“Do të nis vetë lëvizjet për të gjetur vrasësin e bijës sime”. Kështu është shprehur Riza Tafa, babai i balerinës së vrarë në muajin prill të këtij viti në kryeqytet nga një plumb, që në të vërtetë nuk ishte nisur për atë.
Dje u bënë plot 40 ditë që nga ndarja nga jeta e 25-vjeçares Sonila Tafa.
Për të gjithë të afërmit e saj, por sidomos për babain, motrën dhe nënën e saj, dhimbja nuk është fashitur ende dhe ajo duket në çdo fjalë që ata thonë apo veprim që bëjnë.
Për babain e balerinës, Rizanë, duket se çdo gjë pas vdekjes së saj është bërë e pakuptimtë.
Por dhimbja bëhet edhe më e madhe, kur autori i vrasjes nuk është kapur ende nga strukturat e policisë.
57-vjeçari Riza Tafa, lidhur me këtë fakt shprehet shumë i zhgënjyer dhe premton se që tani e tutje do të merret vetë me hetimet e ngjarjes.
“I premtova Sonilës se do të prisja deri sa të bëheshin 40 ditë nga vrasja e saj për të parë se çfarë do të bënte shteti për të gjetur autorin. Tani meqë sot (dje) u bënë 40 ditë nga vdekja e vajzës sime, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm që të nis vetë lëvizjet për të gjetur se ku fshihet ai që më vrau vajzën”, rrëfen për ‘GSH’ 57-vjeçari.
Balerina ka qenë duke dalë nga lokali ku kishte qenë me miqtë e saj, teksa një plumb rikoshet e ka goditur në kokë duke i marrë jetën.
Sonila Tafa humbi jetën pas një konflikti mes një grupi të rinjsh që nuk kishin lidhje me të.
Natën kur u vra balerina, në lokalin ku ajo po festonte me shoqërinë e saj, ndodhi një sherr mes dy grupesh të rinjsh.
Pas debatit që kanë bërë në lokal, të rinjtë kanë dalë jashtë dhe kanë vazhduar konfliktin.
Më pas truprojat e lokalit kanë larguar dy prej të rinjve, ndërsa pjesën tjetër e kanë futur sërish brenda.
Kjo ka mjaftuar që autori i dyshuar i ngjarjes, Artur Kuliçi, të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të rikthehej me një makinë pa targa dhe të qëllonte me armë në drejtim të hyrjes së lokalit, ku ka qenë duke dalë me shoqërinë e saj 25-vjeçarja Sonila Tafa, e cila për shkak të goditjes që mori, ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë, policia nuk ka asnjë gjurmë për autorin e dyshuar të ngjarje./A.XH
Shteti I detyron qytetaret e tij qe te kalojne ne vete gjyqesi,rastet Jane te shumta qe atoret e vrasjeve nuk kapen .ne fushaten e berishes nuk permenden keto raste,po vetem. Ka faj Rama,ne do fitojme,do hapim vende pune,do heqim vizat me AMERIKEN e mashtrime te tjera.kriminrlet Jo vetem nuk kapen,por dhe ata qe jane kapur lirohen nga burgu
Policia e di shume mire se ku ndodhet ai po nuk e kap se eshte tropojan e eshte nga njerezit e Sales.Jam mijera perqind e sigurt se ai,si shume kriminele te tjere qe duhet te ishin burgjeve jane aktualisht duke bere presione e duke ushtruar dhune mbi njerezit ne fushate.Kjo u duk fare qart ne zgjedhjet e 2009 dhe 2011,ku lista emrash konkrete qe i kishin liruar nga burgjet(gjasme si te arratisur ose me leje) na dolen ne fushate.Keta monstra jane forcat e berishes tani qe nuk i ka ngelur me asgje
e shkreta vajze te mjeret familjare e cfare mund te thuash tjeter per kete diktatori Sali qe na ka zene frymen ngalet vec ti thuash fatkeqesi te tilla te ndodhshin ne deren tendeme femijet e tu me gjithe sojo e sorollop qe ta shofesh se cfare eshte dhimbja te humbesh gjene me te shtrenjte FEMIJEN
pikerisht sepse policia e ketij vendi , ka deshtuar komplet …
jo vetem policia po te gjitha administatat dhe gjerat e kesaj qeverie [email protected]
Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e vajzes tende. Nuk gjej dot fjale per te lehtesuar dhimbjen.
Ai qe punon nuk flet. Te qofte sahati i hajrit.
po si na katandise keshtu more Kriminel i vicidollit as qetesi nuk gjen dot njeriu i shkret. Te ngelet peng qe drejtesia nuk vihet ne vend dhe detyrohet te rrembej armet dhe te bej vet drejtesi mjere ne ku jetojme
Jam vete baba dhe e kuptoj fort mire dhimbjen te ketij babai.O burre!Ruaj pjesen tjeter te familjes,se keta nuk jane as mafioze.Mafiozet kane disa kode qe nuk i shkelin.Keta vrasin kedo qe do ti preke ndopak,akoma edhe ata qe i kane bere koken.Ketu eshte te ikesh naten nga ky venda .Edhe atyre qe presupozohet se do te vijne ne pushtet,nuk ia u kam besen.Perderisa thone se mbas 23 qershorit Sala do te rrije me niperit ne shtepi.Shume mesazhe premtuese per nje njeri qe e ka bere Shqiperine kasaphane.Ai tjetri i Topeve,i dergon mesazhe Sales per koalicion paszgjedhor.Nuk thote se kush i beri oferte per karrige parlamentare(Per kryetar kuvendi d.m.th.)Por kjo kuptohet.Kush tjeter vecse ata qe pretendojne te kene shumicen ne kuvend.Pra duket qarte ne cilen porte do te futet topi pas zgjedhjeve.AK ja u kriua per tu shperbere pikerisht ne prag zgjedhjesh.Ne menyre qe te mos kete rrjedhje drejte se majtes,por te drejtohen kah topit,qe ky me pas te ia fali perseri te djathtes se bashkuar.Te me falni per pak politike qe bera.Por sido qe te zhvillohen ngjarjet ka shume gjasa qe ky baba i mjere te mos gjeje kurre te drejten.Perseri hajdutet dhe maskarenjte do te na qeverisin.Mos e harroni kurre qeverisjen e socialisteve perpara ketyre maskarenjeve.Po ata maskarenj jane.Ujku qimen e nderron por zakonin se harron.
Ka qene paaftesia e policise se ketij shteti per te gjetur vrasesit dhe kriminelet qe po detyrojne hallexhinjte te kerkojne vete drejtesi duke kaluar deri ne vetegjyqesi.
Ai qe e vrau dihet kush e ka bere eshte nipi shefit te policise se shqiperise, miku salit , gjynaf ky i shkreti qe po e vuan kete dhe ai plehra shetit neper tirane pa patur problem per asgje se daja vet eshte nje nga bossat e mafies qe me pislliqe sot sundojn shtetin me tirani dhe injorance te thelle , zoti esht i madh dhe ai nuk harron , erdhi 23 qeshori o plehra erdhi , Ps do tju coj juve te gjithve prapa hekrave , aty e keni vendin
kjo tregon dhe nje rehe qe ne kemi nje shtet te korruptuar nga kembet te koka
Kur nuk ka shtet e drejtesi shqiptaret detyrohen te bejne vetqgjyqesi, se rruge tjeter nuk i ka mbetur.
Ky eshte shteti i paafte dhe drejtesia e ngerthyer nga pushtetit. Me 23 Qershor voto Skuadren e Rilindjes qe Te Rilindim Drejtesin
kerkoje ne 23 qershor, se e sigurt qe do shkoj me votu
ju thoni fajin e ka shteti sepse nuk e gjen. jo jo shteti e di por nuk do sepse eshte klyshi i tyre ,ngushellime familjes