A ka dorëzuar Njazi Kosovrasti një listë të bardhë në KQZ?

8 Maj 2013, 19:36Politika TEMA

Ndërsa mediat ishin të gjitha në ankthin e listave të kandidatëve për deputet, përfaqësuesit ligjorë të partive kryesore nxituan drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar listat përpara orës 24:00 të ditës së hënë, kur mbyllej edhe afati ligjor.

Pasi nga KQZ doli Njazi Kosovrasti, që supozohej se kishte dorëzuar listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, nisën spekulimet se ai mund të ketë dorëzuar një listë të bardhë, pa asnjë kandidat.

Dyshohej se lista nuk ishte përpiluar dhe se kryeministri Sali Berisha do përdorte edhe këto ditë deri më 14 maj, për të plotësuar listën. Për çudi, Berisha që flet për transparencë, akuzoi mediat se kanë gabuar katërcipërisht me listat që kanë publikuar paraprakisht.

Këto dyshime janë ngritur në KQZ edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

“Besoj se është një çështje që shkon më së miri me parimin e transparencës së punës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe besoj se ndihmon procesin lidhur me identifikimin e kandidatëve nga të gjithë aktorët që do të marrin pjesë në zgjedhje,” tha përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj.

Por kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, tha se listat do të publikohen brenda 14 maj, kur dhe është afati i shqyrtimit dhe i miratimit nga KQZ.

“Bazuar në nenin 73 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja në fakt është duke përpunuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e listave, të cilat kanë ardhur nga të gjitha partitë,” tha Lleshi.

“Nuk do të guxoja të kërkoja asgjë të paligjshme në propozimet e mia, por ne na intereson transparenca në këtë proces,” tha Gjonçaj./ep

18 komente në “A ka dorëzuar Njazi Kosovrasti një listë të bardhë në KQZ?”

  1. gjeramadhi says:

    qysh ngjan mu si QEN ky kosovrasti!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      1. aqifi says:

        Pse mos te beje shpellari gallate???!!! Ne KQZ nuk ka mbetur asnje perfaqesue i majte…

    1. Xhepi says:

      Tamam si Buzua i dheneve

    2. Selman says:

      Nuk ka pas liste te bardhe. Historine e listes se bardhe e ka shpik vete berisha, se i duhej qe te krijonte konfuzione qe kandidatet te mos merrnin vesh ku ishin derisa te kalonte afati i kandidateve te pavarur. Dhe e beri tre dite rresht me “listat” qe ju shperndante tv-ve. Nuk kishte dy njesoj. Nderkohe lefteria nuk e publikonte te kqz. Kaq per dijeni te “gazetarit” qe ka bo lajmin

  2. o njazi says:

    o njazi cpika mo, qe te rente pika… o felliqesire e shpifur.
    ne 23 qershor te zhdukim kta burokratet nga administrata

  3. Ermali says:

    ME 23 KJO DO JETE LISTA FITUSE

    1. E ta lumsha. E si munet mos me qene fituse tu pas ajken e politks moderne t’djatht. Tan figrua frymzuse per denmokratat e nershem ku vecojna Kac Islami Krem Spahia Spiro Ksera Tim Idrizi Muli pa harrue ne filozofin Nard Ndoka

  4. Sokrati says:

    Mos flisni keshtu, ne pergjithesi! S’njihni asnje lloj race qe t’i perngjaje ketij? Fundja s’e krijoni dot vete nje? Psh, hajde jepini.
    Thua do te marre pjese edhe ky ne protesten e paralajmeruar nga 35 TE LARGUARIT E LISTES SE SRB-it, qe do te mbaje grupi UNITETI I CELIKTE RRETH PARTISE (D)?

  5. Lori says:

    Eshte e vertete qe Berisha ka dorzuar fleten bosh deri me dt.14 Maj,aresyeja eshte se ai po bene demarshe per te futur ne keto lista mikun e tij F.Nanon e per pasoje do te terheqi ne loje edhe A.Malen per ti thene stop njehere e mire Edit me Kokerdhimat.Ai kerkon te perserise skenen e zgjedhjes se B.Topit dhe te beje te mundur perse jo edhe rifitimin e zgjedhjeve.Llogarite te thjeshta rreth 38% satrapi i merr ,shtoi ketu edhe rreth 10% vjedhje ,plus kater mandatet e opozitareve te “perzene” ai bene realitet endren qe ka.E vetmja veshtiresi eshte pazari i larte i xhuxhmaxhuxhit!Thone qe satrapi i ka thene po perse çfar u bere ti “Podesta grup” qe kerkon kaq shume ?Koha do ta vertetoje pazarin e radhes se te pafytyreve.Le te presim daten 14 Maj!

    1. jurgen says:

      Mire e ke Lori madje do fusi Pali Misken,Muho Asllanin kurse me Lenka Cukon po has shume veshtiresi se ka pazarin e larte.

  6. esen says:

    Akuze shume e rende. Po qe se vertetohet, opozita duhet te bllokoje zgjedhjet. Qveria te jape doreheqjen, te krijohet qeveri teknike dhe per 6 muaj te behen zgjedhje te reja, me komision qendror te ri. Po qe se vertetohet kjo, anetaret e tanishem te KQZ duhet te shkojne ne burg, per shpredorim detyre. Personalisht, duke u nisur nga precedenti i zhdukjes se provave per 21 Janarin dhe vecanerisht shlyrja e filmimeve nga serveri i Kryeministrise e besoj plotesisht se kjo eshte e vertete. Zhdukja e filmimeve nga serveri eshte me e rende se vete vrasja e qytetareve te pafajshme se tregon konceptin qe ka Saliu per shtetin. Ky pretendim duhet hetuar me pergjegjesine me te madhe.

    Eshte koha te nderhyje Lalla me hetime kryesisht.

  7. Pse? says:

    Kush duhet tja nxirrte te palarat e listes se bardhe?
    Ku jeni ju socialistet roje te kqz?
    Apo mqnse atje nuk ka njeri me ngjyre “purple” atehe blute e pd po bejne namin.

    Leshoni bomba tymi me shprese se do kapni peshq….hidhuni ore ne det e kapini

    1. Xhepi says:

      Me kete pamje qe ka ky Kosovrasti ne i themi andej nga anet tona “Buzo” qe ruan dhente

  8. pelivan says:

    Ve bast qe ky eshte vellai(Me bab),i fari balliut…

  9. Kritiku says:

    Nese vertetohet qe PD-ja nuk i ka dorezuar brenda afatit te percaktuar ne ligj, atehere ajo nuk duhet te lejohet te marre pjese ne zgjedhje. Keshtu qe zgjedhjet DUHEN bere edhe pa PD-ne dhe jo te bojkotohen. Po ta kishte bere nje gje te tille PS-ja, kelyshat e Berishen nuk do te linin gure pa levizur per te mos lene PS-ne te merrte pjese ne zgjedhje dhe keshtu PD-ja “merrte rezultatin maximal” te marre ndonjehere.
    Ne fakt qe eshte i pakundershtueshem dhe duhet marre ne konsiderate eshte qe ne te vertete PD-ja nuk ka zbatuar afatin qe parashikon ligji. Kosovrastri e kaloi deren ne oren 0:07 dhe kjo eshte 7 minuta mbas mbarimit te afatit zgjedhor. Ne oren 0:00 dera e KQZ-se duhet te ishte e mbyllur dhe nuk duhej te lejohej me njeri qe te hynte brenda. Ketu duhet te permbahet opozita duke kerkuar zbatimin e ligjit per sanksione ndaj atyre qe e shkelen ligjin e zgjedhjeve!

  10. drini says:

    Te nderuar shkrues te kesaj faqe,mos mendoni se Saliu i vjedh zgjedhjet!Jo,eshte makina qqe ka ndertuar. ai me treshen Pone,Kosovrasti,Shehu te tjeret jane lavire bulevardi.Ujku.,çalalli dhe dhelpra bejne kerdine ne. zgjedhje.Kjo lukuni ka 23 vjete qe funksionon per mrekulli.

  11. fatmiri says:

    Edhe nje pyetje te fundit: nga eshte ky Kosovrasti? Nga mbiemri me duket si Kosove-vrasti, ai qe vret Kosoven! Po ai po vret te gjithe. Merrni masa e i ndryshoni mbiemrin , te pakten, se na e çpifi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje