Raporti: Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë foshnjore në Europë. Berisha: Kemi shënuar progres

18 Maj 2013, 09:43Sociale TEMA

Shqipëria renditet ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë, raporton Shqip. Sipas një raporti të publikuar nga “Save the Children”, rezulton se në Shqipëri, 18% e të gjithë vdekjeve nën moshën 5-vjeç, ndodhin në ditën e lindjes së fëmijës, ndërsa 50% ndodhin brenda muajit të parë të lindjes.

Sipas raportit, në Europën Qendrore dhe Lindore, rreziku i vdekjes në ditën e lindjes është më i lartë në Shqipëri, Turqi dhe Rumani.

Ndërkohë kryeministri Sali Berisha deklaron të kundërtën: “Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është një shifrore, duke  shënuar kështu një progres në këtë drejtim. Kjo e dhënë shërben si matës për shkallën e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë. Këto të dhëna dëshmojnë gjithashtu se sistemi shëndetësor në vend është konsoliduar dhe ka pasur përparim të ndjeshëm në këtë sektor”./A.XH

21 komente në “Raporti: Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë foshnjore në Europë. Berisha: Kemi shënuar progres”

  1. sali birisha HAJDUT, VRASES, KRIMINEL says:

    berisha eshte nje delirant i cili nuk i flet me njerezve me llogjike por vetem njerezve qe smendojne…fatet e vendit smund te drejtohen me nga sali berisha & co

    1. Fatjoni says:

      Po po, zhvillim ekonomik edhe social, o sale a e di ti qe cuni im 4 vjec nuk ka marr akoma ate 5000 lekshin e famshem qe duhet te marrin femijet e sapolindur. Nese nuk e di beje llogaritjet mire kur thua progres dhe zhvillim ekonomik se 5000 lek nuk jane shume para, por prap mund ta ndihmojne nje familje me pak te ardhura monetare.

    2. Genci says:

      Turp te te vije. Vdesin foshnje dhe keta e quajne progres faktin se vdekshmeria foshnjore eshte “njeshifrore”. Progres do te jete kur mos te vdesin fare femije, kur te kete mundesi cdo foshnje te jetoje dhe te kete mundesi familja qe ti japi nje femijeri sa me te bukur femijeve. DHe jo te jetojne femijet e vegjel ne mes te pluhurit, pa kende lojrash dhe pa parqe ku te vrapojne dhe te lozin me bashkemoshataret e tyre. TURP TE TE VIJE SALI BERISHA, NE 23 QESHOR DO TA PAGUASH EDHE KETE KRIM QE PO U BEN FOSHNJEVE.

    3. gertjan says:

      Mjaf te behet fjale per diçka qe ka te beje me regresin dhe Shqiperine e gjen te paren.Edhe ne kete rast serish jemi nder te paret per vdekshmerine e larte foshnjore.Saliu ashtu si ne cdo rast tjeter vazhdon e genjen per gjithcka.

    4. janaq says:

      O Sali po per ç’rritje ekonimike mund te flitet ne kete vend mor horr.Familjet me zor mbyllin fundin e muajit e ti akoma me pallavra.

    5. sh.taras says:

      Progresi i “leshit”,ja ky eshte progresi qe ka bere shqiperia per rastin ne fjale.Sali genjeshtren e ka ne maje te gjuhes por ajo qe duhet pare me te vertete me seriozitet eshte situata alarmante qe egziston per vdekshmerine e femijeve te sapolindur.

    6. gjyshja says:

      Numri i femijeve qe vdesin te sapolindur rritet dhe kjo eshte diçka teper negative e ndersa Saliu del e mburret e thote progres ketej e progres andej.Turp te te vije Sali qe nuk di gje tjeter vecse te tallesh me popullin.

    7. troc says:

      a e kuptoni o njerez se si tallet me ne ky kryeminister duke u mburrurr se eshte arritje qe ne kemi numrin me te larte te vdekshmerise se femijeve te porsalindur.turp

    8. ceziiiiiiii sali ceziiiiiiiii says:

      cfare turpi qe kemi per kryeminister nje kriminel si ky qe del dhe thote qe kemi shnuar progres sepse kemi numrin me te larte te vdekshmerise se femijeve te porsalindur.si nuk e kupton dhe si nuk e pranon edhe vete se ka rrjedhur perfundimisht

  2. Arben says:

    Pikerisht salen, progres eshte SHTIMI I VDEKSHMERISE FOSHNJORE.
    Urime per progresin e arritur

  3. Semi says:

    O sali, jane femijet tane ata qe po vdesin jo te tute, si mund te flashesh per progres kur vdesin foshnjet e vogla te SAPOLINDURA dhe ti krenohesh, ate te duket normale{?

  4. Denisi says:

    Prixh pirxh sale, vetem progres qe nuk ka sektori shendetesor. Ti thua per zhvillim ekonomik dhe social, kur ka femije qe nuk kane buke per te ngrene dhe vdesin nga uria, ose vdesin nga semundjet sepse infermieret per 1 injeksion duan leke dhe ne ambulance te sjellin verdalle para se te te bejne nje kotroll femijes.

  5. arsen says:

    Drejtoresha e INSTAT dhe gjithe GENJESHTARET PUBLIKE me Sali Berishen ne krye, duhet te pergjigjen penalisht per;
    MASHTRIM TE PUBLIKUT NE PERMASA TE MEDHA.
    Mashtrmi i ketyre njerzve ka fshehur deri sot shume te verteta te cilat neser mund te FALIMENTOJNE SHTETIN.
    CFARE NDRYSHIMI KANE ME VEFEN, SUDEN E COO.????
    Kane corjentuar investitoret. Kursimet e njerzve. Shpenzimet familjare. Shperdoruar pasurne e popullit. Demtuar ekonomine, minierat, bujqesine, arsimin, shendetesine dhe perspektiven e Shqiperise.

  6. Kiri Tiku says:

    Si ka mundesi qe ky shtetas nuk doli te pakten nje here te vetmete te pranoje publikisht kritikat e panumurta qe i jane bere dhe i behen vazhdimisht jo vetem nga shqiptaret? Jo vetem qe ky shtetas nuk i pranon kritikat, por ato i konsideron jo ralle si te padrejta, te pa bazuara dhe ne te shumten e rasteve si pretekse te opozitareve per te demtuar imazhin e tij dhe partise qe drejton.

    E cuditshme eshte kur vihet re se si ky shtetas ne vend qe te premtoje marrjen e masave te nevojshme per permiresimin e gjendjes, mundohet te zbehe deshtimet e politikes ne sektore te vecante duke bere “zbukurime” te fakteve te pakundershtueshme (sic jane pshm. numri i larte i vdekshmerive foshnjore) vetem sa per t’u mbushur mendjen kritikeve mediatike.

    Nuk e degjuam njehere qe te thote: “Po, kritika eshte e drejte!”
    Mospranimi dhe kundershtimi i kritikes eshte nje nga tiparet me dallues te diktatoreve.

  7. ari says:

    Sistemi shendetsor ka deshtuar totalisht.Vdekshmeria foshnjore lidhet qe me ndjekjen e nenave gjate shtatezanise,sherbim i cili po thuajse nuk egzsiston.Mungesa e konsultoreve,dhe ne spitale te semuret nuk kane me se te paguajen sherbimin e korruptuar.

  8. klaus says:

    Po Berisha gjitmone te kunderten thote…ai flet cdo here ne intres te tij, dhe jo realitetin.

  9. Tanja says:

    Vdekshmeria foshnjore e dhene per shkallen e zhvillimit ekonomik. ky sharlatan nuk di cfare flet eshte edhe mjek pale.

  10. danja says:

    Po ato leket qe mer nena per femijen e lindur a i jepni ju, se late name..femijet shkojne ne kopesht dhe nena nuk ka mare akoma 50 mije leksin e lindjes, turp i zotit.

  11. lili says:

    Po ou eshte jozefina toppali?nul ia dicka me thane per kete rekord te qeverise se sali berishes?as je finale per gjithe keto nena que nul Kane pare as per me shku te mjeku kur kjo fluturon me par et e tyre ne per bote e ne per evrope vetem per nje darke me bien,? Ou je jozefine me na thane nje finale kryeshnosh per gjithe keto njeta que po merreni me keqqeverijen tuaj,fol nje finale mon krim-erresha e shkodres!

  12. Pelasgian says:

    dhe te mendosh qe shumica e vendeve europiane do te donin lindshmerine e larte qe kemi ne sepse atje nuk bejne femije dhe popullsia sa vjen e plaket …..ky popull eshte i mallkum .

  13. eni says:

    berisha ju jeni i vetmi qe mund ti ndihmoni keta femije e kete popull,sepse ju e dini dhimbjen per femijet e per familjen.cfare mund te presim nga rama qe nuk e din ceshte dashuria per femijen???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje