ITALI / Vdes legjenda e muzikës Little Tony

28 Maj 2013, 09:55Lifestyle TEMA

Vdes këngëtari legjendar i muzikës Little Tony.

Antonio Ciacci,kështu është emëri i tij i vërtetë. I lindur 72 vjet më parë në Tivoli ai u nda nga jeta të hënën në mbrëmje në Romë, në klinikën romake në Villa Margherita,ku ai ishte i shtruar prej tre muajsh sepse vuante nga kanceri.  Funerali i tij do të mbahet të enjten.

Little Tony,ka qënë një nga artistët më të njohur të muzikës së lehtë Italiane,nga të parët që interpretoi në stilin Italian rrymën rock’n’roll,stil që i dha emrin “Elvis Presly Italian”.

Nga këngët e tij më të njohura në të gjithë botën,janë:” Ridera,Cuore Matto apo dueti me Adriano Çelentano, 24 mila baci”. Performaca e fundit e tij ka qënë në Festivalin e  vitit 2010 ku ai interpreton me këngën “Non finisce qui”,thekson “Corriere Della Sera”.  P.K

 

8 komente në “ITALI / Vdes legjenda e muzikës Little Tony”

  1. Dori says:

    Me vika shum keq per ket kengetar…e kam njohur prej vitesh,sepse ishte tamam ashtu sic shkruhej nje Elvis Presli per italianet….Vitet e fundit kam ndjekur koncerte te tij qe ka dhene ne Amerike. Do mbetet i paharruar.

    1. kanone says:

      nuk eshte ne duet me Adrianon ne 24.000 te puthura , por e kane kenduar vec vec ne Sanremo kur nje kenge kendohej nga dy kengetare. Ne kete rast ai ka qene me mire se Adriano, i cili sic e kishte zakon vetem prishte pune kur kendonte me te tjeret, kujto rastin me Don Backi. Megjithate Antoniosi urojme prehje ne paqe, kendoj atehere kur kenga ishte pasion dhe te frymezonte, sot eshte ndryshe te cjen te vjellesh kur degjon muzike apo te flitet per muzike.

  2. Ai shoku says:

    Humbje shume e madhe ! Shpirti i tij u prefte ne paqe ! Artist i pa perseritshem ! GRAZIE TONY !

  3. Martin says:

    Shume i kendshem dhe thirja Little Tony iu pershtat ne menyren me origjinale. Kenga e tij me efekton pozitivisht humorin ai te ndez te ben te ndihesh fresh. Faleminderit Tony ti mbetesh i Madh.

  4. A says:

    LITTLE TONY, ike para kohe, do te desherojshim te ishe akoma. Te kemi ndigjuar me kenaqesi si ne radio dhe me veshtiresi ne stacionet televizive te RAI-t sepse kishte deri zhurmues.
    Faleminderit qe na ke mbushur kohen me muzike dhe art. Shpirti i juaj pushofte ne paqe.

  5. gezim says:

    Lamtumire Cuore Matto.

  6. leon says:

    ishte dhe nje njeri shume i mire….

  7. Horri i Bulevardit says:

    Ishte nje artist i madh i gjenerates se vjeter qe bene muzike, ishte vertet nje Elvis.
    Kengetaret e hershem italiane ishin yje, po filloj me ata qe mbaj mend dhe i kam degjuar, Klaudio Vila e Lucio Dala, e shume te tjere qe sdua ti permend se akoma jetojne dhe sot jane mbi te 70-tat.
    Jemi rritur me kansonisimot dhe brezi jone, smund te ndahet kollaj nga keta yje, vetem zoti na ndan.
    I perjetshem do te jete kujtimi i ketij kengetari te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje