Presidenti bie nga kali, askush “s’e sheh” (VIDEO)

2 Maj 2013, 19:34Lifestyle TEMA

Nëse presidenti bie nga kali askush nuk e sheh atë. A u rrëzua vërtet? Incidenti i papëlqyeshëm i ka ndodhur presidentit të Turkmenistanit, Kurbanguly Berdymukhamedov. 

Ai u rrëzua pak metra pasi fitoi garën e cila po filmohej nga mediat vendase. Por këto të fundit, në paraqitjen e lajmit e kanë censuruar atë duke folur vetëm për “fitoren” e shkëlqyer të garës nga ana e presidentit.

Por atë që s’e bën mediat e bën interneti. Video ku shfaqet presidenti duke u rrëzuar nga kali po qarkullon në internet. Në të shihet qartë pengimi i kalit dhe rrëzimi turpërues i presidentit. Menjëherë në pistë vërsulen dhjetra agjentë të sigurisë që mundohen ta mbulojnë atë nga sytë e spektatorëve deri në momentin e mbërritjes së një ambulance,transmeton “Top Channel”.  P.K

5 komente në “Presidenti bie nga kali, askush “s’e sheh” (VIDEO)”

  1. Ndoc Qardaki - ekspert kriminalistike i pavarun (ne litar) says:

    Ca osht ky, kot.
    Baca vetem kur ka ken i vogel ka ra i her nga kali.
    Pastaj, sa pak roje paska ky?!!
    Baca ka sa rte dush
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/baca-sali-ne-takim-me.html

  2. LOLA says:

    me ate emer qe ka ky e ka trembur kalin e shkrete

  3. Cikorja says:

    Sa mire do qe te binete dhe ky toni me gjithe naltmadhenine..

  4. kali says:

    Ky koqja president te bjer dhe te vej mu ne gop te semes…..po ctja bejme ketij tonit qe ja ka hypur gomarit mbrapsh…

  5. Nikiu says:

    Ai e fitoi garen, duke e kaluar vijen e finishit me ambulance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje