Servet Pëllumbi në krah të Alfred Pezës në fushatë: Nëse s’ndodh një rotacion, nuk ka demokraci

17 Maj 2013, 18:34Politika TEMA

Profesori i socialistëve flet për një fitore të sigurt, por ka edhe mesazhe për të majtët, për të mos lejuar që euforia dhe pakujdesia të dëmtojë rezultatin

 

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi ka qenë i pranishëm në Peqin, në krah të kandidatit socialist, Alfred Peza.

Kjo ka qenë dalja e parë e tij në këtë fushatë. Duke folur përpara të pranishmëve, Pëllumbi tha se Peqini do nderojë veten dhe Alfredin.

“Nëse nuk ndodh një rotacion, nuk ka demokraci. Pra, rotacioni është përgjegjësia e popullit një herë në katër vjet për pushtetin e vet. Prandaj, në këtë kuptim, demokraci pa rotacion nuk ka. Çfarë ka ndodhur realisht tek ne? Tek ne ka ndodhur që janë bërë marifete nga më të ndryshme për të qëndruar një garniturë e pushteti, për të qëndruar edhe më tej. Vetë praktika provon që kur ndodhin procese të tilla, kur ndodhin manipulime të tilla, në radhë të parë e paguan populli. Edhe populli pavarësisht nëse e thotë ose jo, kur vete tek kutia e votimit, bën zgjedhjen më të mirë, dhe kjo e nderon popullin,” tha Pëllumbi para të pranishmëve.

Pëllumbi tha se kjo qeveri nuk po jep llogari për tetë vite të qeverisjes.

“Premtove që do të bësh të vendin të pastër nga korrupsioni. Urdhëro, ku je me korrupsionin. Që nga maja e piramidës deri poshtë. Premtove që të gjitha ato familje që mbahen me ndihmë ekonomike duhet të mbahen me 2 dollarë në ditë me ndihmë ekonomike. Që s’është nga më të mirat me vendet e tjera, por shkon aty afër. Realisht nuk jepet as 30 cent, më pak se 1/3. U premtua se do të ulen krimet. Por, sipas agjencive të huaja që merren me studime rezulton se ne kemi 4 vrasje për 100 mijë banorë. Është shifra më e lartë në rajon dhe Europë. Pra as kjo nuk është bërë. Gjithashtu u premtua dhe çfarë nuk u premtua në drejtim të fshatit. Asgjë nuk është bërë. Bilanci i qeverisë dhe i palës që kërkon një mandat të tretë është negativ. Ato pak gjëra që janë bërë janë bërë me taksat e popullit. Prandaj nuk mund të mburresh që ke shtruar rrugë. Sepse po të ishte kështu ne do të ecnim vetëm në rrugë të asfaltuara. Asnjë rrugë nuk është që të çojë normalisht në destinacion. Pra, edhe ky është një shembull tjetër që është një pushtet për kërkon t’i hedhë hi syve popullit. Jam i sigurt që kësaj here nuk do t’i hedhë më hi syve dhe populli do t’i përgjigjet popullit të tij,” tha Pëllumbi.

Profesori i socialistëve tha se një faktor që favorizon socialistët janë edhe programi i mirë dhe kandidatët e përzgjedhur.

Po ashtu ai ka theksuar se një faktor pozitiv është edhe largpamësia e PS për të krijuar një koalicion të madh me 37 parti.

Por profesori socialist u ka bërë thirrje të majtëve që të mos lejojnë euforinë që të gërryejë fitoren, duke menduar se ajo është e sigurt.

“Duhet të kemi parasysh që atë që kemi përballë ka një eksperiencë të madhe për zgjedhjet dhe sidomos për manipulimin e zgjedhjeve. Shikoni si i organizojnë mitingjet. Me detyrime. Po s’erdhe këtu do të heqim nga puna. Po s’erdhe këtu do të kesh këtë pasojë. Deri tek premtime që u thonë se do t’ju japim tezën e provimit nëse bëni deklarata që do të jepni votën. E çfarë demokracie është kjo? A e meriton një forcë politike që të vijë përsëri në pushtet. Kurrsesi jo. Pra, edhe ajo që është negative ne duhet të dimë ta kthejmë të favorshme. Nga ana tjetër, ka ndonjëherë një lloj indiferentizmi në radhët tona. Ka vota PS, po s’vajta unë do ta marri. Edhe kjo është negative, edhe kjo është e disfavorshme. E rëndësishme në këto zgjedhje është çdo vote. Prandaj, do të thosha që një nga faktorët që duket negativ që mund ta kthejmë në pozitiv është pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhje. Pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhje është faktori që ne të fitojmë. Unë besoj se pjesëmarrja në Peqin, Elbasan dhe Shqipëri do të jetë më e madhe se çdo herë tjetër,” tha Pëllumbi./ep

83 komente në “Servet Pëllumbi në krah të Alfred Pezës në fushatë: Nëse s’ndodh një rotacion, nuk ka demokraci”

  1. Peqinsi says:

    BRAVO ALFRED PEZA! I GJITHE PEQINI ESHTE ME TY! FITORE!!!!!

    1. titit says:

      dash sules i ka ik menja me kete pune qe po ben fredi..o dash sula, o kafsh dije qe njerezit duan te mirin jo te fortin

      1. turi says:

        jo vetem dash sules po dhe ed palokes e gjithe barbonave qe ka pd po ik menja nga fryma qe po sjell peqini..kush ka qene keto dite e ka pare atmosferen e ekzaltuar qe ka perfshire peqinin!

        1. teda says:

          forca Alfred, ti smund te ndalesh dhe bashke me ty as PARTIA SOCILIASTE! TE GJITHE DO TA SHKELIN ME VOTE SALI SERBIN NE 23 QERSHOR! FORCA FORCA FORCA!

          1. Sendi says:

            Te gjithe njerezit ne Peqin duhet te votojne masivisht Pezen sepse ai me te vertete eshte nje njeri qe duhet votuar. Njeri me integritet moral dhe i ndershem. Jo si ai trapi Dash pula qe shan me fjalor te ndyre ne mes te parlamentit.

        2. D12 says:

          dash sula dhe paloka nuk kane asnje shanc ne elbasan sepse jane te dy figura te deshtuara qe nuk kane dhene asnje kontribut per vendin. kesaj rradhe votohet vetem PS dhe skuadra e rilindjes

      2. Tako says:

        Rotacioni do te jete shume i madh ne cdo qytet. Ne Peqin Alfred Peza ka bere nje fushate qe eshte per tu marre shembull sepse ai po punon shume per njerezit. Rilindja ne Peqin eshte tashme nje realitet shume i fuqishem.

      3. danie says:

        nje figure e larte si ajo e Servet Pellumbit nuk kishte se si mos te perkrahte rilindjen, te gjithe intelektualet jane te bashkuar per nje rilindje shqiptare

      4. dudu says:

        bravo PS ka mbledhur ne gjirin e saj te gjithe klasen intelektuale te shqiptarise. me nje skuader te tille fitorja nuk diskutohet fare e vetmja pikpyetje ka ngelur numri i deputeteve 78 apo 84.

      5. orgi says:

        me nje figure te nderuar si Servet Pellumbi ne krah te Rilindjes suksesi eshte mese i garantuar. Bravo PS bravo Edi Rama per ndertimin e nje skuadre kaq intelektuale. Fitore fitore fitore…

      6. doni says:

        largimi i kesaj qeverie duhet te behet jo per arsye rrotacioni por korrupsionin e madh,paaftesine dhe mungesen e vizionit

    2. Deni says:

      Serveti eshte nje figure shume e repektueshme dhe ai pranoi qe te mos jete ne parlament dhe tia lere vendin te rinjeve. Ai di se ke te perkrahe ne keto zgjedhje, e ardhmja eshte tek politikanet e rinje dhe me vizion per te ardhmen.

    3. Ana says:

      Fitore Alfredit dhe gjithe skuadres se rilindjes.Servet Pellumbi eshte nje figure shume e nderuar publike,nje njeri i drejte qe nuk e humbi kurre respektin e popullit vetem sa e shtoi ate.Krenare qe te 2 jane pjese e rilindjes

    4. timi says:

      qe te marresh voten e elbasanit duhet te kesh dhene dicka per te miren e ketij qyteti dhe jo si PD qe nuk ka sjelle asgje por vetem rrenim.

      1. veliu says:

        Limi, thuaj vetèm njè gjè qè kanè bèrè tè majtèt né tetè vitet e mèparshme. Lexo historinè botèrore e tè gjithè ata qè janè zhvilluar, kanè filluar me rrugèt. Kètè Berisha e ka kuptuar, Rama ka kuptuar vetèm ngjyrat.

  2. safeti says:

    Rotacion esht kur pellazget komuniost si pellumbi te terhiqen ne mabjentet e tyre familjare e te presin ndarjen e qete, e jo te bredhin me Pezen, personazhin me qesharak te ksaj fushate.

    1. olti says:

      o safet meso me shkruajtur pastaj fol per alfred pezen..peqini eshte krenar qe ka per kandidat alfred pezen dhe qe do largoje nje deputet karagjoz si dash sula

    2. lodi says:

      o safeto, ska njeri me qesharak se je ti, se te njohim dhemb e dhemballe, do flasesh ti

    3. Gerti says:

      Me qen edhe Alfred Peza Qesharak e Safet ti i bie tjesh nje personazh komik qe tkan futur per te shkrujt te tilla komente

    4. elona says:

      I marshit te keqn pezes se ESHTE ME I MIRI ndaj e kundershton qeveria duke vendosur nje ushtri te tere mashruesish kundra atij. NUK I VIJN TE MAJA E THOIT ALFRED PEZES

    5. artani says:

      ne peqin me zor po e presim fitoren e ps dhe te alfred pezes qe me ne fund edhe per peqinin te kete shprese per nje te ardhme me te mire

    6. ergys says:

      o safet ju ka ik safeta ju ndaj beni kshu. Pezes i marshin te keqen. MBETET ME I MIRI DHE DO FITOJE BINDSHEM, NUK KA NEVOJE TE JETE SI LEGENATE TJERE TE PD. AI ESHTE I NDERSHEM DHE PUNTOR,,,DHE JU PO JU VJEN FUND!!! SA MIRE\

    7. Socialisti says:

      o safet qesharak eshte dash sula qe sla qen e mace pa puth neper rrug se vec ato i kan ngel qent dhe macet e rrugve

    8. Vapa says:

      Safet! Mos rastesisht beni pjese ne komunitetin e injoranteve me diplome qe ka evidentuar Banka Boterore????!!!!

  3. Ramy says:

    Kjo i bie ose te fitoje PS ose nuk ka demokraci, hajde llogjik hajde, ti pellumb mund te jesh nga jasht por nga brenda je sorre e zeze socialiste, si nuk e kupton se shqiptaret gjithmone votojen djathtas, me spiunet e Grekut do marresh pushtetin ti??? ik ore pisveng

    1. franceska says:

      Ti ramy vetem demokracine qe nuk kupton, me vjen shum keq per ty qe flet me injorancen tende. Demokracia ka nevoje per rotacion idesh dhe prgramesh, por ju demokratet nuk e kuptoni dot. Shqiperia nuk ka nnevoje per parti por per program qe ti nevojitet shqiperise

    2. anton says:

      o ramy ikore qen i ngordhur se e mbushe era veremli kete forum shko e masturbohu ane ke 55…

    3. Doni ALBO says:

      Ishte ky zerver pellumbi qe villte vrer kunder shqiptareve te Kosoves….ptyyy si nuk eshte nje hitler ti pjek te gjithe greko-socialistet ne furre.

  4. altin says:

    ne peqin nuk diskutohet fitorja e alfred pezes

  5. Gerti says:

    Bravo Alfred Peza ke ne krah nje figure te vlersuar nga gjithe shqipetaret

  6. albani says:

    me nje kandidat si alfred peza fitorja ne peqin eshte e sigurte

  7. Ermali says:

    PO SERVETIN NGA VARREZAT E MORI FREDI HAHAHAHA PER TE FITU KA ME KSHU KOMUNISTESH QE NUK E KAPIN 23

    1. xhoni says:

      Servetin nuk e ka mar per tber fushat zoti peza por e ka mar si nje shembull te nje politikani te mire

  8. mikel says:

    alfred peza krenaria e peqinit

  9. Argita says:

    PEZA DO FITOJE NE PEQIN DHE Z PELLUMBI ESHTE SERIOZ DHE E BEN ME TE SIGURTE FITOREN

  10. blerina says:

    Servet Pellumbi jep nje vlersim te madh per kanditatin e PS ne Peqin zotin Peza

  11. ardit says:

    peqini eshte smund te kishte nje kandidat me te mire se alfred peza

  12. zoro says:

    ne qoftese politika e keqe shqiptare gjate 20 jeteve nxori nje politikan te mire ai eshte pa diskutim zoti pellumbi , zoti pellumbi jeni legjenda e demokracise dhe e socialisteve , u mundua tju mesonte fshatarokafsheve ne parlament demokraci por e pa mundur , kafshet mbeten kafshe . zoti peza ndiet krenare qe te ka prane.fitore zoti peza dhe rilindje

  13. ana tr says:

    Alfred Peza do bej histori me germa te medha ne PEQIN . FITORE DEPUTET …

  14. bledi says:

    fitore alfred peza…edhe pse ke shtetin kunder ne peqin perseri populli i peqinit eshte me ty

  15. Askushi says:

    Po c’a thua mo burr,o ‘pllumb’ Serveti,deri tani ka pas demokraci?!
    Kujdes se do ta terheqi veshin Rama,Ti je dhe profesor ideollogjie mor buurr…!

    1. majla says:

      o askushi, po ti dhe nga emri dukesh mor qe je askush , se nuk di as te komentosh. Shikoni saliun qe ju shkatarroi shqiperin more. Edvin Rama Mbetet ai qe rregulloi tiranen dhe tani gjith shqiperin

  16. Altin Mata says:

    ALFRED PEZA vs Dashnor Sula,i pari gazetar i nderuar,tjetri nje RRUGAC 24 karatesh…,zgjedhja eshe e qytetareve te Peqinit eshte e qarte ?

    1. @Altin says:

      Alfred Peza eshte ish kapter dhe jo gazetar. Ai eshte vetquajtur gazetar pasi nuk ka mbaruar shkolle per ate pune. Boll me elozhe idiote per njerin apo tjetrin sepse rezultati i zgjedhjeve nuk percaktohet nga disa tipa qe shkruajne dhjete here me emra te ndryshem per te na mbushur mendjen sesi do jete rezultati i zgjedhjeve. Me 24 do ta marrim vesh. Sa per Pezen ju keshilloj te pyesni ne Kavaje dhe keni per te pare se cfare mendimi negativ kane per te dhe te jatin dhe ai ish oficer.Pyesni dhe per te shoqen tek gazeta Zeri Popullit nese doni te dini me teper.Servettit i ka ngelur ora tek Partia e Punes, sepse dhe ne Amerike nuk pati Rrotacion, por sdo te thote qe nuk ka demokraci. Ik o Servet futi ndonje dore domino me pleqte e lagjes dhe lerja politiken nje brezi me te moderuar

  17. JETA elbasan says:

    Peqini eshte nje qytet qe meriton vemendje maksimale dhe kete vemendje si kurre me pare po ja jep deputeti i ardhshem Alfred Peza . Nese deri dje qytetaret e Peqinit i kishin humbur shpresat ,sot per to shpresa e vetme eshte Alfred Peza .

  18. Ana says:

    Alfred peza dhe servet pellumbi jane 2 personazhe mjaft te nderuar te jetes publike shqiptare.Shume krenare qe jane pjese e forcave te rilindjes

  19. DANJELI says:

    bravo alfred peza, te gjithe te mbeshtesin

  20. Ergys - KS Shkumbini says:

    Bravo Fredi,me ne fund nje deputet i denje per Peqinin,jo si Dash Sula,nje NEANDERTAL funderrine … pfffff

  21. andi says:

    zoti peza i gjith peqini eshte me ty

  22. ela lushnje says:

    ti ermal ke harruar te shikosh se ke ke perpara per shkak se je i verbuar nga llumi qe te ka mbuluar partia jote ,mua me vjen shume keq qe ke nje koncept te gabuar per politikanin ne fjale …shume do te donin te ishin ne vendin e ALFRED PEZES NE PEQIN por zgjedhja eshte bere tashme ….mos harxhoni energjine tuaj per te bere moral …bejani vetes me pare …hapi syte …

  23. KING JONG RAMA says:

    ORE SERVET JO PELLUMBI POR LLUMI PO TE KETE ROTACION VEC PERMENDORJA E ENVERIT TUAJ NDOSHTA DO MUNGON

  24. klaus says:

    Me 23 Qershore rotacioni i shumekerkuar do te ndodhe, e majta do te vije ne pushtet me nje lum votash.

  25. jemi ne te paret says:

    DASH SULA DO MARI VALIXHET KETE HERE …I ERDHI FUNDI …

  26. Tanja says:

    Berisha nuk ka fytyre te flase per ndihmen ekonomike, sepse ndihma qe shteti jep sot per familjet ne nevoje eshte lemoseh, eshte turp ta degjoje dksuh nga jasht se ne shqiperi asistenca eshte 16 mije leke te vjetra ne fshat.

  27. Bruxhes says:

    Per korrupsionin nuk ka fytyre te flase, nuk mund te ape dot llogari perpara shqiptareve, kur korrupasioni ndodhet brenda instancave me te larta te shteti.Ky pushtet eshte i korruptuar fund e krye.

  28. Tanja says:

    Nuk mund te flase ky pushtet per krimin ne shqiperi, sepse ai ka mare permasa vertet te frikshme, siguria e qytetarit sot eshte zero..sepse ligjin e ben krimi…Ligji ka kohe qe e ka humbur sensin e tij

  29. klaus says:

    Shifrat e vrasjeve ne shqiperi jane alarmante, krimi qendron mbi ligjin. shteti ka mare fund, udhehiqet nga kriminela..duhet Rlindje menjehere.

  30. te gjithe peqinsat jemi ketu says:

    ne mbeshtetje te forte te fitores te alfred pezes …peqini ka rilindur me ardhjen dhe kontribudin qe ai ka dhene ne peqin …

  31. mati says:

    Berisha nuk ka bere asgje nga ato cfare ka ka premtuar, ndaj varzhdon te premtoje te njejtat gjera edhe ne kete fushate. Ky eshte Kryministri i premtimeve te pamabjtura.

  32. SILVA says:

    PEZA MBETET UNIK PER KONTRIBUTIN QE KA DHENE SI GAZETAR DHE TANI SI POLITIKAN. pOR DUKE QENE SE SKAN KU TE KAPEN MBAS ALFRED PEZES SE AI ESHTE I NDERSHEM DHE CDO GJE E KA ARRIT VETE ATEHERE KAPEN ME SAMARET E TJERE. sKENI SHANCE ME U KAP ME ALFRED PEZEN SE AI MERITON TE BEHET LIDER , JO VETEM NJE DEPUTET I THJESHTE

  33. pegi says:

    Alfred Peza do te mare nje fitore te thelle ne Peqin ashtu sic do te fitoje bindshem Partia Socialiste ne Elbsan e te gjithe Shqiperin.

  34. RILINDJE says:

    fitore dhe vetem fitore me alfred pezen……

  35. ledio says:

    FITORE ALFRED PEZA

  36. Ermali says:

    KA NGATARUAR QYTET FREDI ESHTE SHUME INTELEKTUAL PER PEQININ FREDI DASHI ESHTE FIKS I ZONES AI MERET ME QE NGA STADIUMI DERI TE GJELAT E DETIT KUR ZIHEN

  37. kladji says:

    erdhi momentin qe edhe peqini te kete vemendjen e shqiperise per lajme pozitive dhe jo per pistoletat ” lodra ” te dash sules

  38. Goni says:

    Po pse more Z Pellumbi dhe Peza ju ca thoni e paskeni te drejte gjithmone….Rrotacioni te behet si thoni ju…POr ceshte e verteta Shqiperia ka nevoje per integrim sic eshte duke u bere tashi…..Perpara….

    1. ervin says:

      pse te duket integrim ty qe te eshte refuzuar 3 here statusi per vendin kandidat ??…apo je nga ata qorrat dhe shurdhet qe besojne cdo gje qe thote sala ti dhe mendon se do shkosh pa viza ne amerike

  39. Genci says:

    Rrotacion i merituar i PS , sepse PD spo jep gje dhe ska dhene asgje gjate ketyre viteve ne pushtet, thjeshte na ka ngujuar me shume me ekonimin tone , un dikur kam pasur e tashi jam thjesht qe rri kot sepse shteti jon i dashur qe rri e mashtro sme ka hapur rruge te reja, jam mese dakort per RRotacion sepse kjo eshte Demokracija

  40. Usa says:

    Kjo seshte Rrotacion normal qe ndodh ne tere boten , po kjo eshte REVOLUCION I MADH qe do ngeli ne historin e Shqiperise , dt 23 qeshor do jete dita qe do hedhim diktatorin e 2-te pas Enver Hoxhes, ajo eshte dita e RILINDJE

  41. futbollisti says:

    tur edhe per ty zoti Pellumbi si ka munde si te jet keshtu qe nese ska rotaciojn ska demokraci………..mendoj se nese ska zgjedhje ska demokraci, sepse edhe nese esht e sigurt qe ka rotacion atehere pse behen votat ke ti dorezohet me ceromoni pushteti opozite… demokraci ka kur ka zgjedhe jo kur ska rotacion

  42. shqiptar i ndershëm says:

    Nëse ndodh një rotacion formal,
    Kurrë nuk ka demokraci.

  43. chufo says:

    Socialistet jane gjithmone te bashkuar,qellimi i vetem eshte fitorja duke lene menjane pakenaqesite e vogla,gjithesesi duhet pune per te arritur kete rezultat kaq shume te pritshem,dhe te deshiruar

  44. anonim says:

    babai alfred pezes ka qene shofer jo oficer. gruja te zeri populit eshte me “biografi” e kuptoni vete tashti eshte te ministria e jashtme.ish gazetari akfred peza nuka ka moral. po te doj le te na tregoj me shume per veten dhe familjen e fshehur te tij

  45. Si... says:

    Si nuk i vjen turp me fole keshtu ketij anetari te PPSH-PS,kur dihet se ne komunizmin e tij rotacion quhej,pushkatimi i njerit dhe zevendesimi me tjetrin deri ne radhen tjeter.Keshtu zevendesoheshin-rrotulloheshin ne kontinuitet kuadrat e Enverit-Servetit,prej atyre te prefekturave e deri te kryeministri,tani mos te flasim per ministra dhe koken e tyre per hater te Enverit.Te gjoret,keta kane menduar-mendojne, se populli mund te jetoje me genjeshtra dhe duane edhe sot ta vazhdojne kete tradite!

  46. Llesh Doda says:

    Ky paska qene matuf fare ?
    -Kush ja ka fajin ketij zoterie qe ai zullapi i PS-se nuk di te beje politike?! ?

  47. Elma says:

    Shume e vertete ne kete vend sot rotacioni eshte me i domosdoshem se kurre mbase dhe me shume se ne vitet 90 kur u hodh poshte nje regjim, tani ka lindur detyre per te hedhur poshte nje tjeter regjim te qelbur nga koka.

  48. uragani shkumbinit says:

    Peqini ishte harruar fare fale katundarit te ndyre Dashnor Sula qe edhe katundin e tij e la pa uje per 8 vjet qe ishte deputet. E vetmja gje qe eshte njohur peqini kerto 8 vite jane skandalet pa fund ne futboll me protagonist te vetem psikopatin Dashnor sula. Fred Peza eshte zeri i munguar i peqinit. meriton respekt per fushaten qe ben dhe perkushtimin. Fredi e ka fitoren ne Xhep. Dashi kishte fituar urrejtjen e peqinit por tani qe ka perballe Pezen nuk ka asnje shans. eshte i fundosur bashke me doktorrin. cfare dyshje mor aman katundar dhe malok. Me ne fund e gjithe shqiperia po clirohet nga injorantet, hajdutet dhe te pa beset. Ec aty Peza fitoooore. Peqini eshte me ty. Urime . Urime Shqiperia ime.

  49. palej says:

    Jam anetar i PD por do votoj Pezen. Eshte cun peqini, jo si Dashi qe na felliqi. do votoj Pezen se PD nuk ka me. E ka marr kac islami me kadellin e dogjanin qe ti sherbejne familjes se saliut dhe fazllicit, jo shqiptareve.Ku jane PD-istat. Me vjen keq nuk ka me PD. Urime Peza dhe Fitore ne mbare shqiperine.me mire me ju se sa me katundaret qe i perzini ju e i merr Saliu e na i shet per demokrate.

    1. kamer says:

      ti me dukesh se je kryetari i PD Peqin Mustafa Pashja posi edhe ai i shkreti msheftas dash/dele sules alias Qife Sallja thote se do votoj per Fred Pezen

    2. kamer says:

      Edhe kryetari i PD Peqin Mustafa Pashja msheftas dash/dele sules alias Qife Sallja thote se do votoj per Fred Pezen Dhe do tja plasi fishekzjarret e fabrikes se vet qe dash privatizoj nga garnizoni i ushtrise qe ja dha Ben imami dhe asnje nuk e permend cudi si i ka shpetuar tauland balles per famriken e fishekzjarreve qe privatizoj dashi nga pronat e ushtrise qe ndodhet eksaktesishrt sa hyen ne Peqin nga rrogozhina nga rruga dytsore

  50. gjocaj says:

    GJocaj me ty peza , fitore.
    Poshte Dash fishekzjarri dhe injorantet qe ka mbledh me vete.
    Peqini ka nevoje per dinjitetin e munguar jo per rrugace e hajdute si dashnor sula. urime peza
    Mezi po presim 23 qershorin.Dash mos na trokit me ne dyer se do ta thyejme koken , qeros i shemtuar.

  51. ali says:

    Te pershendes professor Server Pellumbi per mbeshtetjen qe i ke dhene gazetarit Peza ne Peqin. Ke

    shame simpatizante ne Peqin,duke me perfshire edhe mua.Me kishe premtuar librin,por ende nuk e

    kam marre. Pro pres….

  52. peza says:

    Kush eshte ky Peza ,ai qe i leshonte shtepine ramas kur ky skishte shtepi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje