Vuçiç: Serbët e veriut nuk do jenë kurrë kosovarë

13 Maj 2013, 19:15Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar para serbëve të Kosovës se ata nuk do jenë kurrë kosovarë.

Ai i qetësoi serbët duke thënë se Serbia nuk do e njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Por ai tha se serbët e veriut duhet të pranojnë dokumentin e miratuar në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas Vuçiç, Perëndimi kështu do të njohë bashkësinë e komunave serbe.

“Ky është një shans që populli ynë të mbijetojë dhe të mos turremi sërish drejt disfatës,” tha Vuçiç./ep

10 komente në “Vuçiç: Serbët e veriut nuk do jenë kurrë kosovarë”

  1. Mese e vertet serbet e kosoves.skan si ndihen kosovar,kur ne kosove kan ardh si konolizator,ata kurr smunde ta ndiejn kosoven si vendin e tyre,sepese ata gjithmon kosoven e kan llogarit si plaqk,dhe ju kisha keshillu siq kan ardh ne kosove si serb ,prap te kthehen andej ka kan ardh si serb.Babgjyshi im me tregonte se ne kohen e mbreteris serbo kroate vinin serbet nga troje te ndryshme,dhe ajo mbreteri ne emer te reformave agrare,serbet qe vinin i merrnin tokat me pjellore vetum ka ja rrokte syri serbit andej e shtrinte doren dhe ajo toke pjellore i ipej ketyre kolonizatoreve.

  2. Dr. Vehip Proda says:

    Nëse serbet që jetojnë në Kosovë, nuk kanë ndërmend ta quajnë veten kosovarë, kjo aq u bën shqiptarëve, të cilet s`kanë qënë kurrë kundër bashkëjetesës, por kanë qënë gjithmonë kundër trajtimit të tyre si njerëz të dorës së dytë, kanë qënë kundër mbajtjes së tyre të pushtuar, të aneksuar dhe të keqtrajtuar nga Beogradi shovenist e ultranacionalist. Shikoni, dëgjoni dhe gjykoni për drejtuesit serbë sot, që manifestojnë hapur se janë fosile të Milloshvicit, të kapluar nga mitomanitë mesjetare serbomëdha! Këtë e tregon më së miri mungesa e drejëtpeshimit, para opinionit publik të brendshëm dhe atij publik e zyrtar ndërkombëtar! Eshtë kështu, sepse në Serbi vazhdojnë të bëjnë ligjin, si gjithnjë, mafiet politike, ushtarake, ekonomike dhe fetare serbomadhe, të mbështetura nga qendra, pika, qarqe e shtete të së njëjtit kallëp nga jashtë! Shqiptarët bëjnë mirë të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien në batakun e provokatorëve serbë, që tjetër thonë sot e tjetër nesër dhe tjetër gjë bëjnë! Ata s`kanë parime, kanë vetëm interesa! Shqiptarët sot, duhet ta kuptojnë dhe ta realizojnë marrjen e përgjegjësisë në shtetin e pavarur të Kosovës, për të mos bërë asnjëherë atë që kanë bërë shovenët e cdo kallëpi, në radhë të parë ata serbë, ndaj tij në të kaluarën. Vetëm në këtë mënyrë do të jetë Kosova një model i bashkëjetesës, barazisë, por pa bërë lëshime parimore të karakterit kombëtar, shoqëror dhe politik. Shteti i Kosovës do të duhet të qeveriset vetëm me Kushtetutën dhe ligjet e saj!…

  3. besi says:

    O keta serbo sllavet e kane aq te komplikuar punen sa asnjhere asgje sju bie tamam.
    Vetem kur te kthehn ne karpate, andej nga erdhen ne shekullin 6 dhe 7 te eres sone do te ju bie tamam gjithqkahu dhe qyteterimi i vertet ne gadishullin tone do te mund te rilind.

  4. Djaloshi Kosovo USA says:

    Po ashtut eshte sërbet kurr nuk do te jen Kosovar sepse sërbet jan një popull gabel qe i përzuri rusia e erdhën ne tokat Ilire pikrisht në tokat Dardane, E sa i përkt që sërbia kurr nuk do e njofë Pavarsin e Kosovës pytni Amerikanët kjo është vetëm qështje kohe sepse sërbia nuk mundet me mbi jetu pa ndimat e BE e sidomos të USA kët të gjith e dimë.

  5. Leonardo says:

    Nuk na interisonë se si ndihen serbët e Kosovës por janë të detyruar të zbatojnë kushtetutën e këtij vendi dhe në qoftëse nuk duan ta zbatojnë kanë dy mundësira ose të largohen dhe të jetojnë ku të duan ose do tu përgjigjen ligjevë që janë të shkruar në kushtetutën e këtijë vendi

  6. Taulant/Tirane says:

    E sakte!Nuk ndihen sepse nuk jane shqiptare- kosovare.Tokat jane tonat.Zgjedhja e tyre ku do te jetojne.Po u pelqeu te rrine,le te rrine .Po nuk u pelqeu,o burra autobuzin dhe ne Beograd.

    1. KUMANOVA says:

      …sakt,busit edhe per serbi dhe te jeni te sigurt do te ndijeni si serb

  7. a.pasko says:

    Se ç’thonë serbët, pak rëndësi ka: dihet se ata jetojnë me prrallat që deformojnë dhe shtrembërojnë historinë dhe që fatkeqësisht i mësojnë edhe nëpër shkollat e veta. Ajo që ka rëndësi është sjellja paqësore e shqiptarëve, të cilët si zotër të këtij vendi janë natyrshëm dhe të qytetëruar e fisnikë. Dhe sidomos, shqiptarët nuk duhet të shpërngulen nga Mitrovica e veriut dhe gjithë ajo zonë, por të kthehen masivisht në trojet e veta. Këtë punë duhet ta rregullojnë institucionet e vendit dhe ndërkombëtarët. Kthimi duhet të vlejë dhe për shqiptarët, njëlloj si për serbët. Kjo ësht drejtësia, e cila sjell paqen.

  8. timo says:

    Në qoftë se nuk ndjejnë veten Kosovarë atëherë ç’duan në Kosovë këta zotërinj? T’ja mbathin andej nga kanë ardhur.Kosova nuk është dhe s’ka qenë as edhe një herë Sërbi. Po, ka qenë koloni Sërbe por asnjëherë Sërbi. Kosova ka qenë dhe është Shqipëri siç është Dibra, Mirdita, Labëria Myzeqeja etj. Zotëria thotë se sërbët e Kosovës s’kanë për të qenë kurrë kosovarë: Aq më keq për ta. -Nuk do t’a njohim kurrë Kosovën: “Na u prish gjza”,thotë populli, se nuk e njihkeni ju pavarësinë e Kosovës.

  9. ali says:

    Presheva ,Bujanoci,Medvegja,kurre nuk do te jene serbe.!! Ju serbet e Beogradit prisni edhe ca sa te,

    stabilizoje gjendjen Kosova. Zona e Presheves do te kerkoje te njejtin status si Mitrovica serbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje