(E PERDITESUAR)- Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Elbasanit. Në qendër të këtij qyteti, në morinë e dhjetëra kalimtarëve dhe lëvizjes maksimale në pikun e saj, është vrarë një 44 vjeçar.
Sipas policisë lokale, viktima është identifikuar si shtetasi Hyqmet Pisha, 44 vjeç, nga Elbasani.
Policia ka identifikuar autorin e krimit. Ai është Fisnik Korra.
Hyqmet Pisha ishte dënuar me 17 vjet burg për vrasjen në vitin 1997 të Qemal Korrës.
Burimet nga policia lokale bëjnë të ditur se dy persona janë konfliktuar mes tyre, në një lokal në afërsi të Gjendjes Civile në qendër të qytetit të Elbasanit dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë.
Të shtënat kanë lënë të vdekur viktimën, si dhe është plagosur një grua kalimtare, që nuk kishte lidhje me këtë të fundit. Ndërkohë që shtetasja e plagosur aksidentalisht gjatë këtij atentati sipas policisë së Elbasanit është Lindita Çalladej. Ajo ka marrë një plumb në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmitarëve okularë, në vendin e ngjarjes janë dëgjuar 7 të shtëna me armë zjarri.
Hyqmet Pisha ishte i dënuar me 17 vjet burg për vrasje të kryer në bashkëpunim, ndërsa kishte vetëm pak kohë që kishte përfunduar dënimin.
E plagosura
Nga lajmi thoni qe eshte vrar me bresheri …. kurse nga te dhenat e para dyshohet per pistolet. Prieni mendjen …ose prisni ndonje deklarat nga Grupi hetimor ?
Mund ta kete vrare me “bresheri pistolete”,sepse e ka pas gishtin te shpejt si Klint Eastvud.S’ka ndonje gje!
Ndersa ti je nje hajdut i palare.
Cekuri i vertete “pershendet” TemA-n…ber bashkpunimin qe ben me hajdutet.
Ky idioti qe s’ka piken e sensit te humorit ngeli duke vjedhur emra a thua se fiton evro.
Nuk e kuptoj dot si guxon te perdorei pa pike turpi emrat e te tjereve,kam vene re qe ky tipi shan gjithmone fortlumturine tone kryepiskopin Anastas.
Une ja kam thene dhe e perseris prape,do na keni gjithmone hale ne zorren tuaj te trashe qe mos dhisni dot kurre.
Nuk kam fjale per TemA-n…..turp vetem turp mund te them, asgje tjeter….keta funderinat qe komentojne ne emra te tjere, si i lejoni, a mos valle lojen e tyre beni dhe ju???
turp, turp, turp!!!!!
Keshtu do perfundojne te gjithe vrasesit
Askush nuk ka te drejt te marri JET ajo esht pron e Zotit denimi esht i rend ja pasojat qe duken por ne diten e gjykimit ende me keq…
Njejte sikur ky ka hjek tu dhan shpirt personi qe u vra nga Hyqmet Pisha. Per kete para se te bash krimin mendohu mir.