Juristi i njohur paraqet konturet e një pakete ndryshimesh në ligjin themelor të shtetit, të cilat prekin zgjedhjen e presidentit, organizimin e parlamentit, kompetencat e kryeministrit dhe organet e drejtësisë. Traja deklaron se duhet të ketë një reflektim të shpejtë për nevojën e këtyre ndryshimeve dhe njofton se fondacioni “Soros” po mendon inicimin e një pakete të tillë
Intervistoi: Skender Minxhozi, JAVA
Zoti Traja, prej vitesh diskutohet në ambientin juridik dhe atë politik e mediatik, për ndryshimet e mundshme që mund dhe duhet të pësojë Kushtetuta shqiptare. Së pari, a mendoni se duhet ndryshuar ligji themelor i shtetit në momentin aktual, e nëse po, cilat janë arsyet e këtij ndryshimi?
Nëse mendohet për ndryshime kushtetuese, kjo do të thotë se ndryshime të tilla duhen bërë. Çështja është se kush i mendon. Partitë? Nëse po, kjo duhet marrë me rezervat më të mëdha. Partitë gjithnjë, nga logjika e partisanship-it, zor se mund të kenë si parësore interesa të përgjithshme. Te ne aq më pak. Por kjo vihet re kudo nëpër botë. Nga grupi tek kombi, ka në mes anonimitet. Çfarë është, në thelb, një popull, një komb? Emra e mbiemra të përveçëm, të mbledhur së bashku? Nëse populli, kombi ekziston në vetvete, kjo është e mundur vetëm kur perceptohet si i tillë. Perceptuesi me efekte pushteti është vetëm politika, për shkak të një ligjësie që na vjen nga historia.
Pra, nëse populli mendon (nëse mendon vërtet) se është koha për ndryshime kushtetuese, kjo nuk është gjë tjetër, veçse artikulimi me gjuhën e politikës, apo të segmenteve të shoqërisë civile, i faktit se ndryshimet duhen bërë. Kjo më së shumti është një ndjesi dhe, si e tillë, duhet marrë parasysh. Sieyès-i, konstitucionalisti i shquar frëng i revolucionit, thoshte për vullnetin konstitucional të popullit këto fjalë : “il suffit que le peuple le veuille”, pra “mjafton që populli të dojë” dhe vullneti i tij është Kushtetutë.
Ajo kohë e largët kishte romantizëm, por që për ne sot tingëllon si një farsë e neveritshme. Ndryshimet, nëse duhen bërë, diktohen nga partitë sunduese, jo nga populli-koncept demokratik. Më pyetët nëse duhen bërë ndryshime në Kushtetutën tonë. Po, duhen bërë dhe urgjentisht. Arsyet janë, së paku tri: koha ecën dhe rregullat përkatësisht duhet të ndryshojnë sipas mendësisë e kërkesave të saj. Ne jemi një vend, që ndjek sistemin normativ ligjor, pra, një format të tillë juridik të cilin formalisht e vendos dhe e ndryshon Parlamenti. Zhvillimi, pra bëhet në mënyrë diskrete, hap pas hapi, me faza të shkëputura dhe me ndërprerje. Sistemi anglo-sakson e bën ndryshe: gjykatat e larta vigjilojnë procesin social dhe bëjnë rregullimet graduale, pa tronditje të mëdha. Por duhet të kemi gjykata të tilla. Ne s’i kemi e as kemi ndërmend t’i kemi ato.
Arsyeja e dytë është deformimi i sistemit kushtetues nga vullneti (duhet thënë nga mizerabiliteti + budallallëku) i politikës, që tek ne është mesjetare. Shembulli më flagrant i kësaj janë amendimet e bëra më 21 Prill 2008. Në këtë fazë “demokratike” shqiptarët dhe sidomos politika shtetërore, duhet të futen në skema, të cilat të mos varen prej tyre. Ka ca rregulla që janë vendosur si vlera qytetërimi dhe të cilat nuk mund të preken, nëse duam të rrojmë si njerëz të këtij shekulli.
Arsyeja e tretë është nevoja për t’u integruar në sistemin e institucioneve europiane. Këtu ka retorikë marramendëse, por procesi politik shkon gjithnjë e më larg qëllimit. Gjithçka thuhet se bëhet në emër të së mirës, progresit, të ardhmes së lumtur e ku e di unë ç’profka të tjera. Është harruar një gjë fare e vogël: njeriu i sotëm, qoftë politikan, shtetar apo qytetar i thjeshtë. Çfarë janë këta? Një nga një nuk kanë të sharë; shohin ëndrra europiane por, kur zgjohen, kanë dhimbje koke. Vetëm disave nuk u dhemb koka. Mbase ngaqë nuk kanë një të tillë. Por kur këta njerëz bëhen bashkë (dhe bashkë bëhen kur janë në partira), nuk i njeh më. Tek ne shikon jo thjesht një servilizëm, por diçka që shkon tepër thellë në subkoshiencën njerëzore: individët përdoren, deri në tjetërsim. Varfëria e ka fajin? E ka. Por kush duhet ta luftojë atë? Ata që e mbajnë pushtetin qoftë nga injoranca, apo më shpesh nga interesi për të qenë në pushtet.
Deri më tani Kushtetuta dhe ligjet në përgjithësi, janë quajtur si forma të rregullimit të sjelljeve njerëzore në shoqëri. Tek ne kjo nuk ka dhënë rezultat. Përkundrazi ligji është bërë mjeti “demokratik” i imponimit të vullnetit të shumicës (të njëshit në fakt). Tek ne askush nuk e ka seriozisht. As të mëdhenjtë e as të vegjlit, që mësohen të jenë “të shkathët”, sipas modelit nga lart.
Mësimi i parë që duhet të nxjerrim nga përvoja, është se një Kushtetutë nuk duhet lënë, me çmim sado të lartë, në dorën e partive. Sesi bëhet kjo është histori tjetër, por unë nuk kam vend këtu për t’u zgjatur. Mjafton të themi se Kushtetuta duhet të jetë një akt me një dozë të lartë “fataliteti” për këdo. Pyetja është: më mirë liri politike për t’iu përgjigjur nevojave të jetës, apo ngurtësi për të frenuar lirinë, që nga natyra abuzohet. Unë jam për të dytën. E kam parë se ç’do të thotë liri nga pushtetarë, të cilët janë të tillë me çmimin e diktaturës së brendshme në formacionet që krijojnë ose uzurpojnë. Tek njeriu kam besim, por jo tek njerëzit. Këta bashkë, kur duan manipulatorët, kthehen në turma dhe kjo është karikatura më e keqe.
Kushtetuta duhet ndryshuar. Ajo, me gjithë parametrat demokratikë, të cilët i plotëson teorikisht më së miri, ka dhënë shenja dobësie. E para dhe më e rrezikshmja, është lënia e ndryshimeve të saj në dorë të partive. Është e vërtetë se populli nuk di shumë kur miraton një Kushtetutë, por ama sensibiliteti i tij, qoftë dhe i papërpunuar, është një garanci shumë më e madhe sesa “teoritë” politike që na avancojnë të ashtuquajturit liderë. Kur u bë interesi personal, interes i përgjithshëm? Mesa di unë këtë gjë e ka arritur vetëm Krishti. Por te ne, siç po shkojnë punët, kam frikë se as Bibla nuk na rregullon! Megjithatë, Kushtetuta duhet ndryshuar.
Sensi i ndryshimit është i thjeshtë : të shkruhen amendime në drejtim të kundërt me politikën e deritanishme. Këtë mos ia kërkoni politikës, megjithëse nuk di se kujt mund t’ia kërkoni. Faktorit ndërkombëtar? Po ç’është ky? Ambasadorët? Këta njerëz të mirë (nga misioni i tyre) nuk çuditen më me ne, por po mësojnë prej nesh. Nëse ne duam të futemi te klubi europian, unë nuk arrij ta marr me mend gjuhën e tyre të “mosndërhyrjes në punët tona të brendshme”.
Të gjithë janë të mërzitur. Për shkaqe nga më të ndryshmet. Politika është zhangëllimë. Shteti ngjan me gjithçka përveç vetes. Drejtësia ka vetëm emrin si për të na kujtuar se s’e kemi. Por a është Kushtetuta ilaç shërimi ? Jo medoemos, sepse ne e kemi dhe ja ku jemi. Megjithatë, bashkë me ujërat nuk duhet ta hedhim edhe foshnjën. Kjo Kushtetutë, që është e mirë për njerëz të mirë, duhet ndryshuar për t’u prerë rrugën të këqijve.
Në vitin 2008, siç dihet, dy partitë e mëdha ndryshuan brenda pak orëve disa nene të Kushtetutës. Siç e dimë të gjithë, u dobësua Presidenti, u forcua kryeministri dhe u bënë disa modifikime të tjera, kryesisht në lidhje me prokurorin e përgjithshëm. Si i gjykoni ju sot këto ndryshime, kaq shumë të “anatemuara” nga shumë anë?
Ndryshimet që u bënë në Prill 2008 hoqën gurin e themelit të Kushtetutës. Por mund të më thuhet se ato amendime u miratuan dhe nga institucione europiane. Po kush e di më mirë se ne shqiptarët, se ç’Kushtetutë na duhet ? Midis një vargu kushtetutash, të gjitha demokratike, zgjedhja nuk bëhet si me llotari. Ka me dhjetëra faktorë që duhet të diktojnë modelin e përpiktë, prandaj ata që flasin se modeli ynë pas 2008 është demokratik, nuk thonë asgjë në thelb. Popujt s’janë një e as njësoj. Kushtetuta është disi si gjuha: secili popull ka të vetën.
Kushtetuta e 1998 kishte potencialisht rrezikun e përzierjes e ngatërrimit të pushteteve. Për këtë jam mëse i ndërgjegjshëm, por vendimmarrja politike e asaj kohe e tillë ishte. Amendimet e rrufeshme të 2008-ës e zhbënë ndarjen e pushteteve. Kuvend, qeveri, kryeministër, janë identifikuar tashmë me këtë të fundit, kushdoqoftë. Sistemi zgjedhor kontribuon, si për dreq, pikërisht në këtë vijë. Lideri i partisë bën listat elektorale, vë veten si kryeministër, deputetët e ardhshëm, pra Kuvendin e më tej ministrat. Pastaj Presidenti, në rast impasi votash (i cili është më shpesh i dëshiruar) është në dorë të…në fund të fundit, të Kryeministrit! Pastaj, gjyqtarët e lartë e kushtetues në dorë…në fund të fundit, të Kryeministrit! Dhe kjo na quhet ndarje e pushteteve! Mirë në Shqipëri, por ata që na monitorojnë pse nuk e thonë të paktën këtë gjë? Ah, po, demokracia e brendshme është çështje e shqiptarëve! Na këqyrin procesin tonë evolucionar, i cili, siç e kemi nisur, do na marrë dekada.
Por, mjaft me konstatime të hidhura. Këto i dinë njerëzit dhe, në mos tamam, i përjetojnë si një makth absurd. Unë kam disa mendime modeste, sesi mund të bëhet një kthesë. Mund të mos bëhet, por ndërgjegjja e kërkon. Atëherë:
Për të bërë të mundur ndarjen reale të pushteteve duhet, së pari, që funksioni presidencial të marrë legjitimitet të pavarur popullor. Pra, na duhet një kryetar shteti i votuar drejtpërdrejt nga populli. Nëse duhet të ketë funksione të plota ekzekutive është një çështje për t’u diskutuar, por që ai duhet të jetë jashtë kontrollit të Parlamentit, kjo më duket e padiskutueshme.
Gjithashtu, vetë Kuvendi duhet të përfaqësojë më mirë ngjyrat politike reale. Siç është sot, shumica jo vetëm është e tillë, por është absolute nga pikëpamja e pushtetit, e jo vetëm e numrit. Realiteti elektoral në Shqipëri karakterizohet nga dominimi i dy partive të mëdha me një diferencë minimale. Mbi 60 deputetë të pakicës nuk kanë as edhe një grimcë në pjesëmarrjen në pushtet. Formula është absurde: ose gjithçka ose asgjë. A thua ky popull ka probleme partiake, kur në varfërinë tij, çdo çështje, sido që të shihet, është vetëm e vetën gjithëpopullore e kombëtare. Si mund të zbutet situata? Një Senat, ja çfarë na duhet. Dhoma e dytë, për shkak të formulës së saj rotative (1/3 përtërihet çdo dy vjet), balancon tundimet partiake. Në këtë rast, dy partitë e mëdha e gjejnë veten në pushtet, në pjesët që përcaktojnë zgjedhjet. Mllefi, përplasja e thatë dhe lufta absurde zbuten, sepse secili ka një porcion të asaj që kërkon.
Pastaj gjyqtarët e lartë e kushtetues mund të gjejnë qetësi (aq sa mund të gjehet) dhe pas tyre të gjithë ne, nëse vendosen nga Senati. Përjashtimi partiak i kandidaturave ose sugjerimeve të opozitës evitohet vetvetiu, për shkak të përbërjes së Senatit. Kjo strukturë parlamentare, nëse ndërtohet jo vetëm sipas parimit territorial, por edhe të atij profesional (grupet e interesit), do të ishte kura e vërtetë për shumë sëmundje që karakterizojnë legjislacionin e sotëm.
A është me vend të fillohet të mendohet për një reformë të shtetit, nëse mund të përdoret një term kaq i gjerë. Nëse po, cilat mund të ishin drejtimet e saj kryesore? Një ndër hallkat më delikate mbetet sistemi i drejtësisë? Çfarë duhet bërë, çfarë duhet ndryshuar, që drejtësia të jetë “më e drejtë”?
Ajo që mua më shqetëson shumë është drejtësia. Drejtësia nuk duhet të varet aq nga njerëzit që e japin, sesa nga format në të cilat ajo jepet. Me këtë dua të them se gjykimi, si diçka që nuk varet nga pjesët e tjera të shtetit, duhet të zhvillohet sipas linjash të qëndrueshme, pra sipas precedentësh. Kjo do të thotë se çështjet e ngjashme duhet të zgjidhen ngjashmërisht. Verifikimi i drejtësisë së vendimeve të hallkave të ulëta gjyqësore, duhet të jetë prerogativë ekskluzive e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese dhe jo e KLD, e cila bën inkursione jashtëkushtetuese shpesh në dosjet gjyqësore.
Reforma në drejtësi nuk ka filluar ende. Janë nxjerrë ligje plot në këtë fushë, por drejtësia nuk është thjesht çështje ligji. Madje vetë gjykata nuk duhet konceptuar si shtet, ndonëse është pjesë e shtetit. Si mund të jetë shteti palë dhe gjyqtar në të njëjtën kohë? Kjo do konceptim të ri politik, ndonëse jam krejt i vetëdijshëm që jemi larg një pamjeje të tillë. Politikanët duhet ta marrin vesh se gjykatat, duke dhënë me mijëra vendime, bëjnë në fakt rishpërndarjen e pasurisë publike dhe private, çështje këto që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në politikat e tyre dhe në fatin e tyre elektoral.
Shteti duhet thjeshtuar. Ka shumë organizma e mikroorganizma të krijuara për ushtrimin e funksioneve, të cilat mund të ushtroheshin nga strukturat natyrore të shtetit. Ka avokatura të shumta, ente etj. Prokuroria mund të ishte fare mirë institucioni që do të përfaqësonte shtetit në marrëdhëniet e tij të shumanshme legale. Kjo do të kërkojë një rikonceptim të prokurorisë, organ, statusi kushtetues i të cilit nuk ka gjetur vendin e duhur prej kohësh, e që në vetvete është delikat. Kam qenë i mendimit se ndjekja penale (jo prokuroria si organ, në tërësinë e funksioneve të saj) duhet të ishte ekzekutive. Mua më duket shumë e çuditshme që ai, i cili bën një akuzë, duhet ta vërtetojë, ta provojë atë. Hem akuzoj, hem të provoj të vërtetën! Them se është koha e ndryshimit të sistemit procedural penal. Hetimi, pra, vërtetimi i ngjarjes, duhet t’i lihet gjyqtarit hetues, të pavarur nga prokuroria dhe kjo e fundit të ketë si ndjekjen penale ashtu dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq.
Nuk duhet harruar se drejtësia në vetvete rregullohet sipas parimit të ndarjes së funksioneve dhe organeve (një miniaturë e ndarjes së madhe të pushteteve). Ndjekja penale është a priori funksion ekzekutiv dhe qeveria ka interesin më të madh në këtë fushë. Ajo nuk mund të lihet pa mjetet efektive të shtypjes së krimit, ndryshe ndodh si sot, që përgjigjet para votës popullore për diçka që nuk e ka në dorë. Drejtësia dhe ndjekja penale nuk janë e njëjta gjë. Nëse funksioni i ndjekjes dhe i hetimit ndahen, atëherë bie edhe frika se mos ekzekutivi shpërdoron fuqinë e tij, por, nga ana tjetër, ai edhe legjitimohet në luftën kundër krimit.
Po pushtetet e tjera a duhen modifikuar? Dhe më tej, në çfarë etapash duhet të ecte kjo paketë reformash? Cila mund të ishte rruga më e mirë për hedhjen e saj në letër dhe vënien në praktikë më pas?
Natyrisht, problemet e reformës kushtetuese nuk janë vetëm këto që përmenda. Ideja për një reformë kushtetuese, ndoshta dhe të shtetit, në formën e një Republikë të Dytë, në kuadrin e procesit të integrimit në BE, është duke u përpunuar në bordin ekzekutiv të fondacionit Soros. Procesi sesi do të mundësohet kjo reformë, përveç peshës vendimtare që ka faktori politik i brendshëm, do një sensibilizim të strukturave euroatlantike të interesuara drejtpërdrejt në këtë kuadër. Ne po mendojmë për këtë. Nëse pushteti politik është i interesuar (?) aq më mirë. Unë jam i bindur se, në mos me vullnet të lirë e me kuptim normal të interesave afatgjata, herët a vonë realiteti do ta sjellë faktorin politik përballë një nevoje të tillë.
Ketij juristi duhet ti vihet veshi dhe duhet degjuar me qetesi, se eshte nje nga juristet me te mire qe kemi dhe qe ne Gjykaten e Strazburgut ka marre te gjitha meritat dhe falenderimet qe i takojne nje juristi te pjekur dhe te pa kompromis me ligjin.
Vendi si kryetar i Gjykates Kushtetuese per kete jurist eshte pak te themi, por ky duhet te jete prezent ne cdo veprim juridik qe ndermer klasa politike ne Shqiperi, panvaresisht se kush krah e kerkon.
Per horrin e bulevardit ky jurist qenka nder me te miret,po cfar beri ky jurist per mijra krime te bera me fuqine e pushteteve Berishjane qe ushqyen bandat blu-roze gjate viteve 1997,apo gjate grabitjes se istitucioneve dhe djegjes se kryeministrise si dhe ndaj dhjetra tragjedive ne det e toke?Apo te zgjedhim nga e keqja me e madhe te keqen me te vogel qe riciklon boten e krim-korrupsionit ne vite.Mjat me.
Shqiptaret o sot o kurre nuk kane nevoje per eksperimente brenda lloit,por per juriste e politikane qe nuk jane te perlyer me te djeshmen dhe te sotmen sa kriminale aq dhe korruptive te pa ndeshkuar ne vite.
Zhgaravinave te mostrave te diktatures komuniste dhe pjellave te saj i ka ikur koha.Koha e zhgaravinave berishjane ka kaluar,tashme shqiptaret nuk kane nevoje per komuniste te konvertuar ne nje djall e gjyes,por per nje rilindje qe nuk kane origjina te hershme sa te errta aq dhe korruptive.
Drejtesi pa drejtesi e mbetur ne llafe dhe pazare te pista ne vite do te thote bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon.Boll me.
Zoteri Zgjohuni, ti marrim me rradhe.
E para, Juristi Kristaq Traja, ka qene per 10 vjet si gjyqtar me te drejta te plota ne Gjykaten e Strasburgut.
Mbas mbarimit te mandatit, u kthye dhe nga ish presidenti Topi, u propozua per ne Gjykaten
Kushtetuese, por parlamenti e rrezoi me voten e Saliut dhe ish presidenti e komentoi si nje luks, mosvotimin e ketij Juristi.
Qe te besh nj reforme, duhet te jesh ne sistemin e drejtesise, ne majat e drejtesise, ndryshe smund
ti kerkojme zotit Traja, pse nuk ka bere gje per ato Probleme Qe ti me te drejte i ngre, por Qe tq besh ato duhet te kesh fuqi juridike Qe vjen me postin dhe kur politika berishiane, nga frka nuk te ve ne vendin Qe te takon, atehere smund ti kerkojme zotit Traja, se i mbetet hatri eduart halimit masnej dhe zoti Traja, seshte i atij niveli Sa te diskutoje me halimet e Berishes.
Duhet nje politike Qe ska frike nga specialistet e vertete, qeprofesioniste si zoti Traja, te kene fushe veprimi, per te bere ate Qe vetem profesionistet dine ta bejne, pa nderhyrjen e politikaneve fshatare.
A ka Opozita sotshme dhe PS-ja ndonje projekt te tille per 4 vitet e ardhshme. Se flet per reforma shteti ne Drejtesi po nuk merret vesh se per cfare e ka fjalen konkretisht. Se sa per palen tjeter (Partine e Druvarve) as qe behet fjale … motoja e tyre eshte te gjithe te varur nga Doktori dmth bab sulltani
Nuk eshte gje tjeter vetem ne lahan lepires i Hoxhes,ka treguar zell ne komunizem,pa vdekur kjo kas juristesh,shqiperia nuk behet or ti
Sa here dele dikush profesionist kunder vijes se Partise me Doktor Rrumpallen tuaj ne krye na kujtoni komunizmin po mire shte te kujtoni dhe se kush e zbriti nga shpella Sali Ram Berishen nga Vicidoli
Ky eshte juristi qe Sali Berisha nuk deshi qe te jete ne Gjyqesorin Shqiptar sepse ne Shqipri nuk duan Juriste te pa varur dhe te afte profesionalisht por duan VEMJE si puna e Tomes dhe e Sashenkes!
Lexova me vemendje intervisten e juristit Kristaq Traja dhe prisja te mesoja NDRYSHIMET E MUNDESHME,qe kane sjelle shqetesime kohet e fundit!!!
U ZHGENJEVA TOTALISHT NGA NJE LLAFOLLOGJI E TMERRESHME E KETIJ NJERIU,QE DUHET TE THOTE NJE FJALE PER SHUME MEND E JO LUME FJALESH E ASGJE NE TORBE!!!
JA KETA JANE JURISTET TANE,qe kane 23 vjet,qe e shohin LEGJISLACIONIN SHQIPTAR NE KUNDERSHTIM ME INTERESAT E POPULLIT duke qendruar ne HESHTJE!!!
Intervista e mesiperme pasqyron nivelin MJERAN TE JURISTEVE TANE!!!
Asnje dallim nuk paska ky jurist nga ata te PLEPAVE qe po bejne kerdine!!!
Keta jane juristet tane qe kane TMERRUAR POPULLIN ne keto 23 vjet me vendime KRIMINALE deri tek VENDIMI KRIMINAL I VJEDHJES SE HAPUR TE VOTAVE NE ZGJEDHJE!!!
Mermeriti ky jurist per NDARJEN E PUSHTETEVE,por asgje nuk tha se PSE TE GJITHA PUSHTETET KANE KALUAR NEN SUNDIMIN E NJE DORE TE VETME!!!!
Ku ishte ky dhe koleget e tjere,qe deri tani vetem kane heshtur ne menyren me SKANDALOZE????
Ndryshimet kushtetuese te 2008-tes u bene nga juristet,sipas interesave MAFIOZE TE POLITIKANEVE!!!
Pse heshti ky TRAJA dhe te tjeret per keto ndryshime KRIMINALE???
Juristet jane pjese e DREJTESISE TONE,qe eshte vene ne sherbimin me te ndyre te POLITIKES!!!
Askush nga juristet nuk denoncoi venndimin e Gjykates per SHPALLJEN TE PA FAJSHEM te VRASESVE TE 21 JANARIT!!!
KAQ MJAFTON,per te vertetuar se juristet tane jane JENICERE NE SHERBIM TE SUNDIMTARIT KRIMINEL!!!
Ne kohen qe jane bere ndryshimet kushtetuese o mjerane qe sdini asgje por vetem pjerdhni nga goja, Kristaq Traja ka qene jurist ne gjykaten e Strasburgut, ku me mbarimin e mandatit mori nje varg me lavderime nga kjo gjykate.
Kristaq Traja ka qene kryesori i rregullimit te kushtetutes ne vitin 98-te, prandaj para se te flisni, duhet njehere ta njifni punen e tij.
Vertet ky ka mbaruar ne komunizem dhe seshte faji i tij se ishte komunizem, por me duhet tju them se shyqyr qe kemi akoma te shkolluarit ne komunizem se po mos te ishin keta, ne sot do te jepnim doktoratura per juristet e plepave.
Llogjikoni dhe mos ja fusni si kau peles.
Si gjithnje shkelqen
Analize shume e sakte por me shume vonese.Nevojat per ndryshimin e Kushtetutes linden qe ne oret e para te shtetit demokratik shqiptare qe u formua ne rremuje e siper.Arqitektet e saje ishin kalemxhinje te politikanve qe ozurpuan shtetin Shqiptare .Kushtetuta u modifikua qe ne Shqiperi ai qe merr pushtetin te mos kete frike nga ligji.Ndryshimet qe jane bere ne 23 vjete skane bere gje tjeter vecse kane cimentuar si te pavdekshem figurast me te kompromentuara te politikes shqiptare .
Tani eshte shume vone te behen korigjime.Cdo qelize e shtetit eshte e mbarsur me viruesin vdekjeprures te politikes sunduse.Duhen kushte te tjera qe te ndryshoje Kushtetuta.Operacjone radikale te tipit diktature per te vene ne bangat e te akuzuarve shkaktaret e gjendjes aktale te Shqiperise.Te denohet nje koke e madhe politike ,sic ndodh ne Itali dhe do shikoni se cfare Kushtetute do te ngrihet .
Faleminderit zoti Traja! Kjo interviste eshte nje drite shprese ne kete terr te plote.
I qarte z.Kraja,por duhet te deklaroheni dhe per kete parlament 140 vendesh.Teper,shume teper per nje vend kaq te vogel. Amerikka ka nje numer prej perafersisht 419000 votues per nje kongresmen,ne e kemi me sistemin aktual rreth 6-7 mije votues per nje deputet.A nuk eshte absurd ky krahasim!! Pra duhet qe te reduktohet numri i “manekineve” te parlamentitr shqiptar!
Do te ishte mire qe te mos i kalonte 60-vende. Plus ajo qe ddeklaron z.Traja,nje senat me jo me shume se 15-vende.Ne kete menyre do te mund te reformohej dhe sistemi zgjedhor ne mazhoritar,duke eliminuar listat e “vemjeve”te hartuara nga kryetaret.
Kjo eshte nje kerkese e arsyeshme dhe duhet te jete ne planet e jo vetem te juristeve se juristet deri tani jane varur nga politika, por ne rradhe te politikes.
Shkrim i shkelqyer! Reflekton vertet nje personalitet te padiskutueshem ne fushen e Drejtesise. Dhe te vjen vertet keq kur e mendon se nuk eshte ne udheheqje te nje prej furumeve me te larta te Drejtesise Shqiptare. Se pari, kete shkrim do te ishte mire ta lexonte me laps ne dore Presidenti i Republikes, vet zoti Bujar Nishani. Nuk eshte thjesht shkrim, por eshte nje leksion i shkelqyer juridik. I shkruar edhe me stil te zhdervjellte gazetaresk, i denje per t’u diskutuar nga studentet e fakultetit te gazetarise.
Urime, i nderuar zoti Traja, mendimi Juaj duhet te jete vazhdimisht i pranishem ne faqet e shtypit shqiptar. Pershendetje!
Problemi shtrohet me shume saktesi dhe argumentohen domosdoshmerite dhe veshtiresite. Ne Shqiperi rendom idealizmin e shohim tek ata qe s’kane pushtet, sapo forcat politike marrin pushtet dhe qeverisin harrojne nevojat qe ka sistemi per t’u bere me demokratik. Te shpresojme qe nuk do te vazhdoje keshtu pas ketyre zgjedhjeve qe jane duke u pergatitur.
Edhe pse Jurist me pervoje, ju nuk jeni specialist I ligjit themeltare pra Kushtetutes! Kjo del ne dukje ne disa detaje te propozimeve tuaja. Se pari kushtetuta nuk eshte vetem shprehja e vullnetit te popullit por eshte shume me shume, ose me qarte ajo eshte nje Produkt Juridik fakultativ, ne te cilen mbeshteten tri kollonat konkuruese, legjislativi, ekzekutivi, dhe Judikativi. Nje kushtetute alla shqipetarshe eshte utopi.
Senati si organ plotesues nuk mundet te konkuroje as parlamentin e as qeverine e as Gjykaten e larte. Senati si Organ i takon historise.
Persa i perket sistemit Judikativ, ai ka nevoje per persosje. Panvarsia ne gjykim kerkon kohen e saj. Rastet ne dukje te perbashketa, nuk jane asnjehere njesoj, ju e dini shume mire.
Une ju pergezoj qe ju sillni kete Teme ne publikun shqipetare, qe ka shume nevoje per diskutime te tilla.
Me Respekt
Cfare thua o llosh??? Kristaq Traja eshte specialisti me i mire shqiptar i te drejtes publike. Ah bir selmani nones per ty.
Ne mos gabohem une, ky eshte cilesuar si babai i Kushtetutes sone. Nese nuk merr vesh ky nga Kushtetuta, imagjino se sa merr vesh ti nga keto pune. Kjo eshte tamam “eja baba tet mesoj arat”
Nofka Horri i Bulevardit edhe une ta mbeshtes mendimin.
Ke te drejte.
Zoti Traja e fillon diten me dopjo uiski dhe e mbaron po me uiski.
-Dopjot e mengjesit po te doni mund tja jepni afer ambasades Ruse,aty nga dreka diku ne bllok dhe mbasdite deri naten vone poshte shpise se Kryeministrit.
Po ty Dea ku mund te ta japim nje dopjo?
Zoti Malaj shpesh i ka kundershtuar ndryshimet e kushtetutes dhe eshte cudi qe sot nuk eshte me kandidat per te vazhduar mbrojtjen e ketyre tezave.
duket se nuk e kane marre parasysh qe Malaj i ka kundeshtuar me kohe…
duhet te dime se meritat e ndryshimeve te kushtetutes me kohe i ka Malaj.
meritat e ndryshimeve te kushtetutes me kohe i ka Malaj.
Malaj nuk eshte jurist dhe e ka kuptuar si ky jurist mjaft i zoti se keto ndryshime duhet te ishin bere me kohe.
Votoni Malaj dhe votoni sepse ai ka votuar kunder ndryshimit te kushtetutes qe me pare. Nuk bene mire qe e ndryshuan dhe tani rikerkohet te kete rikthim ne gjendjen e meparshme!
Votoni Malaj qe ishte kunder ketyre ndryshimeve ne 2008 !
Malaj i ka kerkuar PS qe keto ndryshime te mos votoheshin dhe kunder ndryshimit ne 2008 pra pop dalin fjalet e tij.
Votoni Malaj pasi keto gjera i ka perseritur edhe ai me pare.
Malaj i ka kundershtuar jo se i ka kuptuar, por meqe ishte kunder Edi Rames. Keshtu ka bere gjithmone , Malaj nuk eshte koke e madhe po bythe e madhe.
Perhere ndryshimet sjellin debate, por kushtetuta duhet te jete debati ku te gjithe bien dakort dhe ta ruajne si ligjin themelor te nje shteti. Malaj ka pasur te drejte ne tezat e tij ne 2008 kunder ndryshimeve per keq.
ndryshimet kushtetuese u kundershtuan bindshem nga arben malaj, sepse ishte dhe eshte kunder cdo pushteti absolut te kryetareve, por ato u ndryshuan sepse per kryetaret e partive te medha kane per synim te jene te perjetshem, te ishin te vetmit qe te ushtronin pushtet mbi cdo vendim dhe zhvillimet politike, dh pasojat e ketij vendimi ekstrem po perjetohen thellesisht edhe sot. aq sa vizionaret nuk kane hapesiren per te vepruar e kontribuar
Kushtetuta eshte e mire qe na perket te gjitheve dhe sic ka thene zoti Malaj duhet ruajtur. Ja pse nuk u be pale me ata qe votuan ndryshimet per keq dhe qe ne 2008 ka thene se keto ndryshime sjane te bera mire. Suksese dhe fitore!
I uroj suksese dhe i bej komplimenta zotit Malaj qe nuk votoi per ndryshime te demshme te metejshme…
Mbas shume e shume kohesh per here te pare ne median e shkruar pata fatin e madh te lexoj nje shkrim intelektual ne lidhje me KUSHTETUTEN E SHQIPRISE.Mora informacionin modest e real ne lidhje me te.Sipas meje e me sa di une z.Kristaq Traja eshte nje nga hartuesit kryesore te Kushtetutes se Shqiprise ne vitet 2000.E tille funksionoi deri ne vitin 2008.Ndryshimet e bera ne te u bene nga pjesa apo klasa politike e jo nga gruphartuesit specialiste ne kete fushe.Nxitimi per ndryshime ,solli demtime e deformime per vete klasen politike aktuale e cila eshte mire qe, menjehere te lere menjane mllefet, midis tyre e intelektualeve te mirefillte pa ngjyrime politike.Keta intelektuale specialiste duhet tu jepet e drejta e mundesia te japin sa me pare vlerat e plota qofte ne hartimin e nje kushtetute te plote e pa te meta ashtu dhe ne fushe te tjera te administrates se larte shteterore.Potenciale intelektualesh te pa ngjyrosur Shqipria ka patur ka e do te kete gjithenje.Eshte koha qe keta intelektuale ti aktivizojme e shfrytezojme per te miren e vendit,shoqerise e ne fund te fundit per femijet tane….Uroj sinqerisht qe ne fushen juridike apo ne fusha te tjera, te kemi artikuj te nivelit te personaliteteve te shquara si z.Kristaq Traja!Ushqim “BIO” per ne e per femijet tane.
Nje analize brilante dhe propizmet per ndryshim te kushtetutes vijne nga nje profesionist i vertete dhe i certefikuar e me rekorde suksesi europiane. Pra koha eshte te degjohen profesionistet. Politika duhet te mbaje nje vesh (dhe m shume vemendje) nga ky target specialistesh.Nuk behen ndryshimet me arne sipas nje vullneti ciklik qofte para zgjelljeve apo kur duhen te cimentohen pozicionet e vullnetit te partive apo liderve te tyre.Kushtetuta duhet ripare me detaje dhe te perceptoje nje vizion afatgjate, e sipas vullnetit te sovranit.