Ministrat shqiptarë bojkotojnë seancën qeveritare Maqedoni-Serbi

2 Qershor 2013, 10:54Rajoni TEMA

Të hënën në Beograd do të mbahet seanca e përbashkët e kabineteve qeveritare të Serbisë dhe Maqedonisë, por ajo do të bojkotohet nga ministrat shqiptarë të qeverisë së Maqedonisë.

Burime pranë partisë shqiptare BDI theksuan për INA se asnjë nga ministrat shqiptarë nuk do të marri pjesë në këtë seancë të përbashkët qeveritare në Beograd. Kjo është konfirmuar edhe nga zëvendëskryeministri për evrointegrime i Maqedonisë, Fatmir Besimi, i cili ka theksuar se nuk do të jetë pjesë e kësaj seance.

Kjo, si shenjë e asaj që ndodhi me Samitin e Ohrit, ku Maqedonia nuk ftoi Kosovën prej presionit të Serbisë, çka pastaj solli anulimin e tij, pas bojkotit që bënë disa presidentë.

Por, zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev ka theksuar se mbledhje të tilla me nismën e Maqedonisë gjatë periudhës së ardhshme do të mbahen edhe me qeveritë e Bullgarisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Në fokusin e këtyre mbledhjeve do të jetë edhe bashkëpunimi ekonomik./b.l

 

11 komente në “Ministrat shqiptarë bojkotojnë seancën qeveritare Maqedoni-Serbi”

  1. arsen says:

    Kur kane gjetur budallenj si Shqiperia dhe Kosova?!!!

    Ajo nuk quhet ‘Qeveria e Maqedonise’, por QEVERIA E FYROM!
    Ndersa Serbia dihet…ka qellime te tjera per Ish Jugosllavine
    Bravo ministrat shqipetare!
    Kete gje duhet te beje edhe Shqiperia

    1. Cekuri says:

      Jam plotesisht dakord me ty arsen.Drejt kane vepruar dhe pike!

  2. Nexhmedin breza karadak says:

    Ne shqiptaret ne maqedoni nuk duhet harruar politiken sllave duhet ditur se ne vitin 90presidenti i asaj kohe kiro gligorov mbajti mblehje me diert e mbyllura me ish presidentin serb sllobodan molloshevic dihet se kta dy sllav cka kan biseduar pra ne nuk duhet harruar se kta kane mardhenie vllezrore me njera tjetren . Ne shqiptaret duhet te flasim me nje gju te jemi unik nje interes kombetar .

  3. mirel says:

    Ministrat shqiptare gezojne kur vene ne serbi, dhe thone “ishte nje bashkepunim i frytshem”

  4. Doni ALBO says:

    Ne takim si gjithmone do te diskutohet “problemi shqiptare” sipas tyre, keshtu ka qene gjithmone kur shkojne ne vizita dhe ky takim nuk bene perjashtim.

  5. Dolores B.gradi says:

    Shume mire bojkotimi i ksaj mbledhje qe ka fryme raciste ,lokaliste, patriarkale, fetare.

  6. Dolores B.Gradi says:

    Shume mire bojkotimi i ksaj mbledhje qe ka fryme raciste ,lokaliste, patriarkale, fetare.
    Jo zotrinje te redaksisi nuk e kemi then asnjehere me pare
    por Atyre duhet me ju fol edhe me ashper.
    sepse sot nuk po luftohet ai qe ka bere terror ne popullin e Kosve sulmuse por po sulmohet ai qe ra viktim e terrorit
    ne rastin Konkret Kosova

  7. kel ukaj says:

    Ata jane ortodokse? Ata jane kryqa muti? Ne jemi myslime, e per kete nuk duhet te takohemi me ta. E drejta eshte me Allahun, te pafete do te vdesin.

    1. elio says:

      qenke me lavazh truri..na ndote diskutimin..

  8. B.D says:

    Shqiptaret nuk duhet te merren me ndasite fetare, feja nuk dallon kombin, gjithe secili beson atje ku i pelqen. Shqiptaret jetojne ne paqe me te gjitha besimet fetare, por shqiptaret duhet te ndahen nga Maqedonia perpara se te marrin jete marreveshjet e fashehta per bashkimin e Serbise me Maqedonine.Shqiptaret ortodokse , myslimane dhe katolike te Fyrom-it duhet te shpallin pavaresine nga keto traktate konspirative Ruso-Sllave qe jane kunder ekzistences se tyre dhe interesave Europiane.

  9. gentian says:

    ke te drejte elio,keta duhet te dine se feja e Shqiptarit eshte Shqiperia! Vetem te bashkuar do te arrijme ne nje Shqiperi Etnike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje