shkoi, ndaj Vlorës, Ismail Qemalit, Fan Nolit,luftëtarëve idealistë shqiptarë të luftës së dytë botërore, të shkatërrimit dhe përdhosjes tëhistorisë së tyre të lavdishme, të cdo pasurie kombëtare, shqyerjes dhe privatizimit të tyremafioz, si në asnjë vënd tjteër ish komunist.

Përqëndrimi i 3 pushteteve në një dorë tejet barbare, administrata injorante e korruptuardhe e politizuar në ekstrem bëjnë që Shqipëria mos jetë më në buzë të varrit port ë jetënjë varr I hapur.

Shqipëria e Berishës është vëndi ku alabakët kriminalë janë pasunarë dhe intelektualëtdinjitozë numërojnë kacidhet e mbijetesës, Shqipëria është vëndi ku një popull I tërëështë I mbarsur në histerizëm, ku mund të vritesh për një vijë uji dhe një vështrim tështrëmbër, ku policia konkuron krimin, ku fëmijët dhe rinia shkollohet dhe edukohet nëmënyrën më kaotike dhe anti’vlerë të mundshme, Shqipëria e Berishës është e shqyer nëcdo bregdet, lum, pyll, liqen të saj. Dhe kur shtron ndonjë rrugë a bën ndonjë KanalUjrash të zeza, mburret si Gjeli steril në majë të Qymezit.

Nuk dua dhe nuk mundemi më psikologjikisht të flasim për bëmat kriminale të këtij 8vjecari Berishian për mos shkuar në një 20 vjecar të plotë, pasi trishtimi, keqardhja,ankthi dhe pasiguria pushton cdo shqiptar, në këto prag zgjedhjesh kur goditjet imoralendaj kundërshtarit kanë filluar gati gati qesharake, me veshë të shkulur dhe hartimepatetike atërore shoh me mërziti një gjuhë vulgare, barbare, dhunë, dhunë që ta jep vechalli për të mbajtur skllevërit dhe pronat mafioze nën hyqëm.

Asnjë pushtet i fituar me djallëzi, krim, dhunë qoftë dhe në bashkëpunim me biznesmeëtqë pinë gji në cdo parti nuk ka jetëgjatësi, thuhet që këta biznesmenë, trojesh, Lalzi,karburantesh, minierash, Hec’esh dhe Tec’esh shpërndajnë rroga mujore si majtas dhedjathtas, ndaj opozita e faktuar dhe kurjoze ka vec zërin e Erjon Braces por pavarësishtkësaj e ritheksoj Berisha është mundur totalisht nga vet’vetja, nga llumi që prodhoi mebollwk dhe tashmë po e mbyt…opozita zyrtare tashmë po pret vec rradhën…jo meritën.

 

 

15 komente në “Si akrepi”

  1. valter says:

    Bravo Brizida! Shkrim i sakt!

    1. enea says:

      mua shkrimi me del mire.

      Si akrepi

      Tashmë Berisha është rrethuar nga zjarri që ndezi vetë, zjarr bubulak që pashmangshëm do bëj që të jetë akrepi i rradhës, akrep që aplikoi tokën e djegur në cdo milimetër, e nuk u ngop vec me tokën dhe vlerat e saj sipër dhe poshtë, por dogji cdo vlerë shpirtërore të trashëguar ndër shekuj qoftë dhe si vlerë morale. Zjarri i fundit që ka për të përcëllur deri në flijimin vet’helmues është prekja përcarëse e Gjuhës Shqipe.
      Tashmë Berisha si fenomen (jo si personazh) është i sfilitur por tërësisht për meritë të zullumeve të vetvetes, Berisha nuk u mund, Berisha u lodh, u mbyt në llumin e vet, u vet’helmua si akrepi dhe kjo nuk më entuziazmon, gjithë’cka dhe gjithë’kush ka orën e vet biologjike, cdo homologun e tij anti’shtetar e ka ngritur me këmbë pëerpjetë populli i revoltuar… opozitat zyrtare përgjithësisht nga’do janë të kapura nga të njëjtat biznese’ oligarke’mafioze’grabitqare me qeveritë anti’popull, ndryshe kesi qeverish nuk do ja kishin vënë shkelmin në fyt popullit rehat per 8 vjet.
      Berisha dhe kasta anti’shqiptare që ngriti nuk mund t’ju ofroj më asgjë shqiptarve sidomos të këqia, ai ka cakitur fundin, sidomos me përcarjen djallëzore që është përpjekur këtu e 20 vjet të aplikojë si mjet mistifikimi ndaj vetes por dhe si hakmarrje shpellare për të qetësuar inferioritetin e tij që kurrë ska për t’ju qetësuar.
      Për mua mbetet kriminale mistifikimi me kast që i bëri Berisha figurës së Ahmet Zogollit, piedestali ndaj një tradhëtari, vëlla’vrasësi e pro’sërbi historik personalisht e shikoj si një thikë në zemër të vlerave dhe atdhetarizmës por dhe si një model makabër ndaj rinisë…se kush vlerësohet në këtë dynja…sic është fyes rrokanisja e inteligjencë dhe kujtesës sonë kombëtare me justifikime se Zogolli u bë i poshtër nga halli…(po ashtu dhe Berisha)
      Për mua mbetet kriminale injorimi i qëllimshëm që bëri dhe bën ndaj Rilindasve të vërtetë shqiptarë të fillim shekullit që shkoi, ndaj Vlorës, Ismail Qemalit, Fan Nolit, luftëtarëve idealistë shqiptarë të luftës së dytë botërore, të shkatërrimit dhe përdhosjes të historisë së tyre të lavdishme, të cdo pasurie kombëtare, shqyerjes dhe privatizimit të tyre mafioz, si në asnjë vënd tjteër ish komunist.
      Përqëndrimi i 3 pushteteve në një dorë tejet barbare, administrata injorante e korruptuar dhe e politizuar në ekstrem bëjnë që Shqipëria mos jetë më në buzë të varrit port ë jetë një varr I hapur.
      Shqipëria e Berishës është vëndi ku alabakët kriminalë janë pasunarë dhe intelektualët dinjitozë numërojnë kacidhet e mbijetesës, Shqipëria është vëndi ku një popull I tërë është I mbarsur në histerizëm, ku mund të vritesh për një vijë uji dhe një vështrim të shtrëmbër, ku policia konkuron krimin, ku fëmijët dhe rinia shkollohet dhe edukohet në mënyrën më kaotike dhe anti’vlerë të mundshme, Shqipëria e Berishës është e shqyer në cdo bregdet, lum, pyll, liqen të saj. Dhe kur shtron ndonjë rrugë a bën ndonjë Kanal Ujrash të zeza, mburret si Gjeli steril në majë të Qymezit.
      Nuk dua dhe nuk mundemi më psikologjikisht të flasim për bëmat kriminale të këtij 8 vjecari Berishian për mos shkuar në një 20 vjecar të plotë, pasi trishtimi, keqardhja, ankthi dhe pasiguria pushton cdo shqiptar, në këto prag zgjedhjesh kur goditjet imorale ndaj kundërshtarit kanë filluar gati gati qesharake, me veshë të shkulur dhe hartime patetike atërore shoh me mërziti një gjuhë vulgare, barbare, dhunë, dhunë që ta jep vec halli për të mbajtur skllevërit dhe pronat mafioze nën hyqëm.
      Asnjë pushtet i fituar me djallëzi, krim, dhunë qoftë dhe në bashkëpunim me biznesmeët që pinë gji në cdo parti nuk ka jetëgjatësi, thuhet që këta biznesmenë, trojesh, Lalzi, karburantesh, minierash, Hec’esh dhe Tec’esh shpërndajnë rroga mujore si majtas dhe djathtas, ndaj opozita e faktuar dhe kurjoze ka vec zërin e Erjon Braces por pavarësisht kësaj e ritheksoj Berisha është mundur totalisht nga vet’vetja, nga llumi që prodhoi me bollwk dhe tashmë po e mbyt…opozita zyrtare tashmë po pret vec rradhën…jo meritën.

      1. Hektor Hariz says:

        ehhh, moj Brizidaa…..! Ishit ju LSI-stat qe i dhate oksigjen atij perbideshi,. Fatkeqesiht…! Ju e lubrifikuat, flirtuat paciperisht, moret aq shume vende pune, u majmet….dhe tani shkruani per t’e lare duar si Pont Pilati

  2. Si nuk hoqet dore njiher te vetme nga te treguari “prallat” o popull kot.
    Kush nuk e di e si ka degjuar me mijra her te tille bema ,e kush sot ne shqiperi nuk ka te qart se kush eshte sali antishqiptar berisha !
    Ngelet duke u rrotullu ter jeten pas mutit ne qender te atij vendi ,qe e bene te huajt dhe qe shqiptaret i moren er me kenaqsi per 23-vjet meradhe .
    A nuk mendoni se vjen nji moment ,si ndodh kudo ne kte Bote e ne gjithcka ne kte Jete ,qe te veproni e beni dicka konkrete ne interes te atij vendi ktij kombi ??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Boll derdelliset o njerez .Nga derdellisjet tuaja nuk behet me e bukur ajo jete aty,por nga veprimet konkrete ne terren ,ne jete. (Njerez !!!!!!!!)

  3. coku says:

    mos ardhshin kurre si keto 20 vite. jane me te keqijat edhe me te keqija se vitet e diktatures

  4. pelivan says:

    Me kete shkrim te bukur,na e mbushet shpirtin me pesimizem! Pra,(gjersa s’po n’a jepni nje rruge),s’mbetka gje tjeter vec te kemi fatin e akrepit…Gjithesesi une besoj,(Jo brisiden kete radhe),OPOZITEN,te majten time,e cila nuk po pret apsolutisht radhen…

    1. Gopisti says:

      OOOOPS moderatori, ja paskeni bo flamur shkrimin ksaj.
      Rregullojeni i cik se gjysmen e shkrimit po e marrim me mend ?

    2. homeri says:

      —–me keto shkrimet e fundit te Gjikondit nuk do vene ne votime ajo dhe 5 shoqet dhe shoket e saj—kaq eshte frymezimi kunder opozites

  5. Nentori i Dyte says:

    Brizi, paskemi qene ne nje mendje sot une dhe ti.
    Bravo.

  6. Nentori i Dyte says:

    Meqenese Tema nuk i poston te gjithe komentet, per sqarim e dashur Brizi, interesohu te gjesh ndonje fakt per ekspozene e rruges se Flamurit qe u be ne Vlore me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise.
    Te gjithe vizitoret duhet ta kene te fiksuar fotografine e Zogut sa nje faqe muri, i ulur ne karrige, dhe flamuri i tij, si pjese e historise se Shqiperise kishte vend me te rendesishem se Flamuri i Enver Hoxhes, ose i periudhes 45 vjecare te pasluftes, qe perfaqeson komunizmin.
    Me sa duket historianet dhe organizatoret e ekspozites ne Vlore e gjykuan, me miratimin e Bashkise se Vlores kuptohet, qe historia e pasluftes te ekspozohej sa me pak, si te kishin turp prej saj, dhe fotoja e personit qe perfaqesonte kete periudhe, Enver Hoxha, ishte vene ne miniature dhe mezi i dukej koka, ne mes te salles se kongresit duke mbajtur fjalim.
    Ndersa Zogu ishte ulur kembe mbi kembe ne mes te ekzpozites, ne Vlore per 100 vjetorin!!
    E kupton cfare behet apo jo.
    Nuk e ka fajin vetem Berisha, por dhe langaraqet e cdo lloj krahu te majte apo te djathte, qe mezi presin rastin te tregojne perulje dhe perkrahin teorite dhe aktet e Berishes.
    Ajo qe pashe ne Teatrin “Petro Marko” ne Vlore ishte turp dhe e pafalshme, per organizatoret, pikerisht ne Diten e 100 Vjetorit.
    Kjo duhet te ishte dita e perkujtimores se patrioteve dhe jo himnizimit te tradhetareve.
    Ne gjykimin tim, duke lene jashte politizimin e problemit, rruga historike e Enver Hoxhes, sigurisht eshte me e gjate se rruga historike e Zogut.
    Vete historia e shtetit te Hoxhes, me flamurin e tij, eshte me e gjate se historia e shtetit dhe flamurit te Zogut.
    Dhe jo vetem nga shtrirja kohore, por dhe nga dinamika e ngjarjeve dhe nga efektet juridike dhe funksionimi i shtetit.
    Krahasimi nuk mund te behet.

  7. pelivan says:

    Ke shume te drejte o Asllan Kallashi,prandaj,bujrem,na udhehiq,qe kjo jete ketu te .na behet me e bukur!…

  8. Miri says:

    epo te bejne shkrim dhe hajdutet e LSI. aman se nga ju na vjen per te vjelle. Hajdut LSI-je e keni emrin dhe kot lodhesh me shkrime.

  9. Si gjithmone e saktee nderuara Brizida! says:

    Je e nderuar Brizida Gjikondi, je trimereshe , sepse gjithmone ke shprehur te vertetat!

  10. beso says:

    Brizida,e keni mire,por kritika nuk u pelqen lidereve.Une di nje tjeter fabul me akrep.Ishte je akrep qe donte te skonte nga Lindja ne Perendim.Kur arrit ne bregun e lumit Dog ne Liban,ky nuk dinte not dhe i kerkoi nje peshku ta ndohmonte per ta hedhur matane.Peshku i tha se nuk e bente dot,se akrepi kishte zakonin e te shpuarit me thumb,por akrepi iu betua se nuk i leverdiste,se ashtu do ngordhte peshku dhe akrepi do mbytej.E morri peshku e tamam mu ne mes te lumi akrepoi e shpoi.Duke ngurdhur peshku i thote:”pse e bere?Tani do mbytesh edhe ti”.Akrepi iu pergjigj;”As une nuk e kuptoj pse e bera,por ndoshta per force zakoni.Pastaj mik,ketu jemi ne Liban…”.Se kush do jete peshku e kush akrepi nuk e gjej dot gjeegjezen,por kandidatet kryesore jane tre,nje me shume se fabula libaneze.Para ca ditesh une pashe berishen qe inaguroi nje pellgaçe ne Shengjin dhe i”siguroi”,”garantoi”shengjinasit qe ky uji i pellgaçes ne qiell te hapur ishte 100%i filtruar dhe pa asnje bakter(!!!!!).Dmth ju e nderuar beni te tuajen per tu hapur syte njerezve dhe ndonjerit do Zoti ti hapen,or ti besh qorra njerezit ne drite te diellit e kane hak berishen dhe shembelltyrat e tij majtas e djathtas.Se fundi,per kenaqesi dua t’ju pershenes me nja dy vargje modeste per Lideeeeeret:

    20 vjet i kapercyem
    veç rrezuam, prishem, thyem,
    sa mbjell bota gjemb’ e ferra
    Shqiperia mbjell Lidera.

    Jane sportiste e filozofe,
    jane arinj me dy gezofe,
    shkencetare,mjeke,alpinista,
    duarbardhe me pune te pista.

    Jane Lidere me dy parti,
    nje per dasem, nje per zi,
    nje per dimer, nje per vere,
    njera jep e tjetra merr.

    S’ka ne bote Lidere me kile
    qe gjithmone lozin me hile,
    çmendin fshatin e qytetin,
    thua rrotullojne planetin.

    I kemi ne,qe mos i paçim
    sy e veshe, te dy na plaçin,
    brohorasim barkun bosh
    keta liderat sarhoshe.

  11. Alb says:

    Beso, ky eshte litari qe la pas komunizmi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje