Për Cody Simpson bërja e muzikës është shumë zbavitëse. Këngëtari 16-vjeçar është përkufizuar tashmë si Justin Bieber i ardhshëm,i cili do të bëjë që 19 vjeçari të harrohet nga të rinjtë.
Simpson sapo ka xhiruar video e re të këngës së tij Pretty Brown Eyes,të cilën ai e ka cilësuar si një këngë gazmore në dallim nga të tjerat të cilat janë më të ëmbla.
Në një intervistë të tij të fundit dhënë për revistën “Billboard”,ai shprehet se frymëzohet nga Jack Jahnson dhe John Mayer.
Australiani tashmë i famshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë në turne në fund të muajit maj në disa vende të ndryshme të Europës.
Siç raporton “NOA” deri më tani albumi i tij i parë “Paradise”,i dalë në treg në vitin 2012,vetëm në Shtete e Bashkuara të Amerikës ka shitur 52 mijë kopje,ndërsa një bum të madh ka shënuar në shtete të ndryshme.
Para se të zbulohej si këngëtarë,Simpson ishte një kampion noti në kombëtaren australiane,por tashmë suksesi në këngë ka bërë që ta lërë notin në plan të dytë. P.K
Simpatik edhe kaq! Industria miliardeshe $ e muzikes kerkon fytyra te reja.
Ja kush e meriton vertet:
http://fashionalba.blogspot.com/2013/05/elhaida-dani.html