Epoka e internetit po zhduk shakatë dhe barcaletat

25 Maj 2013, 16:32Lifestyle TEMA

Arti i të treguarit barcaleta po vdes me futjen e epokës së internetit. Kështu bën të ditur një studim në Holandë, sipas të cilit 7 vjet më parë, 8 nga 10 nxënës holandezë mund të tregonin një shaka apo barcaletë, ndërsa shumë të tjerë plasnin në të qeshura. Sipas studimit nga Giselinde Kuipers, sot më pak se gjysma e këtyre arrijnë të mendojnë së paku ndonjë shaka.

‘Njerëzit nuk e kanë më zakon të tregojnë barcaleta sepse vetëm bëjnë chat me njëri-tjetrin”, shkruan Profesor Johan Verberckmoes, një lektor sociologjisë në Universitetin e Leuven në Belgjikë.

‘Të thuash një barcaletë, të bësh humor është tepër e bukur dhe një angazhim sepse të merr kohë teksa e thua, ty dhe personit që e dëgjon. Kjo sepse teksa bën shaka apo tregon barcaleta do të thotë që jeni miq dhe keni kontakt të vazhdueshëm. Por ky mbetet luks, sepse nuk gjen vend në këtë kohë të shpejtë të epokës së internetit ku po jetojnë shumica e njerëzve”.

‘Sot njerëzit preferojnë të hedhin thumba ndaj njëri-tjetrit, takime të shpejta, disa minutëshe dhe nuk e kanë dëshirën ose kohën të dëgjojnë një barcaletë me qen apo me policë. Kjo lloj zgjuarsie tek njerëzit po zhduket si kulturë tek ata që e gëzojnë këtë aftësi”.

Studimi më pas citon se shakatë apo barcaletat janë më shumë një cështje e meshkujve dhe duke qenë se punojnë me gratë, e kanë tepër të vështirë të bëjnë shaka dhe të qeshin e argëtohen me seksin e kundërt.

Armiku më i keq i shakave është influenca në rritje e mediave sociale, rrjeteve sociale që zënë pjesën më të madhe të kohës së shumicës së njerëzve në rruzullit tokësor. Kjo sepse në jetën e përdishme, miqtë, familjet rrallë takohen me njëri-tjetrin të bisedojnë dhe dalin bashkë, thekson studimi.

‘Më parë njerëzit takoheshin në klube, pinin një gotë verë, apo një birrë së bashku, qeshnin dhe tregonin të forta. Por sot gjithçka po ndryshon. Duke folur në rrjete sociale ata i konsumojnë bisedat aty”, tha profesor Verberckmoes.

Por ka dhe ekspertë që mendojnë ndryshe dhe që nuk besojnë se shakaja do të zhduket dhe do i lerë vendin një kulture, totalisht pa humor.

‘Shakatë janë të përjetshme, lum kush di të bëjë shaka. Ndoshta tani u ka ikur pak lezeti, por kam besim se një ditë do të rikthehen në modë”, thotë një tjetër profesor,thekson “BallkanWeb”.  P.K

4 komente në “Epoka e internetit po zhduk shakatë dhe barcaletat”

  1. Klan Badrushi says:

    Ne s’kemi pse te qahemi nga mungesa e barcaletaxhinjve. Mjafton te hapesh televizorin ke klani dhe gjeja e pare qe do te dali parasysh do te jete badrushi i albanistanit.

  2. Sa bukur e keni thene z.Bardushi. Edhe pse jane pak djegese, ku ka
    “sofer” me te begatshme me barcaleta se ekranet Shqiptare. Ku ka gallate me te madhe se ajo qe ben poli-gallata jone..?!

  3. dulla says:

    ja po ju thom une nje shaka;

    ishte nje here nje vucidols qe me mbante legenin dhe maste kohen sa me merrte te shurrosja. sa me shume kohe te merrte , me mire ishe…

    dhe vucidolsi si i “zgjuar” qe ishte u fut nje dite ne det dhe tha une jua kaloj te tereve kur vjen per te shurrosur, une mund te shurros ne uje per 140 minuta pa ndalese- e shihni tere kete det me kripe rreth e qark? une e kam shurrosur. kam aq shume shurre sa mund te mbuloje tere boten.

    vazhdojeni vete shakane…

  4. Joe says:

    Ju keni perfeksionuar artin e ditur se ku pebr teb suakrthur na off me kebto faqe. Nuk ebshteb e drejteb! Fatmirebsisht uneb jam prapa pak dhe mund teb fast-forward neb pjesebn tjetebr neb historineb tuaj.Tara postuar kohebt e fundit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje