Sedorf: Askush nuk më ka kërkuar të drejtoj Milanin

7 Maj 2013, 10:59Sport TEMA

Klarens Sedorf ka hedhur poshtë zërat se ai mund të zëvendësojë Masimiliano Alegrin në drejtimin e Milanit. Holandezi, që aktualisht luan në Brazil, ka thënë se këto janë vetëm spekulime, pasi askush nga Milani nuk e ka kontaktuar.

“Gjatë karrierës time janë thënë shumë gjëra. Nëse Milani do të më kishte thirrur do të ishte diçka krejtësisht ndryshe, por ata nuk kanë thirrur asnjëherë. Ky është vetëm spekulim, gjithçka është vetëm thashetheme”, tha Sedorf.

Edhe pse tashmë 37 vjeç, holandezi ka qenë një prej lojtarëve kryesorë të Botafogo, duke e ndihmuar këtë të fundit të shpallet kampione për krahinën e Rios./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje