Elhaida Dani fiton “The Voice of Italy”

31 Maj 2013, 00:31Politika TEMA
Elhaida Dani fiton “The Voice of Italy”

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani është shpallur fituese e “The Voice of Italy”. Ajo ka mundur që të marrë 72% të votave të publikut.

Elhaida ishte pretendentja kryesore dhe mediat italiane e kishin parashikuar fitoren e saj.

Ky ishte ediocioni i parë i “The Voice of Italy” dhe organizohej nga Rai Due. Spektakli ka ngjallur interes të madh jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, pikërisht për shkak të Elhaidës, e cila u ka dhuruar një gëzim dhe krenari të madhe shqiptarëve. /b.l

86 komente në “Elhaida Dani fiton “The Voice of Italy””

  1. demi-kuq says:

    Flm Elhaida dhe suksese ne rrugen tende

    Sot ke bere krenare dhe koke lart me mojera shqiptare ne itali dhe ne bote ; duke ju treguar se ne nuk dime vetem te vjedhim, te vrasim te shesim droge por dhe te emocionojme dime te bejme art

    1. Çimi, shoku i Melaminit says:

      Bravo Elhaida.
      Keta jane njerez qe te japin shprese & kurajo ne keto kohe te veshtira.
      BRAVO!

    2. Myrteza Dani says:

      Vienna 31.05.2013

      Bravo Bravo Bravo
      Gratuliere dir und wünsche dir alles Gute und weiter viel Erfolg
      Myrteza Dani

    3. korca says:

      E gjithe Shqiperia krenohet me ty,Elhaida.

  2. kinezi says:

    Bravoooooooooooooooooooooooooooooooooooooo je yll te lumte na nderove te gjitheve.

  3. Slayer Prague says:

    Urime e meritoi, falenderoi dhe ne shqip bravo..

  4. AL-Boston says:

    I dhat kenaqesi shqiptareve kudo ne bote.Ju urojme suksese ne vazhdimesi.Ju me te vertet e nderuat kombin shqiptar.Faleminderit

  5. sali berisha says:

    fitorja me 71 % te votave eshte oguri qe edhe partia demokratike do fitoje mandatin e trete me 71% te votave ,,ka kendu bukur une ekam ndinju cdo dite ne zyre e fushate nga ipad ,,,do kish ab anji duet me te po jam n erruge per fushate ,,,edh eune kendoj bukur nejemi ndryshimi per para sb

  6. albania says:

    Fantastike.
    Jemi krenar per gjithcka ti bere dhe per menyren si na prezantove.
    Suksese ne rrugen tende dhe enderrat e tua.

    1. adi_köln says:

      Bravo Elhaida..Je krenaria jone.Kemi me shume nevoje per njerez si ty per ta mbytur anen e kalbur te atdheut tone.Rilindje

    2. Kela says:

      Te lumte Elhaida. Na nderove me thjeshtesine, ne prezantimin e talentit tend dhe kam qare. Urime urime urime. Kushedi sa inat te kan patur sonte Greta Kurva Koci me shoqet ajo ben karriere me shale hapur ne muzike se sja ka mbajt bytha te konkuroje me djerse si ty. Na nderove yll! Bravaaaaaaaaaaaaa

    3. Koqo Kokedhima :__ Rilindas 24 karat ...looool hahahaha says:

      Bravo Elhaida na nderove …

    4. kali kuq e ka nji huq says:

      nje BRAVO te madhe,Elhaida!
      fitore e paster,sic tha dhe Cocciante,”skam cfar te flas,zeri i saje flet vet..”
      + edhe ajo “falemnderit”ishte e bukur hahaha
      un arrita te shoh vetem tre finalistet e fundi,,
      1- ai çuni,Timothy,beri gabim qe zgjodhi “sweetchild of mine” sepse nuk i afrohej gjekundi Axl Rose per nga diapazoni,toni,apo interpretimi etj..mgjs e kishte “zbritur”kengen dy ton me poshte,nga origjinali D+[Re major]–>ne B flat+[Si bemol major]..
      2-ajo “adagio”e Albinonit,kushdo qe e kishte arranxhuar,shume shemtuar!!

  7. brigada 8s says:

    Te lumte dhe paste kemben e mbare ….e di vete cjapi vjeter se per cfare e kane fjalen shqiptaret. Poshte Sal Ram Berisha

    1. tahir gashi says:

      cfare lidhje ke ti ene Elaida me Shqipnin e aq ma shume me Shkodren?! po te ishte ajo nji patriote e vertete e kendonte nji kenge te bujar qamilit apo te sinan hoxhes!
      turp Elaida si na turpnove vendin me do kange kamunistash! rrnoft skenderbeu ene PD URIME NE ZGJEDHJET!

    2. kidi says:

      O brigada 8s, ky lajm nuk ka te bej as me PS as me PD. po ikni o njerez se jeni hipnotizuar nga politika dhe nga gazetat, o stafi i TEMA-s nqs lajmi ska te bej fare me politiken mos shfaqni komentet nga njerezit e hipnotizuaar prej politikes.

  8. Rilindasi says:

    Urimet me te mira per Elhaiden. E Ndoqa spektaklin te Ral 2. Ishte e perkryer.Suksese te metejshme ne karjeren tuaj artistike.

  9. Magjike says:

    Elhaida Ishte befasuese sot. I mahniti italianet imagjino zemrat shqiptare. Te uroj suksese, dhe patjeter mbas ketij triumfi do shkelqesh me tej

  10. Sara says:

    Bravo gazeta tema…..duhet me shume investim per keta talentet tona te gjitha ndihemi krenare. Jane keto talente qe do te ndihmojne ne ndryshimin e réputacionit tone si komb.

  11. mireli says:

    Ishte nje mbremje e mrekullueshme per YLLIN E RI TE KENGES SHQIPTAE ELHAIDA DANI DHE PER CDO SHQIPETAR NE PERGJITHESI.
    ELHAIDA ishte madheshtore,e manihteshme dhe sikunder theksoi RICARDO KOCANTE AJO ESHTE NJE COPE DIAMANTI.
    ELHAIDA TE UROJE PERZEMERSISHT SUKSESE TE METEJSHME,LUMTURI PERSONALE JU DHE FAMILJES TUAJ DUKE I FALENDERUAR PER VAJZEN E SHKELQYER QE KANE RRITUR.
    NA LARGOVE STRESET,NA LUMTUROVE PA MASE E DASHUR DHE E SHTRENJTE PER CDO SHQIPETAR ELHAIDE.
    FALEMINDERIT,FALEMINDERIT SE NDEROVE MBARE KOMBIN SHQIPETARE.

  12. Nexhat says:

    Suksese Elhaida,ky lajm na gezon .Te pershendes nga USA.

  13. MYZEQARI says:

    BRAVO,BRAVO,BRAVO…….TE PA FUNDME. NA NDEROVE MOJ GOCE,NA KTHEVE GEZIMIN PER VEHTEN TONE SI SHQIPTARE. E NDERUARE QOFTE FAMILJA QE TE RRITI,E NDERUARE QOFTE SHKODRA QE TE RRITI E TE VOTOJ,TE NDERUARE QOFSHIN GJITHE SHQIPETARET QE TE MBESHTETEN.TE UROJME SUKSESE DHE TE PERQAFOJME PERZEMERSISHTE.E TREGOVE VETEN SE JE NJE SHKODRANE FISNIKE DHE ME ZERIN TENDE TE SHKELQYER BERE TE CAHEN MIKROFONET ITALIAN. ME ZERIN TENDE TE SHKELQYER UROVE NE GJUHEN TON(FALEMINDERIT) MU NE MES TE ITALISE,TE LUMTE KE NDERUARE TE GJITHE SHQIPTARET .FALEMINDERIT QE NA KTHEVE EMRIN SHQIPTARE.

  14. Vladimir Dushniku says:

    E kam thene qe ne fillim:ELHAIDA DANI DO TE JETE FITUESJA E “THE VOIS OF ITALY”!!!
    Nje ze MADHESHTOR!!
    NJE INTERPRETIM PERFEKT!!!
    Njerezit e medhenj ne Shqiperi jane shfaqur nje here ne 100 vjet,por pas te madhes VACE ZELA DOLI SHPEJT NJE GJIGANDE TJETER E MUZIKES SHQIPTARE:ELHAIDA DANI!!!
    Bota me ne fund do te na vleresoje me SUPERLATIVA,fale ELHAIDES!!!

  15. Gjon says:

    E Madhe! E papame! Rrofsh!

  16. NJESHI says:

    E mbrekullueshme ,e pa harriteshme,e pa besueshme na nderove te gjitheve TE LUMTE ,TE LUMTE

  17. shqiptari says:

    Faleminderit, Elhaida.

  18. shkodrani londer says:

    Ne radhe te pare elhaida nderoi Shkodren dhe gjithe Shqiperine me
    Talentin e saj.

    Ne radhe te dyte prisni neser te dali saliu e te thoje…. kjo eshte nje shenje e mire dhe ne do fitojme si elhaida….. ka pjerdhur nga trute I shkreti plak.

  19. majakovski says:

    Te lumte 72% e votuesve nje shifer rekord.
    Tani edhe gjyshi Sali ka per te thene fitorja e PD do te jete e sigurte se Elhaida eshte shkodrane ha ha ha.
    Mos meremi me fushaten po ti nderove veten familjen por edhe te gjithe ne ndihemi krenar dhe te fituar.Faleminderit dhe suksese te tjera ne jete.

  20. Anuk says:

    Ja niveli i njerezve qe meritojme te na perfaqesojne! Faleminderit e dashur Elhaida!

  21. Ir says:

    Na la pa fryme kjo vajze. Talent i jashtezakonshem.Bravo, bravo, bravo!

  22. tani says:

    Urime e mrekullushme……

    Tashi te futesh ne faqet e Kosovareve cfare urimesh dhe shprehje knaqsie per ket sukses te Elhaidas…..krenohen dhe knaqen me ket sukses

    Por kur krahasoj faqet ne Shqipri per Rita Oren apo Gjerdan Shaqirin ,plot ofendime Jevge Kosove,kurv ,etj etj apo Korak ,tradhtar ,mongol,islamik etj etej.

    Ju tashi beni krahasimin se ku qendron puna!!!!!

  23. 0 Negative says:

    Me ne fund nje lajm i mire!
    Na zbardhe faqen moj vajze! Faleminderit!!!

  24. atdhetari says:

    Bravo Elhaida je e mrekullushe ky eshte nje nga ato lajmet qe ne duam ti kemi sa me shume per per fatin tone te keq lajmet me shumice na i ka zene politika e felliqur dhe bastarde e politikaneve tane hajdute dhe pa moral.nuk ka patur emocion me te madh per gjithe shqiptaret ne te gjitha trojet tona bravoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

  25. deniel says:

    po ca krahasimi do ti kur behet fjala per nji qe ka lindur per te kenduar qe ne cdo gare qe merr pjese fiton ,fiton per vete dhe per gjithe ne shqiptaret na nderon , kurse ajo rita jote apo ai tjetri qe se kam degju ndonjihere skam degjuar te fitojne ndonji gje qe te na nderojne more vesh dhe mos permend emra kafshesh ketu elhaida eshte gjigande eshte e paarritshme eshte vetmja kengetare shqiptare qe triumfon jashte shqiperise. elhaida dani faleminderit

  26. Shkodrani says:

    Shume mire.po edhe ju komentuesa mos u eksitoni se nuk ka fitu
    cmimin Nobel .nuk po ndalon bota se fitoi shqiptarja nje konkurs kangesh

  27. PERMETARI says:

    urime per fitoren dhe faleminderit qe na krenove.

  28. emanuel says:

    Thjesht fantastike nje vajza me ze hyjnor.Te uroj me te mirat ne jet dhe nje bashkepunim me Rita Oren.

  29. neseba says:

    Të lumtë, të lumtë, të lumtë se ke nderuar veten, ne dhe gjithë Shqipërinë!

  30. Pse nuk ka nje shqiperi per Elhaida Danin? says:

    Sa kohe do te jete keshtu qe me te miret e ketij vendi te nderohen jashte ? Sa vite ,shekuj, kohe fati nuk do ti buzeqeshi shqiptaret ne atdheun e tyre ? Sa mire te vjen dhe syte te mbushen me lote kur shikon kete shqiptare per talentin e saj por dhe sepse endrrat i thurr matane detit ashtu si bejne bijte me te mire te shqiperise .Sa do te zgjasi keshtu kur te perqafojme nepermjet lajmeve ty Elhaida dhe te tjere si ti qe kerkoni vetveten larg sepse shqiperia akoma per ju nuk ekzison

  31. Agimi, Detroit MI says:

    Na mbushe me ngazellim, me shprese dhe gezim te madh.
    Te lumte.
    ELHAIDA, pershendetje nga zemra prinderve te tu per shtojzavallen dhe sirenen e bukurise qe kane rritur.

  32. Luli, Prishtine says:

    Bravo e madhe! Kjo eshte ambasadorja me e madhe e jona. Suksese te pandalshme.

  33. demokrat says:

    E mrekullueshme. U dhe drite dhe nder shqiptareve dhe vecanerisht shqiptareve ne Itali, qe jo vetem per faj te disa molleve te kalbura, moren nje nam qe nuk e meritonin. Ju jeni shembulli me i mire se cmund te bejne shqiptaret me punen dhe talentin e tyre. Faleminderit nga zemra.

  34. mirel says:

    Nuk eshte vetem kenaqesia e zerit te mrekullueshem, por dhe bukuria e Elhaides qe te ngazellem me shtatin e larte dhe syte e medhenj dhe shprehes.
    Sy shqiptari, tipik si asnje rrace tjeter, me nje shprehje te thelle te shpirtit.
    Suksese vajze e mbare dhe tu realizofshin te gjitha deshirat.
    Na ben te ndihemi krenare.

  35. LABI, VLORA says:

    E Shkelqyer dhe Emocionuese !!
    Nuk eshte aspak e lehte te fitohet “The Voice of Italy”.
    Urimet me te mira Elhaida Danit dhe gjithe Shqiptareve !!

  36. tani says:

    Ky eshte produkt i shkodres sé zhozefines dhe i partis demokratike .ket gje ka ber sala keto 8 vjet .vetem fitore .né 23 qershor edhe 1 fitore tjeter si kjo .yrysh ose perpara me né krie udheheqesin ton tè dashur

  37. atdhetari says:

    bravo bravo nje krenari e madhe qe te ben te ndiesh shqiptar

  38. lavdosh says:

    Nuk doli psikopati Berisha apo budallaqja Topalli te thone qe Do fitojne si Elhaida.
    Urime artistes dhe suksese me shume per Elhaiden
    Nje keshille mos u bej si ato cingijet e tjera (Ora,Dushku ) qe hedhin valle dhe kendojne per Udheheqesin
    Ndiq rrugen e E Liles dhe ruaje krenarine dhe karakterin tend

  39. Deni says:

    Urime Elhaida.

    Uroj dhe shpresoj qe te te hapen dyer te tjera ne te ardhmen dhe zeri yt i bukur te degjohet me gjere neper bote.
    Faleminderit dhe popullit italian qe theu barrierat e nacionalizmit dhe votoi ne menyre masive per ty.

  40. arjana says:

    na gezove zemrat moj vajze,suksese dhe lum prinderit qe te kane bravo

  41. Horri i Bulevardit says:

    Eshte Nje fitore Qe Shkodres i rikthet buzeqeshja, nga Kjo fituese.
    Nje vajze Qe heq me kulture, rete e zeza Te sozise se Nexhmijes, zonjes Vdekje.
    Urime Elhajda Dhe suksese Ne boten e muzikes.

  42. bonoparti says:

    faleminderit ELHAJDA…. je krenaria jone, bravooooo

  43. alban4eva says:

    ja edhe nje tjeter “fitore” e PD-se. tani S-haleja e ka te sigurte fitoren. ja pra, keto jane arritjet e S-haleut. fitoi Bajerni, do fitoje S-halija, fitoi Elhaida, prape Stalini do fitoje..!!

    (kur bie shi, toka laget. Nard Ndoka, meteorolog)

  44. LOLA says:

    kengen ADAGIO de Lara Fabian e qau fare me pelqeu shume po mbi te gjithe mbasi fitoi tha edhe ne shqip faleminderit bravo dhe suksese te metejshme

  45. Realisti says:

    Ishe e shkelqyer ! Bravo te qofte ! Na gezove te gjitheve ! SHKODRA JONE HEROINE ! Lum familja ,Shkodra dhe Shqiperia qe te kane ! Te tille talente meritojne vleresim : Moral dhe material (nga shteti dhe bisnesi).SUKSESE !

  46. luani says:

    nje bravo te madhe,te urova fitoren qe dje ne kete kohe, urime urime dhe suksese ne rrugen e bukur te kenges ,,,,,

  47. shkodra says:

    Thjeshte unike kjo fitore ” Elhaida Dani ” me ben ta dua edhe me teper qytetin tim te dashur Shkodren qe vazhdimisht po nxjerr talente te tilla triumfuese si ju …..BRAVO ELHAIDA ….:)

  48. Desaret says:

    Fitoren e saj e sponsorizoi Edi Rama duke paguar tek Rai 80 mijë euro!E thotë kryeredaktori i gazetes MAPO në njê telefonatë që i bëra mbrëmë këtij mashtruesi e sumëlepirësi berishist!Rama ,sipas tij ka blerë drejtorin e Rai-2 duke paguar 80 mijë dollarë që të fitojë shqiptarja!…Mapo,cantina-Depo-e Berishës me fekale të Ramizit….

  49. B.qelemeni says:

    Epo bravo i qofte Elhaides se nderoi veten dhe ghithe shqiptaret.Je e pa arritshme. Te falenderojme shume dhe te urojme suksese te metejshme.
    Bravo Elhaida!

  50. Laura says:

    Elhaida nderoi shqiptaret. Elhaida nderoi Shkodren dhe mbare Shqiperine. Elhaida na beri te ndihemi krenare te pakten ne nje mbremje. Elhaida nuk harroi ta falenderonte vendin e saj me fjalen e bukur e magjike ‘Faleminderit’

  51. Ermali says:

    FITORE PD MBAS TRIUMFIT TE ELHAJDES

  52. marjana says:

    Ju tani jeni nje gjeni I kenges Shqiptare

    Me thjeshtesine dhe zerin tend te paaritshem ti tregove ne Itali se si mund te fitohet kur e meriton me forcat e tua dhe jo me miq e me gjera te tjera…….
    Te uroj me gjithe shpirt qe ti te vazhdosh rugen e artit qe ti e ke te shkelqyer dhe te nderosh jo vetem veten po dhe kombin tone qe eshte bere gazi I botes.
    Njerez si ty I duhen Shqiperise qe edhe ne mes te Italise falenderojne shqip me plot gojen se talentin e kane te merituar.
    Nje keshille jap edhe per gjithe shqipetaret qe te fitoje me I miri kudo me drejtesi dhe merite dhe jo me genjeshtra dhe mashtrime

    Falenderoj me gjithe shpirt prinderit e tu qe te kane lindur dhe edukuar me te gjitha normat shqiptare.
    Se haroj momentin kur ke fituar “TOP FESTIN” qe dole nga mesi I turmes dhe u habite.Je nje vajze e shkelqyer dhe te uroj jete te gjate dhe kariere te shkelqyer ne punen tende!
    PAÇ VETEM FAT FAT FAT dhe ZOTIN me vete ne jeten tende!!!!!
    Perqafime te perzemerta

  53. vlora 1 says:

    Elhaida Dani je nje YLL i vertete.
    Te kam ndjekur qe nga Mamma knows best deri kur the Falemnderit.
    Faleminderit TY Elhaida se na ke bere te ndihemi krenare qe jemi Shqiptare dhe na ke kenaqur pafundesisht me performancat e tua.
    Nje keshille te jap- Tani qe u bere e famshme,do te te turren hienat e politikes (Sali+Jozefin)per te bere ate politiken e shemtuar me suksesin tend. INJOROI SHTYJI TUTJE me perbuzje se po na nxijne faqen ne Europe dhe ne bote keta faqezinj.
    Respekt dhe mirenjohje nga Vlora

  54. Treviso says:

    Kjo eshte nje epa pershkrueshme. Nje finale shume e forte arriti ta fitoje me punen e saje te pa lodhur, me thjeshtesine prej nje shkodraloce te vertete. Ajo demostroi perveç artit edhe kulturen shkodrane dhe shqiptare. Nuk ka fituar vetem Elhaida por kemi fituar te gjithe ne shqiptaret qe jetojme ne Itali me zerin, me aftesite, me kulturen qe ajo demostroi prej nje shqiptarie e vertete.

  55. miri suedi says:

    grazie e brava elhaida…sii tha ricardo…une te dhashe nje gur ti e ktheve ne diamant.grazie ricardo ,grazie italia.

  56. Vlora says:

    BRAVO!

    suksese ne rugen tende.

  57. Luka says:

    Bravo Elhaida,suksese te metejshme ne muzik.
    Bravo Italia qe jane te emancipuar e vleresojne talentin pavaresisht kombesise.
    Ky lajm te pakten na shkeput per disa momente nga katraura politike qe po jetojme ne shqiperi dhe na ben te ndihemi krenar per bijt e ketij vendi. Na tregon se ka edhe njerez qe punojne per te arritur atu ku duhet e jo vetem politikan te korruptuar e mashtrues qe duket sikur kane uzurpuar gjithe vendin.
    Bravo Elhaida, edhe nje here suksese me tej.

  58. Gjergj Ruli says:

    Zoti na dhuroj nje mrekulli!
    Elhaida ne finalen The Voive of Italy ju demostruat qe Shqiptaret ku do qe ndodhen te jene me shume krenar.
    Elhaida te falenderoj shume sinqerisht qe me dhurove nje emocion, qe nuk do ta harroj kurre.
    Ju Elhaida jeni vertet ambasadoria e shqipetareve,ju jeni Nderi i Kombit Presidenti i Republikes nuk duhet te vonohet: Ai duhet tju japi pa ezituar titullin NDERI I KOMBIT. ju e meritoni.
    Edhe njeher mirenjohje qe jeni Shqiptare.
    Me respekt
    Presidenti i FSHA
    Gjergj Ruli

  59. Teta says:

    Te lumte, na kenaqe.Na le pa fryme mbreme perpara ekranit duke te degjuar me admirim.Me preken e me bene krenare fjalet e Kocantes per ty per thjeshtesine dhe zerin tend, kur te krahasoi me nje diamant kurore.Pate fatin e madh te kishe ne kete rrugetim nje drejtues si Kocante.Ishte i mrekullueshem dueti ne interpretimin e “Margerita”-s.Por ti mbi te gjitha,do te mbahesh mend gjate per kenaqesine qe u dhe te gjithe shqiptareve kudo qe ishin, duke i pershendetur ne gjuhen e nenes.Edhe nje here faleminderit.

  60. Askushi says:

    Ha vinto L’umilta`!
    Fitoi enderra e nje 19-vjecareje evropiane,fitoi perulesia dhe pervujteria e nje 19-vjecareje,ne atdheun e se ciles,pak-kush i njeh e i vlereson keto.
    Urimet me te mira per Elhaida Danin dhe Faleminderit per leksionin qe na dhate!

  61. EMIGRANTI says:

    Popull shqiptar,vellezer,motra,politikan ta pershendesim Elhaida Danin per suksesin dhe punene qe ka bere,dhe te jemi shum mirnjohes,per popullin,Italian qe mbeshtet emigrantet dhe nuk ka asnjehere racizem per stranierin.Edhe politika shqiptare duhet te ndjek vendet europiane,dhe sduhet e shajne njeri tjetrin brenda ne shqipri.

  62. Pirro says:

    Vajze e shkelqyer, talent i veçante, por nje FALEMINDERIT te madhe edhe maestros Koçiante per punen e kryer me aq perkushtim e profesionalitet! Faleminderit gjithashtu Italise se mrekullueshme dhe italianeve – fqinjeve tane me te afert e me te dashur! Sidomos mos ta harrojme: NE SHTETE TE TJERA PERENDIMORE, E SHKELQYERA ELHAIDA EDHE PSE ME E MIRA, S’DO TE KISHTE FITUAR!

  63. skenderi says:

    Bravo Elhaida ne rradhe te pare per veten dhe familjen,te tjerat jane pune boshe,suksese te metejshme dhe ji krenare per veten e jo te tjeret

  64. vetem AK says:

    Urime Elhaida Dani faleminderit (Koçante”) me drenalinen dhe emocionet qe na dhate do ti kemi gjeri per zgjedhjet e 23 qershorit,le ti ndeshkojme banditet e vjedhesit e jeteve te Shqipetareve qe detyrojne rinin te jetoj ne Itali ,apo ne bote dhe te quhet Shqiptar vetem kur eshte dikush per ti rembyer investimin e jetes tij,o saj.Qeveria e ardheshme nuk duhet te jet e perfaqesuar nga xhaketa te vjetra qe ringjallen apo qe jan me bloze si PD,PS,LSI e tje .
    http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=s82Kki6I8yA

  65. arti says:

    Vlora 1,
    Njerez te kategorise tuaj,qe edhe ne kete rast,si ne cdo rast tjeter,vjellin helmin e indoktrinimit politin, duhen injoruar dhe shtyre,e jo Erhaida e cila nderon tere Shqiperine dhe shqipetaret,pa asnje dallim krahinor e orjentim politik…

  66. vetem AK says:

    VLORA 1 ashte ai qe mbeshtet Edvinin e i djeg e verteta kjo quhet hipokrizi e PS. Elhajda nje kend veshtrimi qe i djeg xhupat e vjeter.

    1. fatmir says:

      ndersa ti me gjithe artin jeni ata qe do arrestoni Saliun.

  67. Anda says:

    Bravo Elhajda…faleminderit nga zemra…besoj se nuk ka shqipetar qe nuk eshte gezuar per suksesin tend……Urime nga zemra…

  68. Xherdan Shaqiri says:

    Te lumte Elhajda Dani.Jemi krenare me ty te gjithe kosovaret ne Gjermani,Zvicerr dhe ne Kosoven dardane.
    Te deshiroi jete te gjate dhe suksese te njepasnjeshme!

  69. Shkodrani3 says:

    Te gjithe shkodranet jane krenare me ty Elhaida Dani.Fitorja jote na ka stimuluar qe me 23 qershor, vota bindshem te shkoi djathtas.Keshtu e do Shkodra e Gjergj Fishtes dhe Oso Kukes.Kemi qene cdo here te paret,jemi dhe do jemi dembabadem!Ne nuk blejme foto me Obamen(80 000 dollare)sepse ai e di se ne cdo here kemi qene miqte me te mire te SHBA-ve.Turp per keto foto te vitit 2012.Athu cka do thote Obama per fotot e minoritarit Kosta Bajraba,hajnit te marketeve te SHBA-ve vitin qe shkoi.Ai eshte mik i Edvin Kristac Rames dhe PS-isteve tjere.

  70. Arberor says:

    Po perse duhet te konkuroje The Voice of Albania ne “The Voice of Italy”, madje edhe te fitoje, mos mban gje ere mafie ketu, apo cfare?!

    1. Arberor says:

      Ky eshte emri qe perdor une, nuk ke tjeter?

  71. llogjika says:

    Arberor,
    He,te lumte ty!Ja cdo te thote nje mendje vigjilente e paisur me mesimet e xh.Enver…

  72. A says:

    Jam gezuar pa mase qe me ne fund veshi ndigjon mire per shqiptaret jashte atdheut, jashte Shqiperijet. Nuk ndigjova qe u be nje vrasje, nje krim, nje vjedhje, nje kontrabande droge, armesh, prostitucioni dhe dalin si pjesetar elemente shqiptar.
    Te falenderoj ELHAIDA DANI, qe emri i jot doli si shqiptare e mire, e talentuar dhe nderove me te vertete Shqiperine, nderove me te vertete qytetin e origjines, te lindjes, te kultures, te artit shqiptar qe quhet SHKODER.
    Kjo u arrit sepse Zoti, natyra te kane dhene disa dhunti qe ti dite ti shfrytezosh dhe ti nxjerrish ne dukje. Te falenderosh pa tjeter prinderit (nenen dhe baben) dhe familjen biologjike qe jam i sigurte qe jane te vetmin qe te kane ndihmuar sinqerisht me te gjitha forcat.
    Nuk duhet harrosh kurre mirenjohesit dhe kush te ka ndihmuar pa inters, SUKSESE te metejshme ne vendin e muzikes, te artit dhe kultures boterore, ITALINE.
    Por, mos beje gabim te vleresosh ndonje urim qe vjen nga takemi i politikaneve dhe pushtetareve te kallepit shpellar si SALI BERISHA, i cili nuk din ku bjen me shtepi arti, kultura dhe muzika, te gjitha cfare thote i ka demagogji. Bile i vjen keq qe nga SHQIPERIA te kete njerez PUBLIK dhe te FAMSHEM sepse i duket sikur ja ulin vlerat e tij dhe kalon si person mbrapa liste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje