Mjafton t’u hedhësh një sy videove dhe fotove që qarkullojnë në internet për të kuptuar se sa i rrezikshëm është shkrimi i mesazheve apo cdo aktivitet tjetër në telefon gjatë kohës që je në ecje.
Teknologjia moderne po krijon gjithnjë e më shumë atë që shumë studiues po e quajnë “shoqërinë zombi”, njerëz, kalimtarë që ecin me kokë ulur. Një fakt të tillë dokumentoi edhe një ekspozitë e një fotografi finlandez. Ai fotografoi njerëz me telefona në duar në rrugë, aeroporte, stacione autobusi, stacione treni, parqe, stadiume…që të gjithë me kokën poshtë, të përqendruar tek telefoni i tyre. Teknologjia po i ul kokën shoqërisë.
Fenomeni ka efekte të tjera, shumë më të rrezikshme. Shpërqendrimi me telefon gjatë kohës në ecje u ka marrë jetën dhjetra personave. Në Shtetet e Bashkuara, mbi 1 mijë aksidente të tilla u regjistruan në vitin 2008, ndërsa në vazhdim shifrat janë rritur.
Për të minimizuar sadopak rrezikshmërin e mesazhimit gjatë ecjes mbërrin “CrashAlert”, një aplikacion i hedhur së fundmi në treg. Ky aplikacion shfrytëzon kamerën e aparatit telefonik duke e përdorur atë si “sy për kalimtarin” që bën vlerësimin se kur distanca me një tjetër objekt është e rrezikshme dhe lëshon alarmi.
Ideatorët e kësaj risie shpresojnë që të reduktojnë aksidentet, nga ato më qesharaket, e deri tek ato me rrezikshmëri të lartë për përdoruesit e telefonave,transmeton TCh. P.K
ky fenomeni i mesazheve i ka kaluar kufijte e injorances dhe banalitetit. personalisht perdor celular qe nga 1996 po mesazhe nuk ikam kaluar nr 10 .kujdes sidomos drejtues automjetesh mendoni nje mesazh pa asnje vlere mund ti marre jeten dikujt