“Shkrirja” e Komisionit të Ligjeve dhe një paranojë e Berishës

9 Maj 2013, 21:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur me listën e deputetëve të Partisë Demokratike. Njëmbëdhjetë anëtarët e Komisionit të Ligjeve, nga katërmbëdhjetë që ka pasur gjithsej shumica, janë nxjerrë jashtë parlamentit, së bashku me Ilir Rusmalin në krye të komisionit. Ilir Rusmali, Enkelejd Alibeaj, Fatos Hoxha, Arenca Trashani dhe Viktor Gumi, si dhe emra të tjerë deputetësh nuk do të jenë më në parlament. Brenda pritshmërisë së listës fituese ka mbetur vetëm Dashnor Sula, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri. Bashkë me këta janë ndëshkuar dhe dy kryetarë komisionesh të rëndësishme, Fatos Beja, që drejtonte Komisionin e Jashtëm dhe Leonard Demi që drejtonte Komisionin e Sigurisë, Rendit dhe SHISH.

Këta deputetë nuk hyjnë tek deputetët disidentë të Berishës. Nuk kanë bërë gjeste politike kundër tij dhe as që kanë tentuar të përfshihen në ndonjë klan apo grupazh brenda partisë. Edhe me njëri- tjetrin nuk i bën dot bashkë. Alibeaj është jurist, shumë afër të persekutuarëve, Rusmali ka qenë pa diskutim më i afti i juristëve afër Berishës nga viti 1995, Trashani e Hoxha dy juristë partizanë të PD-së, Gumi një teknicien korrekt me PD, dhe pse vjen nga e majta. Pra, nuk kemi të bëjmë as me ndonjë grup në vetvete dhe as me ndonjë qëndrim disident të tyre kundër Berishës. Po ashtu është larguar nga lista e deputetëve të PD-së Leonard Demi, që ka kryesuar Komisionin e Sigurisë Kombëtare, i vetmi politikan i heshtur i PD-së, dhe i vetmi që nuk ka pasur kompleksin kurrë të thotë se mes rekomandimeve amerikane dhe këshillave të Berishës zgjedh gjithmonë ato të SHBA. Fatos Beja po ashtu një luajalist i vjetër i Berishës, që nga viti 1992, është larguar papritur, edhe pse Berisha bëri sikur u tall ta kishte kandidat për president një vit më parë.

Pra, kemi një largim cilësor nga listat e PD-së, të cilët i bashkon vetëm qenie në krye të tre komisioneve të rëndësishme dhe në tërësi në Komisionin e Ligjeve.

Për çfarë është shqetësuar realisht Berisha për këtë reprezalje? Është e pabesueshme, por e vërtetë, se këtë operacion spastrimi e ka rekomanduar Ministri i Brendshëm, i cili disa muaj më parë ka pasur një problem konkret përplasjeje me Komisionin e Ligjeve. Bëhej fjalë për një nga tre ligjet e famshme të paketës së integrimit, që kishte të bënte me statusin e nëpunësit dhe për të cilin, Ministria e Brendshme kishte çuar një projektligj që binte në kundërshtim me ligjin për Gjykatën Administrative. Ky duket një konflikt i vogël për të bërë një reprezalje të tillë, por Ministri i Brendshëm ka arritur të bindë Berishën me një element shumë më të besueshëm për Berishën. Ai ka informuar Berishën se krerët e këtyre komisioneve dhe disa deputetë ndikohen nga disa diplomatë “armiq” në Tiranë për vonimin e miratimit të ligjit të integrimit dhe kështu ka justifikuar dhe paaftësinë e tij shembullore për të hartuar një ligj dhe ka ushqyer një paranojë të Berishës për frikën që ka se diplomatët e huaj i kapin bashkëpunëtorët e tij në pushtet. Fakti që nga i gjithë komisioni kanë shpëtuar Paloka, Strazimiri dhe Sula, të cilët e kanë tepruar me të qenit më shumë besnikë, duket qartë se tek Berisha ka zënë vend një paranojë se ky komision ka qenë rezistent ndaj dëshirave të tij për reforma ligjore dhe mbështetje të veprimeve politike të qeverisë. Më sinjifikativ është përjashtimi i Demit dhe Bejës, të cilët kanë qenë luajalë me Berishën, por dhe shumë bashkëpunues me të huajt në pozicionin e tyre parlamentar.

E gjithë kjo ka krijuar një përshtypje tek diplomatë të huaj në Tiranë se brenda Partisë Demokratike po rikrijohet një frymë anti-perëndimore dhe izolacioniste, e cila synon të mbajë larg ndikimit mbi pushtetin e Berishës diplomatët e huaj dhe sidomos ata amerikanë. Aq larg ka shkuar kjo paranojë, sa listat janë spastruar nga deputetë luajalë me Berishën, por me një formim profesional, i cili në kushtet e nevojës për një ekip kamikazësh është i rrezikshëm. Në vend të tyre kanë hyrë njerëz ordinerë, shërbëtorë të rëndomtë të fëmijëve të Berishës dhe aleatë apo deputetë socialistë, të cilët nuk kanë ku shkojnë më.

Kjo tkurrje e Berishës në guaskën e një paranoje kaq të madhe, është një shenjë se ai po bëhet gati të përballet me një presion ndërkombëtar kundër prekjes së zgjedhjeve, përmes një plani që synon të çojë mandatet me të cilat është në avantazh opozita në Kolegj Zgjedhor dhe pastaj të përdorë kamikazët e mbetur në grup parlamentar për një betejë besnikësh kundër Perëndimit. Ajo që po ngjizet brenda PD-së nuk është një anti-amerikanizëm klasik, por një përpjekje për të ruajtur pushtetin e Berishës, i cili duket se mund të rrezikohet nga një vëmendje e madhe amerikane dhe perëndimore për zgjedhjet. Ai po përgatitet për të mos u dorëzuar.

59 komente në ““Shkrirja” e Komisionit të Ligjeve dhe një paranojë e Berishës”

  1. Endrit Beqiri says:

    Kokes i ke rene problemit o Mero. PD eshte katandisur ne nje rrospi mejhanesh.
    SHpellari do kthehet ne origjine
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html

    1. Algen says:

      Vizion Plus publikon shifrat e sondazhit te realizuar nga Instituti Italian Piepoli

      Koalicioni i MAJTE 9 pike perpara Koalicionit te Dhjathte.

      nderkohe PS 5 pike perpara PD-se LSI 6 % PR 2%

      http://vizionplus.al/vizion-plus-publikon-shifrat-e-sondazhit-te-realizuar-nga-instituti-italian-piepoli/

    2. Spiro says:

      O Mero nuk e ka heq Rusmajlin, Gumin, Markun, Demin, Alibeajn, Tritanin, Hoxhen! Trashanin, Paulinen dhe gjithe te tjeret se ishin te lekundur ne bindjet e tyre te djathta. Jo dhe jo (thote doktori). I hoqi se shikoni pak listen kandidateve qe jane deputet te sigurte neser. Jane shoke, oh ortake te Zenit

  2. lefter says:

    Ai po përgatitet për të mos u dorëzuar.

    Berisha nuk ka per tu larguar nga pushteti me vote apo me ligje. Nuk kane per ta larguar as amerikanet e as evropianet. PS eshte mire qe te punoje po me aq devotshmeri per nje plan B pas vjedhjes se zgjedhjeve nga Berisha. Duhet ti kerkoje ndihme NATO-s per te armatosur popullin kunder Gedafit te Shqiperise.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Mut i biri ,mut i jati
    mut ai qe beri t’ane .
    Mero ,po si arriti BACI SALE te rrije kaq gjate .
    Une jam krejt i habitur se si une kam patur kete malok-shpellar-tradhetar ,kriminel -klloun -te pabese KRYEMINISTER per 8 vjet dhe PRESIDENT per 5 vjet . E habiteshme .

    1. Uarda says:

      Ti totilla nuk di shume gjera, por kjo nuk justifikon asgje. Kjo thjesht eshte nje argument me shume per fshatarllekun tend…

  4. Gramoz says:

    Berisha eshte i pakorigjushme dhe antiamerikan i terbuar ..

  5. Bato Mokra says:

    Mirepo, sipas gjykimit tim, edhe SRB-i (lexohet: Sali Rame Berisha)ka njefare “te drejte”, te cilen deri me sot (mos qofsha i gabuar) opozita e ka anashkaluar cuditerisht, sidomos ne ciklin e saj “Pse duhet larguar Berisha?”.
    Pse ka “te drejte” Berisha?
    Packa se nuk jam ekspert dhe s’kam tere informacionin e nevojshem, mosperfshirja ne kandidimin e Komisionit te Ligjeve, eshte nje veto “ndeshkuese” e Berishes ndaj tyre. Pse? A nuk mund te nxjerrin ekspertet juriste (tani per ta argumentuar) te opozites se sa PROJEKTLIGJE KA ANALLUAR GJYKATA KUSHTETUESE? 1, 2…34 APO 35 PROJEKTLIGJE. Pa te llogaritim pak demin e madh te mosmiratimit dhe te mosfunksionimit te hallkave miratuese, demin politik, ekonomik, integrues.
    Nqs e ka pase mendjen per keto Saliu mire ia ka bere. Po dhe opozita ndoshta “zgjohet” nje cike per te bere nje bilanc perfundimtar te 4 vjeteve te fundit (+4 vjetet e pas 2005-es), te deshtimit te frikshem, te tiranise se NJESHIT, pra SRB-it, forces se kartonit etj, etj.
    Le te presim kete reagim, pasi me duket mjaft domethenes se si funksiojne institucionet, qofshin edhe ato te pavarura, c’nivel eshte profesionalizmi etj.
    Ndersa per te tjerat qe shkruan Meroja, tepke, bash njashtu eshte!

    1. stela says:

      S’ke kuptu gje or ti! Mero po thote qe i ka ndeshku se ju duken me proamerikan sesa duhet. Ligjet i shkruan vete berisha. Si i do. Dhe s’i plas shume per kushtetueshmerine. Se po na e bo hero tashi

  6. ernest says:

    Vaj vatani mjer moleti,
    Vendi udhehiqet nga Mul debil gazepi

    Ne shqiptaret jemi me trapa edhe se afrikanet

  7. ernest says:

    Vaj vatani mjer mileti,
    Vendi udhehiqet nga Mul debil gazepi

    Ne shqiptaret jemi me trapa edhe se afrikanet

  8. arbi says:

    Mero ka larguar edhe Jeminin se e paske harruar, turp qe fiton klani i basha perball emblemave te pd.
    Berisha tashme eshte dorezuar tua lej cunit goces e sherbetorit te tyre Lul Bashes turp turp turp

  9. VERONIKA says:

    Shoku Mero ku i lexove listat e Berishes ???
    Pse te ike Berisha ???
    Nuk ben njeher nje editorial me kte teme …he pra Mero pse te ike Berisha
    Kam frike se te ka qejfi nje diktature me emer te ri ,me duket se do te provosh ate te |*fortin* e Kokedhjerit .
    Mero ,
    Rrrrrrrrrrrrrrrrrofte Berishaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    po te kujtoj qe do i dergoj ne *riedukim* shume prej ktyre te *forteve*
    shiko anen pozitive ,non tutti i mali vengono a nuocere …thone komshijte tane .Listen e ke me dy gabime dhe pergjithsisht ja ke fut kot .
    Ai nuk eshte se nuk do te dorzohet ….fitoren me lehte se ksaj radhe nuk e ka pasur ndonjeher .

    1. Arbri says:

      veronika , ne te pyesim te dhemb… ti thua eheeeee, ne te themi ta heqim , ti thua ncuq , ca te bejme ne me ty o veronicka …

    2. vz gjirokastriti says:

      Mikesha time Veronike,lerem te te kujtoj nje histori te bukur,te ketij
      mjerani popull,qe nuk do ti mbarojne kurre kusuret,kusuret qe i vine nga trute e kokes.

      Nje plak i zgjuar,ka thene ne Vlore
      gomarit samari,i duket kurore.

      Nje plak i zgjuar,ka thene ne Gjirokaster
      me trut e gomarit,ngelesh per jet i varfer.

      Ne vitet 1978, burri i mencur dhe i ndershem Gaqe Gjoni nga fshati
      i Shen Vasilit,i thote vajzes se tia Stelle.Pse gezojne ky i shkret milet? Stella gezojne o baba se kete vit ullinjte kane prodhuar shume>
      Gaqija,degjo moj vajze??? edhe cfakat sikur te bejne ullinj,ky Enveri
      perseri do tju japi gjisem kile per nje frime.E keqija moj vajza time
      eshte se ketij populli nuk i pjell mendija,ky popull ka mendje shume te
      varfer,prandaj gezon?????

    3. genti55555 says:

      Veronika,

      Z.Mero Baze ka shkruar gjithmon ato qe mendon ne editorjalet e ti.
      dhe sigurisht qe edhe me ramen do shkruaj ato qe mendon dhe sigurisht qe nuk do jene pro rames.

      urime Z.Baze per editorjalet tuaja,gjithmon shume realiste edhe te paaneshme.Respekte.

    4. 0007.kla.usa. says:

      sali berisha esht ni kryeminister qe ezhvilloj e epasuroj shqiprin rroft samalet sali berisha ky dobashkon kombin ton shqiptar,

    5. Shkolla e riedukimit says:

      Shkolle rieduki e beri Berisha listen, se mori vagabondet e ps. Kta qe po thote Mero po rrine djathtas. Nuk po demtojne besimin e tyre te djathte. Nuk jane rruspi si ti Veronika. Qe i dashuron gjith rruspiet dhe kurvaret. Dhe ata qe liston Mero nuk do te pranonin kurre te hynin ne liste te Rames. Po ca si ty dhe me ate tru qe ke ti s’e kuptojne se sa here flitet per “hyri e doli” me nje vend te shkon mendja. Rrace idiote. Ishalla i lexon komentet e tua Ai qe po organizon “komentuesit” e pd-se. Te te zevendesoje. Se trunin s’ta luan dot. Ik hap shalet tani o veronik

    6. raimondi says:

      hahahahahahahaah Veronika kesaj radhe je e sakte kur thua qe Sala do i fitoje lehte zgjedhjet

  10. drini says:

    Z.Mero eshte hera e pare qe gabohesh disi,e anashkalon problemin thelbesor duke nenvizuar se satraoi po pergatitet per nje beteje te ashper si brenda ashtu edhe jashte vendit duke ofruar rreth vehtes cuba per te bere te mundur perseri te shtihet n.q.se eshte e nevojeshme nga frengjite e kryeministrise,nga kulla e tij .Kjo eshte aresyeja kryesore perse fenomeni ka distancuar nga listat per deputet me frikacaket qe do te mund ta linin nje dite ne balte.Nuk eshte ndonje habi qe ne listat e kandidateve per deputet te jete futur i shkarkuari Nj.Kosovrasti,A.Shehu .I ndjeri N.Hoti ka thene “Malokun Sali po nuk e rezove, nuk zbret kur nga kali”.

  11. reformer says:

    nuk di nese nje mumje qe po kalbet ne kembe mund te jete nje fenomen me i frikshem apo me qesharak.

    sidoqfte te heqesh Bejen pasi kane kaluar kaq vjet dhe kur tashme dukej se per te vertetuar tezen e “suksesit te papare te qeverisjes” do te duhet te mbaheshin te gjithe lojtaret e ekipit fitues ne fushe, tregon sipas meje se trajneri tashme ka rrjedhur…

    ishalla nuk kalbet edhe shteti bashke me te.

  12. Flora says:

    Zini hundët dhe votoni

    Lyss

    Zini hundët dhe votoni për hipokritët dhe batakçinjtë. Për ata që na sigurojnë se na kanë në zemër, për ata që thonë se nuk i zë gjumi nga hallet tona, zini hundët dhe votoni për ta.

    Zini hundët dhe votoni për zonjat e zotërinjtë që dalin nga mbledhjet e kryesive me bythë të shtrënguara, që të mos u shpëtojë ndonjë e vërtetë. Për ata që nuk janë në shërbim të shtetit por të pushtetit, zini hundët dhe votoni për ta.

    Zini hundën e votoni për plehrat, ata për të cilët ju nuk dini asgjë, që i zgjedhin kapot dhe u premtojnë devocion kapove. Për histeriket, militantët dhe marionetat e bindura me shpirt druri, zini hundën dhe votoni për ta.

    Zini hundët dhe votoni për ata që i pyesni për diçka e në fund të përgjigjes nuk kujtoni dot as pyetjen tuaj. Për ata që zgjidhen për kokën bosh e që mund t’ua shndërrojnë në bomba urrejtjeje, zini hundët dhe votoni për ta.

    Zini hundët dhe votoni për fshatarët e pasur, për tarafet dhe klientelat, për kusarët dhe kryekusarët. Për hienat histerike, për gojët e prishura, për ata pa të cilët nuk qeshim dot, zini hundët dhe votoni për ta.

    Zini hundët dhe votoni për gënjeshtarët, për ata të djeshmit dhe për ata të nesërmit. Për krijesat pa dinjitet që na trokasin dyerve, për ata të cilëve u ngjajmë si fletë votimi, zini hundët dhe votoni për ta.

    Zini hundët dhe votoni për ata që mezi e fshehin urrejtjen për pyetjet tuaja. Për ata që ju vranë dje dhe të cilëve u hapën vend për t’ju vrarë edhe nesër, zini hundët dhe votoni për ta.

    Zini hundët dhe votoni për listat me kërma, zgjidhni kërmën me erë më të mirë. Për surretërit e yndyrshëm, për provincialët e paditur që bëjnë emër me egërsinë dhe marrëzinë e tyre, zini hundët dhe votoni për ta.

    Zini hundët dhe votoni për ata që kanë shitur shpirtin dhe ata që nuk kanë fare shpirt. Për ata që kanë nevojë për pushtetin që të mbrojnë pasurinë e tyre, zini hundët dhe votoni për ta.

    Zini hundët dhe votoni për racën e re të batakçinjve dhe batakçeshave pa fisnikëri. Mëshirojeni, shikoni si përdridhen, ç’prisni, zini hundët dhe votoni për ta.

    Zini hundët dhe votoni për demagogët, për ata që na marrin për idiotë dhe na fyejnë me premtimet e tyre. Me votën tuaj ata do të përdhosin jetën tuaj, vota juaj është orgazma e tyre, zini hundët dhe votoni për ta.

    Zini hundët dhe votoni për hienat, për ata që kacafyten për llokmën e madhe. Për faturat e tyre, për mendjet sterile, për diskutimet idiote dhe për letrat higjienike, zini hundët dhe votoni për ta.

    Zini hundët dhe votoni për ata që tallin bythën me ëndrrat dhe shpresat tuaja. Kanë nevojë për votën tuaj që të përdhosin edhe jetën e fëmijëve tuaj, zini hundët dhe votoni për ta.

    *Nga blogu: peizazhetëfjalës.

  13. druni says:

    Z. Mero,

    pensionistin politik SLB mund ta kishin nxjerre jashte zyrave te qeverise dhe e meritonte – ne rastin e Gerdeict dhe ne 22 Janar – por problemi qendron se Ed Rama ska bythe … eshte i rrahur dhe i rrahuri ka frike se e rrahin perseri.

    Sa te jete SLB ne qeveri, Ed Rama pa dhune nuk heq nga zyra e qeverise ish-komunistin fanatik – jane nje xhins i rrake keta lloj animalesh – si gadafi, sadami, assad, na ka rene per pjese dhe duhet e zbuar…

    -Urat (gjoja Burrat) e PD jane shume trima per te mbajtur gojen mbyllur kur cazzo islami ju ze vendin? Eh SLB cju punon ketyre sumkapuceve – edhe ish komunist edhe udheheqes “demokrat”

    1. Si e genjeu Berisha Ramen says:

      Hajde ta bejme bashke kushtetuten, i tha Berisha, para zgjedhjeve 2008.
      Dua Kodin e Zgjedhjeve, kerkoi Rama.

      Ta jap? Vire vet, zgjidhe vet!, ia priti Berisha. Une nuk dua te fitoj me. Ta jap me deshire karriken! vetem…mos fut ne loje meten e nanon!

      Gjalle jo, tha Rama. Une te fala Gerdecin, ti me dhe Kodin Zgjedhor!

      E ben bashke Kushtetuten me gjithe Kod dhe…Berisha ia drodhi!

      Kete vit ndodh ndryshe. Berisha i dhuroi …Ilir Meten!

      Meta i tha Rames se kishte sjelle edhe Kodin e ri me vehte: Ne fitojme, Berisha nuk ka deshire te fitoj prape, por ne duhet t’i garantojme imunitet te perjetshem atij…

      Dakord, por ku eshte Kodi?, pyeti Rama.
      Ta tregoj une me 24 Qershor, i premtoi Meta.

  14. mergimtari fv says:

    Mero ! ky stan kete bulmet ka , vet sistemi alias spanjoll made in Kaço Islami eshte produkt kukullash plasteline , persa i perket perplasjes me ShBA e perendimin ne pergjithesi shpellari ka shembullin klasik te H.Qamilit , qe dhe ky debil thot se sa te kem Serbi-Rusine , Iranin dhe Azerbaxhanin se çaj trapin , naiviteti eshte e keqa me e vogel , me hajer e fundit thoshin pleqte e pare , me vjen keq per popullin e vendin tim per fatin qe i kane caktuar te tjeret . Mero ju ne atdhe e ne ne mergim te bejme çmos ta shpetojme ate çike Shqiperie te mos fundoset me keq se ç’eshte pamvaresisht dallimeve ideore te secilit nga ne .

  15. indrit says:

    nje mendim i kthjellet ne mes te stuhise ky i Meros . Pse opozita nuk arrin te perdore kete grup te pakenaqurish kunder berishes?

    1. Marku says:

      Se nuk jane njerez qe perdoren ata ndaj. Nuk jane si dogjani islami kadelli dhe bamiri. Nuk jane langpj qe jetojne vetem per te zene pune ne parlament. Nryshe do kishin lepire bythen e zenit dhe do ishin te pare ne lista. Po ti s’e kuptoke ca do me than ” burrni”. Berisha do humbi sepse i ka ardh sahati i humbjes. Te shohim se kujt ja ka be gati karriken. Me siguri as lulit as jozefines

  16. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Asnjehere mos harroni njerez, koto 8 vjet cdo gje qe ka bere saliu, ka qene legale. Informaliteti dhe korrupsini po e leron kete vend te bekuar, njerez.

    Stadiumi Olimpik ne Londer do te transformohet pas nje viti ne stadium football- i, pra pa piste atletike. Keshtu qe njerzit te ndjejne me shume bukurine e ketij sporti magjik.

    Ndersa ketu, shoferi prek te dashuren e tij nga shalet, nderkohe mendjen e ka 100% ne timon!!! tmerr njerez… Falsiteti eshte perhapur si murtaje ne vendin e Shqipeve! Mr Berisha eshte duke reklamuar me pasion, dyfytyrsine si vlere, kurse mr Edd eshte duke luftuar me dyfyryrsine…

    Mr Edd, aksioni politik te perqendrohet ne kapitalizem man. Nuk e dime ku jemi-
    ne krize, ne depresion apo ne damlla ekonomike…
    Cdo individ i vetem qe e ndjen veten qytetar modern Europian, te marri pergjegjesi dhe te japi eksperiencen e vet ne ndertimimin e nje shoqerie te re Shqipetare. I am ready…

  17. brace says:

    plaku i ndyre po behet gati te shkoje me faqe te zeze ne boten tjeter si kadafi,ja ka bere hysmetin si qenin do ta zhdukin me rrace e koce,fare e ndyre e qelbur.SHota mezi po pret largimin e plakt nga pushteti,eshte bere gadi dhe po e pret si Skifteri gjahun.Para se ta vrasin do ta poshtroje ne mese Tiranes sic e meriton.Z Mero te falenderojme si gjithmone,je teper i zgjuar,shkrimet tuaja jane teper te rendesishme.

  18. stela says:

    E tmerrshme. Te vesh ne vend te 20 ne liste te tiranes ilir rusmailin dhe ne vend te sigurte afer berishes kelt elifimatrakun….. E tmerrshme… Ilir rusmaili ne fund te listes…. Qirjaku i ipotekave afer berishes….. E tmerrshme….. Rusmaili paska marre note pa kaluese per berishen. E tmerrshme. I vetmi njeri ne parlament qe ka mbajt beteja politike ne kurriz. O demokrate te gjore. Ksaj rradhe do votoni per idiotet socialistet si kaci e dogjani dhe per mediun idrizin dhe rraca te tjera qe kan lind per ministra tmerr

    1. hamdurulam says:

      Rusmajli eshte kelysh komunisti ,biri i Sekretarit te Pare te Komitetit te P P SH .T’a kishte fluturuar fare nga lista mire do bente .

      1. stela says:

        Ti ddo jesh Bamiri se vec ai mund ti therrase vetes hamdurulam. Qofte raki dhe voto Ramen. Se e vetmja fjali qe di te thuash eshte kjo. Aq e ke kapacitetin e rrudhave. 200 fjale kapaciteti fjalorit. Mero po flet sa i pabese dhe paranojak esht be Berisha. Por tani qe te shoh dhe ty ne blog s’me duket habi nuk habiten se pse te pabeset merren vesh midis tyre

        1. VERONIKA says:

          Ops Stela ,me qudite fare .
          Jo vetem qe eshte kelysh komunisti ,por do te them dhe me shume
          Nje ish i burgosur politik ,kishte vdekur dhe po bente 18 dite ne morg .Ajo partia qe rriti dhe sterviti Saliun ,nuk i kishte lene asnje ne kte bote .Ishte nje ekonomist i shkelqyer .
          Mbasi doli nga Spaci sepse erdhi demon kracia nuk arriti te gjente me as grua dhe as femije .Jeta i kishte ndare ne menyren me te keqe
          Nejse ne heshtje vdiq.Kur GJERGJ NDRECA dhe LIRAKU ,SHPETIMI ,e sa te tjere nga grupi nuk dinin ku te perplasnin koken per te gjetur leket ta varrosnin ,sepse eshte biznes te vdesesh i kish ne dore varret shpk e LSI ,Iliri Cajup Rusmaili qe firmoste ligjet per te persekutuarit …e kupton ai jepte demshperblimin per ata qe baba i tij kishte futur ne burg ,parkonte makinen luksoze,mbi trotuarin e morgut ,ate makinen qe kishte blere me leket qe ndoshta i kishte fituar me djersen e fundit te shpines ,ose ndoshta me kestin e radhes qe ky i gjori nuk arriti te merrte sa qe gjalle dhe te pakten i vdekur te gjente rehatin dhe shtepine qe kurre nuk ju dha mundesia .22 vjet e dashur 22 vjet nuk arriti te gjente pak dinjitet .Ah se mos harroj ,vdiq me metastaza nga kanseri qe i dogji cdo qelize te trupit .Kurre nuk gjeti qetesi .Dhe ne fakt GJERGJ NDRECA I DHA NJE GRUSHT TURINJVE RUSMAILIT TE PANDERUAR ….HAHHAHAHAHH KALOI PERSERI NE HETIM ….JOOOOOO PRIT SE NUK MBAROVA …A E DI KE GJETI PERPARA …AGIM TIRANEN …ATE HETUESIN QE I KISHTE FIKUR CIGAREN NE BALLE SI *ARMIK I POPULLIT* ,POR SOT ESHTE AVOKAT I NDERUAR …
          Stela e partise me pese cepa ,kujdes kur flet per pabesine se do te zgjase dhe me historine e idhullit tend .Do te tregoj dhe sa i afte eshte te bej ligje kelyshi enverist …

          I uroj te njejtin fund dhe cdo deputeti ,ministeri ,atyre komunistave te shenderruarr ne anti komunist

          1. Stela says:

            Ahaaaaa! Une Rusmajlin e kam pare dhe degjuar me qindra here vetem ne tv. ku dilte te mbroje te djathten. Une jam e djathte dhe votoj gjithmone pd. e kam pare Te fitoje ne emer te te djathtes. Te drejtoje ekipe juridike ne emer te te djathtes. Dhe te fitoje. Gjithmone. Berisha na ka thene se ligjin e te perndjekurve e ka shkrujt rusmajli dhe alibej. tani nese bamirit tend frymezues s’i pelqeu. Epo kta ishin se bamir ishe tu honger qofte tu pi raki e tu peshtu ne pjaten e pd ku hante. Dhe ti qenke edhe me injorant se u duke ne fillim. Ku i paska shpenrda leket e te burgosurve rusmajli o idiot? Te parkimi kuvendit? Injorant! Me vjen keq per ata te perndjekur te manipuluar qe besonin serioZisht qe leket e tyre i paska pas fut rusmajli te bagazhi makines. Lavazhi i trurit nganjehere te ndjek me gjate se dhimbja e persekucionit. Hajd se do jua japi Rama tashi leket. Ose Bamiri nga xhepi vet i madh. Njerez kuturu si hamdurulami e kane te shkruajtur rrumpallen ne emer. Une fola si demikrate qe s’kam me ku ta hedh voten time. Se ate ma vjedhin socialistat kjaj rradhe. Ciao rrumpalle

            1. VERONIKA says:

              Stela ,ke mesuar vetem kendim .
              Dhe une ne fakt jam e djathte ,por nuk e shoh te djathten te Cajupi as te Berisha .Jane ish-komunist ,jo te djathte …ndjese jane enverist .
              Stela je pak shume analfabete .Ligji i Rusmailit nuk i shperndau leket ,eshte ajo pacavurja e ligjit qe ai hartoi qe nuk demshperbleu asnje ,dhe i la jashte nga e drejta e vendeve te punes ,nga banesat sociale e shume gjera …nuk kane as te drejten e pensionit ..sepse nuk kane ….punuar .Pervec normes cnjerezore te nxjerrjes se mineralit ,perdite kane bere dhe nje vagon me teper …quhej vagoni i partise …asaj partise se babes tend rusmailit dhe Berishes
              Nuk ka cfare te na jape Rama ,sepse ne fakt nuk ka me te persekutuar te gjalle …atje ku jane nuk u duhen leket tuaja te felliqura …
              Dhe sa per makinen nuk duhet te parkonte nje makine luksoze ne trotuarin para morgut ku nje njeri kishte 18 dite qe i kishin hequr te drejten te varrosej ….sikur te mos mjaftonte qe nuk e lane asnjeher te jetonte …ajo klasa e babait te tij te shnderuar
              Pra moj yll-stel e partise ik shkkkkkkkkkkkkkk…nga te duash me gjithe rusmailin dhe kta blogistat injorant dhe llapazan

              ti qe voton ata te hequrit nga lista te pista …voto dhe mamin po deshe ,por kujtohu qe rrogat ata idhujt e tu i marrin nga taksat tona dhe nuk jeni me krietar komitetesh qendror rruspi politike
              NA U HIQNI SYSH TE GJITHE ME GJITHE ATO QE KENI BER 20 VJET PER PEDERAT E RRACES BASTARDE QE JU KA GJENERUAR
              KUJTONI DEMON KRATE QE DIKTATURAT HANE GJITHMONE KELYSHAT E TYRE
              E PRA …NUK KA KENAQESI ME TE MADHE KUR SHOH QE HANI NJERI TJETRIN ….TE FALA RRRRRRUSMAILIT …I THUAJ TE BEHET RRRRRRRRRILINDAS …NUK E KANE PER GJE KURVERINE POLITIKE …KANE LINDUR DHE JANE GJENERUAR NGA NJE RRACE BASTARDE !

          2. Une votoj ata qe ka heq saliu nga lista says:

            Ti “veronika” me siguri je ndonje nga ata qe paguhen per shkrujt neper blogje. S’ke faj! Hiqu qe aty. Une votoj ata qe ka heq doktorri nga listat. Nuk votoj ata qe i dha pa qira Rama Kryetarit te partise sime per nja kater jave. Peara se te flasesh per njerzit duhet te na japesh te skanuar certifikaten tende. Zakonisht kelyshet e sigurimit te shtetit perdorin gjuhen tende per tu maskiar. Nje pjese te atyre burrave i njoh personalisht. Une njerzit i njoh per ate qe kane bere ne 2o vjet per PD-ne. Dhe kryetari iartose time ka heq ata qe s’kane lujt kurr nga e njejta frengji politike. Hiqu qafe ti “veronika” se s’ke lidhje me hallin tone

          3. Erisa says:

            Ju nuk e njihni aspak zotin Rusmali dhe familjen e nderuar te tij. Nuk mund te flisni ne kete menyr per te ndjerin Cajup, sepse me shekuj ne vend nuk do te gjendet nje person i atille. Ju jeni plehrat qe flasin lart e poshte pa baza.

    2. Hamlet says:

      kujtoj betejat politike ne emer te partise demokratike te Rusmajli. Parlamentari ekselent i te djathtes. Njeri me kulture parlamentare dhe ushtar i ligjit.Turpi me i madh qe ka ndodhur ne listen e tiranes. do mbetet ne histori!

  19. eli-tiv says:

    ..saliu nuk iken me vote…edhe sikur te kete humbje te thelle…
    ai ka instaluar rregjim diktatorial feudal.ANDAJ…rregjimet permbysen..!!

  20. gjergji usa says:

    Nuk dua te futem ne detajet e listave zgjedhore dhe te analizoj se ku e ka synimin SRB duke ndryshuar apo modifikuar listat e tij.Duke i pare nga larg situatat qe po zhvillohen ne Shqiperi dhe duke i krahasuar ato cfare shkruhen ne kete artikull po perpiqem te bej rolin e nje oponenti modest.

    Nuk duket bindese dhe stonon shume ideja se keto raprezalje qe beri SRB ishin te sugjeruara nga dr.koncerologu Noka.Me kete pohim eshte hera pare qe M.Baze vlereson maksimalisht Mulin si te mencur dhe determinant mbi SRB.Nqs se eshte e vertete kjo atehere ato kane te drejte se ne nje “sezon gjuetie” sic eshte koha e fushates se votimeve duhen zagaret me te uritur dhe me agersive per te kapur “gjahun”

    Ajo qe me ben pershtypje jo te mire eshte mendimi i perseritur dhe i gabuar i M.Bazes se SRB po konfliktohet dhe po vetizolohet me perendimoret.Kjo ide eshte hedhur poshte nga vete Mero dhe nderkombetaret ne dhjetra raste te pakten keto 3-4 vitet e fundit.

    West-dipllomatet i kane vene SRB dhjetra here “kufirin te thana” per gjyqin e Gerdecit,videon e Metes,gjyqin e 21 janarin,zgjedhjen e presidentit,zgjedhjen k/prokurorit,zgjedhjen e k/shikut,zgjedhjen e KLD,zgjedhjen KKSH dhe shume paralajmerime te tjera si nacjonalizmi etj.

    Nga te gjitha keto “kercenimet gazmore” qe west-dipllomaCia i ka bere SRB ky i fundit ka ngadhnjyer ne te tera betejat kundra tyre duke i fituar te gjitha pushtetet dhe duke i mbyllur te gjitha gjyqet ne favor te tij deri ne pervesitetin e denimit me gjobe poshteruese te vellait te Hekuran Dedes apo duke liruar dy gardistet qe ishin bashkriminele me SRB.
    Nuk ka ngelur kundershtar politik pa u ndeshkuar me gjoba nga gjykatat e SRB per shpifje ne te njejten kohe qe SRB eshte shpifesi me i felliqur qe bashke me krimet dhe tradhetite e tij nuk ka plumb dhe litar qe ti jaje keto mekate.

    Nuk e di pse z.Mero nuk i kushtoi vemendje seances per shqiperine te komitetit amerikan te helsinkit ku ju bene SRB kritika te “forta” me pambuk ku u zotuan se pasi e kishin toleruar SRB 20 vjet te vidhte votat por kete here “nuk do ta falnin”.
    Disa here kam kundershtuar z.Mero qe te mos kete asnje iluzion se westperendimi do konfliktohet me SRB per shume aresye qe duan kohe per argumentim.Por me kryesorja eshte se SRB eshte ne nje fare menyre kuislingu i tyre ne shqiperi.
    Thjesht pas 1992 shqiperia eshte nje republike ambasadoriale qe ka deshtuar totalisht.Eshte USA & BE qe duhet ti kerkojne falje shqiptareve si pergjegjesit kryesore te shkaterrimit te shtetit dhe dinjitetit te shqiptareve.Nqs se nuk besoni lexoni artikujt e profesorit amerikan me origjine shqiptare Shinasi Rama i cili ose duhet te denohet per “agjitacjon dhe propogande” ose duhet ti ngrene nje lapidar katundaret e amerikes dhe te shqiperise.

    Per mendimin tim SRB eshte nje kriminel i sinqerte dhe nuk eshte fajtor pasi pislleqet e tij i kryen hapur fare si robot i telekomanduar nga dikush.
    Fajtoret kryesore jane dipllomacia amerikane dhe europjane,opozita impotente dhe pushteti i mediave qe eshte mercenarizuar ne kufinjte e legjendes.

  21. Horri i Bulevardit says:

    Mero per shkrimin ne fjale jam 100% me ta, por une desha te them dicka tjeter me rastin Kokedhima.
    E kam pare vetem si fytyre neper TV, kurre se kisha degjuar te thote dicka qe te kuptoj sa vlen si njeri dhe si biznesmen, por dje e degjova tek Fevziu ne Opinion dhe po te them qe me la nje pershtypje te mire dhe shume te mire, ishte shume i matur, nuk fliste kot dhe ne shume raste ja tregoi vendin Fevziut qe mundoheshte ta nderpriste me qellim sipas SMS-ve qe i vinin nga doktori.
    Prandaj dhe une habitem, me ate E-mail qe te paska derguar.
    Mos ndoshta ai E-mail ka si qellim te thote ty se bashke do bisedojme mbas fuashtes, se tani jam i zene? dhe nuk ka patur ndonje prapavije kercenimi si e kupton ti? se me sa kuptova une ai njeri ishte shume i kujdesshem edhe ne gjera imtime, jo te beje nje gomarllik qe te kercenoje, kur ai e di se ti ja nxorre Saliut dhe familjes se tij te gjitha te zezat dhe jo spo ja nxjerr Kocos.
    Mundohu njehere ta kuptosh me qetesi.

    1. @horrin says:

      Ti, o horr, qenke me te vertete gomar!..Po si kujtove ti, do dale Kokdhimja ne televizjon ku e shohin te gjithe shqiptaret dhe te flasi keq!?. Po mafjozet flasin bukur te gjithe!…Nuk e ke vene re me pare?..Vecse nga fjala te vepra, qe e bejne si mafjoze.. ka shume diference..dhe kete diference nuk do ta tregoje ty e mua, aq me teper ne televizjon. Nese se ke ditur deri tani, mesoje!

      1. Horri i Bulevardit says:

        Po si thu ti te degjoj ty, me fjalen tate nuk shkoj deri ne hale, une them ate qe shoh, ate qe se shoh smund as te shpifdhe as te rrej se keto shpifje na kane cuar ketu ku jemi.

        1. @horrin says:

          Ti nuk e paske idene fare..Me mendjen tende dhe te kokedhimes do fitoje PS??!!

          1. Horri i Bulevardit says:

            Shko ha kaken e Saliut po teproj ndopak, pastaj hajde ktu.

  22. Luiza says:

    Ilir Rusmali,Kryetari i delegacionit te keshillit te europes..Njeriu qe fitoi me vote ne keshill te europes..I prere ne bese nga Berisha.

    1. Mali says:

      Si ka mundesi qe ne kete forum shkruajne vetem komunistat 24 karatesh!!??

      1. O mal o idiot says:

        O Mal sa te vogel e paske trunin. Ke dal ndonje here ne kafe kto dit? Te djathtet do votojne per dogjanin islamin dhe kadelin. Kte din votuesat e djathte sot. Komunistat shko gjeji te komentusat qe bejn tifo per ramen. Jo tek zhgenjimi i njerzve qe shohin figura historike te pd te prera ne bese nga kryeministri. Ik boj shurren tashi. Se mbase po te shkarkosh veshken te funksionon me mire si tru se truri qe te paskan montu

  23. Erisa says:

    Njeriu me serioz dhe i besuar i partise mungon dhe kjo gje na ka zhgenjyer te gjithe ne demokratet ! Turp qe eshte vendosur i 17 ne liste Ilir Rusmajli.

  24. adrian says:

    Eshte dicka e pashpjegueshme per popullin se si mund te renditet i 17 hartuesi me i denje i ligjeve, deputeti me i besuar dhe i afte ne parlamentin shqipetar. Ilir Rusmali esht prere ne bese nga kryetari i partise tone.

  25. Tirana says:

    Jane paqtu Berisha me Topin duke plotesuar mllefin e njoni tjeter. Tamam lista te zeta si those doktori. Hera dyte qe behen kurban per Top njerzit me te mire te PD

  26. gjon says:

    ME LARGIMIN E BEJES DHE LEONARD DEMIT E MBAJTJEN AFER TE DASH SULES,EDI PALOKES E STRAZIMIRIT BERISHA KA BERE AUTOGOLIN E RADHES.POPULLI KA AQ MEND E KUJTESE PER SERVILET E SALIUTDHE TI SHPERBLEJE ME VOTEN E REVOLTES.

    1. Hallemadhja Shqiperi says:

      E shajme e shajme Sale Rame Berishen dhe atij as i plas fare pr vazhdon me hap marshor UDB dhe te sigurt qe prej 22 vjetesh te vjedhe ,te perdhose ,te privatizoje cdo cep te shqiperise. Ore po si mundet e bija e tij me faqe te kuqe(te cilen fale parave te vjedhura te popullit e operoi dhe faqen dhe hunden alla salce dhe e ka bere tani si hunden e pinokut) te privatizoje malin e Cajupit dhe ta perdore per ski….Oh o Migjen i gjori Migjen….ku ta gjejme grushtin ….. Po si ka mundesi qe pasurite kombetare e nentokesore ,bregdetare jane kthyer pasuri te familjes monster Berisha -te tradhetarit-kriminilet dhe shkaterruesit me te madh qe ka pare kombi shqipetar ne mijra vjet eksistence. Ore po Esat Pash Toptani nuk beri as gjyesmen e gjysmes te kesaj katrahure-shkerdhosje qe i ka bere Sale krimineli me fytyre alieni shqiperise. Avni Rustem nuk ka me shqiperia dhe ne do te vazhdojme te leheim ,te lehim dhe sala te marshoje i sigurt ne planin e tij per tu bere bajraktar i Shqiperise dhe shkaterimin perfundimtar te emrit shqiperi. Ne mire te na’i beje se ne nuk e meritojme emrin shqipetar qe aq shume e lartesuan dhe e mbrojten Rilindasit dhe te paret tane.Turpi na ka mbuluar-bota tallet me ne -ne puthim bythen e “miqeve tane amerikane e europiane” dhe greku e serbi ferkojne barkun. Ate qe s’arriten per mijra vjet serbi e greku e arriten ne 22-vjet-fale nje krimineli-agjenti -antishqipetari te terbuar SALE RAME BERISHA dhe te servileve sahan lepiresve bijve te ballisteve e tradhetareve te ketij vendi ne shekuj.. RROFTE SALA SE SHQIPERINE E SHKERDHEU DHE E LEROI NENEN ALLA MALOKCE.

    2. Horri i Bulevardit says:

      Leonard Demin e kam njohur nga afer, eshte shume njeri i urte, qe sdi ti beje keq askujt, por dhe smund te jete ne nje han me Saliun, jane dy mendje qe jane komplet te kundert.

  27. agroni says:

    Pavaresisht ca themi ne fushate po duket qe arsyeja e Berishes eshte te harmonizoj gjithe anet.
    Rusmaili mund te thuash eshte i zoti, Alibeaj dhe Gumi besoj ka jurist plot si keta ne shqiperi, e nuk e di si deputet ca zone perfaqesonin se te dy kane hyre nga maja.

  28. vezhguesi says:

    Z.mero bravo qe na iformon mjaft mire.Me vjen pak cudime disa tipa si veronika etj.lexojne me kenaqesi artikujt tuaj,pastaj kundershtojne pa pike turpi,MOS VALLE ESHTE VETE BERISHA QE VE KETO PSEUDONIME,APO NUK E SHIKOJNE QE PO U RESHQET TOKA NEN KEMBE.

  29. Niku says:

    I gjithe komisioni i lgjeve qenka flakur nga dritarja nga berisha. Si paska pare lajmet fare berisha kto kater vjet. qe fillonin dhe mbaronin me punen e komisionit te ligjeve. paska mbajt vetem tre qe ishin aty per numerse sishin as jurista. Shteti ligjor i Berishes. une po rri ne shtepi kesaj rradhe. se nuk shkoj per “juristat” e ps. Hajd mirupafshim.

  30. Matilda says:

    O Demokrate! A e shihni listen? E keni te gazeta e RD. Turp per ne qe kemi 20 vjet qe lexojme gazeten RD. A duhet me votu ksaj rradhe? me e pa Kacin, Asllanin dhe Gjovalinin minister…Dhe Mut Meten prap. Se gati eshte ai. O doktooooooorr! Per te vene kujen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje