Legjenda e veshit dhe detyra e diplomatit

26 Prill 2013, 20:51Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Një ngjarje banale që mori përmasa kombëtare me synim për ta kthyer në kalë beteje në këtë prag fushate elektorale, qe ajo që përgjatë dy ditëve zuri vendin kryesor në faqet e para të gazetave dhe mediave online; incidenti i shumëpërfolur midis liderit të opozitës Edi Rama dhe diplomatit shqiptar në Vienë, Egin Ceka. Nuk dëshiroj të hyj në ato detaje se çfarë e si ndodhi. Brenda 48 orësh u dhanë disa versione ku qimja e bë tra dhe anasjelltas, që nga ndukja e pastaj shkulja e veshit e deri tek dhuna shtazarake. Një palë e pohonte, tjetra e mohonte, kurse organizatorët as që kishin dijeni. E në këtë tollovi deklaratash, në mungesë të të qenin dëshmitar okular apo të pamjeve filmike të cilat do të na qartësonin se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, nuk dëshiroj të zgjatem më tej për të mos rënë preh e hamendësimeve.

Por, këtë incident real apo ireal, do ta shoh nga një tjetër këndvështrim. Diplomati Ceka tha se në takimin që zoti Rama pati në Vjenë shkoi si një qytetar i thjeshtë. Në këtë rast Ceka e përjashtoi vetën si diplomat. Pastaj shtoi se në korridor iu prezantua zotit Rama si diplomat. Është alogjike të mendosh që anëtarët e trupës sonë diplomatike nëpër botë të vetëquhen në disa orë të ditës si diplomatë dhe në orë të tjera si qytetarë të thjeshtë. Diplomatët janë të tillë përgjatë gjithë 24-orëshit, sepse në çdo rast ata përfaqësojnë zërin dhe fytyrën e shtetin të tyre. Nëse një diplomat kryen një incident personal qoftë edhe në 2 të natës, përsëri trajtohet nga autoritet vendase si diplomat dhe jo si një qytetar i thjeshtë. Në këtë kuptim, diplomati Ceka gabon kur bën një ndarje të tillë rolesh për të justifikuar qenien në atë takim.

Është fakt që gjatë qeverisjes së Berishës trupi ynë diplomatik i ka parë përfaqësuesit e opozitës si armiq dhe pothuajse i ka injoruar. Asnjëherë s’i ka shoqëruar në takimet që ata kanë pasur me zyrtarë të lartë të shtetit mikpritës. As kur atje ka qenë lideri i opozitës i cili, duke qenë se është gjithmonë kandidati kryesor për kryeministër, meriton respektin maksimal nga trupa jonë diplomatike kudo në botë.

Në rastin konkret, diplomati Ceka duhet që pikësëpari të njoftonte organizatorët për prezencën e tij. Dhe jo si qytetar i thjeshtë, por si diplomat, status që e ka përsa kohë shërben pranë misionit tonë në Vjenë. A kishte të drejtë diplomati Ceka të bënte pyetje në Forum? Absolutisht JO! A kishte të drejtë diplomati Ceka t’i kërkonte llogari liderit të opozitës në korridoret e Forumit për atë çka ky i fundit tha aty? Absolutisht JO! Detyra e diplomatit është të dëgjojë e të mbajë shënim përsa kohë nuk e ka rolin e protagonistit. Për gjithë sa thuhen aty dhe për qëndrimin e liderit të opozitës, i referon me pas eprorëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë. Dhe, në rast se këta të fundit kanë kundërshti me ato ç’ka thënë lideri i opozitës, dalin me komunikatë zyrtare.

Po cila qe ajo çështje që e revoltoi diplomatin Ceka dhe që krijon atë furtunë në gotë? Rezulton se diplomati Ceka është interesuar për votën e emigrantëve dhe zoti Rama i është përgjigjur se kjo s’është e mundur për sa kohë ambasadat tona janë të politizuara, duke shfaqur kështu shenja mosbesimi karshi tyre dhe një ndikim të mundshëm për manipulim rezultati. Ky arsyetim ka bërë që diplomatit Ceka t’i preket krenaria personale dhe ka marrë rolin e mbrojtësit të figurës së trupit tonë diplomatik nga kjo akuzë e liderit të opozitës. Sigurisht që ka shumë diplomatë karriere të nderuar që me punën e tyre kanë treguar integritet dhe besueshmëri. Por ka edhe shumë syresh që janë emëruar në ato detyra për devotshmëri e besnikëri të verbër ndaj Berishës, që s’e kanë për gjë të bëjnë kamikazin e manipulimit të votës për të justifikuar veten në sytë e udhëheqësit.

Po cili vallë ka të drejtë në këtë rast, zoti Rama apo diplomati Ceka. Për ta zgjidhur këtë rebus, për fat të mirë më erdhi në ndihmë diplomati Neritan Ceka, babai i Eginit, njëkohësisht ambasadori ynë në Romë. Po ia lë lexuesit ta vlerësojë se sa të (pa) ndikuar politikisht janë një pjesë e ambasadorëve tanë, duke ju dhënë të lexoni një fragment nga Letra e Hapur që Neritan Ceka i dërgon liderit të opozitës.

Shkruan Ceka: “Do t’i ftoj ata mijëra qytetarë që më ndoqën atëherë, por edhe ata qindramijë shqiptarë që ishin me zemër atje, që ta gjykojnë mirë këtë ngjarje. Do t’i ftoj edhe të gjithë sojlitë e Shqipërisë që të kujtojnë përballjen e qytetarit Egin Ceka me partiakun Edi Rama ditën që do të gjykojnë votën e tyre. Shpresoj që ajo të jetë dita e së vërtetës dhe ata të jenë në anën e sojlive.”

22 komente në “Legjenda e veshit dhe detyra e diplomatit”

  1. VERONIKA says:

    Altin perseri me …..veshin e ktij ????
    Jo refuzoj….opinion per veshin e ktij….
    Uuuuuuuuuuuu po ngeli qytetaria te veshi i sojsezave te Neritanit ….
    Neritani mos te na tregoje paraardhesit 1000 vjecare …te tregoje pse eshte diplomat vete dhe i biri …mjaft thashe refuzoj.

    Sidoqofte Piktori eshte i vetmi qe mund te arrije te diskutohet per kto ngjarje…nuk guxoj te mendoj sikur ti kishte hedhur kepucen kokes…si dhe u ka ndodhur atyre politikaneve me te medhenj….nejse refuzoj …

    1. Dr. Kadri Kadiu USA says:

      ALTIN; ke bërë argumentim konçiz, të saktë, të qartë; të lumtë!

    2. artiles says:

      Me kete zhurme qe u be per veshin e Egin-it, ka rrezik qe ne ankand grami i veshit te tij te shkoje me shtrenjte se grami i floririt.

      Egin-oooo, ke edhe nje 10-12 ore kohe qe ta nxjerresh veshin ne ankand dhe te arrish kuota maksimale, po u vonove edhe pak do harrohesh, e historia e veshit (me ngjan si historia e pinokut) do behet aq e vheter sa do te duhet mjeshteria e babait tend historian-arkeolog qe ta nxjerre serisht ne siperfaqe.

  2. rezi says:

    I paska gjetur sojlitë Ceka, Kadilli dhe Sula të PD-së. Interesante qënka që babai ambasador dhe djali diplomat, po të tjerët ku i ka Ceka, në cilat ambasada?
    Analizë shumë korrekte, vetëm gomerët s’e kuptojnë që Egini u dërgua atje për të bërë provokacion ndaj Edi Ramës. sa shije të keqe lënë njerëz të tillë, edhe për N. Cekën u zhvlerësua fare ai pak respekt që mund të kish mbetur si studjues në fushën e arkeologjisë.
    Kur këta njerëz do përfaqësojnë vetveten e jo individë si Berisha???

  3. Shefqet Cela says:

    I nseruar rezi! e3 fal

  4. gjergji says:

    Analizë e drejtë !
    Çështja ka të bëjë me shtetformimin, por ngushëllohemi se vetëm 100 vjet shtet kemi !

  5. elio says:

    Mos flisni o sojsez se te drejten per te marre vende ne ambasada e kane vetem sojlite si egin ceka dhe babai i tij, c’fare familje…rrace e paster sojlish b.lepires..
    Ne te tjeret..sojsez, do presim se mos na hedhin ndonje cope keta sojlite qe tu japin nje cope buke cilimive…
    Keta jane jo vetem idiote por edhe qesharake..

  6. templari46 says:

    I jati i Egynit eshte shkerrdhate, dhe s’ja ka terhequr veshin djalit debil.
    I mbetet shoqerise shqiptare, i ra ne pjese Ed Rames me e be kete veprim dhe e beri.
    Dhe mire beri, se disa sojli sojseze zhele keshtu e duan, biles duan akoma me shume, qe t’ju vije radakja ne vend.
    Nuk eshte se ke ndyer duart me nje vemje, me nje parazit te degjeneruar te shoqerise shqiptare, qe vegjeton duke u rrekur se perfaqsuari shtetin tone, popullin tone ne menyren me anadollake te mundshme, ne menyren me rrumpalle alla Sali selefi, por eshte fakti se ka shkundur, ka nxjerre nga rreshti i militantizmit tribal, nga rreshti i pederastave politike, persona mtonjes, skile dhe grabitqare, imorale dhe shkerrdhata qe jetojne ne simbioze me rregjimin tribal dhe ushqehen me paret e popullit duke performuar kopilin politik rrumpalle.
    Nje lamash dhe lyrash politik, qofte ky sojli sojzes apo me shume sojzes si Ceka, duke tejkaluar dhe te jatin e tij qe eshte modeli i shkerrdhates politike, meriton me e shurru ne fytyre, dhe me e lene ne ndonje dere dyqani me emrin hallall.

  7. homeri says:

    —ne vendet me demokraci te arrire gjithmon tre ministra , i mbrojtjes , i jashtmi dhe i rendit duhet te kene dhe konsensusin e opozites –jane ministri qe si pozita dhe opozita kane te njejtat parime

  8. Shefqet Cela says:

    I nderuar rezi! me fal qe te nderhyj por Neritani ma fok me arrogancen dhe servilizmin e tije, sipas rrastit.
    Ne e dime ku eshte katandisur arkeollogjija ne vendin tone. Nje shkaterrim total. Behen vjedhje masive me germime deri edhe me bulozer, duke shkaterruar trashegimine tone kulturale dhe historike. Vjedhjet vijojne edhe neper muzeume e shtepi muze. Nje shkaterrim total.
    Pergjgjesi kane shume veta, por mbi te gjithe Neritani me ate mendjemadhesine dhe fyl-llekun e tije. Tamam fyl.
    Per personalitet si njeri, as qe behet fjale. Politikan fluger. Ka nje nuhatje fenomenle per leverdine. Ne keto njezet vjet ka peshtyre dhe lepire si ai.
    Le te mendojme pak: çpune ka arkeollogu ne ambasaden italiane, jo si nepunes i thjeshte por si AMBASADOR? Vajmedet!
    Zoti Ketro ka bere nje analize per tu pergezuar. Me nje llogjike te ftohte por asgjesuese.
    Te gjithe ambasadoret mund te kishin shprehur mendime per rrqastin ne fjale. Dalja ne skene e BABA MAVRISE isht marrezi e kulluar.
    Qe ti bie shkurt, per mua, babai “SOJLI” (megjithse bir kolaboricionisti), eshte thjesht SOJSEZ i kulluar.
    Faleminderit!

  9. ali says:

    Pash Zotin mos permendni emrin diplomat sepse fyeni diplomacine boterore.Diplomatet shqiptare jane

    shndrruar ne matrapaze,delenxhinj,shikojne vetem cfare mund te zhvasin.Praktikisht nuk punojne fare.

  10. mireli says:

    Z.N.CEKA! Jam i sigurt qe i keni lexuar te gjitha opinionet ne kete forum te gazetes TEMA.Po pate mundesi beje nje rezultante dhe si qytetar shqipetare posto nje leter gazetes TEMA ku je i lutur te pasqyrosh se sa perqind del sojli dhe sa perqind del sojsez zotnia juaj.
    Je politikani me i deshtuar qe ka njohur SHQIPERIA NE KETO 23-VJET DEMOKRACI.
    Bir i nje kolaboracionisti dhe perkrahes i fashizmit ju NERITAN CEKA JENI NJERI ME 100-FLAMURE,NUK KE SHYLLE KURRIZORE,POR KE QENE NJI BYTHELEPIRES I DALLUAR I R.ALISE, I F.NANOS,DHE TANI I S.BERISHES.DEMOKRACIA nuk eshte prone dhe peme qe ta vilni ju e sorollopi i juaj.Djali i juaj nje drogaci dhe rrugac ordiner provokon dhe fyen E.RAMEN.
    DIL NE PENSION MOR LEGEN DHE LERI BIJTE E POPULLIT TE ZEVENDESOJNE.TI MERRNI TE KEQEN E.HOXHES SEPSE JU E TAKEMI JUAJ I NDYRE JA KENI KALUAR 100-HERE.
    JO SOJSEZ QE JE POR MUT MUTI E QEN BIR QENI 700-BREZA I KE PAK O FUNDERINE E SHQIPERISE.

  11. Dike Mullai thote- says:

    Or SHEFCET! A din xha? Me komentin me siper i ke rene PIKES!- “…babai ‘SOJLI’ (megjithese bir kolaboracionisti) eshte thjesht SOJSEZ i kulluar. Te pershendes!

  12. Jack says:

    Po per çfare diplomatesh flasim ne!. Vet Ceka i vjetri nuk e quan veten diplomat (eshte ne karantine, nuk i ka letrat) ne itali; edhe ceka i riu ka shkuar si tifoz i Saliut ne ate mbledhje i paftuar. Kush shkon paftuar e gjen te pashtruar. Hallal Edi, Uroj qe tja kesh ngjitur mire turinjeve ketij jihadisti arab. Sa per sojlinj e sojsez ate nuk e dime …

  13. dritani says:

    E mbyti shqiptarizma familje Ceka!
    I biri beri ate qe nuk ia bente zemra te atit. U kthye ne origjine packa se perpiqen te ndyjne edhe emrin e Migjenit per te treguar qe jane rrace superiore. Ne fakt kjo konfirmon qe jane bastarde ne sensin biologjik te fjales.
    I jati ben si i “jashtem” duke perdorur fjale si ‘sojli’ apo ‘sojsez’.
    Keto jane nga ato qenie qe jane te huaja si andej nga kane origjinen ashtu dhe kendej nga kane lindur.
    Sojliu i fundit ka zgjedhur edhe kombin e tij abstrakt: musliman. Pune per te.
    CfAre ndryshimi ka nga ‘jam komunist’?!

  14. studenti says:

    Ketij VESHLLAPUSHIT te Neritanit i ka hy vetja ne qejf. Po vec VESHLLAPUSHIT dhe kjo KOKELAKRA Neritan fillon e tregon turirin.
    Bem baba te te ngjaj i thone.

  15. Edit Harxhi says:

    Gjer tek i ati Neritanit ndoshta mire..
    por prej ti jatit te Neritanit siç duket eshte dhier rraca prej nazisteve gjermane!

  16. lo says:

    Shifi fytyren ketij sojsezi Egin dhe e merr vesh se cfare mostre eshte. Si i thone llafit ‘beme baba te te ngjaje’.Shijoni edhe ca dite qe ju kane mbetur ambasadat e Sali-HALESE.

  17. Bazarxhevap says:

    Hahahahahaha, i ka shkul xhaxhi Rama veshin ketij qoftes se Cekes. Shume i keq xhaxhi Rama, shume i keq!

  18. zekthi says:

    Duhet me qartesi kur thuhet “diplomati ceka ” .
    Te specifikohet p.sh. Diplomati ceka plaku, diplomati ceka djali madh, diplomati ceka djali qe mbajti plaku ne krah tek ura e lanes, diplomatesha cekja etj etj.
    Eshte dinasti diplomatesh kjo e cekeve o z. Altin. Me origjine te lashte apo jo ? Me lashtesine jane marre denbabaden, pe te kene mbetur kaq te lashte edhe ne veprime ?

  19. zekthi says:

    Duhet me qartesi kur thuhet “diplomati ceka ” .
    Te specifikohet p.sh. Diplomati ceka plaku, diplomati ceka djali madh, diplomati ceka djali qe mbajti plaku ne krah tek ura e lanes, diplomatesha cekja etj etj.
    Eshte dinasti diplomatesh kjo e cekeve o z. Altin. Me origjine te lashte apo jo ? Me lashtesine jane marre denbabaden, po te kene mbetur kaq te lashte edhe ne veprime ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje