Super gënjeshtra: U pastrua ajri i Tiranës

27 Prill 2013, 19:04Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

“Për herë të parë pas 10 vitesh banorët e kryeqytetit kanë thithur ajër të pastër. Për herë të parë në 1 dekadë, ndotja është brenda normave të lejuara nga Bashkimi Europian” – dha lajmin TV Klan.

Lajmi u vu në gojën e një specialisti të Institutit të Shëndetit Publik dhe i referohet raportit vjetor të monitorimit të cilësisë së ajrit të Tiranës të vitit 2012.

Më pas TV Klani shtron pyetjen: “Por si ndryshoi situata alarmante në kryeqytet sa i takon ndotjes se ajrit”, së cilës nuk i jep përgjigje, por lë të nënkuptohet se kjo përmbysje e situatës alarmante ka ardhur si rrjedhojë e punës së kryetarit të Bashkisë dhe masave të Qeverisë.

Për të rritur besueshmërinë e lajmit premtohet: “Rezultatet e monitorimit te cilësisë së ajrit, shumë shpejt (natyrisht pas zgjedhjeve) qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin në çdo kohë, në dy monitorë që do të vendosen në qendër”.

Shumë e çuditshme është se “mbajtja e qëndrueshme dhe ulja e mëtejshme e ndotësve të ajrit” konsiderohet nga raportuesi i Klan si “sfidë për specialistët e Institutit të Shëndetit Publik”, pra pikërisht këta specialistë që bëjnë matjet e ndotjes së ajrit dhe raportojnë për të paskan në dorë pastërtinë e ajrit të Tiranës.

Mjafton t’i hedhësh një sy vetë burimit të këtij lajmi, raportit zyrtar vjetor të Institutit të Shëndetit Publik të monitorimit të cilësisë së ajrit të Tiranës botuar në mars 2013 për t’u bindur që kemi të bëjmë me një super gënjeshtër. Në raport thuhet: “Qyteti i Tiranës përballet me ndotjen më serioze të ajrit në Shqipëri” dhe konkludon se “edhe pse ka një përmirësim të përmbajtjes së grimcave në ajër krahasuar me vitin 2011, Tirana vazhdon të mbetet një qytet me ajër të rrezikshëm për jetën në qendrën e saj. Indeksi shëndetësor i cilësisë së ajrit… qëndron përsëri pranë atij që konsiderohet kufi i ajrit të rrezikshëm për jetesën e popullatës”.

Tani, papritmas na del se Tirana nga qytet me ajër të rrezikshëm për jetesën e popullatës bëhet qytet me standarde europiane.

Mundësia më e madhe është që ndotja e Tiranës të jetë akoma më e rrezikshme se ç’është raportuar në raportin vjetor dhe shanset janë se me politikat që po ndiqen do përkeqësohet më tej.

Në raport të ISHP pohohet se ndotja e ajrit në Tiranë “shkaktohet së pari nga densiteti i zhvillimit dhe pozicionimi i saj gjeografik” dhe se “trafiku rrugor është burimi kryesor i ndotjes, të cilit i shtohen aktiviteti i ndërtimit dhe ngrohja e banesave”.

Duke u nisur nga shkaqet e ndotjes të identifikuar si më sipër pyetja shtrohet a janë bërë përpjekje për të zvogëluar efektin e këtyre shkaqeve?

Së pari, a është zvogëluar densiteti i zhvillimit apo mbajtur ky densitet stabël? E kundërta ka ndodhur. Me planin e ri rregullues të Tiranës, qyteti është planifikuar të densifikohet akoma edhe më. Kështu, nga 4,000 banorë për km2 që është standardi europian dhe 15,000 banorë/km2 që është sot Tirana është parashikuar të bëhet 25,000 banorë/km2.

Lejet e ndërtimit kanë filluar të jepen dhe ndërtimet e reja gjithashtu kanë filluar. Pritet këto 2 muaj deri në zgjedhje të ketë një fluks të shtuar të ndërtimit. Kjo pa asnjë dyshim do të përkeqësojë në ekstreme të reja ndotjen e ajrit.

Së dyti, vetëm në vitin 2012, pas heqjes së taksës doganore për makinat e vjetra u importuan 52.000 makina, nga të cilat vetëm 1.800 ishin të reja, dhe 80% të prodhuara më shumë se 10 vjet më parë.

Rritja me mbi 3 herë e makinave të hyra në Shqipëri brenda 1 vitit ndodhi pavarësisht taksës së lartë vjetore të qarkullimit për makinat e vjetra. Natyrshëm pritet një rritje tjetër e madhe e importit të makinave të vjetra tani pas stimulimit nëpërmjet vendimit të fundit për përgjysmimin e taksës së qarkullimit të këtyre makinave. Askush nuk ka dyshim se me një numër disa herë më të madh të makinave të vjetra në qarkullim do të kemi jo përmirësim, por përkeqësim të ndotjes së ajrit, sidomos në Tiranë.

Nga ana tjetër në Shqipëri është llogaritur që rreth 70% e makinave që qarkullojnë janë të standardit Euro 2, që në BE nuk mund të futen në qarkullim.

Një nga mënyrat më të suksesshme për reduktimin e ndotjes së ajrit në Tiranë do të ishte dekurajimi i përdorimit të makinave në përgjithësi duke inkurajuar një përdorim masiv të biçikletave në Tiranë. Ajo që ka ndodhur është se tashmë edhe ato pak korsi biçikletash që ishin hapur janë përdhosur keqazi dhe janë bërë të papërdorshme. Mjafton të shohësh korsinë para Ministrisë së Transportit, që është gjithnjë e parkuar nga makina.

Nga kjo që shohim e dëgjojmë ajo që mund të rekomandonim është të bëhet kujdes e të ulet steka e gënjeshtrës.

43 komente në “Super gënjeshtra: U pastrua ajri i Tiranës”

  1. Shabon pordha says:

    Pse nuk po pordhnojn mo shqiptart a?
    Kaq shum e ka denigru sala shqiptarin,aqsa i paska hjek edhe tiparin karakteristik te tij ne shekuj :pordhacnin!

    1. A filloi me u tall ne Luli a? A e din Xhozepina ket pune?

    2. aurora says:

      e tmerrshme me te genjy si per sy ueee

      un isha para 1 jave ne shqiperi

      uuu asfiksova fare nuk merrja dot me frym mezi prita te ikja

      ky thot esht brenda normave???

      ooo zot i shkret popull sa vun me ket kriminel e tmerrshme si mund te genjesh keshtu sy per sy…

    3. qytetar says:

      Për herë të parë banorët e kryeqytetit thithin ajër të pastër.
      Bravo keni ul konsumin e naftës se s’ka pare mileti në 10%.
      keni bllokuar ndërtimet.
      Po cilësinë e djellit a’do ta rregulloni.
      Po shurrën që shkon në det do e rregulloni.

    4. gertjan says:

      U bashkuan te dy horrat dhe po na shesin dëngla.Po ku u pastrua ajri more po raportet e nxjerrin Tiranen e Lulit 10 fish me te ndotur se sa norma e lejuar.

  2. Gjergji says:

    Bravo Lavdosh!
    Cfare del nga goja e kesaj qeverie dhe ajo e Lul Bashes eshte 99% mashtrim.

  3. Uyuyuyuyu says:

    Si u pastroka ajri I Tirones kur rrugt jan mush plot me plena ,byqma kerma e saliqire.

  4. ali says:

    Llafollog I papare ndonjehere,euforik,genjestar e PSE Jo edhe participe I d/d i 21 janarit.

  5. indrit says:

    pas plot 23 vjet qenka pastruar ajri ne Tirane po pse keshte psiqiku sali paska hequr dore nga groshet me gjithe ate peden tjeter bashen,po a jane ne terezi me trurin keta plera a jo,jane duke u tallur me kete popull sa ska me …

  6. adi says:

    Jeni te cuditshem qe nuk e besoni. Dihet qe edhe per ajrin e paster jemi te dytet mbas Gjermanise.

  7. Beni says:

    Perse nuk nxjerr asnjeri shifrat galopante te te semureve me kancer per shkak te ketij ajri te mrekullueshem?

    Turp, kujtojne se flasin me arushen e fshatit te vet. Epo kur te tall shpellari!

  8. Fushata lokale says:

    Eshte e vertet qe periudha e dimrit ka qene me shira,ka munguar ndotja e ajerit,matjet ne keto kushte dalin te permiresuara.
    Qarkullimi i automjeteve,si rezultat i ngritjes se çmimeve te karburantit,ka shenuar ulje.
    Çdo matje,tani me largimin e periudhes se shirave,po te dale perseri me te njejtat parametra,tregon se Bashkia pa investime ka permiresuar cilesine e ajerit.

  9. Engjelli says:

    Je lodhur shume o Lavdosh duke shkruar argumentat e kundert , nuk ka me budallenj sot qe te besojne broçkullat e ketyre injoranteve ,qe nuk kuptojne se edhe genjeshtra ,do pak zgjuarsi qe ,me ato qe thuhen kembe te shkurtera te hedhe dy hapa.Keta jane kaq idiote sa nuk ja vlen te merresh me ta.
    Eshte thjesht harxhim kohe .

  10. Rrapi trish... says:

    Tirana qelb ne ere,mjegulla te err syte,balta pas Tirana Bank ne Unaze te re,te ngjitej gjer ne gju,rruge te tmerrshme,kam pare ne Kashar e tek Stacioni Trenit;dy muaj me pare…thua per dy muaj kane shtruar rruget ?Propogabde elektorale!Tirana qelb dhe pse punohet me pak dhe pallate nuk ndertohen me si ne kohe te Rames!Ku eshte Tramvai,Metroja,parqet?Tirana qelb…Pisa qeveritaret duan voten!Vota nuk duhet qelbur!As kutia,numerimi!Largoni keta bandite te vijme te shohim Tiranen ne pasterti….Mos votoni shpellaret!

  11. Xhezo Gozhda says:

    Keni shumë të drejtë. Ky popull ka marrë fund me kohë. Na ka mbetur vetëm të shkojmë në myqe.

  12. )63c says:

    Tirana qelb se cecenet nuk lajn dhomet dhe fshijn mythen me gishta.
    Qelbet tirona era cecen shpelle
    Kur t humi sala zgjedhjet do pastrohet edhe tirona pri pisllikut
    Ka dal nji parrull neper Popull.
    “peshqit ne tigan,cecenet neper shpellat,sala ne gijotin,”

  13. Is Kodary says:

    Mos votoni shpellor shpellar shpellnimin
    As sal malokarin
    As Lul bythqimin
    As demokrat balerinen
    As topall Zhozepinen..
    Rrasi derrin
    Pedeistve
    Jepni votat
    Socjalistve

  14. ali says:

    Si nuk eshte pastruar ajri Tiranes ,lulet qe ka mbjelle Luli patjeter e pastrojne ajrin e ndyre te pushtetareve

    azgane.

  15. mitro says:

    Deri ku arin vulgariteti me keta qeveritare dhe me kete administrate.Jam i bindur se po deshi Berisha ata do thone se dhe ujrat e zeza dalin me te pastra qe kur e mori Tiranen Luli.Nje familjari im qe vuante nga azma para emigracionit nuk jetonte dot pa ilace ne Shqiperi.Dy vjet ne Amerike punonte per bukuri pa perdorur asnje ilac,dhe kur u kthye ne Shqiperi para disa muajsh per nje problem familjar qysh kur zbriti nga avioni dhe gjithe qendrimin e saj ne” lulishten e Berishes ” ajo merte fryme vetem duke perdorur pompen.Besoj kjo verteton tezen e ketyre specialisteve te shendetit publik.Term me te bukur se nenbishtore sipas prof. Qoses nuk gjen dot per keta njerez.

  16. ARSI says:

    Ajri i Tiranes me i ndotur se kurre…po keto te genjejne ne ditet me djell, e sy ne sy kur thote populli….Jane te gjithe genjeshtra elektorale….

  17. Anja says:

    Duket se sa i vertet eshte lajmi, qe kur eshte dhene nga Klani….vazhdoni te mashtroni e genjeni se mendoni se do tu besoje populli…..

  18. Rei says:

    E pastrove ajrin e Tiranes o Sale , te lumt, po vetem me fjale e ke pastruar se me vepra jo……. Tirana eshte shume e ndotur se para 10 viteve…..

  19. ARSI says:

    HAHAAHAHHA E RREGULLUAT CILESIN E AJRIT…HAJDE SE VETEM CILESIA E DJELLIT JU KA MBETUR PER TE PERMIRESUAR….PO KUSH JU BESON JU O GNJESHTARET E SHEKULLIT…..

  20. ANJA says:

    Shkoni pastroni lulishtet, parqet, rruget nga plerat e kudondodhura dhe pastaj flisni per ajrin…..Ju po e ndotni cdo dite e meshume e sot na flisni per pasterti marramendese…idiotesira flisni ju…….

  21. sllobodanka ose liri says:

    kush e pastroi smerlapi i tirones apô vrasesi i 21 janarit o lul shkerdhata do ta bajme gropen o pleh

  22. ergi says:

    po ca lajmi te turpshem dhe qesharak publikojne dhe kto te kalnit me aman per 2 vjet qe erdhi luli ne abshjki ndryshoi situata e ndotjes en tirane sikur te kishte shkop magjik ne dore luli

  23. evi says:

    luli pushtetari qe ska bere asgje ne keto 2 vjet bashki jo per ajrin e ndotjen e tij po per asgje rpej gjej na del en lajme ne klas se u pastrua ajri bo ca mashtruesash jane keta televizonet prane qeverise

  24. eri says:

    ajri ne tirane jo vetem qqe nuk eshte pastruar po eshte m ei ndotur se nuk eshte bere asgje pr asfaltimin e rrugeve te demtuara apo per mbjelljen e pemeve nga kjo bashki e tiranes me ne krye lul hajdutin

  25. ervin says:

    si mund te pastrohet ajri kur bashjkia nuk ka asnje politike per pastrimin e saj por e mesoi rastesisht ne nje edicion lajmesh ne klan dhe kryetari i saj u gezua pa mase.ahhahahah sa turp

  26. endri says:

    ndonje dite prisini ndonje lajm qe tirana ka ajrin me te paster ne bote fale kryetarit te bashkise dhe politikave te tij qe po ndiqet shembull nga e gjithe bota,shikoni sa i rendomte eshte si televizion

  27. geri says:

    vetem ne shqiperi ndodhin keto paradokse qe televizionet te jene te kontrolluara per cdo lajm qe japin nga qeveria dhe detyrimisht jane lajme pozitive per qeverine ne menyre eksteme

  28. beni says:

    bashkia e tiranes ishte lule me edi ramen mori pamje tjeter ne vetem 11 vjet dhe u kthye ne metropol te vertet te zhvilluar e vetmja gje e mire qe u be ne 20 vjet demokraci per shqiperine e po shkaterrohet kete mandat nga luli

  29. besnik says:

    kjo qe po thot klani i bie qe po gnjen qyetatret haptaz cdo moment dhe askush nuk duhet tu besoje ketij televizioni se ne tirane qytetaret e shikojne cfar ajri te ndotur po thithin

  30. besi says:

    kjo qeveri me televizionet qe shpifin prane saj vetem per te mbrojtur prockullat dhe budalliqet prane saj ne kembim te favore ka bastarduar televizionet en vend

  31. EDIUS RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS says:

    PO TE GENJEJ DERRKUCI RAMA ESHTE NORMALE SE JEMI MESUAR POR TE GENJEJ LULI KJO NUK BEN.

  32. Ana says:

    E tmerrshme si kane guximin keta te PD-se te genjejne kaq rende. Ne jemi realista te dashur gazetare te Tv Klanit dhe jemi shume te bindur qe jo vetem nuk po thithim ajer te paster por perkundrazi shendeti po na rrezikohet cdo dite e me shume

  33. Xhesi says:

    E si mund te pastrohet ajri kur ata qe jane ne bashki si Lulzim Basha me shoke nuk kane punuar fare per Tiranen,sa gynah kush ja u dha votat ju per te shkaterruar kete vend.

  34. Bruna says:

    Tv Klan eshte nje genjeshter e vertete ashtu sic eshte edhe Partia qe ai Reklamon. Mezi po pres te iki nga pushteti Saliu dhe ky televizon te marri fund sepse deri tani eshte mbajtur me leket tona qe i jepte Saliu

  35. Ana says:

    Lejini keto genjeshtra po futjuni punes ju lutem dhe punoni seriozisht sepse po na rrezikohet shendeti cdo dite e me shume. Cdo dite ne rruge shohim vetem plehra dhe papasterti,shto ketu edhe ndotjen akustike qe po na shkaterron ne dhe femijet e vegjel

  36. Petriti says:

    E besoj qe ajri ne dimer pastrohet, sidomos ne nje stin me kaq shira si kte vit. Por qe u pastru ajri nga qe tani lejohet qarkullimi ne sheshin qendror te Tiranes, kjo eshte vetem brrockull per tu shitur per propogand.

  37. Nardi says:

    O idiot dil nje here xhiro me biciklete para se te thuash u pastrua ajri i Tiranes se do ta shikosh sesa tym ka, plus qe mos te beje deklarata sala kur e kalon kohen me te madhe ne vilat qe ka ne periferi.

  38. Martini says:

    Tirana eshte nje nga qytetet me te ndotura ne shqiperi dhe keta thone qe eshte ajri i paster, sale uli xhamat kur ben xhiro ne kryeqytet qe te kuptosh se cfare smogu ka ne kryeqytet

  39. Kevin says:

    Klani eshte ne sherbim te KLANIT qeveritar, nese vazhdoni te shikoni kete televizion eshte tamam sikur te te bej sala lavazh truri, prandaj fikeni televizorin ose nderroni kanalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje