Arratiset një tjetër i burgosur. FRD: Të ndalohet dhënia e lejeve deri pas zgjedhjeve

13 Maj 2013, 12:04Politika TEMA

Një tjetër i dënuar është arratisur nga Burgu i Peqinit, pasi kishte marrë leje për të vizituar të afërmit.

I dënuari me 10 vite burg, Romeo Rustemaj nuk është kthyer pas kryerjes së lejes shpërblyese.

Menjëherë është pezulluar nga detyra drejtori i burgut, Sajmir Salla, ndërsa kjo është ngjarja e dytë e tillë brenda pak ditëve.

Megjithatë opinioni publik, i tronditur nga këto ngjarje, ka nisur të dyshojë se lirimi i të burgosurve në këto ditë ka lidhje me fushatën zgjedhore.

Rëndom në fushatat e shkuara pushteti është akuzuar se ka përdorur të burgosurit e rrezikshëm për të bërë fushatë, për të frikësuar votuesit dhe për të manipuluar votat.

Me këto dyshime në mendje, Fryma e Re Demokratike ka kërkuar që të pezullohet dhënia e lejeve për të burgosurit deri pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

“Për hir të së vërtetës, gjatë gjithë këtyre viteve, me gjithë rekomandimet e Bashkimit Europian për ta kthyer shërbimin penitenciar në një shërbim të mirëfilltë të nëpunësisë civile, është për të ardhur keq që ende sot drejtuesit e institucioneve të burgjeve dhe paraburgimeve janë të emëruar  politikisht në bazë të bindjeve partiake. Kjo situatë ka shkaktuar shpesh deformimin e rolit të këtyre drejtuesve, të cilët ne jo pak raste me anë të lejeve abuzive ndaj të dënuarve dhe propagandës partiake brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, kanë kryer në kundërshtim me ligjin disa detyrime partiake të dënueshme.

Fryma e re Demokratike denoncon publikisht praktikat e fundit të lejeve që po ju jepen të dënuarve dhe nuk e konsideron të rastësishëm shkeljen e këtyre lejeve nga ana e këtyre të fundit. Ne nuk dëshirojmë të besojmë se këto lejë janë pjesë e skenarëve për të përfshirë në fushatën elektorale elemente të rrezikshëm për sigurinë publike, duke intimiduar votuesit, por kërkojmë që në zbatim të legjislacionit në fuqi, procedurat e lejeve të pezullohen deri pas përfundimit të fushatës elektorale.

Me anë të këtij denoncimi kërkohet në radhë të parë nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë, që të garantohet me çdo kusht siguria publike dhe mbarëvajtja e qetë e zgjedhjeve, si një detyrim dhe përgjegjësi ligjore që nuk duhet të anashkalohet në asnjë rast. E kundërta do të vërtetojë se këto zgjedhje po kërcënohen seriozisht jo vetëm nga skema të dyshimta dublimesh të listave apo votuesish pa adresë, por së fundi edhe nga kontigjentët kriminale me imunitet shtetëror,” tha Urim Qinami, drejtues i Departamentit për Çështjet e Sigurisë në FRD./ep

8 komente në “Arratiset një tjetër i burgosur. FRD: Të ndalohet dhënia e lejeve deri pas zgjedhjeve”

  1. Argita says:

    Edhe frd e ka gabim ,te jeten leje mbas zgjedhjeve .po kujt ti japesh leje vrasesve,ata Kane bere vrasje dhe nuk Kane cfare humbasin,ata perseri do vrasin.ky Eshte nje gabim shume I rende, ti e denon per vrasje dhe I jep leje shko vrit dhe nje tjeter .ai pagon drejtirin dhe shkon ku te doje , me mire mos I denoni

    1. shpatar says:

      Z.Argita .Je keqkuptuar.FRD nuk do para zgjedhjeve qe te mos i jap mundesi Saliut per trubullira e krime.Keta jane kontigjente qe Saliu i ve ne perdorim per diversjon gjate fushates dhe zgjedhjeve elektorale.Mbas tyre minjte shkojne vete ne fole se nuk kane dembe qe te kafshojne.
      Llogjikishte eshte sic thua ti por jemi ne nje Shqiperi me standarte shume te larta te demokracise ku te burgosurit jane pjese e jetes moderrne shqiptare.

  2. moisiu says:

    I shkarkojne drejtoret si ate te Tiranes qe vazhdon punen, mbrojti dhe kandidatin e Pd Z.Kaci !

  3. myzeqari says:

    O Sali e ke gabim qe i nis tani me leje. Lere aty nga data 21 qershor qe ti perdoresh dhe per zgjedhjet se per ndryshe nuk fiton dot.

  4. Eno says:

    Kerkoni informacione ne burgun e Peqinit edhe per nje person me emrin Arefi Topalli.
    Na ka vrare nje te aferm ne 97-en,vrasje barbare dhe makabre.
    Eshte denuar me 27 vjet heqje lirie.
    Ka 16 vjet ne burg dhe kohet e fundit kemi marre vesh qe eshte larguar me leje dhe nuk eshte kthyer me ne qeli.
    Ka rrefyer vete qe eshte arratisur maleve disa kohe,dhe sipas informacioneve gjendet ne pogradec prane te afermve,diku ne Verdove.

    Ne nuk kemi mundesi te kerkojme sepse kemi nje mije halle.
    Do ju lutesha te pakten te kerkoni nese eshte arratisur,sepse nuk ndodhet askund fshehur…por thjesht ne liri.
    Dhe ne realisht sia kemi falur kurre se nuk ishte thjesht vrasje por nje makabritet dhe masakrim i trupit,pa pasur asnje konflikt por thjesht ceshtje banale.
    Kesisoj te pakten do ishim te qete nese nuk do te jetonte ne liri pa mbaruar denimin e ligjshem.

    Arefi Topalli,denuar per nje vrasje ne Qershor te 97-es,nga fshati Jolle,malesia Moker,Pogradec.
    Kerkoni info dhe uroj te vihet ne levizje ndonje nga bytherendet e shtetit makaber.

    Shpresoj te beni dicka!
    Ne nuk mundemi,sepse barbaria shteterore nuk te le te cash perpara e te gjesh drejtesi.
    Do na benit nder nese do vertetonit qe eshte arratisur,sic ne na kane ardhur te dhenat dhe me pas te publikohej.
    Sepse me sa duket drejtoret e burgjeve marrin para per tu dhene lirine gjasme me arratisje nga leja.
    Personi shihet ne Pogradec te vertitet per qejfin e vet,ne liri.(te pakten eshte pare disa here nga njerez tane qe na kane sjelle lajmin)

    Pershendetje dhe respekte.

  5. Besarti says:

    Kontigjent kriminal qe ju duhet per zgjedhje krimineleve te pushtetit te sotem.

  6. leon says:

    KETO BEHEN ME QELLIM////PSE SHKARKOHET DREJTORI????SALA DO ME I PERDOR PER ZGJEDHJE KETO KRIMINELA….DO TI SHIHNI

  7. toro_loco says:

    Se mos na vrasin Kaçin keta more. A jane gjeneruar me lajmet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje