Shpresa që vjen prej atyre që mallkojmë!

10 Maj 2013, 21:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një tension dhe pafuqi për të ndryshuar fatin e politikës në Shqipëri. Akuza se sistemi zgjedhor prodhon klientelizëm dhe mungesë personalitetesh është tashmë e provuar. Berisha fshiu gjithë personalitetet e PD-së dhe i zëvendësoi me të punësuar të djalit dhe vajzës, ndërsa Rama, në stilin e tij, ushtroi të njëjtin pushtet personal. Nuk mund të themi se pati reaksion apo betejë politike për këtë, përkundrazi pati dy ekstreme. Një palë deputetë në pakicë, që u revoltuan dhe u hodhën në kampin tjetër, dhe një palë që e shfrytëzuan këtë rast për t’i shprehur besnikërinë partisë, që ngjan po ashtu diçka jo normale.

Për këtë shkak, në politikën shqiptare janë sot së paku 20 deputetë që u janë imponuar Berishës dhe Ramës, në njëfarë  mënyre. Berisha është detyruar të fusë në listë së paku disa deputetë të majtë, nëse e nisim numërimin nga Lufter Xhuveli, Shpëtim Idrizi, 3 socialistët e fundit, Kadeli, Islami dhe Dogjani, dy kandidatë çamë për të fituar, Nard Ndokën, si dhe disa kritikë të tij joluajalë siç është Shehi. Në këtë listë mund të rreshtohen dhe kritikët e dikurshëm të Berishës, Pollo, Ruli, Shehu, që mezi presin të rrëshqasë këmba. Edhe nga  koalicioni i majtë është një listë e ngjashme ku përfshihen njerëz të LSI dhe disa kandidatë të Ramës, të cilët kanë dhënë prova që nuk e pyesin shumë nëse ai nuk u plotëson kërkesat.

Debati që ka ekzistuar deri më sot është se kjo specie deputetësh i ka humbur kuptimin zgjedhjeve, demokracisë dhe rrotacionit politik, por në kushtet e tanishme, pikërisht këta po kthehen në vlerën e vetme politike në vend. Dhe i pari që ka filluar t’i vlerësojë vetë prirjet komerciale të këtyre deputetëve është kandidati për kryeministër, Edi Rama. Në një deklaratë të tij një ditë më parë, ai ka lënë të kuptohet se shumë nga deputetët e Berishës do të kthehen me të pas 23 qershorit. Media e ka komentuar këtë si diversion dhe Berisha ka nxjerrë me vrap Islamin dhe Dogjanin t’i shprehin besnikërinë atij. Në fakt as njëra dhe as tjetra s’ka vlerë. Kjo racë deputetësh është vërtet e vetmja forcë lëvizëse në politikën shqiptare, pasi falë kësaj race Berisha është sot në pushtet nga deputetët e Partisë Socialiste të vitit 2009, dhe Rama shpreson të arrijë një shumicë kushtetuese po me këta deputetë.

A ka vend këtu më për një debat moral? Mendoj se jo. Tani jo vetëm qytetarët, por dhe vetë drejtuesit e politikës, në rastin konkret Berisha dhe Rama, janë të fokusuar dhe flasin vetëm për këtë kategori politikanësh. Ata që janë korrektë, besnikë, luajalë dhe luftarakë nuk kanë më asnjë vlerë politike. Mbivlerësimi që po i bëhet kësaj kategorie politike, po na çon në epokën e pazareve politike dhe po i jep fuqi politike, jo statujave politike normale, por deformimeve të tyre. Të gjithë nuk shpresojnë më të përfaqësojnë në politikë votat që kanë marrë, por të qeverisin duke marrë mandate nga pala tjetër. Dhe meqë kjo tani është kthyer në filozofi, shpresoj se kjo kategori politike, pra kjo kushinetë mes Ramës dhe Berishës, të na sjellë progres, duke detyruar ose Ramën ose Berishën, pra kush të ketë fatin të fitojë dhe të marrë dhe pjesën tjetër, që të kapin një shumicë kushtetuese dhe të ndryshojnë rregullat e lojës, duke kthyer politikën shqiptare në normalitet, në një sistem zgjedhor ku vota të përfaqësojë qytetarin dhe jo pazarin.

Nuk kam shpresa se ky sukses do arrihet nga debati intelektual në vend, pasi siç shihet ai ka vdekur. Nuk do të arrihet dot nga shoqëria civile, pasi atë nuk e pyet më askush. Nuk ka për t’u arritur nga media pasi ajo tashmë është në vdekje klinike.

E vetmja forcë e gjallë aktive dhe e besueshme është kategoria e deputetëve që i janë imponuar Ramës dhe Berishës të jenë deputetë dhe që kanë dhënë prova se dinë të bëjnë pazar me mandatin e tyre. Berisha dhe Rama po lavdërojnë përditë pikërisht këtë kategori dhe shpresoj se ata që ne mallkojmë çdo ditë, mund të bëhen shpëtimi ynë. Është një paradoks që vetë Berisha dhe Rama investohen për t’u rritur vlerat, duke i joshur për t’ia blerë njëri- tjetrit, por me sa duket askush nuk i ik dot koshiencës së vet. Ka 24 orë që flitet për ta si për heronj dhe për të tjerët flitet si për numra. Nuk e prisja të na bëheshin kaq shpejt të nevojshëm, por ja që ndodhi. Ndaj mos u nxitoni t’i shani, derisa kryetarët tanë po i joshin.

56 komente në “Shpresa që vjen prej atyre që mallkojmë!”

  1. kb says:

    titull i bukur-poetik

    1. Alban Korabi says:

      Shif e shkruj o Mero: Na ktheu shpellari ne origjinen e vet te para 50 viteve dhe tonen te para 500 viteve.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html

      1. ema says:

        Behuni realiste, e keqja eshte qe edhe Edi Rama ka te njejten mendesi, e degjuat tek Ilva Tare?

        As ka ndermend te beje rregullime kushtetuese qe ti ktheje pushtetin e vjedhur popullit, se i pelqen te behet mbret ne PS.

        Por kjo eshte nje situate qe nuk mund te qendroje keshtu sepse

        POPULLIT I ESHTE HEQUR E DREJTA PER TE ZGJEDHUR !!!!!!!!!

        1. Slayer says:

          Mero nese e kuptoj mire un mesazhin tend si larg e larg dnoshta po mundohesh te besh paqe me Kekedhimen sipas replikave te diteve me pare…
          Gjithsesi eshte kenaqesi ti lexosh editorjalet Tuaja.

    2. shpati says:

      E mallkuam “NJERIUN E RI SOCIALIST”,por ja na mbiu per 23 vjet “NJERIU(kafsha) I RI KAPITALIST”!!!
      Zgjidhni e merrni,o njerez,se kot nuk ka thene populli se “JO CDO GJE QE SHKELQEN ESHTE AR”!!!

    3. N.VJOSA says:

      I nderuar Mero,
      Morali i ketij shkrimi eshte I S H T R E M B Ë R !….
      Këtë lloj morali e nxiti ,
      e financoi,
      e ushqeu Dinosauri i Krimit dhe i Hajduteris:
      S a l i m a s h t u s p r i m i t i v p a r a n o j a k s p i u n B e r i s h a !
      Si qindra mijera te tjere emigrane shqiptare, qe jetojme e punojme ne Perendim, une mund te them me plot gojen:
      KETA LLOJ POLITIKANE K U R V A
      QE KALOJNE NGA NJE PARTI NE TJETREN ,
      JANE SHUME TE RRALLE,
      PER TE MOS THENE SE JANE INEKZISTENT !
      Pse?
      Sepse Populli i urren dhe ata nuk marrin asnjehere vota !
      Edhe Berluskoni qe njihet Politikani me kodosh, biles babai i Kodoshllekut, nuk e ka nderruar kurre Partine e tij!
      SOVRANI I URREN KODOSHET DHE KODOSHLLEKUN.
      DHE KJO ESHTE NORME E SHOQERISE NJERZORE.
      PRANDAJ,
      D E M A S K I M
      P A M Ë S H I R Ë
      K O D O S H V E !….dhe Sali Sharlatan Mashtruesit ,
      Gjarprit, qe pjell veze Gjarpri !….

      1. LORA says:

        Neti i nderuar,une e shoh kete editorial te Bazes si nje thirrje per publikun qe e ka ne dore dhe qe duhet ta perdore,pa asnje medyshje, mundesine e vet teresisht ne dobi te vetes te se sotmes e se nesermes, qe t’i perveloje njehere e mire kodoshet politike nga udha jone.Kalofsh nje dite te mire.

        1. N.VJOSA says:

          LORA,
          Edhe mua me dukej se diçka i mungonte komentit tim ne lidhje me Meron.
          Mero ka talentin qe te zgjoj debatin, direkt dhe indirekt.
          Por, siç thua me te drejte ti Lora, shoqeria Shqiptare, sot persot e pergjumur nga Opiumi i Mashtrusit,(doktor brekdhjerit) do te arrije qe Kodoshet ti menjanoje nga udha e vertete logjike e Historise, pamvarsisht oshilacioneve te saj.
          Lora te pershendes dhe njekohesisht te them se i lexoj me vemendje komentet e tua.
          Edhe une te uroj nje te diele te bukur, por ketu ne Alpet e Austrise na mbyti shiu… Doja sot te shkoja ne nje nga lartesit e njohura te Alpeve, mbi 3000 metra , ku mahnitesh te shikosh akullnajat e perjetshme(kleçet, siç u thone vendasit….) ështe nje peisazh mahnites.

    4. mendoj z.mero se do kishe shkruar nje artikull mix qe ti bente nje analize atyre qe mbreme tek tv-klan “zone e lire e berishjaneve dhe nanoisteve”, vetem thane cope se; “zgjedhjet jane te fituara nga pd e berisha me 23-qershore, dhe vota e shumices se popullit qe voton padyshim majtas (mbi 60% sipas institutit britanik te statistikave politike)(shfletoni web_in: co.uk/net.institutesstatpolitics me ndonje mjeshter web_i ku ka shume e shume materiale per te mesuar e per te botuar), do vidhet perseri, dhe pesri do kemi nje 1997 te dyte, qe do finalizohet dhe nuk do mbetet ne gjysme rruge sic ndodhi ne 1997. e per kete me vjen shume keq e ndjehem shume i trishtuar, megjithse shumica e emigranteve qytetare ne perendim nuk po bejne “sehire”…, sepse me ne fund pas ketyre shume viteve qe memedheu po degradon ne nje neo-diktature dhe po na vidhen edhe kursimet qe ne degojme ne shqiperi po nga qeveria e njerzit e saj (hiena) ne koalicion here te hapur e here te fshehur (si nanoistet, nacionalistet e paguar nga vete rregjimi, demokratet e heshtur qe luftojne per mbijetese, etjere mbeturina te tjera te partise meme te punes dhe sigurimit te shtetit, qe me se shumti mbahen per anti-komuniste edhe ne emigracion). prandaj; vendosa tju shkruaj z.mero, sepse mbreme ne tv-klan ne emisionin me pervers te medias elektronike shqipetare te ketyre viteve, qe drejtohet (megjithse eshte emision i vjedhur 100% nga nje kanal televiziv francez prestigjoz) nga nje super-pervers i gazetarise shqipetare, u finalizua qe mbreme ne tv-klan (plotesisht meiton tv-krim) vjedhja e votes se popullit me 23-qershore nga “pushteti aktual i pushtimit, vjedhjes dhe vrasjes” (kete epitet i kemi vene te gjithe, ne shqipetaret kryesisht qytetare ne emigracion ne perendim, si dhe shumica me e madhe e atyre te ikurve me ambasadat e 1990, e kjo me befason e me shqeteson njekohesisht). nuk dua te besoj por ka shume zera ne perendim, qe nese vidhet perseri vota me 23-qershor nga berisha e njerzit e tij ne polici+ushtri+shish+pushtet qendror dhe lokal+media+ etjere, etjere, shqiperia do futet totalisht ne nje destabilitet dhe revolte popullore, qe do i afrohet shume asaj qe ndodhi ne libine e gadafit 100%. nato do nderhyje pas disa javeve, kur te bien dakort “shefat” dhe anetaret me te pavendosur per nderhyrje…

    5. Ilir Gruda says:

      KUSHDO TE FITOJE VEC TE ZHDUKET KJO QELBESIRE NE KRYE TE QEVERISE SE KA “” VJET QE VJELLE E POSHTRON POPULLIN …EDHE KRITIKAT QE I BEHEN OPOZITES ,QE PO SHTOHEN,KANE FRYMEZIMIN E BEKIMIN E QELBESIRES VRASESE NE KRY….HAPENI SYTE>>>!!!!

  2. beni says:

    Sistem batacinjsh u be mire e ke. Ata jane dhe me guximtaret te tjeret kane vdekur

  3. Kimetja says:

    Mero mos i bejre anash. Vleren ua rriti Rama se ai u tha do tu marr prap pas zgjedhjeve. Berisha nuk thote e ben. Ky vetem sa u rrit pazarin te tjereve

    1. kb says:

      o Jo i dashur, Jo.

      1. goto says:

        kb, pse oj e shkrete i thua i dashur, Kimetja eshte femer

        1. kb says:

          goto, nuk i kam thene i dashur Kimetes, po Mero-s.

          1. goto says:

            ahahahha, larg meros je ti o cifute

            1. kb says:

              per goto/ ani kishe po me ofendon…po, cifutet kane gjetur shpetimtare vetem ne shqiperi…po sa i perket largesise sakte e mat kohet ti, se eshte e vertete qe larg meros jam, dhe pergjithmone do te rri larg tij…!

  4. Mark says:

    Asgje e re.Njerezit votojne kunder interesit te tyre, prandaj dhe keta lloj deputetesh egzistojne. Nuk ka asnje arsye qe nje votues me llogjike, qofte i majte apo i djathte te votoje per Kacin e Zi.

    1. Askushi says:

      O Mark,votojne apo s’votojne ‘votuesit me llogjike’,’kacat e zinje’jane qe tani parlamentare te rinje,kjo fale sistemit te zjedhjeve qe kene bere “Ustallaret e vjeter”.
      Eshte ‘Loja e vjeter’ e ‘te vjeterve’ o Mark,po aq e vjeter sa Lefter Xhuveli( per shembull)…
      C’elektorat ka pas Lefteri qe ka ‘tagrin’ te jete minister,zv.minister e deputet pambarimisht…gjer kur te vdese?!

      Mark!Ne comentusit e ‘Temes’,sidomos ata te edukuarit,racionalet ,te ekujlibruarit(jo militantet)te respektuarit duhet ta shfrytezojme kete mendesi qe na krijon kjo faqe per nje ‘gje te re’.
      Ne ,nje pjese e mire intelektualesh,gezetaresh dhe qytetaresh te ketij vendi qe s’kemi lidhje direkte e indirekte me kete politike te ndyre e te mbrapshte,duhet te shfrytezome mundesine qe na krijon Mero e se bashku me te,te shohim mundesine e bashkimit ne nje front, jo per te luftuar e mundur kete sistem te krimbur e felliqur politik(kjo eshte ‘enderr qe vret’),por se paku ta kundershtojme , te mbrojme veten tone dhe te ndihmojme njeritjetrin.
      Perndryshe (nese s’do te mundemi te bashkohemi),nje nga nje,diteperdite,nenze e pa ze do te gllaberohemi nga ky sistem ne nje menyre a tjeter,sepse te fabula e Rrok-Felerit,ne jemi’dreret’qe duhet te ‘vrapojme’per te mos u bere ‘paste’e ‘luaneve’ te ketij sistemi.
      Une jam per shqyrtimin e kesaj mundesie ,po Ju?!

  5. Realist-i says:

    Ose te votojme nje Parti te re qe se paku ka treguar integritet gjate gjithe kohes

  6. nd-ih-ma says:

    Mero djali leri ata te bejne punet e tyre se kurva jane .Mund te na thuash ciles ti rrime afer apo ti biem me dore.[te tjeret te me falin per shprehjen].

  7. Mallakastrioti says:

    …Pershendes Mero Baze,si gjithnje lexoj Shkrimet tuaj dhe Gazeten Tuaj dhe mbare Shqipetare Tema…personalisht nuk shikoj ne Poliken Shqipetare ndonje zhvillim te ri…pazare…miqesira…krushqira..
    Armiku te behet Mik..dhe anasjelltas..
    -E vetmja e re ishte AK-ja,dhe asaj i Doli Boja, nga LOja e Kreshnik Spahiut, qe vetem “Kreshnik” nuk na doli..por na Doli ZVARRANIK…
    Shkurt nuk shikoj ne Horizont dicka te mire per Shqipetaret…edhe Edi Rama edhe ILir Floriri edhe sikur te “Fitojne” c´fare do t´ju japin Shqipetareve??Varferine e kemi perpara Deres…Borxhi, i Jashtem…papunesi….Fukarallek…..ect…

  8. VERONIKA says:

    “ATA QE NE MALLKOJME CDO DITE ,MUND TE BEHEN SHPETIMI YNE”–Sepse ata dijne te bejne pazar …e thene nga Mero te ngjall ca frike dhe mua me ngjall dhe krupen …por ngelet nje e vertete …
    Hem Mero ,elokuent dhe i zgjuar mesazhi .
    Mos te nxitojme ti shajme …po ata kane lindur te share
    Krietaret po i joshin ??? Mero joshja dhe pazari e ben politiken kkkkk….
    dhe krietaret bij kkkk…….

    Sistem zgjedhor ku vota te perfaqesoj qytetarin dhe jo pazarin ????
    Ne nuk kemi qytetar …askush nuk e kupton se cfare i ben vetes me pranimin e pazarit ….jemi ende shume larg nga fakti qe duhet te kuptojme te zgjedhim …jemi shume larg .Derisa te pranojme pazarin …do marrim ate qe meritojme .

    1. haker says:

      VERONIK pazarxhesha a nuk e mbyll ate qepanare, injorant me nivel nen mesataren e thjeshte?!

    2. kovi says:

      Vero! Tani “Tema” dhe Merua uli kembet ne toke..doli tamam atje ku ti ke kohe qe thua se jemi…M..njeti, k..tjetri! Kurse une them tjeter gje BOJKOT, BOJKOT, BOJKOT zgjedhjeve!

  9. Ai qe tradheton says:

    Thuhet, une nuk e di se sa mund te jete e vertete, por ne Romen e lashte, Romaket e vrisnin tradhetaret e vendeve te tjera edhe nese keto i kishin sherbyer Romes, me motivin se ato qe tradhetojne vendin e tyre, nuk e kane per gje te tradhetojne edhe ortaket ne tradheti.
    Kjo besoj se eshte e vertete edhe ne ditet e sotme. Shume deputete te majte (psh, deputeti Paulin Sterkaj, i cili kaloi sa majtas, sa djathtas, ose rasti me i fundit i deputeteve te LSI-se) pasi tradhetuan idealet e majta, nuk e paten aspak te veshtire qe te shkeputeshin edhe nga qeveria e Berishes.
    Prandaj nuk do me dukej aspak e cuditshme qe neser, Islami and Co, te kerkojne ti ribashkohen se majtes. Politikanet tane nuk e kane aspak per gje te lepijne ate qe kane peshtyre, sepse ne filozofine e tyre ato udhehiqen nga parimi se ajo qe eshte peshtyre ka dale nga goja e tyre dhe eshte lehtesisht e lepishme, si dhe ajo peshtyme eshte thare dhe ka avulluar deri diten qe ato jane pergatitur per ta ri-lepire.

  10. albani says:

    Z. Mero, mos shpreso me kot, as ti dhe as shqiptaret e tjere. Ata qe jemi duke mallkuar, e meritojne mallkimin tone, por e keqja eshte se mallkimi yne nuk ze vend, ata duhet qe t’i mallkoje Perendia, atehere ata e kuptojne se me te vertete se jane te mallkuar ata dhe te gjithe ata qe kane nen vete. Nga cili shpreson ti, nga Kac Shkurtabiqi? Po ka qene spiun i Berishes ne radhet e PS qysh kohe me pare, nuk eshte se doli “sot”. Ky eshte vene ne sherbim te Sales shume vite me pare, dhe ka qene i konservuar (jo ne veprim) dhe doli kur i duhej Saliut, ashtu si edhe dy te tjeret. Ja ky do te jete Parlamenti shqiptar: me spiune, mercenare dhe vasale te ndyre, me perfaqesues Kac i Zi! Nese do te kemi zgjedhje!?

  11. ferra mori uraten says:

    Shkrim nen mesataren,per çfar zgjedhjesh behet fjale?Per ke popull e ke quajme popull,sa eshte populli qe jeton ne kete vend e nga pikpamja juridike eshte i bashkuar e ka raporte qytetarije me ‘shtetin’?
    Parlamenti pas 25 vjetesh ka perfaqesuar popullin apo banda bajraqe?
    Elektorati ne Bathore eshte vetem zgjedhes apo edhe i zgjedhur,vetem votues apo edghe i votuar?Islamiket kastriote me teorine e ‘propabilitetit’ ne nje vend demokratik si gjithe populli mund te zgjidhet njehere ne 2000 vjet bashke me llogaritarin Arben ‘bej’ Shishtufina.Keto jane problemet i nderuari gazetar:kemi a po skemi shtet,demokraci,popull,gazetare e te tjera e te tjera.

  12. Kelmendi says:

    Pershendetje Mero!
    Ky shkrim eshte me te vertete nje alarm dhe sigurisht ke kapur thelbin, dhe me shkrimet e njeanshme te paradokohshme pata frike se te humbem si gazetar te vertete. Tani shpresoj se do rikthehesh perseri. Por le te kthehemi tek shkrimi i cili eshte nje alarm por nuk dua ta marr si kapitullim te shoqerise para ketyre deputeteve injorante per te cilet folet, dhe aq me pak dua te besoj kapitullimin tuaj. Une dua te besoj se ti do te hapesh nje beteje morale me keta injorante duke i denoncuar nominalisht secilin prej tyre per amoralitetin dhe injorancen e tyre. Beje ne menyre te paanshme dhe do te shohesh se cfare perkrahje te hatashme do te kesh. Une ende besoj se ne kete vend kane mbetur edhe ndopak “mbeturina morale” qe mund te rigrupojne forcat dhe te nisin nje levizje thellesisht morale.

  13. *_Realist_* says:

    Degjoni kete video nga madhi Kabashi……..dhe mmmmmmmm,llogarisni se ne cfare vendi jeni….
    http://www.youtube.com/watch?v=ux0EZVg493Y

    1. hajriu says:

      Sa realiste aq dhe madheshtore.

  14. banija01 says:

    Te gjithe e themi dhe e pranojme se politika eshte kthyer ne biznes.

    Si çdo biznes edhe politika ka hyre ne ekonomine e tregut te lire, pra thjesht kerkes – ofert.
    Kur tregu ka kerkesa çmimet riten.

    Edhe ne politike kjo po ndodh .ka nevoje per kete specie qe eshte e shumekerkuar.

    Ne kete beteje qe kane hyre dy partite e medha po luftojne me te njejtat arme dhe nuk mer mundimin te perdore arme te tjera nga frika ne se do kete efekt pozitive.

    Shikojme se sot shkone me shume malli i lire si mallrat kineze .Debati i intelektualeve te vendit nuk ka vdekur , ju ka ngelur malli i mire ne dore se eshte pak i shtrenjte dhe popullit nuk i pelqen ky mall.

    – E vetmja force e gjalle aktive dhe e besueshme eshte kategoria e deputeteve qe i jane imponuar Rames dhe Berishes…( malli i lire ),
    edhe kete kater vjeçare do hame domatet te cilesise se trete dhe keto do na mbushin barkun.

    1. vz gjirokastriti says:

      Per banjon.
      Po shkruaj nga keto te kete lezet o i mbaruar,ti lexojme dhe ne ,e mos
      u mer me gjera qe nuk ta shtojne vleren,por vetem te shtojne inatin e te tjereve kot se koti.Ti e ke nje bagazh,nuk je pa gje,qe te mos lexohesh.

  15. sohbet says:

    Pershendes Mero Baze,si gjithnje lexoj Shkrimet tuaj dhe Gazeten Tuaj dhe mbare Shqipetare Tema…personalisht nuk shikoj ne Poliken Shqipetare ndonje zhvillim te ri…pazare…miqesira…krushqira..
    Armiku te behet Mik..dhe anasjelltas..

  16. albani says:

    Cfare shprese mund te kete ky popull Z. Gazetar? Nga cili te shpresojme, nga Sali Berisha me te tijte apo nga Edi Rama me te tijte? Kam pershtypjen se nuk do te kete fare zgjedhje, per shkak te tensionit te larte politik. Cfare ndiej dhe kuptoj une jemi perpara nje gjendjeje te ngjashme me pranveren e vitit 1997! Saliu do te vjedhe dhe manipuloje zgjedhjet me cdo kusht, dhe nderkombetaret qe do te njohin zgjedhjet si te rregullta, me ndonje mangesi aty-ketu (gjithandej), dhe Saliu do te ngarkohet nga presidenti te formoje qeverine! Deri kaq di une, mbas kesaj vetem Zoti mund te na thote se si do te shkojne ngjarjet. Interesi i Sali Kryeministrit te perjetshem eshte te nxise perplasjen civile, qe do te thote perleshjen e shqiptareve me njeri-tjetrin dhe te dale vet i pa lagur nga ajo qe do te beje vete. Pastaj te thote se e rrezuan me revolucion proletar, dhe ke komunistin e bllokut te komunisteve!

  17. Kris says:

    Logjike e mprehte pertej asaj te analistit.Nuk i di planet e tua Mero por kapacitet yt eshte mekat te qendroje vetem ne bastionet e medias. Politika shqiptare ka nevoje pikerisht per njerez te kapacitetit tend. Kontributi ne politike do te kete efekte shume here me te medha se ai ne media tek njerezit e thjeshte. Ti lexohesh le te themi nga disa mijra, kontributi politik do te arrije tek qindra mijra.Pergezime.Keep it up!

  18. bbb says:

    Une them se shpresa e vetme per te krujuar nje ekuilber te pranushem do ish bojkotimi i votes per PD dhe PS. Keshtu vlera edeputetve shurdhmemece te dy partive te medha do binte. Te majtet mund te votojne shume mire Gjinushin apo Milon, kurse te dhjathtet FRD. Ne te kundert parlementi i ri do jete teater kukullash dhe i dominuar nga manekine. Plus qe kodi zgjedhor i sotem nuk ndryshon dot me nje parlement kukullash. Uroj se te majtet dhe te djathtet te bojkotojne masivisht Pd dhe PS per te sjelle nje realitet te ri.

  19. Beni says:

    Mero, e trishtueshme por e vertete!

  20. Fredi says:

    I dashur Mero.

    Ky eshte shkrimi me i dobet qe ke bere ndonjehere. Nuk ka asnje baze mbi kete qe thua.

    Une kam besimin se shoqeria shqiptare, pavaresisht se sot eshte totalisht pa busull (dhe me dyshime te medha mbi referencat morale), nuk i kaperdin aq lehte keto “akrobacira” te turpshme.

    Ne menyre qe cdo gje te vihet ne vendin e vet dhe njerezve ti behet me e lehte zgjedhja, ka nevoje per reforma te medha institucionale duke filluar nga nje ligj i ri per “Partite Politike”.

  21. aqifi says:

    I dashur Fredi me pelqen optimizmi yt.Ti nuk paske nevoje as per pras nga pas si katalizator.

  22. Shqiperia says:

    Shume ka enderuar ky popull qe Shqiperia te kete nje demokraci te vertete
    Ky sistem qe keto kane ndertuar , duhet me cdo kusht te shembet ,kush ta bej kete ?
    Diktatura e Enverit ja paska ulur shume koken Shqipetareve , ja paska cuar deri tek gjunjte.
    Populli eshte mesuar te presi derisa te vdesin Diktatoret , do te brohorasin nga gezimi dhe
    perseri do te dali ne skene nje Diktator tjeter.
    Ky popull naiv nuk duhet qe me voten e tij ti stimuloj PD si dhe PS.
    PS nuk duhet te votohet si Alternativ ,nga pervoja jane te dyja te korruptuara
    Kerkohet nje force e re Politike te ndryshoje kete sistem Hajnash.

  23. Fleks says:

    Sa te jete gjalle Aleanca Kuq e Zi,Rama nuk fiton zgjedhje.

    Aleanca KUq e Zi,do te jete aisbergu qe do çaj anijen e ngajlave.

    Dhe aq here me radhe sa mori Rama Bashkine e Tiranes(kujdes lexo OSBE si i cilesoi).

    Aq here me radhe do fitoi Berisha Qeverine.

    E si mund te fitoi Rama zgjedhjet kur ka kundra Aleancen Kuq e Zi!?

    E ka pro opozitarin bebe,sot ben 40 dite ne opozite!

    Nuk po flasim per ajsberget evegjel Malaj,Prifti,Islami,Kadeli,Dogjani.

  24. ajdin says:

    Pedaksis gazetes Tema:Une nuk them qe nuk do lexoj gazeten tuaj sepse ju nuk i jepni ata qe shkruaj une.Do e lexoj ashtu si te tjerat.Me erdhi keqe qe ju keni hapur lufte me nje kolekun tuaj qe doli per deputet.Hapni lufte edhe me A.Pezen atehere,vetem pse shkoj me PS.Marrezia qe ka bere Mero Baze.Nje shtepi qe nuk ushqen nje budalla……ose nje ferre qe nuk mban nje lepur ne e shkulim me kazem.Ti thuash tjetrit se nuk paguan pesoelin,kjo eshte marrezi.Merua ka para dhe ju paguan,tjetri nuk ka nuk paguan.IKEN NJERIU NGA AI QE NUK PAGUAN,keshtu qe:Kjo gazete falementon vetevetiu.Deri dje (Ju)godisnit nje krahe(SALI BERISHEN)sote dy krahet.AVASHE DO RREZOHUNI.

  25. mimoza says:

    plotesisht dakort .. parimi im ..qe nuk ndiqet eshte … abandonim vote … te pakten , nuk thua neser qe me perdoten edhe mua …

  26. astrit says:

    Mero. Nuk e kuptoj pse harxhoni akoma energji per pune listash e emerash. Jemi ne Shqiperi dhe shumica e elektoratit voton per siglat e partive.

  27. I.Troplini says:

    Dy kacile fiq i solli fshatari ne qytet per ti shitur.I inatosur se nuk mundi te shese asnje kokerr prej tyre,,,,i pshurri te dyja kacilet deri ne qoshin e fundit dhe nuk la gje pa share.
    2-3 ore me vone,,,pasi e kuptoi qe nuk do kishte mundesine te kthehej ne shtepi dhe zorret i benin orkester,,,,u perkul edhe njehere mbi ato kacilet e “fiqve te lengshem”. Filloi te kerkoi ato “te palagurit” dhe ti hante. Ne fund i dolen te gjithe “te palagur” sepse urija e shtynte te besonte se ato ishin te tilla.
    Nuk e di nese Mero Baze i ka qejf fiqte por me duket se ka filluar te ktheje veshtrimin nga kacilet qe i lagu vete. Shpresoj te mos i duhet ti pertype sepse do ishte nje fatkeqesi.
    Nuk ka shprese nga gjirizi i shoqerise shqiptare. Ka vetem mungese morali dhe poshtersite e radhes.Shpresa do vinte nese ne listat e kandidateve per deputet nuk do jepnin tonin dallkauket dhe palacot e kesaj shoqerije por ata qe pa dyshim kjo shoqeri i ka ne gjirin e saj por nuk gjejne mundesine te tregojne aftesite personale,,,ata qe nuk jane pjese e gjirizit por e dijes dhe aftesise profesionale.!!!

  28. fatmiri says:

    Mero: I beni dhe nje sherbim ketij populli ne qoftese do te kuptoje. Te gjitha imazhet qe pasqyrohen nepermjet siteve ketu, i hidhni ne nje reviste dhe i shperndani ne te gjitha qytetet shqiptare; Shqiptaret kane nevoje sot te shikojne dhe ato imazhe flasin shume, ata qe bejne si qorra le tu dalin fare syte. IMAZHET DUHET TE JENE PARA 23 QERSHORIT NE TE GJITHA QENDRAT E QYTETEVE SHQIPTARE; FLASIN SHUME, tregojne te verteten lakuriq.

  29. dibrani i New Yorku-t says:

    Me pelqeu komenti i Troplinit.Te them te drejten mezi pres te lexoj shkrimet e Meros,por nganjehere sikur sma mbush mendjen me ato qe thote.Tashti dhe Mero njeri si ne eshte ka pikepamjet e tija qe nuk do te thote te perputhen me secilit prej nesh.Nje gje me ka bere pershtypje kohet e fundit se si dhe Mero(gazeta TEMA)eshte angazhuar per ti bere terr iformativ dhe madje deri diku fushate denigruese AK-se.Sido qe te jete AK,ajo eshte pjese e opozites,per mendimin tim shume me teper dinjitoze se LSI apo dhe PS.Mero shkruajti ne nje nga artikujt e fundit se Spahiu dhe AK duhet te krijonte lajme dhe shtypi do te ishte prezent.Po Edi Rama cfare lajmesh po krijon qe ju te TEMA-s po e jepni perdite me ze dhe figure?!Koha do ta tregoje se kush eshte Spahiu dhe AK,por nuk besoj se ai eshte me i poshter se Meta dhe Rama.

  30. mergimtari fv says:

    Mero ! ky sistem elektoral kete bulmet te jep , kukulla plasteline alias deputete , historia shqptare riciklohet , po ndodh fenomeni i pas zgjedhjeve te 2 Dhjetorit te 45_es ku opozita u shpall armike dhe u eleminua fizikisht dhe ligjerisht e pas kesaj dite askush nuk hapi gojen se e dinte ç fat e priste , me kete metode lindi diktatura , mosha ime dhe juaja Mero e kupton se ku jemi me enderren e lirise e demokracise .

  31. gjergji usa says:

    Pasi lexova kete artikull ,nuk pashe gjekundi ndonje aresye per shprese por perkundrazi mendoj se ne Shqiperi eshte instaluar nje klase politike e pamoraleshme dhe e paafte te drejtoje ate vend drejt demokracise.

    Nuk eshte shprese ajo qe pretendon Mero per ate kategori deputetesh qe i jane imponuar EKR dhe SRB sepse asnje nga keto nuk eshte i imunizuar nga sidromi si “transvestite” ne te ardhmen.

    Keto politikane apo deputete qe nderrojne “seksin partiak” nuk po bejne ndonje veprim qe po ndodh per here te pare.Ata thjesht po i nenshtrohen ekonomise se tregut sipas ligjeve te kerkese-ofertes nen motton PARAJA BLEN MORALIN ATY KU NUK KA SHTET

    Ne Shqiperi eshte normalitet qe vota e njerzeve blihet me disa thase miell,blihen komisionere me disa mijra euro,blihen deputete me dhjetra mijra euro deri dhe te lobe si PODESTA me disa miljona dollare.Pra ligjin dhe shtetin ne shqiperi e krijon PARAJA dhe ekonomia e tregut te lire

    Ky ndrrimi i “seksit partiak” i ka fillimet e veta ne 1990 ku mbi 90% e atyre qe veshen pardesyte e bardha dhe dolen ne tribunat e PD ishin
    me tesera te PPSH ose me karta te MPB.Nje nga egzemplaret eshte Eduart Selami qe vetem pak muaj kishte mbrojtur dizertacjonin :
    MENDIMI ESTETIK I SHOKUT ENVER…

    Nuk po e zgjasim per krye-transseksualin SRB qe ulerinte ne qytetin studenti ne 90′ duke i uruar jetegjatesi PRESIDENTIT RAMIZ ALIA per lejimin e pluralizmit qe u fishkellye nga masa e njerezve nidis te cileve dhe koment-shkruesi.

    Edhe pas 1992 e deri ne ditet e sotme sidromi i ketyre “transvestiteve” ka qene shume i perhapur duke u kthyer ne epidemi sa qe lista e atyre qe u nderruan “seksin partikak” eshte aq e madhe sa ato perbejne shumicen absolute te politikaneve shqiptare duke e “zyrtarizuar” kete semundje te politikes shqiptare si dicka normale

    Kulmi i kulmeve jane dy pornopolikanet e sotem si F.NANO dhe N.LESI qe jane egzemplare te paperseritshem te ndyresise se politikes shqiptare.Te dy keto heterogjene pamvaresisht nga disa merita ne fillimet e tyre duke u perballur me bajlozin SRB ai i perdhosi,i perdhunoi,i prangosi,i shperfytyroi familjet,i dogji bizneset dhe prape se prape lidhen aleanca te hapra me ate qe i shkerdheu mbare e prape.

    Lista e transseksualve te politikanve shqiptare eshte aq e gjate sa duhet shume kohe dhe vend per ti shkruar por do ngelen gjate ne kujtesen kombetare sjelljet e gay-politikaneve si A.Imami,N.Ceka,A.Hajdari,F.Cupi,A.Frangaj ,K.Islami te cileve SRB i theu kafkat dhe dhembet dhe perseri ato i therresin BACE.

    Shpresa qe pretendon zoti Mero ne kete editorial nuk eshte bindese.Hapi i pare qe duhet te bejne ato qe duan Shqiperine eshte te thuhet e verteta sado e hidhur qofte:

    1-Duhet “uleritur” me te madhe qe shteti shqiptar ka marre fund moralisht ,politikisht,finacjarisht,ekonomikisht.

    2-Duhet kerkuar fuqishem qe te nderpriten karnavalet funebre te votimeve te 2013 nga qeveria kriminale e SRB dhe te opozites tradhetare
    te EKR-IRM.

    3-Duhet kerkuar nderprerja e talljes makabre nga dipllomacia amerikane dhe europjane e popullit fisnik shqiptar duke e i cuar si cjapi te kasapi votuesit shqiptare.

    4-Te kerkohet doreheqja e qeverise SRB para votimeve dhe krijimi i nje qeverie teknike per monitorimin e votimeve me asistence e euro-atllantikeve.

    Keto veprime duhen i nderuar Mero qe do jene shpresa e vetme qe ai vend te shkoje ne drejtimin e duhur.Eshte mundesia e fundit qe shqiptaret te shpetojne nga instalimi i nje monarkie demo-fashiste qe pas 23 qershorit do jete vone..

    Pas 1990 shqipfolsit socialiste me shqipfolesit demokrate kane zhvilluar deri tani tre luftra “boterore”:
    LIB……….1990-1992
    L2B……….1996-1998
    LRB……….2008-2011

    Po gjate ketyre dy dekadave jane zhvilluar dhe tre beteja te pergjakeshme :
    beteja e 2 prillit 1991
    beteja e 14 shtatorit 1998
    beteja e 21 janarit 2011

    Perse USA dhe BE po i con shqiptaret ne betejen e pergjakeshme te 23 qershorit 2013 ?

  32. banija01 says:

    Vilson…

    Per fjalet e mira te faleminderit, po pse e ben si lopa ?
    Edhe te shkruaj mire dhe te jem i mbaruar kete nuk e kuptoje.

    Te kesh mbaruar minimumin Gjimnazin “A. Zeneli ” ke mare gjysmat e dijeve dhe pjesen tjeter ne Universitet.

    Ne se te jame kundervene kete e kame bere se e di kapacitetin tende dhe me shitesh per inetlektuale dhe kam komentuar ato qe ke shkruar.

    Kur bej replike me ty nuk ma do mendja se me lexojne te tjeret ,ose nuk kane kuptuar perse behet fjale.

  33. Askushi says:

    ‘Shpresa qe vjen prej atyre qe mallkojme’!…
    Mero djali!Ne shqiptaret kur bejme pazare japim kapare.
    Dhe ‘Ata qe mallkojme’,s’jane vecse ‘Kapari’i pazareve te bera,i pazarit te vjeter tronditur nga 21 Janari,rikonfirmuar enkas pas tije.
    ‘Ballanca politiko-ekonomike’midis grupeve e klaneve duhet ruajtur,ky eshte imperativi i pazarit te bere rishtazi.
    Loja qe po behet synon nje parlament te ri ‘perfekt’si ky i vjetri,ku diferenca mes paleve te jete 3-4 deputete,pastaj pak rendesi ka,fiton ‘Sali Nano’a ‘Ram Meta’.
    Si te pa fytyre e te pa bese qe jane,i ruhen revanshit te njeres pale mbi tjetren,e nese kjo ndodh ,ky vend nga nje ‘rrec i grisur’ do shqyhet fare.
    Ky popull me trishton,ngjan me ate ‘rrapin e mekur’ qe i kane ngulur nje gozhde ’23’-she e s’dihet sa e c’pjese i ka thare!
    Mero Faleminderit!

  34. MEMEDHETARI says:

    Nuk e tha njeri ate qe ata batakcinj qenkan shpresa,o Mero…
    Edhe qe i permendi Edi Rama,ma thote mendja se e beri vetem per te bere merak Berishen…
    Sic edhe e beri…

  35. viktor hoti says:

    Merua ka rene ne hall me 23 qershorin. Ai mund te mbijetoje me namin e te mos qenit konformist me asnje qeveritar te majte ate djathte ,ndaj si ben sikur po e grric Ramen, nga ana tjeter nuk mund te mos beje ndonje investim si majtas ashtu edhe djathtas se nuk i dihet si vjen rrota . Mirpo te mos jesh as i majte e as i djathte sikur duan te na shiten shume perfshi edhe vete Meron , i thone qe ne kete bote te jetosh bithe perpjete. viktor hoti

  36. aron says:

    E beri popullin lesh e li ky derdimeni sali,te tere per lek ,tamam si e kemi mesuar dikur ne kapitalizem gjithçka shitet e blihet.Por nje nje eshte interesante njeriu i mire e i ndreshem nuk shitet.ketu fus veten time,ku me thone rri vete sdeshe te nderrosh,populli shqiptar pragmatist?
    JO POPULLI ,por palaçot,nuk duhet te perziehen he se njesoj jane,ngjashmeri se jane njerez,por me shpirt hiene,si saliu ,nuk mund te krahasohet njeriu i ndershem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje