Thaçi në Bullgari: Shpresojmë që pesëshja e BE-së të lëvizë

15 Maj 2013, 18:29Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur një vizitë zyrtare në Bullgari. Ai është pritur nga homologu Marin Rajkov dhe nga presidenti bullgar, Rosen Plevneliev.

Kryeministri bullgar ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Bullgaria ka rënë dakord që të nënshkruajë edhe një memorandum bashkëpunimi, për të mbështetur Kosovën në rrugën drejt integrimit.

Kryeministri kosovar tha se ai pret që së shpejti edhe pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën të lëvizin për të njohur pavarësinë e saj.

“Ne presim që këto vende të lëvizin shpejt pasi nuk ka më asnjë arsye që të zvarritet ky proces. Këto vende e mbështesin fuqishëm axhendën tonë evropiane,” tha Thaçi./ep

2 komente në “Thaçi në Bullgari: Shpresojmë që pesëshja e BE-së të lëvizë”

  1. Pelasgian says:

    kto vendet si bullgaria duhet me i afru sa me shume nga ne me dinakeri se edhe kta jan anti serb .

  2. ulliri says:

    Ja bere synetin veriut o gugjasti e rregullove mir e mir tashi vetem vozitje e lir, te baba sulltan te pervanovi nuk te ka mbetur tjeter.Si duket edhe Baca me nuk ta rras fort se ka problemt e veta,je zhytur ne borgje vetem bishti te ka mbetur jasht,shpresat i ke mbeshtetur ke diaspora,diaspora me leke nuk ka,dmth. je mbeshtetur per muri.Mjafton te percjellesh emisionet e RTV21 EDHE UNE JAM KOSOVE, QE TE KAPLOJ TMERRI,kjo vlen per njefar Dardan qe ben komente te lyera me mjalt,te dhjefsha ne mjalt, ato skena mund ti shef e gjith bota shqipetare e te bindet ne qfar varferie eshte Kosova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje