Para pak ditësh opinioni publik u informua përciptazi në lidhje me një raport mjaft shqetësues të përpiluar prej Bankës Botërore. Në thelb, raporti tregon se 57% e 15-vjeçarëve shqiptarë janë analfabetë funksionalë. Si gjithnjë, gishti i akuzës iu vendos ose politikës, ose varfërisë, ose medias, ose degradimit të marrëdhënieve sociale. Përpara se të parashtrohen disa statistika të tjera më rrëqethëse të cilat sjellin një argumentim ndryshe, duhet bërë dallimi midis analfabetizmit dhe analfabetizmit funksional. Analfabetët nuk mund të shkruajnë a lexojnë në asnjë rrethanë. Ata nuk dinë as të rendisin shkronjat e alfabetit. Vetëm rreth 1.5% e popullatës shqiptare e vuan analfabetizmin. Nga ana tjetër, analfabetizmi funksional përkufizon ata persona të cilët janë në gjendje të lexojnë dhe shkruajnë fjali të thjeshta, të pakomplikuara, por nuk mund të shkruajnë a lexojnë aq mirë sa të ballafaqohen me kërkesat e përditshme të shoqërisë dhe tregut të punës. Ata nuk janë në gjendje a në vullnet për të lexuar tekste të vështira. Aq më pak janë ata të aftë për t’i aplikuar këto njohuri.
Në vitin 2013, 57% e 15-vjeçarëve shqiptarë janë analfabetë funksionalë.
Cilat duhet të jenë shkaqet e injorancës masive të më shumë se gjysmës së brezit të ri? Disa akuzojnë median si shkaktare të kësaj turbullire psikologjike. Të tjerë i drejtojnë gishtin politikës, mësuesve, prindërve ose vetë fëmijëve. Megjithatë, shkaktari i vërtetë i këtij gjenocidi të trurit shqiptar qëndron te një statistikë tjetër për analfabetizmin funksional. Sipas raportit të UNDP (Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara) të vitit 2000, rezulton se 57% e 15-vjeçarëve ishin analfabetë funksionalë. Duket se në 13 vjet (2000 – 2013) nuk ka pasur kurrfarë përmirësim apo përkeqësim të situatës. Fenomeni i analfabetizmit funksional ka qëndruar në kuota të njëjta për 13 vjet, dhe askush nuk e ka vërejtur këtë. Në një plan më të thjeshtë, 57% e të lindurve në vitin 1985 ishin analfabetë funksionalë kur arritën moshën 15 vjeç.
Po ashtu, 57% e të lindurve në vitin 1998 gëzojnë të njëjtin status. Kjo të bën të mendosh se në total rreth 57% e të lindurve midis viteve 1985 – 1998 janë analfabetë funksionalë.
Së pari, shkaktar i këtij gjenocidi të mendjes nuk mund të jetë televizori. Fillimi i viteve 2000 shënjon dixhitalizimin dhe specializimin e medias shqiptare. Në këtë kohë fillojnë dhe futen në treg shërbimet e para kabllore e satelitore, klandestine a zyrtare. Meqenëse kanalet televizive filluan në këto vite të specializohen (kanale me filma aksion, horror, humor, dokumentarë, kartona e me radhë), logjikisht që adoleshentët do ta kishin më të vështirë t’i shkëputeshin televizorit në raport me disa vite më parë (kur kanale televizive si TVSH predominonin).
Por statistikat tregojnë se në 13 vjet, analfabetizmi funksional nuk ka lëvizur prej kuotës 57%. Logjikisht kjo tregon se specializimi dhe dixhitalizimi i medias nuk ka qenë një faktor aq i fortë sa të rrisë apo të ulë këtë kuocient injorance kolektive. Televizori nuk është fajtor.
Së dyti, as Facebook dhe rrjetet sociale nuk janë fajtore që kaq shumë adoleshentë nuk e kalojnë kohën mbi libra për të gjetur kurën ndaj patologjisë së tyre. Kjo për shkak se sipas statistikave të Social Bakers, rreth 8-11% e përdoruesve shqiptarë të rrjeteve sociale përbëjnë grupmoshën deri në 17 vjeç. Duke parë se ekzistojnë rreth 1.180.000 profile shqiptare në Facebook, kjo grupmoshë okupon një hapësirë jashtëzakonisht të vogël; kurrsesi faktor përcaktues i kthimit të 57% të 15-vjeçarëve në analfabetë funksionalë.
Po ashtu, as varfëria shqiptare nuk e justifikon faktin se ka kaq shumë analfabetë funksionalë mes të rinjve. Të gjithë kemi parë se pavarësisht kushteve, shumë studentë të varfër ia kanë dalë të jenë të suksesshëm në shkollën e mesme. Problemet e vërteta financiare nëpër familjet e varfra nuk lindin aq shumë kur fëmijët janë 15 vjeç dhe në shkollë të mesme, por në universitet.
Po ashtu, në kah të kundërt, kemi parë fëmijë pinjollësh e pasanikësh të enden kafeneve dhe Bllokut gjithë ditën, që pa arritur ende moshën 15 vjeç. Një pjesë e tyre e humbin veten në analfabetizëm funksional jo se u mungojnë të mirat materiale, por nga teprica e tyre. Varfëria nuk ndikon në rritjen apo uljen e numrit të analfabetëve funksionalë. Në raste të caktuara prindërit mund të kenë faj në neglizhencën ndaj fëmijëve; ata mund të mos kenë kohë të përkujdesen për nevojat shkollore të fëmijës, për shkak të orëve të gjata të punës.
Edhe mësuesit mund të jenë në disa raste neglizhentë. Por jo aq shumë sa të lenë analfabetë 57% të 15-vjeçarëve. Shumë prindër dhe mësues mund të jenë kriminelë të fëmijëve dhe nxënësve të tyre, por eksperienca empirike tregon se nuk mund të akuzojmë gjysmën e një populli për neglizhencë.
Dhe këtu, mbërrijmë tek fajtori i vetëm i kësaj katastrofe shoqërore: ndryshimi i shpeshtë i sistemit arsimor. Këtu duhet të jemi të kujdesshëm: nuk është fajtore politika ose partitë politike “per se”.
Nuk mund të ketë Kryeministër, i cili të dojë të ndërtojë një shtet me të rinj analfabetë, pasi vetë ekonomia e atij shteti do të kolapsojë për breza me radhë. Nuk mund të përdoret as argumenti cliché se “Sali Berisha kështu i do gjërat, me analfabetë e injorantë, se i kontrollon më mirë”.
Kryeministri, i cili para pak kohësh dëshironte që të votonin edhe 16-vjeçarët (imagjinoni çfarë katastrofe analfabetësh) çlirohet prej kësaj akuze pasi edhe qeverisja e z. Nano nuk solli ndonjë rritje a ulje të numrit të analfabetëve funksionalë.
Kjo tregon se diçka tjetër brenda politikave, brenda reformave arsimore, pengon një pjesë të të rinjve shqiptarë në periudhën kur ata kanë më shumë nevojë të identifikohen me një sistem të qëndrueshëm vlerash. Kur një fëmijë nis shkollën 9-vjeçare, ai do të përballet minimalisht me 2 reforma të vogla a të mëdha arsimore që e prekin në mënyrë direkte (2 reforma për 2 mandate politike).
Ai e nis shkollën me 9 vjet, shokët e tij më të mëdhenj përfundojnë me 8, dhe shokët më të vegjël përfundojnë me libra vizualë përkundër teksteve të gjata shkollore. Sidomos reformimi i teksteve mësimore, plastifikimi, zbukurimi, heqja e tekstit më voluminoz dhe zëvendësimi me figura, e shkatërrojnë fëmijën dhe adoleshentin mandat pas mandati politik.
Për këtë arsye, kushdo të jetë në pushtet pas 23 qershorit, duhet të kujdeset të mos aplikojë për ca kohë reforma të reja. Sistemi arsimor duhet stabilizuar, si fillim. Ndihma e vetme që mund të japë qeveria është mbështetja financiare për të kryer sa më mirë këtë shkollim.
Si përfundim, cili është fati që pret 57% të 15-vjeçarëve shqiptarë? Tre tablo të së ardhmes ekzistojnë: krimi, abuzimi seksual, vegjetimi i mjeruar. Të lënë me mungesën psikologjike të formimit të mirë mësimor, ata përballen me instinktet e tyre bazike, eros-i dhe tanatos-i.
Do të bëhen kriminelë, vrasës, ose ambasadorë në Austri. Për pjesën tjetër të tyre flet shumë qartë raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë: 44.8% e meshkujve dhe 31% e femrave shqiptare nën moshën 17 vjeç kanë kryer marrëdhënie seksuale. Dhe mos mendoni se kjo ka ndodhur nëpër zona rurale, aq të paragjykuara këto kohë.
Përkundrazi, 91.3% e rasteve raportohen në qytet, dhe 8.7% të rasteve në fshat. Kjo tregon se cilat janë simptomat e degradimit social në kushtet e analfabetizmit funksional; një amulli, e cila çon në instinktet bazike më shkatërrimtare.
Bravo Arnold, nje shkrim i denje dhe inteligjent
Njeshkrim i bazuar ne SOFIZMAT e jo ne realitetin kohor!!!
Qe jane 57% e 15 vjecareve ANALFABETE(funksionale apo jo funksionale eshte loje fjalesh)do te thote,qe shumica e te rinjve shqiptare jane INJORANTE “FUNKSIONALE”!!!
Ky eshte KRIMI ME I MADH,qe SISTEMI KAPITALIST u ka bere femijve shqiptare!!!
Krahasoni sistemin ARSIMOR ne SOCIALIZEM me kete te sotmin:SI NATA ME DITEN!!!
Ky sistem nuk eshte i interesuar per arsimimin e femijve,pra indirekt as per EDUKIMIN e tyre!!!
Qe nga CERDHET,KOPSHTET e deri ne universitete eshte nje RRUMPALLE E ORGANIZUAR,qe tregon se njerezit jane te “LIRE” ne FATKEQESINE E TYRE!!!
Shteti KAPITALIST SHQIPTAR eshte nje XHUNGEL E VERTETE KU NJEREZIT LINDIN,ARSIMOHEN,EDUKOHEN,USHQEHEN,JETOJNE si KAFSAHET NE PYLL!!!
Shteti ka hequr dore nga te gjitha detyrimet e tij,qe nga lundja e deri ne vdekje!!!
Cdo gje eshte PRIVATE,ndaj NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK!!!
Pa barazia shoqerore,ekonomike,politike,juridike dhe sociale ka bere qe njerezit te mos ndjejne asnje DASHURI PER ATDHEUN E TYRE KU KANE LINDUR,por te kerkojne te ardhurat e tyre SI QENTE PAS KOSHAVE TE PLEHRAVE!!!
Ketu e ka DEGDISUR NJERIUN KAPITALIZMI,ndersa ky BIRKUA na ben SOFIZMA pa kuptim!!!
Analfabet,per me teper injorant eshte edhe i VARFRI edhe i PASDURI!!!
I varfri nuk ka kohe te mesoje se nuk ka BUKE TE HAJE,ndersa i pasuri,nuk i duhet shkol;la se jeten e ka te garantuar si FEMIJTE E SALI BERISHES!!!
Nga shkrimi juaj kuptova se ju jeni shume i nevrikosur me menyren e organizimit te shkollave ne kete kohe , eshte e vertete qe kjo menyre e te qeverisurit eshte nje katrahure totale por ju qe keni kete guxim per te shkruar ne kete menyre cfar jeni duke bere per te ndaluar , parandaluar ose per te shmangur kete fatkeqsi ?
Une jam nje nxenes i nje gjimnazi privat ne shqiperi e cdo dite mundohem te ndihmoj ato nxenes/persona te cilet kane probleme per te mesuar , shkolla me ka dhene gjate fundjaves nje ore perforcimi ku ne ate ore te vetme me duhet te ndihmoj qe ajo shifer prej 57% te ulet dita dites .
Po ju cfar po beni , pervec se po propagandoni para e mbrapa ?
Analizë perfekte. Ja vlen të thellohet dhe të analizohet sepse shumë shpejt do të ndjehen efektet në shoqërinë tonë. Ose po ndjehen si thotë autori.
Jam mesuese dhe me pelqeu analiza. Bravo. Arsimi do kohe te qetesohet nga politika.Lereni arsimin te realizoje objektivin e tij.
Eshte me te vertete per te qare hallin kur lexon keto lloj analizash te cilat dalin nga keto pena “te reja”.
Sheh pa dallimin me te vogel ne kete shkrim nje analize siperfaqsore, per te mos thene “tmerruese” kur faji i kesaj dukurie u lihet “reformave arsimore”!!!
Dhe nuk ka si te mos jete ndryshe. Ky analist eshte pjelle e ketij sistemi, ai aty ka lindur dhe eshte rritur. Pjelle e ketij sistemi kaotik, pa baze dhe pa themel.
Ky eshte nje problem i madh shoqeror sot. Ai gjendet edhe ne vende ne tjera, ne USA padyshim, por edhe ne vende te tjera te Europes Prendimore, per te mos u futur ne vendet e kontinenteve te tjera.
Ne ato shtete ku mungojne politikat sociale, sistemet solide sociale, ku shteti me taksat qe mbledh nuk investon ne kete fushe, atehere dhe analfabetizmin funksional do te jete produkt i tij.
Nje familje me prinder, qofte edhe te varfer, kur kane nje siguri per vendin e tyre te punes, per kujdesin shendetsor per vete dhe per femijet, pra nje te ardhme te sigurte, atehere do te hedhe syte edhe nga femijet e tij te cilet mund t`i ndihmoje financiarisht dhe moralisht.
Nese prinderit kthehen nga puna te lodhur, te pervuajtur per nje kothere buke, atehere edhe femijet do te ndjejne ate gjendje te mjere te familjeve te tyre e cila mund ti coje ne rruge te tjera, pervec rruges se arsimimit. Ka dhe perjashtime sic e vini ju ne dukje, por e pergjithshmja eshte tjeter.
Mediat vizive duke perfshire ketu edhe computerin, lojerat, pa lene menjane rrjetet sociale jane kthyer ne killera te gjuhes dhe te perceptimit.
Lexoni si shkruajne keta te rinj ne rrjete sociale. Gjen vetem fjali te cunguara, fjale te cunguara, pasthirrma dhe thirrore qe te sjellin vetem nje te qeshur te hidhur.
Diku lexova qe nje gazetare e re kerkonte te bente doktoraturen nen mbikqyrjen e nje opinionisti te njohur.
Qe ne e-mail-in e pare ai i`u pergjigj me nje “Jo” te madhe. Shkaku: Kishte mangesi ne gjuhe! Ai e-mail ishte shkruar per te vene duart ne koke.
Mesueset e sotme i zuri “tmerri” kur Min. e Arsimit vendosi te bente nje test per zoterimin e Gjuhes Shqipe, bile pati protesta te forta kunder atij projekti.
Imagjino, mesuesi proteston kunder testit te gjuhes!!!
Dhe pastaj c`mund te presesh nga te rinjte 15-vjecare?
Pra eshte e kunderta e atyre qe thoni ju. Problemet sociale, krizat ne familje, femije nga prinder emigrante, varferia, TV, rrjetet sociale dhe sidomos mungesa e leximit te librave sjellin nje tablo te erret te shkaqeve te ketij fenomeni.
Sot pak lexojne. Libri nuk eshte ai “miku i dikurshem” i njerezve. Per te nuk ka kohe njeri.
Digitalizimi ka zevendesuar librin, padyshin mund te lexosh ne I-Pad. Po edhe mund te lexosh, mund te thote dikush. Dakort, mund te lexosh por nuk ka ate efekt qe te jep leximi i nje libri.
Ja pra qe ky fenomen ka dale me aq ashpersi pas viteve `90.
Pra une e shoh problemin ndryshe, i nderuar Grabocka. Problemet jane me te thella.
Mbi te gjitha politikat sociale sjellin uljen e ketij fenomeni.
Shihni vendet skandinave.
KOMPLIMENTA GRABOCKA !
Mese e sakte varferia nuk sjell analfabetizem,por martesa mes analfabetesh dhe sidomos lindja e femijeve per te vetmin fakt riprodhimin sjell kte situate .Ky eshte derivanti i ktyre 22 viteve ,ndoshta ne njefar menyre “saliu nuk i do analfabete” ,por tashme demi u be dhe keshtu ju leverdis me shume .Sepse si e thoni vene te gjithe ambasador ne Austri ,dhe sa me analfabet te jene aq me shume servilosen dhe na sherbejne .
Dhe nje dicka tjeter ,fakti qe jetojne ne qytet nuk i ben qytetar
Jane shpellar ne token e xanun ,por jo per kte jane qytetar .
Nejse 20 vitet e ardhshem dhe me nje nderhyrje drastike do jene shume po shume te veshtire .
Zoti te shpetoj shqiperine nga shqiptaret …po dhe sikur vetem politikanet te hiqte perseri shpetim do ishte !
Koherent,i sakte.Bravo.Kush nuk arrin ta kuptoje i rrit shifren 15%it!
eshte shume e goditur tema mbi alfabetizmin funksional dhe doja te pyesja dhe kerokja se cfare mendoni se mund te jete si plan pune ose veprimtari shkollore mbi kete fenomen duke vazhduar ne klasas fillore dhe me lart ?