Lufto Lufter!

15 Maj 2013, 22:09Editorial TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

 

Koalicionet si fillim na e hëngrën shpirtin. Mbetje qejfesh, kokëmënjanësi, shock fillestar, intriga, pazare. Pa u tharë pështyma që na ra përsipër fytyrës, filluan hesapet dhe dallaveret me emrat nëpër listat e kandidatëve.

Tmerr, gallatë dhe tmerr sërish. Vend listash dhe kulisash jemi. Lista te ushqimorja e lagjes, lista te butiku i shtrenjtë, listë te lotoja përballë, emrin te lista e kredive të bankës e kemi dhe hop një tjetër listë më e gjatë e më joshëse u shkrua.

-Ta kanë vënë ty se mua nuk ma kanë vënë?

-Ia paskan vënë edhe atij që e shante, edhe asaj që s’ka punë me partinë ia vunë. Do bëhet deputet edhe ai që ia dredh gruaja, edhe gruaja e atij që dridhet vetë si grua do bëhet deputete.

Koço, Kaçi, Baçi, Lufi, Titi, Bana, Bani, Mesi, Lili, Vangjo, Vali, Pali, Sadi, Fati emra të përveçëm me qëllim të përbashkët kalkulohen nëpër mendjet tona dhe pa na i bërë syri tërr nuk shqetësohemi për rutinën ditore të halleve, por halli më i madh i yni është se a do të fitojë ai, ajo, ata…

Dhe prijësit e partive nuk pyetën. I qëndisën listat dhe me apo pa vonesë ia çuan Lefterisë së këqëzësë në mesnatë. Shëmtuar tingëllon o njerëz sesi një vend me demokraci liberale, një vend evropian me kisha, xhami, teqe, me opera e me teatër, pa bordello, me pishina, pa rrugë, me dhe pa universitete e spitale shkon e i dorëzon fshehurazi kur njerëzia flenë, emrat e njerëzve elitarë që do punojnë për njerëzinë. Qysh këtu fillon intriga dhe poshtërsia vazhdon. Një orë e vonë mesnate për agun e ndryshimeve?

 

2./ Me 78 petrita, komunista lule

E ç’të lexoje më pas në ato lista kur u zbardhën? Plot 78 ish- komunistë, ish- anëtarë të Partisë së Punës do të zgjidhen ekskluzivisht deputetë e disa prej tyre do qeverisin sërish. Nexhmije Hoxha dhe rahmet pastë shoku Enver duhet të jenë ndjerë krenarë. Me përjashtim të Tos Nanos dhe Neritam tam Veshit nuk do mungojë asnjë nga nëntëdhjetë e njëshat me pardesy të bardha që teserat e kuqe i mbajtën për siguri deri më 22 mars 1992.

23 vjet tranzicion e pas gjithë kësaj sorollatjeje të njëjtat fytyra do të na qeverisin. Dashurohu si fillim shqiptari i shkretë, Sali president, Kaç Islami thyen kafka. Martohu shqiptari i shkretë, Sali në opozitë thyen kafka, ndërsa Kaçi qeveris si bob. Pill fëmijë shqiptari i shkretë, Sali fiton zgjedhjet, kurse Kaçi harton kodet zgjedhore. Pill prapë shqiptari i shkretë, Sali kryeministër. Pjellin dhe fëmijët që polli shqiptari sërish, Sali me Lufter Xhuvelin dhe kësaj here me Kaqi Islamin kërkojnë mandat të tretë. Vër kujën ose ik or mik.

Hidh sytë nga opozita te ballkoni përballë për ndonjë ndryshim të vogël, por nuk duket shenjë jete. Fërshëlle ndonjë melodi romantike poshtë ballkonit, kur tak… Ilir Meta hap grilën e imiton puthje me buzët e tij të thara. Provon të këndosh ndonjë serenatë, Koço Kokëdhima përkëdhelet si virgjëreshë pas perdes. Gjuaj me guralec te xhami, del Paskal Milo shan e turfullon të zotin e shtëpisë. Këput ndonjë trëndafil të kuq dhe hidhe atje sipër, Vangjel Dule ia shkul petalet duke kujtuar se është provokim nga Kreshniku kuqezi.

 

2./Rrota, rrota rrotacioni

Pas gjithë kësaj maskarade, pas plot 276 muajsh me shpresën se diçka mund të ndryshojë, kukullat janë po ato me përjashtim të maskave. Personalisht shpresoja shumë që kësaj here të përpilohej më bukur e më racionale edhe lista blu, edhe kjo e purpurta. Mendoja se llogaritë me gjinitë, krahinizmin, meritokracinë, militantizmin, altruizmin do shkriheshin mes veti për të prodhuar kandidatë që elektorati dhe mediumet t’u referoheshin për produktivitetin jo për afrimitetin mes tyre dhe liderit.

Si opozitar joshem me eunukët që do fusë Doktori në kuvend. Përzierje tradhtarësh, të majtë të thekur dhe krah i armatosur bixhozxhinjsh, pra një front sulmues që kanë të garantuar minorancën. Si gazetar trishtohem kur shoh se emrat më të spikatur të së djathtës me minimumin e kurajës dhe maksimumin e profesionalizmit si Marku, Alibeaj, Rusmali, Guma pas 23/6 shkojnë për lesh. (Jozefina e tha, nuk e thashë unë.)

Mbetem përkrahës i së majtës dhe joshem me fushatën fantastike e plot energji që po konturohet veri-jug. Joshem edhe me fashitjen që koha dhe militantizmi i bëri frikës patetike të koalicionit surprizë PS/LSI. Si qytetar dhe votues trishtohem kur shoh listat e famshme nëpër qarqe ku mungojnë emrat e vajzave dhe djemve vendalinj në respekt të një krahinizmi jo hakmarrës, por modern dhe të kapërdishëm. Doja që labi, korçari, kuksiani, shkodrani, katoliku, çami, suniti, pogradecari, bektashiu, kosovari, romi, evangjelisti apo vangjelërat të ishin qershia mbi tortë në zonat ku u ka lerë koka. Trishtohem edhe kur shoh që për eksponentë të dikurshëm nuk u mendua Plani B, por iu lanë në dorë minutave të fundit. Dritan Prifti nuk mund të ndajë kurrsesi 8 mijë lopë në zonën e tij, por të paktën Dritani me pak pragmatizëm mund të ishte mjelë si një lopë e dobishme. Arben Malaj 10 mijë vota nuk i merr dot as sikur Vefa, Gjallica, Silva, Xhaferri, Sudja t’i rihapin sportelet e fajdeve e të rrisin interesat e depozitave, por të paktën nuk mund të braktisej aq mizorisht porsi Sudja që thërriste “po pres kompetentin”. Kompetenti, Tos Nano nuk vonoi dhe erdhi, por pisqolla e tij nuk duhet të ishte lenë e zbrazur. Nuk i kushtonte gjë PS-së t’i fuste sikur një plumb të vetëm, të cilin edhe sikur ta shkrepte kundër partisë, veçse zhurmë do bënte.

Listat përfundimisht na lodhën e më pas na zhgënjyen. Përsëri Ai andej dhe Ai këtej vendosën. U pyet vetëm tarafi dhe miqësia e ngushtë dhe pa hezitim u shkruan emrat.

Si opozitarë nëse e gëlltisim këtë aperitiv duhet medoemos të mendojmë për fushatën dhe mbrojtjen e votës. Telashe do ketë edhe formatimi i qeverisë në shtator, por primare mbetet pensionimi i Salit. Me një doktor duke u tretur 2 vitet e para në opozitë do kemi më shumë kohë në funksion që t’i japim shembuj me punë dhe leksione teorike demokratizimit të partisë qeverisëse dhe pjalmimit të rotacionit.

Me dhjetëra gjenerata janë në pritje, por nuk kanë kurajo. Elitat e reja që presim favoret, vendin e punës dhe makinën e re nga pisllëqet që bën babi me shokët e tij nuk na duhen kurrë të marrin pushtet të trashëguar. Dua kurajozët, mendjet e bukura dhe punëtorët që nuk bëhen palë as me doktorin e as me piktorin. Por kësaj radhe piktorit i takon qeverisja më tepër për punën dhe rezultatet sesa për kohën e gjatë në pritje. Ndaj prej kohësh po luftojmë rëndshëm opozitarisht që me votë të kemi kryeministër Edi Ramën e Tiranës 2000-2007. Na mungon shumë statura e këtij punëtori, por nëse piktori do kopjojë doktorin në qeverisje, eja me mua ta rrëzojmë me votë.

Si fillim nuk duhet të dehemi me fitoren e 23/6!

 

facebook.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

66 komente në “Lufto Lufter!”

  1. lavdosh says:

    O Blendo te heqim qafe me te keqin e ketij kombi Berishen njehere
    Pastaj te garantoj une qe do ta kemi me te lehte per te korigjuar Ramen dhe pastruar ujrat nga mbeturinat.

    1. Ramy says:

      E keqja e keti kombi eshte Edi and co more zoteri, hap syt o vesh oping apo qenke pjelle anti shqiptare ortodhijakse se nuk ka si te jete ndryshe.

      1. Atentatori says:

        Ramo kap njerin e bjeri tjetrit…

        Mane si gjithmon njësh!

        1. Tina says:

          FOLI RAMY, KELYSHI I SERBOVICIT!!!

      2. Aleksander says:

        E keqja nuk eshte as edi e as saliu,e keqja jane ata qe i bejne duart gjak per 1-shin,qe E DUAN SE S’BEN nje qe t’u beje nenat e ta therrasin baba,njesoj si me enverin por ne kushte te tjera…demokraleshe. Komb fshataresh me qeveri fshataresh e qeverisur ne menyre fshatareske e destinuar te mbetet E FUNDIT ne Ballkan(ne EU as qe llogaritet)deeeri sa te QYTETEROHET .

    2. Sindikata e Minatorëve says:

      SINDIKATA E MINATORËVE

      Alternativat nuk vijnë nga hiçi. Ato lindin në lëvizje e sipër. Ato piqen përgjatë dhimbjeve të luftës. Pasi provuam të gjitha rrugët që na mundëson një sistem demokratik (presupozuar se jetojmë në një të tillë), që nga rrugët institucionale, protesta, greva të përshkallëzuara në greva urie dhe etje deri në kufijtë e epërm të njeriut, tentativa për të hyrë me forcë në zyrën e kryeministrit, bllokime rrugësh etj., dolëm me vendimin që të provojmë rrugën ndoshta të vetmen e mbetur, e pjesëmarrjes direkte në politikë. Për të shmangur kostot financiare dhe burokratiko-bllokuese, zgjodhëm një nga partitë e vogla, njërën që pranonte ta përdornim siglën e partisë pa na vënë kushte dhe dukë na lënë dorë krejtësisht të lirë. Partia BASHKIMI REPUBLIKAN, të cilën e inkuadruam në koalicionin e majtë. Synojmë që të nxjerrim 1-3 deputetë dhe njëkohësisht të marrim në rang kombëtar sasinë koresponduese të votave për të administruar Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të barabarta.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Është partia jonë e profesioneve të rënda, e punonjësve të nëntokës, të pasuruesve, të metalurgjisë, të naftëtarëve, të kimisë, të guroreve, të çimentos, të mashinistave dhe invalidëve të punës.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Është partia e të gjithë neve heronjve të heshtur, që me mundin dhe sakrificat e pashoqme, me djersën dhe gjakun, me rrënimin e shëndetit dhe humbjet e shumta të jetëve tona ndërtuam Shqipërinë dhe I dhamë popullit shqiptar industrinë dhe bujqësinë, shkollat dhe spitalet, qendrat e kulturës dhe të pushimit.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Është partia e të gjithë neve heronjve të heshtur që sot jemi të persekutuarit e demokracisë, sepse na mohohen të gjitha të drejtat që profesionet tona gëzojnë kudo në botë dhe që sistemi monist na i njihte dhe zbatonte. Na mohohen kushtet e sigurisë së shëndetit dhe jetës në punë, orët e punës dhe pushimet, pagat e drejta dhe pensionet respektive, na mohohet vjetërsia në punë, mosha e pensionit etj.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Është partia e të gjithë neve shqipëtarëve, që jemi të djathtë, sepse e duam Shqipërinë si Republikë Parlamentare, por që jemi të majtë, sepse i kërkojmë dhe duam ti mbrojmë të drejtat tona sociale. Që jemi të djathtë sepse duam të kemi shtet ligjor, por që jemi të majtë sepse duam të kemi shtet të së drejtës.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Kërkon që të jetë syri që i sheh punonjësit, pensionistët dhe cilindo qytetar tjetër në jetën dhe hallet e përditshme, të jetë veshi që i dëgjon ankimet dhe rënkimet e njerëzve, kërkon të bëhet zëri i tyre dhe të buçasë në parlament me fuqinë e sirenave të alarmit. Programi jonë nuk është komplot konspirativ e as fushatë luftarake për të dërrmuar kundërshtarin politik. Programi jonë është i thjeshtë dhe i kuptueshëm sepse merret me hallet, me nevojat dhe me të drejtat tona. Është një program i vetëmbrojtjes sociale, i dinjitetit social.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Do të kërkojë nga parlamenti dhe qeverisja
      e ardhëshme që :
      √ Brenda 6 mujorit të parë të bëhet rillogaritja dhe shpallja zyrtarisht e minimumit jetik individual sipas standarteve të vendeve europiane. Shpallja zyrtarisht jo më rrallë se çdo 2 vjet.
      √ Brenda 2 viteve të parë, rroga minimale e çdo profesioni si edhe pensioni minimal i profesioneve të rënda të kategorisë “A” të barazohet me minimumin jetik individual real. Ish punonjësit e nëntokës që sot përfitojnë nga “Trajtimi i veçantë” të kalojnë në pension të plotë. Invalidët e punës të përfitojnë pension jo më të vogël sesa
      minimum jetik.
      √ Brenda 12 muajve të parë të realizohet barazimi i pensioneve të para 91 dhe pas 91 për rastet e pensioneve të përfituara për të njejtat kushte.
      √ Brenda 12 muajve të parë të shfuqizohet rritja në bllok e moshës së pensionit 65-60 burra-gra, duke bërë përshkallëzimin e moshës së pensionit sipas profesioneve,
      duke filluar nga 52 vjeç për profesionet e rënda.
      √ Brenda 3 muajve të parë të pregatitet një plan i detajuar masash për zbatimin e ligjit mbi kategorizimin e profesioneve, ose të trajtohet çdo profesion me një status
      të veçantë. Ripërcaktimi i rrogave minimale për seicilin profesion.
      √ Brenda mandatit të parë qeverisës, në mënyrë të përshkallëzuar të barazohet pensioni minimal me minimumin jetik real.
      √ Brenda 6 muajve të parë të miratohet me ligj pjesëmarrja konsultative e përfaqsuesve të lartë sindikalë në Kuvendin e Shqipërisë si edhe konsultimi i qeverisë me sindikatat dhe grupet e interest për projektligjet respektive sociale.
      Në jo më vonë se një vit të bëhen ndryshimet në Këshillin Kombëtar të Punës, në Këshillin Administrativ të ISSH, nëpër komisione e organizma të tjera për të siguruar një përfaqsueshmëri reale dhe me bazë të gjerë.
      √ Brenda vitit të parë qeverisës të realizohen në konsultim me sindikatat ndryshime të domosdoshme në Kodin e Punës, për ta pajtuar Kodin me dispozitat kushtetuese dhe ato të Konventave Ndërkombëtare të Punës dhe Kartës Sociale Europiane të Rishikuar. – Ndalimi i grevëthyerjes dhe masat ligjore parandaluese. – Ligjërimi I Kontratës së detyruar Kolektive të Punës dhe rrugëve të mundësimit
      real të këtij detyrimi. – Mbrojtja me ligj e përfaqsuesve sindikalë, që merren me organizimin dhe drejtimin e sindikatës në subjektet shtetërore apo private. – Kufizimi
      i efekteve të Kontratës kolektive vetëm tek anëtarët e sindikatës nënshkruese. – E drejta e autorizimit nga sindikata për mbledhjen e kuotës së anëtarësisë. – Në
      rastin e pretendimit të më shumë sesa një sindikate për kontratën kolektive, detyrimi i të njejtës përmbajtje të kontratës, etj.
      √ Brenda 18 muajve të krijohen Gjykatat e Punës (veçmazi ose së bashku me Gjykatën Administrative). Tarifat gjyqësore për paditë mbi të drejtat e punëmarrësve
      të shfuqizohen. Po kështu të shfuqizohen edhe tarifat për paditë e të papunëve, pensionistëve dhe atyre me ndihmë sociale.
      √ Brenda vitit të parë të zgjidhet gangrena me « pronat» e sindikatave. Ato prona nuk do jenë më në shërbim të individëve, por do tu kthehen punonjësve shqiptarë dhe sindikalizmit duke ndërtuar një administrim qendror me kontroll të dyanshëm, nga sindikatat dhe shteti

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Nuk kërkon të mbrojë vetëm shtresat në nevojë apo vetëm punëmarrësit. Ne kërkojmë të mbrojmë edhe punëdhënësit nga arbitrariteti i shtetit, nga konkurenca
      e pandershme e klientëve të pushtetit dhe nga monopolet. Ne do kërkojmë përmirësimin e kushteve për biznese dhe ndërmarje konkuruese, mbështetjen e tyre nga shteti në favor të hapjes së vendeve të reja të punës dhe përmirësimit të kushteve të punës.

      PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
      Nuk kërkon që me fuqinë e votës tuaj të marrë pushtet për vete dhe militantët e vet. Sepse ne nuk jemi politikanë nga ata që i shihni prej 23 vjetësh në pushtet, që e mjelin haptazi pushtetin dhe janë kthyer në baronë, na hiqen tani si burra të mirë, sikur po ju çahet barku për ne dhe për kombin. Ne nuk kemi militantë, sepse ne nuk jemi tjetër, veçse ju vetë. Jemi si ju dhe jemi mes jush. Jemi minatorë, metalurgë, naftëtarë etj. Jemi të vetmit që në këto 5 vjet kemi luftuar dhëmb për dhëmb me pushtetin. Ne jemi sindikalistë që duam të luftojmë bashkë me ju dhe së bashku të vetëmbrohemi nga padrejtësitë sociale, nga arbitrariteti dhe megallomania e qeveritarëve. Ne nuk bëjmë fushatë as me fuqinë e parasë dhe as me fuqinë e medias. Fuqia e fushatës sonë është e drejta jonë, është dinjiteti jonë social dhe moral, është shpirti jonë që ngre krye dhe nuk pranon ti dorëzohet të keqes që na ka zënë nga fyti e po na mbyt. Është po njësoj, nëse votën tënde ja fal një miku apo një farefisi, e jep për tifozllëk partiak apo e shet për një trastë miell. Kështu ke shpërdoruar fuqinë tënde për të ndryshuar veten tënde, për të ndryshuar shoqërinë dhe Shqipërinë. Jepi fuqi votës tënde. Fuqi nga fryma jote dhe e drejta jote. Fuqi nga besimi, shpirti dhe dinjiteti yt. Nga veshi dhe syri yt, nga zemra jote. Ndjeje gjakun në damarët e tu! Shtrëngoji grushtat fort dhe ndjeje fuqinë tënde! Vota jote peshon si plumbi.

      Më 23 qershor 2013

      Nuk votojmë si të majtë apo të djathtë. Nuk kërkojmë rotacion të klaneve dhe baronëve të politikës, por një qeveri e cila të qeverisë bashkë me qytetarët për të sotmen dhe të nesërmen tonë të përbashkët.

      Voto
      BASHKIMI REPUBLIKAN

      Shumoje dhe shpërndaje këtë thirrje !
      Ti vetë je fuqia e ndryshimit të madh.
      Mos u shpërqëndro !
      Mos e shpërdoro votën tënde dhe njerëzve të tu !
      Mendo që së bashku jemi shumë.
      Të bëhemi edhe më shumë !
      Ta mundim të keqen !
      Të mbrojmë veten tonë !

      Fiqiri Xibri

      1. shqip says:

        Edhe ky trapi..mendon se do t’ja lexoje njeri artikullin (programin e partise ) ketu!…Hiqu qafe o fiqo..se s’te p..njeri ty! Ti je vetem per te shpernda noi lek ne raste protestash..

    3. beni says:

      Hiqni qafe njehere e mire Meten, se ai eshte zhulsi i gjithe qeverive!..

    4. anticensurë says:

      lavdosh
      gjënë e parë që të lë të kuptosh është se dhe dështakun shalë gjatë e di që është e keqe e vogël!
      gjëja që smë pëlqen është se mendon ta korigjosh në të ardhmen!!në 2005ën kur fitoi saliu u thashë njerëzve të mi në kishin ruajtur akoma ndonjë kallash nga ’97,si shqipo mu përgjigjën”ahhh,këtë e rrëzojmë kur të duam”!përmëndën dhe presidentin,ishin dhe analistë e strategë të pordhitikës shqiptare që më thanë të njëjtën gjë,por sociopati mbeti në pushtet deri sot!kështu dhe me shalëgjatin,po qe se vjen në pushtet nuk e di a do të jemi,jeni në gjëndje ta “korigjoni”!deri tashti ka shënjat e ariut,që po e kape nuk të lëshon!!ai çdo gjë e ka bërë në kokë të vetë pa konsultuar njerëzit që ka në krahë,kryesinë e partisë!ka një despotizëm,pavarsisht se ska pushtet,që nuk dallon aspak nga kundërshtari i tij!!
      kështu o lavdosh të shpresojmë në radhë të parë se do të fitojë dështaku euforik!më pas shpresojmë se nuk do të na këthehet në një despot si sociopati i viçidollit,e më pas shpresojmë të korigjojmë këto të këqija të “vogla” që ka!!
      lavdosh,ke të drejtë për të gjitha që thua!
      shqipëtarë jemi,gjithnjë me shpresë kemi jetuar!gjithnjë kemi shpresuar që do të kemi,do të arrijmë diçka,asnjëherë nuk kemi kërkuar të kemi!në ato pak raste që kemi kërkuar ta kemi e kemi arritur,pavarsisht se e kemi shktëruar shumë shpejt!
      shqiptzarë jemi që kënaqemi me pakë!
      shqiptarë jemi që përfitojmë gjithnjë e më pak!!
      vështirë se ndryshojmë!!

      “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”

    5. anticensurë says:

      lavdosh
      gjënë e parë që të lë të kuptosh është se dhe dështakun shalë gjatë e di që është e keqe e vogël!
      gjëja që smë pëlqen është se mendon ta korigjosh në të ardhmen!!në 2005ën kur fitoi saliu u thashë njerëzve të mi në kishin ruajtur akoma ndonjë kallash nga ’97,si shqipo mu përgjigjën”ahhh,këtë e rrëzojmë kur të duam”!përmëndën dhe presidentin,ishin dhe analistë e strategë të pordhitikës shqiptare që më thanë të njëjtën gjë,por sociopati mbeti në pushtet deri sot!kështu dhe me shalëgjatin,po qe se vjen në pushtet nuk e di a do të jemi,jeni në gjëndje ta “korigjoni”!deri tashti ka shënjat e ariut,që po e kape nuk të lëshon!!ai çdo gjë e ka bërë në kokë të vetë pa konsultuar njerëzit që ka në krahë,kryesinë e partisë!ka një despotizëm,pavarsisht se ska pushtet,që nuk dallon aspak nga kundërshtari i tij!!
      kështu o lavdosh të shpresojmë në radhë të parë se do të fitojë dështaku euforik!më pas shpresojmë se nuk do të na këthehet në një despot si sociopati i viçidollit,e më pas shpresojmë të korigjojmë këto të këqija të “vogla” që ka!!
      lavdosh,ke të drejtë për të gjitha që thua!
      shqipëtarë jemi,gjithnjë me shpresë kemi jetuar!gjithnjë kemi shpresuar që do të kemi,do të arrijmë diçka,asnjëherë nuk kemi kërkuar të kemi!në ato pak raste që kemi kërkuar ta kemi e kemi arritur,pavarsisht se e kemi shktëruar shumë shpejt!
      shqiptzarë jemi që kënaqemi me pakë!
      shqiptarë jemi që përfitojmë gjithnjë e më pak!!
      vështirë se ndryshojmë!!
      “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”
      “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”

  2. anna says:

    Bledi,
    E ke shkruar si gjithmone me sinqeritet dhe sic e ndjen. Eshte shume e vertete qe Berisha do “rrezohet” nga froni, porsi mbret ka krijuar sarajet dhe jeniceret, dhe Shqiperia do rilinde ne 23/6. E Majta Shqiptare duhet te punoje me kujdes sepse populli eshte “zhvatur” dhe lodhur nga “mbreti” dhe “taksat e mbretit”. Une, personalisht e kam bindjen se Edi Rama nuk do na zhgenjeje dhe se duhet te punoje si ekip edhe pas zgjedhjeve, qe stili i jetes, shteti dhe liria te marrin fryme sic duhet ne “demokracine” Shqiptare

  3. Beni says:

    Te lumte Bled, je antikonformisti me simpatik !

  4. Bato says:

    Blendi e ke qare kete shkrim. Nuk mund t’i heqesh asnje presje. Gjithsesi urojme qe vitet pas 23/6 te jene vite te fillimit te nje tranzicioni te vertete qe te mos na e nxije jeten si ky tetevjecari i zvarritjes, i korrupsionit dhe i krimeve te llahtarshme me vrasje kundershtaresh te npushtetit te pazbuluara.

  5. enofieraku says:

    Teper e sakt kjo analize , DHE JU UROJ SUKSESE , por ne fund te le shijen e trishtimit, qielli i enderrave tona eshte prap i zymte dhe me re te zeza, mjer ne .

  6. Andrea says:

    Arben Malaj është i vetmi që i ka dal kundër politikës klienteliste të palëve. Urime dhe suksese z. Malaj, kam bindjen se do t’ja dilni mbanë në këtë nisëm guzimtare që keni ndermarrë!

  7. tani says:

    po mesa di une blendi ne matematike ke qene dobet,,hahahah

  8. Andrea says:

    Shpresoj qe ne një të ardhme ta marrë nen drejtim Z.Malaj, urime dhe suksese profesor!

  9. Ermali says:

    PSE NUK THUA EDI I 2007-2011 APO E DI SHUME MIRE SA KEQ E LA TIRANEN PSIKOPATI QE MBRON TI DHE E PERZURI NGA BASHKIA.ME 23 PD DHE ALEATET DO FITOJNE MANDATIN E 3 DHE DO VAZHDOJNE PUNEN PA TUMORIN LSI QE I KISHTE KAP.PS DHE RAMA TE VAZHDOJNE OPOZITEN ME METAZTAZEN ILIR META

  10. shoqata e politikaneve hajdute me prostat says:

    Ne 25 vjet shoh te vetemin gazetar oprofesionist te PA VARUR,e kjo ngjall shprese.

  11. Francesko says:

    Politika shqipëtare është një skeç tragjikomik ku aktorët kanë 20 vjetë që janë po ata! Shpresoj që politika jonë mos të ket marrë spunto nga telefilmi “100 vitrinat”, sepse atëhere po që do të ishte vërtet fundi!Shpresojmë që lëvizjet e z. Malaj të jenë fillimi i një ndryshimi!

  12. banija01 says:

    Tragjikomike- ashtu si jeta ne kete vend.
    Gati ne te vetmin vend qe bashkejeton uniteti i te kundertave.

    Çdo gje -o te bardh o te zez,

    O qan o qesh,

    O vjedh o te vjedhin,

    O sundon o sundohesh

    dhe vjen Bledi dhe e ilustron ne nje shkrim.

  13. malshova says:

    Me pelqen shume pena jote,ja ke kaluar dhe Ametit.
    Ke bere nje analize te vertete dhe me kurajo si gjithmon.Ti e di per ke flet,por ti nuk e di, qe keta jane te hurit dhe te litarit,hajdute
    genjeshtare,jane dhe vrases.
    Kane vrare me mijra shqiptare,shume djem dhe vajza te reja ,pa pike turpi Sali Hajvani dhe Ilir gomari dalin dhe kerkojne votat e ketij populli te mjeruar,te ketij vendi qe e shiten dhe e masakruan,
    s’kane lene gje pa I bere ketij vendi.
    Kur I shikojme qe jane leshuar si ujqer te terbuar neveritemi,nuk dime si te hakmeremi.Po me mire hakmarja e gjithe popullit shqiptar si
    asnjehere dhe jo kure eshte vota qe ne sot kemi gurin e fundit ne dore.Ndaj I lutemi gjithe popullit tendershem shqiptar te mos japij asnje vote kriminelit Sali Berisha e Ilir Metes.
    Te fala Ahmetit.

  14. Ajet Delaj says:

    May 15, 2013

    PUSHTETI MBI TE GJITHA , MBI DEMOKRACINE, VETEM FATEKEQESI BJEN

    Reshtimi i mediave vizive e te shkruara nepermjet analisteve opinionisteve e gjithcfare zhgaravitesish ne funksion te pushtetit te ardhshem pa marre parasyse asnje princip norme morale ,program apo vlera te sistemit ku kerkojne te shkojne shqiptaret eshte nje ogur i keq per 23 Qershorin por edhe me pas nese nuk stopohet kjo maskarade e radhesp.
    Duhet thene se Shqiperia nuk ka vuajtur per pushtet e shtet para 90tes por per demokraci e projekte zhvillimi afatgjate e ne sherbim te qytetarit pasi pas 90tes vendin e ka sunduar kaosi ne te tera fushat.
    Nje professor i nderuar imi nga Lumi I Vlores i rreshtuar me rinine studentore ne ate Dhjetor te larget e te harruar te 90tes shkon te vizitoje prinderit per vitin e ri te 91. Plaku i tije nje burre i vjeter e i mencur , veteran lufte i drejtohet te birit. Biro do na e merrni pushtetin ? Po baba do e marrim I pergjigjet. Mire po a do jeni te zotet ta dergoni Shqiperine atje ku doni ju.
    Faktikisht Shqiperia perfundoje nga diktatura me e eger e Europes lindore komuniste ne shtetin me problematic persa i perket krimit te organizuar korrupsionit , ngritjes dhe funksionimit te institucineve demokratike , trafiqeve e deri ne permbysjen fatale te shtetit shqiptar pa na sulmuar kush nga jashte perkundrazi Europa dergoje ushtrine per te ruajtur rendin ne Shqiperi aq sa kishte mbetur .
    E gjithe kjo situate kriminale e krijuar dhe sponsorizuar direct nga politika i kushtoje Shqiperise dhe shqiptareve miljarda dollare deme ne investime e munges investimesh vazhdim te varferise e mjerimit per shumicen e shqiptareve dhe me se paku 10 mije jete shqiptaresh bije nenash ne moshen e tyre me te mire.
    Klasa jone politike nese vertete mund ta quajme keshtu jo vetem nuk ka kerkuar ndonjehere ndiese per keto krime pasi vertete nuk jane mesuar me ndiesen se nuk e kane bere as ndjesen formale ndaj krimeve te komunizmit si trashigimtare te atij sistemi por vazhdojne ne te njejten rruge te mbajtjes e marrjes se pushtetit me cdo forme e cdo mjet.
    Shikoni dhe degjoni bashkombas te nderuar propoganden dhe demagogjine bajate te politikanve shqiptare gje qe e bejne edhe me bajate lukunia e qenve qe i ndjekin e zhurmojne ne ekrane dhe gazeta te shtypura e online.
    A kane ndonje pergjigje a premtim pushtetaret dhe opozitaret per rreth 5000 viktima te komunizmit qe familjeve te tyre akoma nuk ju a kane kthyer eshtrit familjareve te tyre pasardhesit dhe trashigimtaret e diktatures kriminale pasi per ndiese publike as qe jua ka kerkon kush?
    Se cfare tregon kjo besoj se nuk ka nevoje per koment pasi qarte tregon se jo vetem jane trashigimtaret e krimit komunist por edhe pjesmarres ne keto krime pasi se bashke me zbulimin e eshtrve friksohen se zbulojne edhe krmet e tyre.
    A kane ndonje pergjigje a premtim pushtetaret dhe opozitaret per respektimin e Kushtetutes se Shqiperise persa i perket ceshtjes se prones dhe a parashikohet ndonje denim ne kodin penal per ata qe shkelin Kushtetuten edhe kure behet fjale per cenim te integritetit territorial te Repulikes ?
    Dihet qe politika “post” komuniste per 23 vjet me radhe ka organizuar maskarada zgjedhore me qellimin e vetem per ta mbajtur Shqiperine larg Europes e Amerikes e garantuar vazhdimsine e sundimit te trashigimtareve e kriminelve komuniste e zhvatjen e pasurise se shqiptareve deri tek buka ne tavoline sic po bejne .
    A ka ndonje sqarim juridik e teknik se si mendojne te shkojne pozita dhe opozita ne zgjedhjet e 23 Qershorit praktikisht pa KQZ si institucionin e vetem te menaxhimit te tere procesit te votimit e numrimit te votave duke perfshire edhe nxjerrjen e rezultateve.
    A ka ndonje praktike ligjore parlmentare qe ligjet e miratuara me shumice te cilsuar (126 vota) te aprovimit te Kodit Zgjedhor e konstituimit te KQZse te atakohen e ndryshohen me vendime te shumices se thjeshte (71 vota)? Gjithnje e kam fjalen per vende e sisteme demokratike pasi diktatori e fshin tere parlamentin kukull kur ja do interesi bile po te doje i dergon te tere edhe ne burg.
    A ka ndonje pervoje Europiane apo boterore te vendeve demokratike ku partite politike diktatoriale kane implementuar dhe ndertuar demokraci per popujt e tyre dhe a kane ndonje elemet funksionues te demokracise se brendshme ne partite kryesore shqiptare PD –PS?
    A kane dhene ndonjehere spjegime se perse nuk e pranuan apo perse e deshtuan nismen e demokracive perendimore per partite politike shqiptare “Nje antar nje Vote”?
    A mundet qe lideret politike Berisha –Rama qe i kane shnderruar partit e tyre politike ne prone te tyre private e veten te perjetshem kane ndonje shans apo mundesi te pranojne rotacionin politik te pushtetit pasi nuk po pretendojme per vlera.
    Nje formacion politik se bashku me kryetarin e saje te perjetshem qe nuk aplikon e pranon konkurencen e vlerave e ideve brenda partise , a ka shanse qe ti pranoje keto ne ndertimin e strukturave te pushteteti e shtetit ? Kurre. Po cfare sistemi jane shqiptarete athere kush mund ta thote.
    A kane ndonje project dhe a kane dhene ndonjehere pjegime lideret politike Berisha Rama si Kryeminister e Kryetar i Bashkise se Tiranes se si i kane menaxhuar e shpenzuar takxat e qytetareve shqiptar e tiranas. A eshte e mjaftueshme vetem modeli i taksimit dhe zhurma rreth saje pa dhene asnjehere sqarime ku kane shkuar keto taksa d.m.th parate.
    A ka dhene ndonjehere sqarime Kryeministri i vendit per nivelin e borxhit te brendeshem , te jashtem e investimet strategjike dhe a i ka kerkuar opozita sqarime ne parlament po ne shtyp per kete informacion “koti”?
    A ka premtuar opozita vendosjen e numrit social apo te pasurise per tere qytetaret shqiptare si elementi i vetem e percaktues qe kontrollon jo vetem barren fiskale per te tere por edhe nivelin e sakte te varferise e njerzve ne nevoje.
    Keto jane nje pjese e vogel e kerekesave minimale per nje pushtet e shtet ne sherbim te qytetarit shqiptar gje qe politika anadollake shqiptare akoma eshte para 90tes.
    Bojkotimi masiv i maskarades se radhes qe sharlatanet politik se bashku me lukunine e qenve qe ju shkojne pas i quajne zgjedhje eshte rruga e vetme ne keto kushte qe Shqiperia me pase shpresa qe te futet ne rrugen e implementimit e ndertimit te demokracise ne nje perpjekje te dyte.
    Cdonjeri qe sponsorizon apo mbeshtet qofte edhe me vote vazhdimsine e trashigimise kriminale qe misioni i tyre ka qene dhe eshte rrjepja e shqiptareve e pasurise se tyre kombetare do ndihmoje ne rritjen e kostos deri ne gjakderdhje per te cmontuar strukturat e krimit shteteror ne truallin e shqiptareve.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

    1. andrea.d says:

      Respekt per ju, zoteri po te mos kishit shkruajtur emrin tuaj per kete shkrim,,,,une me siguri do te thoshja qe ju jeni z. Agim Hamiti. Ngjani si dy pika uji. Ndaj me ju te njejtin opinion, pershendetje.

    2. fakollju says:

      Gaboheni more Ajet qe thua
      “E gjithe kjo situate kriminale e krijuar dhe sponsorizuar direct nga politika”
      Seriozisht po te pyes aje budalla apo ben vete ????
      Ke harruar se kush e pruri ne pushtet pushtin komunist berishe ??
      Ke qene ti zotrote qe i vije nga prapa berishes si zagar me dy gjishtat perpjete dhe futi ne beithe tani.
      Pse nuk kerkuat ju “atdhetaret e leshit” qe te hapeshin dosjet e sigurimit por ndegjonit pordhet e rajersonit qe thoshte se nuk do ti hapim se prishim familjet duke aluduar me pjeter arbnorin
      Kam mendimin se keni nje shqetesim te madh si shume atdhetare te tjere per fatet e vendit por rruga qe keni zgjedhur me keto komente si dacibao apo manifeste kaq te gjate ne nje blog ku zakonisht shkruhet jo me emra te vertete nuk eshte ajo e duhura.Nuk besoj se je me trim ose me i zgjuar se te tjeret qe dalesh me shpate ne dore nga amerika .
      Mbasi jetoni ne amerike rruga me efikase do te ishte bashkimi i atyre dhjetra dhe qindra intelektualve amerikane me origjine shqiptare si shinasi rama,pellumb kulla,hamdi dega,mimoza dervishi dhe shume emra te tjere qe shkruajne vec e vec duke humbur kot dhe ate kontribut qe japin ne faqet e kesaj gazete.
      Ju gaboni kur vini shenjen e barazimit midis sistemit te para 90′ me kete te pas 90′ duke i quajtur si komunizem qe nuk eshte e vertete sepse ndonese ne periudhen e diktatures kishte probleme serioze me individin por ama kishte shtet dinjitoz me arsim,mbrojtje,elektrifikim,dipllomaci,mjekesi,arsim,bonifikim ,plantacjone,hekurudha,gjeollogji,fllote detare qe dhe sot shkaktojne habi se si u shkaterruan sikur te ishim pushtur nga fiset barbare.
      Sa here qe te shkruani ju duhet ti kerkoni falje opinionit publik se keni mbeshtetur komunistin berishe ne fillimet e demokracise kur e dinit qe ishte nje kelysh i ramiz alise.Nqs doni fajtorin nr 1 per peshqeshin berishovic e keni aty ne amerike dhe konkretisht will rajersonin dhe elez biberajn qe e prune ne pushtet ne 92′
      Aty keni dhe grupin e podestes qe po mbajne ne kembe kete vrases dhe tradhetar te kombit shqiptar edhe pse shiti troje si ahmet zogu juaj,edhe pse vrau njerez te pafajshem si xhaferr deva juaj edhe pse po tregohet taleban si preng cali juaj.
      Shqiperise i ka ardhur shpetimi gjithmone nga Amerika kur pa patur aty shqiptare patriote si Fan Noli dhe Konica qe mbanin lidhje direkt me shtepine e bardhe .
      Por nuk mund ti vije shpetimi me keto psheretimet dhe qarjet tuaja neper blogje sepse dhe ketu ne Amerika berisha ka pushtuar Vatren,ka perdorur Voa-n si megafon te PD,ka neutarlizuar cdo lidhje apo organizate shqiptare ne usa.Ai ka nje perkrahje absolute legale dhe me shume ilegale nga trusti i podestave qe paguhet nga berisha por me shume nga lobi serbo-amerikan dhe greko-amerikan.
      Duke “ofenduar” arritjet e shqiperise ju bini ne kundershtim te hapur me komitetin amerikan te helsinkut qe thoshte se progresi ne shqiperi vazhdon por ka nje ngadalsim te vogel..
      Cilen te besojme tani ty apo zyrtaret amerikane qe merren me shqiperine.

      1. Aleksander says:

        SAKTE !

  15. DARDHARI says:

    Z. Blendi i lezoj me kenaqesi dhe me pa durim shkrimet e tua dhe kam krijuar bindjen se juve jeni i vetmi gazetar qe shkruani te drejten. Do te desha qe te qendrosh ne keto pozita dhe mos ndjekesh 2K, se besoj qe juve nuk mund te vini ne dyshim qe ai KK—-eshte komunist pastaj demokrat me teseren e ramizit dhe pastaj salinist dhe njekohesisht socijalist por jo kaqe hapur sa KACI etj.Dhe nuk jam dakort me mbylljen e shkrimit ku thua:po sna beri Edi ajde me mua ta rezojme. Ai po hypi nuk ka zot ta shkule por urojme qe te hipi dhe te beje dicka per popullin. Edhe nje here te pergezoj.

  16. Ada says:

    Zoti Mane nuk ju njoh, por keni shkruar Nje te vertete: shume burra elitare spaten guxim, por Malaj po!

  17. Bledi says:

    Malaj eshte si ju per luften ndaj klientelizmit.

  18. Anila says:

    Me te tilla lista duhet te shqetesohemi. Te vihen biznesmene pa kontribut dhe jo Malaj? Po zor tu vije.

  19. Aldora says:

    Duhet te jemi pozitive ne mendim dhe perpjekje per integrim: si Malaj.

  20. Anisa says:

    Fitore Malaj…

  21. Genti says:

    Vlora, Saranda, Delvina jane me “vendaliun” e tyre Malaj…

  22. Eno says:

    Si e re qe jam dua te fitoje kush na ka perkrahur pra zoti Malaj

  23. Ceni says:

    Perse kaq shume shtypje e mendimit? Jonida te lire. Te gjithe te kandidojne te pavarur si Malaj…

  24. Algest says:

    Plani B per Malaj ishte thjesht Nje pasoje… Gjynah per PS te shkaktoje keto te papritura.

  25. Granit says:

    Vlora eshte me Malaj.

  26. Gencvl says:

    Tamam labi ne laberi: Malaj ne tere vloren delvinen e saranden

  27. Hysen says:

    Duam sduam vlerat si mohoen dot Arben Malaj

  28. Gjergji says:

    Sduhet te perulemi para shtypjeve: Forca Malaj!

  29. Goni says:

    Mesoni nga gabimet e perjashtimeve si ai Islami… Perse e vazhduat me Malaj???

  30. Enkelejda says:

    Jugu eshte me labin: Fitore Malaj!

    1. anticensurë says:

      Ada — 16 Maj, 2013 në 1:39 am
      Bledi — 16 Maj, 2013 në 1:40 am
      Anila — 16 Maj, 2013 në 1:42 am
      Aldora — 16 Maj, 2013 në 1:43 am
      Anisa — 16 Maj, 2013 në 1:44 am
      Genti — 16 Maj, 2013 në 1:45 am
      Eno — 16 Maj, 2013 në 1:46 am
      Ceni — 16 Maj, 2013 në 1:48 am
      Algest — 16 Maj, 2013 në 1:49 am
      Granit — 16 Maj, 2013 në 1:49 am
      Gencvl — 16 Maj, 2013 në 1:51 am
      Hysen — 16 Maj, 2013 në 1:52 am
      Gjergji — 16 Maj, 2013 në 1:53 am
      Goni — 16 Maj, 2013 në 1:54 am
      Enkelejda — 16 Maj, 2013 në 1:55 am
      kemi 11 “komentues”që në 11 minuta kanë shkruar një fjali për arben malajn!!
      e fortë kjo!ky 11 komentuesi të jetë kaq i trashë apo ska pasur kohë se duhet të shkonte në hale!me një fjalë e kish kapur të dhjerët!!
      o mero nuk ke ndonjë program për mbrojtje nga spamët??
      ose aktivizoje në antivirusin që ke për serverin!!!
      ky është skandal:kjo mënyrë propagande është aq e trashë sa ska gomar që e ha!

  31. trasparenca says:

    JAZEK QUMSHI I NENAVE PER TE PA NGOPURIT ME SUNDIM.

    Blendi gjithemon shkruan te verteten, te lumteZ.Blendi.

    Stan me lepuj s’behet thote populli.Lepuj jane ish komunistet me spiunet neper kolltuqe qe edhe ne var duan te qeverisin.
    Ky eshte kanceri alla shqiptaro neomonist.
    Komunisti sali urdheron qe nga tiranistani :Amerika te liberalizoje vizat.C’e di Ameriken ku kryekodosh, ky profan?
    Pas saliut ta mare fronin ruci,ala s’je ngopur me sundim plaku ruci qe s’di te flasesh shqip?

  32. 7 marsi says:

    Color shpirteror dhe analyze e tejmbaruar SHQIP ! Thx Bled

  33. Kujtim.Xh.Ibrahimi says:

    “Do punoje e majta te rilinde Shqiperia,te rrezojme njehere Sali qenin”.Pa dashur te fyej ndonje,por keto fjale i kemi degjuar edhe me pare,atehere kur prisnim nga “Ylli” i te majtes shqiptare,nga “shpetimtari” i Shqiperise,per te cilin shume familje shqiptare paguan nga 1000 leke te vjetra ndihme per te dale nga burgu,Fatos Nano.Dhe Fatosi na erdhi ne pushtet me forca te reja,ifuqizuar nga fqinjet me grua te re,per te vazhduar vepren e Saliut.
    Tek ekipi i ri kush do beje komande? Edi apo Iliri qe ka me shume pervoje ne karriket pushtetore dhe ne menyrat e mbajtjes me cdo kusht te ketyre karrikeve,si edher ne zbatimin e detyres kryesore te politikaneve te deritanishem(per fat te keq),vjedhjes se pasurise te Shqiperise e te popullit te saj naiv?

  34. Toni says:

    No comment, thjesht cdo gje ne vendin e vet. Bravo

  35. kuksjani says:

    Ky eshte nje gazetar KLASIK,komentet jane te teperta.

  36. anticensurë says:

    një nga shkrimet më të mira të tuat bledi!
    “Pa u tharë pështyma që na ra përsipër fytyrës, filluan hesapet dhe dallaveret me emrat nëpër listat e kandidatëve.”
    kjo fjali i përmbledh të gjitha!!
    -njëra dorë lan tjetrën
    -plaçkat e pista lahen brënda grupit të politikës sharlatane shqiptare
    -populli asqë është në llogari nga asnjëra palë
    -ai shërben vetëm si skllav për tu shfrytëzuar deri në palcë
    kjo për të dy krahët,si për atë që të vret e të pret,të grabit e të vjedh në ditën me djell,si për atë që thotë se nuk do të bëjë të njëjtat gjëra,por që në fund të fundit do ti bëjë fshehurazi!
    pavarsisht se e ke filluar shkëlqyeshëm e ke mbyllur me euforinë verbuese që ka kapur tërë shqiptarët anti berishë!!
    “Si fillim nuk duhet të dehemi me fitoren e 23/6!”
    që të dehesh duhet të pish o bledi!ne si shqipo po dehemi me rakinë që kemi ndërmënd të pimë pas gati një muaji?!
    kurse sali berisha si gjithnjë bën sikur ka marrë fund!
    kjo fjala fund është shumë e keqe o bledo!!
    qesh mirë kush qesh i fundit!deri më sot saliu ka qeshur gjithnjë i fundit!!që nga ’91shi e këtej!ai ka qeshur i fundit dhe kur vrau 3000 veta në ’97,dhe kur bëri grushtin e shtetit në ’98ën dhe kur vrau në 21 janar dhe kur grabiti në maj të ’11ës!!
    herë ka qeshur si hero,herë për të mos u “bërë martir” e herë duke tall bythën me një botë të tërë!
    në fund të fundit gjithnjë ka qeshur ai i fundit!!
    mendimin tim,por jo dëshira,është se ai ka për të qeshur prapë në 24 qershor!!!

    1. vz gjirokastriti says:

      Derman, ketu ku roj kam nje mikun tim cifut me emrin Levin.
      E gjithmon i kerkoi kur e takoi nje te fsheht nga kjo bote. Levini jep
      mesime ne nje sinagoge te femijeve 7 vjecare ,per mesimin e Talmudit
      Kur e pjeta nje dite,si bhet me nje popull qe nuk gdhendet ,dhe qe ka
      hequr te zite e ullirit? Levini cifut me thote.Me duket se e ke per
      popullin tend,o mik,qe haramin e quan hallall!Degjo do kaloi,pasi te
      gdhenden te gjitha hekurat,guret dhe drute ne ate popull,do te gdhendet
      dhe vet populli tend.Fati tend eshte qe je gdhendur perpara ketyre>

  37. Askushi says:

    Lufto Lufter se s’do ‘shkosh per lesh’,leshin e ‘tjerre’ Lefteria!

  38. Shqiperia says:

    Z. Mane ! Editoriali juaj si gjithmon shume i sakte dhe i kendeshem ,por ne
    nuk jam dakort me korigjimin qe mendoni qe mund ti behet Rames me kohe.
    Ndoshta bazoheni ne shprehjen ,MIDIS DY TE KEQIJAVE DO TE ZGJEDHIM TE KEQEN ME TE
    VOGEL. kjo shprehje eshte e pranueshme kur nuk kemi Lider te tjere . Ne rastin e Rames
    nuk duhet te shpresuar qe ai pranon kritika dhe qe mund te korigjohet .
    Data 23 Qershor duhet te jete data e shpetimit te shqiperise , nga nga keta KLLOUNE.
    GJITHESESI CDO NJERI E SHIKON BOTEN ME SYTE E TIJ.

  39. miri suedi says:

    prap votoni ne shqiperi……….kaq budallenj ju te soit tone.

  40. Bledi te pergezoj per artikullin, por nuk ndaj te njejtin qendrim me Ju lidhur me shprehjen”…Trishtohem edhe kur shoh që për eksponentë të dikurshëm nuk u mendua Plani B, por iu lanë në dorë minutave të fundit. Dritan Prifti nuk mund të ndajë kurrsesi 8 mijë lopë në zonën e tij, por të paktën Dritani me pak pragmatizëm mund të ishte mjelë si një lopë e dobishme. Arben Malaj…”.
    Per planin B po ju bej disa pyetje:
    1. Çfare kane bere keta eksponente ne keto 23 vjet?!…
    2. Perse duan te jene te pazevendesueshem, kur ata vete jane kunder rolit te individit?
    3. Pese here eshte votuar kaç islami nga elektorati i majte, ndersa mbreme ne intervisten te feziu, me paturpesine me te madhe deklaronte se ndjehej mire me elektoratin e djathte!….
    4. Arben Malaj nuk u kenaq nga gjithe ato privilegje qe pati nga anetaresimi ne PS, por na del kunder tani…
    Po e mbyll me kaq.
    Mendimi im eshte qe te gjithe ata qe na kane bere sehire ne ate qe ne e quajme kuvend te ishin te perjashtuar nga rikandidimi.
    Asnjeri nuk eshte i pazevendesueshem.

  41. tea says:

    Bravoo Blendi nje shkrim shume i mire

  42. klaus says:

    Ka ardhur koha qe te shporrim njehere e imire nga pushteti te keqen me te madhe te ketij vendi…Kryeministrin ne ikje dhe skuren e tij te deshtakeve.

  43. danja says:

    Rotacioni eshte aq i domozdoshem e i rendesishem ne nje shtet demokratik saqe Berisha duhe te ishte larguar vete nga pushteti nese do ta njihte sadopa demokracien..

  44. danja says:

    Meqe berisha mendon se pushtetin e ka te perjetshe dhe nuk pranon te largohet ne asnje menyre eshte koha ta rrezojm me vote popullore me 23 Qershore, per te sjelle ne psuhtet skuadren e Rilindjes.

  45. mati says:

    Kujt i ka mbetur hatri nga mos prania ne liste, ne qafe past veten se nuk do te mbeten deputete te perjetshem, dhet ta kuptojne kete..Malaj me shoke do te dalin thjeshte te humbur dhe palaco me 23 Qershor

  46. Leone-53 says:

    Gabon z.Mane kur thua per maksimum profesionalizem (si te djathte) per Alibeaj diku aty nga mezi i shkrimit.
    Do te kujtoja vetem nje rast ku ne gjykaten kushtetuse si perfaqsues i parlamentit “TE DJATHTE!” ,ne padine qe beri shoqata PRONSI ME DREJTESI, ai mbronte ligjin e legalizimit te viti 2006 duke thene qe TE PALIGJSHMIT ishin shmice e TE LIGJSHMIT (PRONARET LEGJITIM) ishin pakice prandaj e mbronte ligjin ne fjale?!..
    Nuk thuhet asnjehere qe shumica ka te drejt por thuhet te zbatohet ligji: pra te zbatohet neni 41 i kushtetutes ku thuhet qe PRONA PRIVATE ESHTE E SHENJTE E AJO MBROHET ME LIGJ.
    Keta gjoja ish te persekutuar ka me vete Sali Berisha.

  47. Z. Malaj do te marre te gjatin says:

    Malaj ne keto zgjedhje do haje ate qe hane grate para se te flene

  48. beso says:

    opinion i goditur Bledi,nga me te mirat e tua.Shoh qe ke kapur sakte dy detaje jo transparente te kesaj fushate zgjedhjesh;minutat e fundit te dorezimit te listave(qe ishin sekrete po aq sa edhe operacioni Overlord)dhe mosvendosjen e deputeteve sipas kriterit krahinor.Ndoshta ligji e njeh kriterin e sekretit te listave,por se paku opozita dhe kryateri mund te kishin bere me shume per nje vlere me demokratike te perzgjedhjes se deputeteve.Do kishte dhe do kete emra te rinj,e doemos ca te”vjeter”do zevendesohen;pra do kishte qejfmbetje,e natyrshme kjo.Se”llotaria”i ra Malajt,me vjen keq,por Malaj me shoke duhet te dijne te bejne kavalierin.Ndersa kriteri i perzgjedhjes krahinore ka nje arsyetim me te thelle.Pse?Sepse qe ne krye te motit,qe nga Kuvendi i Lezhes e ketej,Kuvendi ishte mbledhje perfaqesuesish te zonave qe do te merrnin nje vendim,per lufte,paqe,etj.Qytetet,fshatrat,katundet e fiset dergonin perfaqesuesit e tyre;pra koncepti i deputetit-perfaqesues deshmon se nje zone votuese apo nje qytet po zgjedh nga VETJA perfaqesues per ne Kuvendin e Shqiperise.Ndersa keshtu,i bie qe une te votoj midis Koçi-Kaçi-Koço,pa njohur nga afer asnjerin prej tyre,por thjesht se na i kane sjelle ne tepsi partite,apo se here-here i shikojme ne televizor.Keta natyrshem vijne e premtojne kumbulla te embla sa per fushate,pastaj harrojne ke qytet apo fshat perfaqesojne,sepse nuk i lidh asgje me zonen.Suksese!

  49. VERONIKA says:

    Duke te lexuar me lind dyshimi se ai qe shkruajti disa dite me pare nuk ka qene Blendi Mane .Brilant shkrimi !
    nuk me pelqeu *ankesa* qe shkruan .
    Vend pa bordello …po te lexoje dikush kte shkrim,dikush qe nuk e njeh Shqiperine dhe klasen politike do kuptoje qe ky vend eshte nje shtepi publike dhe per Islam ,Malaj ,Dogjan ,Kadel ,Prifti ,Meta ,Kokemadhe, Kokedhi,Fevzi ,Qupi ,Qili,uuuuu nuk u mbarokan nejse kta jane lavire …kuptimi i kesaj fjale vlen per ata qe i perjashtojne nga bordellot per …pandershmeri {kufijte e mi mendor nuk arrijne ta perceptojne kuptimin …por politika si duket i dashka keshtu }
    Megjithese ktu nuk ka asgje normale ,asnje minimalisht qenkerka ne liste per merita ,vizion ose sadopak sepse do punoje per kte vend …na ben thirrje te vijme ne *autobusin* e majte …sepse eshte nje puntor….
    une e di qe ti merr autobuzin gjithmone ,sepse Ahmeti nuk te ka lene trashgimi sllonin me xhama te zinj…por me duhet te kujtoj qe na duhet shoferi…jo puntori .Me duhet nje shofer i sigurt ,i afte …nuk besoj se do zgjidhje nje autobus pa shofer ,nje frikacak qe 80 dite para zgjedhjeve shkembeu puthjen me buzet e thara te gejshes se dhjamur…
    Persa i perket islameve,dogjaneve shejtaneve dhe malarjeve mire jua beri
    Hoqi ca plehra dhe coi sherrin ne palen tjeter .Dakort per Priftin .Do djegi nje mandat ne FR..dhe ndoshta jo vetem nje .Mjaft ,nuk harxhoj me kohe me analizimet e ktyre plehrave .

    Duhet te mendojme per mbrojtjen e votes ???? Zot na mbaj mendjen …po a nuk e beri HALEancen se i kishte votat te rrruajtura ?????

    DO KURAJOZET ,MENDJET E BUKURA ,PUNETORET QE NUK BEHEN PALE AS ME DOKTORIN AS ME PIKTORIN ????????????????????????
    E ke pergjigjen brenda asaj qe ke shkruar …VUR KUJEN OSE IK OR MIK !!!

    Do i rrezojme me vote ????????????
    NUK RREZOJME ASNJE NE BLEDI MANE ,NE NGA UDHEHQESIT NA NDAN VEC VDEKJA
    E SHUMTA NDONJE BUST BRONXI MUND TE *RREZOJME* { dhe ate e rrezojme kur i kane liruar vidat} .
    Shkrim brilant sidoqofte jemi popull me bisht ,do marrim ate *autobuz* qe meritojme dhe ne fakt shoferi nuk ka shume faj .

    {Moderrrrrrrruesi ,te editoriali i Meros te shkruajta qe lista kishte 75 komuniste .Prandaj nuk e botove se ne fakt qenkan 78 ???}

    1. Askushi says:

      Sot qenkeni me e qete dhe me e qarte se kurre Veronika.
      Pershendetje dhe kalofshi mire!

  50. tea says:

    Eshte koha ti themi shporru pushtetit te Berishes…nuk eshte momenti te meremi me qejfmbetjeter e personave te vecante..eshte koha per Rilindje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje