Ndodh edhe kështu, PPKD gjobitet për diskriminim ndaj meshkujve: Kandidoi 126 femra

15 Maj 2013, 14:29Politika TEMA

Partitë kryesore në Shqipëri janë gjobitur me disa dhjetëra milionë lekë nga ana e KQZ-së, pasi nuk kanë zbatuar kuotën gjinore, duke diskriminuar femrat në listat e kandidatëve për deputet.

Por, çudia ka ndodhur me Partinë Popullore Kristiandemokrate, që kryesohet nga Pal Shkambi. Kjo parti ka kandiduar plot 126 femra dhe pjesa tjetër janë meshkuj.

Dhe, në vend që të inkurajohej nga ana e KQZ-së për këtë gjest, është gjobitur me 8 milion lekë, pasi sipas KQZ-së, ka diskriminuar meshkujt.

Kjo ngjarje ka shkaktuar humor gjatë mbledhjes së KQZ-së, teksa juristi Idajet Beqiri ka thënë se PPKD duhet t’i japë disa kandidate femra borxh PD, PS dhe LSI, që t’iu shmangen gjobave./b.l

3 komente në “Ndodh edhe kështu, PPKD gjobitet për diskriminim ndaj meshkujve: Kandidoi 126 femra”

  1. banija01 says:

    PPKD duhet te mirte parate nga gjobat qe i jane vene partive te tjera.

    Ato 8 milion duhet ti mirte kjo parti dhe jo te gjobitej.

    Barazi gjinore nuk eshte 70-30 po 50-50 .
    Nuk di qe ligji ta percaktoje se mbi 30% do gjobiten .Ai eshte kufiri minimal.

    Po si te gjitha paradokset ne qeverine Berisha ,kjo eshte me e pakta.

    Me qene se qeveria ka shume borxhe detyrohet te vere gjoba per te mbledhur para.

    1. elona says:

      ligji e ka qe nga secila gjini duhet te jene te pakten 30%

  2. jazefina says:

    asht afendue partia e Jazefines, anej i kena than ksaj te KQZ-se qi po kren floket ktu ma siper me i vu i gjob t’majme…

    gallate alla albanistan!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje