Hapet në Paris i pari bar i maceve në botë! Një lokal tepër origjinal ku disa ëmbëlsira dhe një kafe apo një çaj do të mund të shijohen nga klientët nën shoqërinë e rreth 10 apo më shumë maceve që do të jetojnë në atë ambjent dhe që do të mund të adoptohen.
”Le cafe’ des chats” pritet të hapë dyert në lagjen ”Marais” gjatë muajit gusht, ndërkohë prefektura e ka dhënë tashmë miratimin e saj dhe liçensën për funksionimin e barit dhe deri tani mungojnë disa mijë euro për financimin e të gjithë projektit që ka një vlerë totale prej të paktën 40 mijë eurosh.
Ideja ishte e Margaux Gandelon, një sipërmarrëse e re franceze, e apasionuar pas maceve, e cila ka mundur të arrijë grumbullimin e shumës së nevojshme për realizimin e ëndrrës së saj falë një platforme ”crowdfunding” (faqe interneti për financime bashkëpunuese).
Objektivi i kësaj nisme është që të mudësohet ”që të gjithë dashamirësit e maceve të cilët nuk kanë një të tillë të mund të përfitojnë nga shoqëria e tyre në bar”.
”Normat e higjenës do të jenë strikte dhe do të respektohen plotësisht”, theksonte Gandelon.
”Nuk do të kemi më shumë se dhjetë mace dhe të gjithë felinët do të kenë librezën e tyre të shëndetit. Çdo punonjës i barit do të ketë nën kujdes dy ose tre mace dhe do të kujdeset për një ‘check-up’ mjekësor javor dhe higjenën e tyre të përditshme. Një veteriner do t’u bëjë vizita mjekësore çdo tre muaj dhe për më tepër, klientët që dëshirojnë edhe mund t’i adoptojnë”, thekson “Ballkanweb” P.K
eh kjo eshte Franca, kujdesen dhe per qente e macet, lere pastaj njerezit, vendi i zhvilluar, lum ata qe jetojne atje; nje enderr e vertet; te marrin shembull keta ketu te trajtojne njerezit ne Shqiperi si trajtojne Francezet kafshet; sa mbrapa jemi;
Jona,
Sipas teje, demostratat dhe zjarri ne periferine e Parisit diten e djeshme tregon se, Franca i trajton mire te rinjte me prinder te huaj.
Ne France jane me shume se 30% te te rinjeve pa pune dhe kjo “zonja” hap kafene per macet.
Kujtoj ketu se, historia ne meson se, shkaku kryesor i shkaterimit te perandorise romake ishte DEKADENCA.
Kur lexon keto lajme eshe per te qeshur midis loteve. Ky lokal eshte nje turp tjeter per Francen.
Kanibalet shqiptare do i vrisnin me gure macet…
Ndersa kanibalet e zinj te Hellastanit vrasin me gure emigrantet aziatike!
… thekson “Ballkanweb”-i, qe e merr lajmin nga ATSH-ja. ja keshtu dore per dore. e ka tabjat ky web i shkrete, merr, merr, merr dhe nuk citon. po se mos vetem ai. beni nje kontroll me IT-te tuaj dhe shihni cfare i punojne ATSH-se, qe edhe per shume vjet do te mbetet e pakonkurueshme dhe e papergenjeshtrueshme. normalisht, ka nje cilesi ”te pavlere” ketej nga anet tona: eshte zyrtare!
Po meze ka aty?