Gjuha e denigrimit nuk është gjuha e rilindjes

26 Prill 2013, 18:14Blog TEMA

Nga Artan Xh. Duka

 

Ajo ta jep, ajo ta merr

Shfaqja e shëmtuar e tenderit elektoral për numër kokë ‘dhensh’ në ‘hauret’ e PS e PD ishte kujtesa më e fundit përse rilindja e demokracisë ka nevojë urgjente për rishikimin e ligjit zgjedhor dhe garantimin e votës së lirë.

Vetëm vota e lirë vendos dhe vulos. Vetëm ajo jep dhe merr. Shteti ligjor dhe rilindja bashkë me të, nuk bëhen me voluntarizëm dhe zotime ‘ju jap fjalën…’ sikundër më e fundit për punë në ambasada (gjithkush ka të drejtë sa kohë e meriton). As me çjerrje ‘maskash’ dhe përbetimesh në erë por me varjen e ‘çelësave’ në qafë votuesit dhe lënies në dorë të tij të vendosë për gjithçka. Përtej fjalëve, mbeten veprat dhe çfarë koha tregon, vetëm vota e lirë e korrigjon.

Askush të mos ngutet dhe tregojë me gisht

AK, sikurse edhe FRD, nuk u bënë pjesë e koalicionit opozitar por kjo nuk i jep askujt të drejtën e denigrimit, me hak apo pa hak, deri në banalitet, thjesht dhe vetëm sepse nuk u bënë vagon i radhës në trenin e stërzgjatur lara-lara opozitar.

Nuk është gjuha e rilindjes denigrimi me mllef dhe vrer ndaj AK për flirtime hipotetike me PD, për më tepër nga syresh që ndonëse me vepra në të shkuarën i kanë dhënë një dorë qeverisjes së PD, politika dhe jo vota e lirë, i riciklon sërish. Gërdeci, ndryshimet kushtetuese, mitingjet opozitare pa fund  që nuk jepnin dum por veç imunizonin më tej të keqen, greva e urisë që u mbyll me darkë ‘Krokodili’, kapitullimi ndaj 8 majit, roli i ‘fijes së kashtës’ ndaj atij që po mbytej pas zgjedhjeve të 2009, mbështetja në cenimin e ujërave detare etj nuk janë episode hipotetike dhe nuk e bëjnë kollaj të ‘pandehurin’ gjykatës të tjetrit.

AK dhe PS nuk u bënë aleatë por kjo nuk do të thotë se nuk mund të mos bashkëpunojnë, sikurse edhe me FRD, pas zgjedhjeve të qershorit. Gjuha e ‘luftës’ dhe shkëmbimi i akuzave për sebepe mosbashkëpunimi si fjala vjen ‘pesë deputetë në tavolinë’ prej PS (ndërkohë që pazare butaforike të kësaj natyre i ka legalizuar ligji zgjedhor), apo denoncimi i ‘kalit të Trojës’ në trenin opozitar prej AK (ndërkohë që vlerat kombëtare mbrohen jo duke e evituar por e bërë palë, palën përballë), veç krijon hendeqe që koha nuk i mbush lehtë duke minuar klimën e besimit dhe bashkëpunimin eventual.

Nuk është kollaj të futesh në ‘gojën’ e partisë më të madhe në vend dhe AK si parti e paprovuar, ka rastin që me caktimin e listave për deputetë dhe vënies në krye të saj të ikonave që askush nuk guxon t’i marrë nëpër gojë, ta mbyllë atë dhe hedhur topin në fushën e tjetrit.

Qershori ende mister

Se çfarë do të ndodhë pas qershorit nuk e dimë sepse hesapet ende bëhen pa ‘hanxhiun’ (lexo PD) që edhe pas 8 vjetësh qeverisje problematike, sërish grumbullon pas vetes 25 parti duke mbjellë ndërkohë kaos, kompleksime dhe paragjykime pafund mes palëve në opozitë. Ndërkohë, nëse mazhoranca fut duart në proces dhe në finale ndodh sërish ceitnoti i 2009, nuk ka asnjë garanci që LSI të mos e kalojë sërish ‘gardhin’ nga vrima e pambyllur duke e përligjur grisjen e paktit me PS me interesin madhor të qeverisjes dhe integrimit.

Ndaj, pa marrë rolin e orakullit, nuk është as në interesin e PS dhe as të rilindjes që të‘thyet buka’ ndaj rreshtimeve të tjera opozitare (sikundër bëri dikur me LSI këshilluar nga ata që sot janë ‘ishat’ e rinj), për më tepër kur gara elektorale nuk ka filluar dhe palët fshehin ende ‘asa’ nën mëngë. Përkundrazi, ajo duhet të dëshmojë një qasje kohezioni dhe tolerance për ta lënë derën hapur për bashkëpunim sikurse vetë fryma e rilindjes presupozon.

Vota e lirë i çliron të gjithë

Rilindja e ka fillesën tek vota e lirë dhe kjo është sa në varësi të emancipimit demokratik po aq dhe të ligjit zgjedhor. Ky i fundit duhet rishikuar (mazhoritar, gjerman, STV irlandez) dhe duhet të jetë kryepremtim i rilindjes për t’ia lënë në dorë votuesit dhe jo politikës, për t’i dhënë hakun kujtdo. Si për partitë që hiqen si opozitare dhe zhgënjejnë më pas, ish-deputetët që kalojnë tek pala tjetër, lidershipin që premton dhe më pas harron teksa zhytet në llumin e abuzimit qeveritar etj.

Një ligj zgjedhor që çliron votën, çliron vetë politikën duke filluar nga makthi dhe bezdia e partive të mëdha për të joshur të vegjël pafund në koalicione butaforike, shans real për partitë e reja apo ende modeste, për të qenë vetvetja dhe ofertë reale për votuesin që nuk e ka më merakun e votës së vajtur dëm, stresi i hartimit të listave për deputetë dhe xhelozitë reciproke, memecëria ndaj liderit që ta jep dhe ta merr etj.

Mekanizmi i fitores nuk ka përse të jetë treni pafund, qoftë edhe me 40 vagona, por matja e cdo partie më vete në kandarin e votës dhe koalicione vlerash më pas mbi bazën e kauzës së rilindjes. Ndryshe, votuesi nuk zgjedh atë që do, por voton për oportunizëm tek detyrohet të zgjedhë mes ‘qeseve’ elektorale të mbushura deri në grykë me kuç e me maç, gjë që nuk garanton parlament ‘koshere bletësh’ por ‘fole grenzash’ partiake për të mos thënë që 40 ‘vagonat’ mund të degradojnë në çetë Ali Babai me 40 hajdutë që tek pushteti  nuk shohin sfidën e përgjegjësive por tortën që duhet ndarë.

Askush në opozitë nuk është i tepërt

AK dhe FRD mbeten forca opozitare dhe partnerë potencial për qeverisjen PS-LSI nëse qershori i buzëqesh koalicionit opozitar, sa kohë ndajnë së bashku shqetësimin për normalizimin demokratik me votën e lirë si ‘tullë’ të parë.

Si kanë ardhur punët, më ‘keq’ veç ndreqet dhe sikur asgjë të mos bëjë qeverisja e qershorit, sa kohë nuk bën keq, bën mirë. Por që puna të ketë duk, krahasimi nuk duhet bërë me qeverisjen PD-LSI, një alibi komode kjo sikundër dikur monizmi me 1939 apo socialistët me 1997, sepse atë nuk ka metër demokratik që e mat.

Dhe nëse objektivi i rilindjes për demokraci normale imponon krahasim me standardet perëndimore, veçanërisht ato anglo-saksone (demokracia e fqinjëve nuk është shëmbull ideal), fill i përbashkët mbetet vota e lirë dhe pushteti sovranit me deputetin zë real të tij. Një objektiv madhor ky, barrën e të cilit nuk mund ta mbajë e vetme koalicioni i PS dhe në opozitë askush nuk është i tepërt.

13 komente në “Gjuha e denigrimit nuk është gjuha e rilindjes”

  1. Ndoc Qardaki ekspert kriminalistike I pavarun (n'litar) says:

    Or ti shoc, a per ci kit xhuh e ke fjalen?
    Don me diskreditue bacen o klysh I shkjaut burr I shkines?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/ver-llapa.html

    1. Epirioti II says:

      Z. Duka, gaboheni rende dhe mos merrni persiper te shtyni ne gabim dhe te tjeret qe ju degjone dhe ju adminirojne.

      Jam shume dakort me gjithe logjiken tende per FRD, por per AKZ nuk eshte parti opozitare, por e infiltruar e Berishes dhe Erdoganit ne opozite.

      Prova??!!!

      Perse nuk beri aleance me FRD ? Nga mungesa e aleances AKZ-FRD ato humbin ne total 6-8 deputete se e tille eshte ndertuar matematike e Kac Islamit. Nga keta 6-8 deputete te humbur 3-4 i merr Saliu, pra i ikin opozites Z. Duka.

      kujt i intereson qe opozita te humbi 3-4 deputete dhe ti marre PD ??!! . E pra nje qe i djeg vota opozites per t’ja dhene Saliut nuk eshte me opozitar por i infiltruar.

      1. Pelasgian says:

        ti po qe e paske lexu me kujdes shkrimin e z Duka dhe e paske kuptu shume ” mire ” LooooooooooooooooooooooooooooooooooL

  2. Dr John says:

    Edi Rama nqs kerkon me te vertete heqjen e te keqes Berisha nga ky sistem duhet patjeter te garantoje voten e qytetarit. Ky eshte prioriteti numer nje dhe absolut qe PS duhet te kete. Perndryshe sistemi do mbetet po ai qe Berisha i shtroi perpara dhe Edi e firmosi me doren e tij. Dhe me kete sistem zgjedhor dhe me kete kod zgjedhor qe eshte sot Edi Rama rrezikon shume jo vetem veten qe mund ta nxjerrin jashte nga dritarja e PS, por edhe partine dhe besimin ne popull qe ky vend nuk ringjallet dot me kurre me pazare ordinere sa ne nje restorant ne tjetrin. Por kam frike se si Sali Berisha ashtu edhe Edi Rama kane frike nga vota e popullit sepse vota e popullit kete here do jete kunder grupeve te interesit qe te dy keta kryetare kane ne sistemin e tyre partiak. Hipotezat, thashathemet dhe sharjet ne media pastaj jane thjesht hi syve per ti hedhur popullit me qellim qe te perfitojne sa me shume vota dhe pastaj te vazhdojne te zhvasin ku te munden mbas zgjedhjeve. Mos harroni se genjeshtrat me te medha thuhen para zgjedhjeve, gjate luftes dhe mbas gjuetise.

    1. Leo says:

      shume e sakt Dr John !

  3. luis says:

    Zoti Artan nuk eshte se ke thene gabim ato qe thua dhe me te drejte nje fjale e urte e popullit thote ‘Mos e shaj tjetrin sa per te mos i lene vend per ta lavderuar dhe mos e lavdero shume sa per te mos i lene vend per ta share’ sepse ne pergjithesi ne si komb ne i kalojme caqet e komunikimit dhe sejcili prej nesh tregon unin pavaresisht se mund te jete nje cope injorant ai kerkon me ngulm te duket se eshte dikushi dhe askush nuk perdore metoden tjeter qe duhet te degjoje kur ai tjetri flet edhe ne mos te pelqefte ka metoda te tjera ti largohesh dhe jo te perplasesh me fjale dhe ofendime.
    Kjo karakteristike e kominikimit racional dhe me edukate eshte ketu ne Amerike ku jetoj une prej shume vitesh dhe c’eshte e verteta eshte njera nga arsyet perse e dua kete vend.
    Tani te flas pak per koalicionet.Eshte hera e pare pas shume vitesh qe koalicionet jane ndare ne pozicionet qe i perkasin dhe kjo eshte nje menyre e drejte per mendimin tim sepse nuk mundet kurre te shkojne bashke nje lidhje mes te djathtes dhe te majtes.
    Ti ndjeheshe keq per etiketimet ndaj Kreshnik Spahiut.Pavaresisht se gjithmone eshte mire te mbahet nje gur rezerve ne kete rast me kete njeri mendoj se e ka merituar ate lloj etiketimit biles duhet shkuar me tej sepse realisht ai mesa shihet nuk eshte se mund ta marre vota djathtas sepse sido qe te jete Berisha elektorati i tij nuk e braktis perkundrazi por se ky kerkon medoemos te marre votat e te majteve sepse c’eshte e verteta te majtit jane me te ndjeshem dhe nuk jane kamikaze si te Berishes dhe kerkojne idealen dhe kete ideale menduan se e gjeten tek Spahiu.
    E pra ky Spahiu keto vota eshte e sigurte qe i hedh ne koshin e Saliut sepse ashtu sic u justifikua se nuk mund te behet pjese me nje parti Greke ashtu neser thote se pakten me Saliun u bashkova sepse eshte nje patriot i vertet shqiptar.
    Tanime u pa se sa paturpesisht po veprohet dhe kerkesa per nje moral eshte si te kerkosh te gjesh uje ne hene.
    Do ishte ideale sikur te zhvilloheshin zgjedhje te ndershme dhe te dihej sakte se per ke votuan njerezit qe vertet neqoftese duan bie fjala perseri Saliun mos te qahemi me se mjaft fajesojme te tjeret kur vete ne populli e kerkojme te keqen.
    E keqja nuk lind vetevetiu por jemi ne qe e lindim dhe e zhvillojme prandaj kane te drejte politikanet te sillen keshtu.
    E beri prove Edi Rama ne zgjedhjet e kaluara me termin pertej te djathtes dhe te majtes dhe ai e kishte seriozisht kete fjale te thene qe te mos kishte kete lloj percarje ne popull por doli i zhgenjyer sepse te vraret votuan vrasesin,te permbyturi votuan ate qe i permbyti.Atehere kujt ti besojme rrenes apo te vertetes.
    Kur vihet ne dileme megjithe keto poshtersi te ketij kryeministri dhe te kesaj qeverie fitorja e Edi Rames me nje program brilant dhe me aftesine qe e karakterizon ne perseri nuk duam tja japim kete shans per ta provuar por duam te mbytemi akoma me shume me nje maskara idiot si Saliu qe nuk le rruge dhe mjete pa perdorur ashtu sic po perdor kete kelyshin me emrin Kreshnik per te qendruar ne pushtet dhe ty te vika keq qe e ofendojne.
    Jo zoteri ai po na ofendon neve qe na hiqet si nje radikal e qe ne fakt po punon per ate maskara.
    Neqoftese populli nuk bindet akoma per keto djallezi nuk me behet vone se qendrojne me Saliun akoma sepse e meritojne por nuk mendoj keshtu dhe kam shprese se Edi Rama do te triumfoje dhe lakenjt qe e qelben kete toke te na hiqen sysh se na jane bere te padurueshem.

  4. Zigur Qarri says:

    ….Nuk është gjuha e rilindjes denigrimi me mllef dhe vrer ndaj AK për flirtime hipotetike me PD…….Artan Xh. Duka

    Me ne fund nje zë i paanshem ne kaosin bardh e zi mediatik ku ka vetem glorifikim dhe denigrim,po hajde e fol me militantet se?!
    Ke plotesisht te drejte,por nga nje provicjal si Taulant Balla nuk mund te presesh qytetrim,por katunarizim te Shqiperise.Nese Taulant Balla nuk e fakton akuzen ndaj AK,duhet denuar per tu bere shembull per politikanet qe nuk i permbahen etikes qytetare dhe ligjore te te folures.
    Perfytyro mbas 23 Qershorit,Taulant Ballen Minister te mbrendeshem,
    Gramoz Ruçin Kryetar Parlamenti,Ilir Meten zv/Kryeminister dhe Minister i jashtem!

    1. VERONIKA says:

      Zigur ec me imagjinaten dhe perfytyro Monika Kokemadhen kryetare te parlamentit….me fustanin 70 mij euro…Zot na mbaj mendjen .

      KOMPLIMENTA zt.DUKA.
      Thjesht,sakte dhe qarte !
      Dhe per mua ngelet mister “asi nen menge” ,ka dicka qe nuk me kuadron me levizjet e Berishes ,ka dicka qe nuk eshte ende e qarte…po me duket si ajo qetesia para furtunes .Nderkohe qe “asi” i rrrrrrilindasve duket se ishte Beqiri…ashtu Iliri ….ne jemi thjesht …kokepalar ,ne presim …
      Ka miza qe presin dhe duke pritur vdesin…naaaa do rrrrrrilindim…
      Ah mor zt Duka sikur te ishte thjesht vetem gjuha denigruese…kta me kte gjuhe denigrojne njerez,qytetari,edukate vlera .
      Piktori lexo ,lexo mor bojaxhi ,edukohu ,mjaft me shkulje veshi, katundar civilizohu .Meso :fjalet e medha do detyrohesh ti hash…ja si hengre HALEancen ,si hengre Mmmmmmmmmeten mbas kepuces !

      1. Zigur Qarri says:

        Ke te drejte,harrova nga qe ajo qendron gjithmon pas kuintave.
        Aty ku esht Iliri duhet te ishte Monika,sepse Iliri esht vetem zedhenesi i saj,ajo esht qe udhezon dhe urdheron.
        Ndoshta qendron ne prapavije,nga qe nuk esht aq karizmatike dhe elegante si Iliri!
        Kur mendon se shqiptareve i ben lavazh truri nje Taulant Balla dhe nje Ilir Meta,hapu dhe…..na mbyten provincjalet.
        http://www.youtube.com/watch?v=sp-7U0NDQnI
        Ruhu nga Zengjini i ri(sidomos ai provincjal).

  5. niku says:

    TE LUMTE Artan Duka per kesoj artikujsh racional kemi nevoje,
    dhe jo me euforine qe ka pllakosur gazetarine e sotme, duhet
    te degjohet edhe mendimi ndryshe, jo te gjithe ata qe kritikojne
    jane njerez te Berishes.

    Por kete loje te baltosjes po e perdor RAMA sot, si BERISHA dje.

  6. Pelasgian says:

    BRAVO BRAVO BRAVO Z DUKA !

  7. Landi- Sverige says:

    Po na beni moral Duka??!! Mos u beni qesharak me keto “analiza”!

  8. raimondi says:

    Artikull shume i mire _

    -Poitkanet duhet te udhehiqen nga Vete-permbajajta ne te folur,
    se vetepermbajtja
    eshte tipari Kryesor i Njeriut Modern te diteve tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje