Shkenca,hedh një tjetër hap në Klonim e njeriut

17 Maj 2013, 10:42Lifestyle TEMA

Shkenca shënon një hap përpara në klonimin e njeriut.

Janë embrione të klonuara,që mund të përdoren si burim i qelizave staminale,me të cilat mund të krijohet zemra,muskujt,kockat,cipa që mbështjell trupin,apo të gjitha qelizat e trupit të njeriut.

Studimi u publikua në revistën shkencore “Cell”. Klonimi i embrioneve u arrit nga Universiteti i Oregonit,duke përdorur të njëjtat metoda,që sollën në jetë delen “Dolli” në Britaninë e Madhe,në vitin 1996.

Ata zhvilluan emrionin deri në fazën e krijimit të rreth 150 qelizave,të mjaftueshme për t’u konsideruar embrionale.

Qeliza të lëkurës u morën te një i rritur dhe informacioni gjenetik u vendos brënda një veze të dhunuar,të cilës i ishte hequr AND-ja. Më pas përdoret energji elektrike,për të nxitur zhvillimin e vezës së një embrioni.

Qelizat staminale shihen si shpresa për të ardhëm e mjekësisë,por ka edhe nga ata,që e kundërshtojnë përdorimin e tyre,me argumentin se embrionet,të krijuara në laborator ose jo,janë qënie njerëzore që do të rriten dhe,pikërisht për këtë arsye,që sipas tyre,është e pamoralëshme të kryhen me ta eksperimente.  P.K

6 komente në “Shkenca,hedh një tjetër hap në Klonim e njeriut”

  1. don king says:

    AREA 51 bashkepunim i dyanshem te krijohet individ me trupe njeriu imagjinat Aliene ky eshte rezultati.

    1. JC says:

      Urraaaaaaa! Me ne fund po behet realitet enderra e Hitlerit!

      Pikerisht kjo na duhet, nje fabrike qe prodhon “njerez” ne seri, qenie pa ndjenja, shpirt apo moral!

      Urra progres! Urraaaaa evolucion!

    2. aqifi says:

      Klononi Saliun! Keshtu pas vdekjes se origjinalit, ky popull bageti te kete perseri nje Berishe per te votuar…

      Te kujtohen vargjet e Nolit “se sulltanin prape e gjeti, se qekur e humbi s’fjeti”!

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ne se qelizat staminale ,ne menyre te pashmangeshme cojne ne krijimin e organeve qe do te conin ne ndertimin e APARATEVE apo dhe SISTEMEVE qe do te perdoreshin per te rinovuar qeliza ,inde ,apo organe te degraduara dhe te semura ,ketu nuk ka asgje te keqe .
    Detyrimisht qe do kete nje “BABE ” qe dhuron qelizat epiteliale dhe nje “NENE” ,qe dhuron vezen ,por thjesht si trup fizik dhe jo me material gjenetik.
    Por ne se do te avancohej me zbulimin ,per te krijuar “NJERIUN e se ARDHMES “,kjo do te ishtew me pasoja te medha sepse per qellime te keqija do te perdoreshin KLONIME qe nuk do te kishin asnje ndjenje njerezore dhe per me teper sdo te kishin as prinder dhe keshtu emocionet qe e bejne te dallohet njeriun nga kafsha do te fshiheshin me nje te rene te lapsit .

  3. Ligor Luarasi says:

    ADN-ja PERCKTON C’DO NJERI.
    Gjithe sekretet e cilesive qe ka c’do njeri i fsheh ADN-ja e tij.C’do njeri ka ADN-ne e tij specifike ndaj ka dhe cilesi te vecanta nga te tjeret.
    Edhe vecorite e politikaneve sa te afte jane o sa te pa afte jane,i percakton ADN-ja e tij.Per faktin se nga genet e saj varen edhe semundjet e nje politikani,prej semundjeve qe ka nxiten anet negative te tij.
    Shkenca c’do dite po zbulon sekretet qe fsheh kjo mrekulli e zigotes prej nga fillon jeten c’do femije.Brenda ne zigote formohet ADN-ja nga dy prindrit e femijes i cili ndaj trashegon edhe cilesite e mira dhe te keqia te dy prinderve.

  4. Matheu kap2 par8 says:

    Hajd se do vij koha kur do prodhojm njerzit ne epruveta, si prodhojm sallaten ne kopsht.
    E gjithkush mundt te ket Skllever njers te prodhu ne shtpi.
    A nuk thot bibla te njejten gje sesi lindi adami?
    Perendite (njerzit e zhvillum) ne lashtsi krijuan adamin skllav.
    Historija po ripersritet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje