Uidhers: Më 24 qershor do jetë agimi i ndryshimit. Kjo qeveri ushqehet nga korrupsioni

13 Qershor 2013, 22:43Politika TEMA

Ish- ambasadori amerikan u kërkon shqiptarëve që të dëgjojnë Arvizunë dhe jo fjalët e Xhonatan Mur. Ai thotë se Berisha i sulmon ambasadorët amerikanë, ndërsa për ironi thotë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së janë të mira. Uidhers shpreh shqetësim për zgjedhjet

 

Ish- ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një intervistë për A1Report, thotë se tani qeveria nuk e toleron korrupsionin, por ushqehet prej tij.

“Mendoj që kjo është një nga dështimet më të mëdha të qeverisë, që interesat me amerikanët nuk janë stimuluar në mënyrë të plotë. Besoj se një nga elementët kritikë është kjo. Unë në fakt besoja se e toleronte korrupsionin, por korrupsioni tani ka arritur në nivele aq të larta në Shqipëri sa unë besoj se qeveria ushqehet nga korrupsioni, nga këto të mira që fitohen jo në mënyrën e duhur. Unë madje kam lexuar që 1/3 e buxhetit kombëtar, 400 milionë dollarë janë nxjerrë në mënyrë të jashtë ligjshme jashtë vendit. Mendoj se mjedisi është aq i korruptuar dhe qeveria nuk ka interesat e popullsisë, por që të pasurojë miqtë e vet në radhë të parë. Pikërisht, pse duhet të vijë një kompani amerikane në Shqipëri kur ka probleme korrupsioni? Duhet të japë ryshfete? Kur mund të shkojë në një vend tjetër ku nuk ka të tilla probleme. Një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie është dështimit për të krijuar një bashkëpunim ndërmjet investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë,” tha Uidhers.

Ish- ambasadori tha se shqiptarët duhet të dëgjojnë ambasadorin Arvizu dhe jo Xhonatan Mur.

Ai theksoi se si ka mundësi që Berisha i sulmon ambasadorët amerikanë.

“Natyrisht që kjo është shqetësuese, jo vetëm për ambasadorin amerikan, por edhe të tjerët para tij që në një moment të caktuar ata sulmohen nga kryeministri Berisha. Kjo është vërtet ironike në fakt, sesi ka mundësi që kryeministri që thotë se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA janë shumë të mira dhe nuk shkon mirë me përfaqësuesin e SHBA-së. Puna qëndron këtu: që çdo ambasador amerikan ka për detyrë të përfaqësojë interesat e popullit amerikan, pra të thotë të vërtetën. Në një demokraci ne flasim në mënyrë të hapur dhe do japim mendim edhe për një gjë që ndoshta ty nuk të pëlqen ta dëgjosh. Pra, ambasadori amerikan e sheh atë që ndodh, flet për atë dhe kryeministri i hedh ato poshtë sepse nuk ka dëshirë ta dëgjojë të vërtetën ashtu siç shprehet ajo,” tha Uidhers.

Ai shprehet kundër thirrjeve të Fatos Lubonjës për të mos votuar.

Uidhers shprehet i shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri dhe u bën thirrje shqiptarëve për ripërtëritje dhe për të marrë demokracinë në dorë.

“Jam i shqetësuar për atë që zgjedhjet nëse do jenë të lira. Kam parë një raport që doli nga misioni i ODIHR, kur rreth 300 mijë persona s’kanë adresën e saktë që në rast se privohen nga vota, do ndikojnë tek mandatet në Parlament. Jam ende i shqetësuar për KQZ-në. nuk ka qenë ndonjë organizëm shumë i fortë. E dimë që mund të manipulohej, por tani shohim me shqetësim si mund të funksionojë me legjitimitet. Unë e kam quajtur veprimin e Parlamentit kundër KQZ një “grusht shteti administrativ” dhe kjo deklaratë nuk është mjaftueshmërisht e fortë. Si mundet që një strukturë kaq qendrore për të vendosur zgjedhjet është në këtë gjendje? Përsa i përket datës 24 qershor, shpresoj që do jetë një agim i ri, agimi i ndryshimit dhe ato që kanë ndodhur deri më tani do ndalohen nga veprimet e zgjedhësve shqiptarë. Fjala ime e fundit është që shqiptarët të marrin demokracinë e tyre”./ep

40 komente në “Uidhers: Më 24 qershor do jetë agimi i ndryshimit. Kjo qeveri ushqehet nga korrupsioni”

  1. TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! TURP! says:

    A KA TURP ME TE MADH SE SA TE VAZHDOJME TE MAJMIM KETE BANDE BAJRAKTARESH?!!!
    SE MJAFT NË ROBËRI
    O E MJERA SHQIPËRI
    O DJEM RRËMBENI PUSHKËTË
    JA VDEKJE, JA LIRI!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html

    1. N Shabani says:

      E shikoni o njerez apo jo, kjo qe po ndodh ne Shqiperi eshte nje masaker e gjalle e shtetit shqiptar, kudo vjedhje, mashtrime, masakrime dhe te gjitha keto i filloj djali i kryeminisrit me Gerdecin dhe ka arritur puna deri ketu ku jemi sot. Korrupsioni i djalit te tij e beri Berishen te ngreje duart lart para organeve te drejtesise sepse ishte i varur prej tyre qe te mbyllej ceshtja e djalit te tij dhe ai nuk i kerkonte dot llogari njeriu me. Po e shkele ligjin ti qe je kryeminister cfare pret nga te tjeret. Ne nje vend demokratik qeveria duhet te jepte doreheqjen qe me vrasjen e 27 veteve te Gerdecit me gjithe Kosta Trebicken qe e vrau Saliu per ti mbyllur gojen si deshmitari kryesor i Gerdecit. Qe ketu filloj zanafilla qe qeveria shqiptare mori te tatepjeten mbas asaj qe ndodhi me 1997 me firmat hajdute qe vodhen popullin shqiptar me bekimin e Sali Berishes. Jonathan Wihers po i hap syte popullit shqiptar per ti treguar qe o popull po rrezikoheni nga diktatura e re prandaj kujdes shkoni te gjithe ne votime dhe mos degjoni ate gjysmakun Fatos Lubonja qe ben thirrje qe njerezit te shkojne me flete te bardha ne votime dhe atehere Berisha te vazhdoje te rrije akoma ne pushtet per te vjedhur dhe ushqyer mafien. Qeveria shqiptare eshte ne duart e mafies dhe do beje cfare te kerkoje ajo dhe se bashku ushqehen prej krimit dhe atehere kur dalin komisare trima per ti luftuar del kupola e policise se shtetit dhe i dekonspisron dhe i vrasin kriminelet policet e ndershem.Gjendja eshte shume serioze dhe John Withers mire thote mos degjoni Jonathan Mur por ambasadorin Amerikan se Jonathan Mur eshte korruptuar nga Berisha me e qarte nuk ka ku te veje me kjo pune, Podesta e ka bere punen e saj se eshte tejpaguar nga taksat e shqiptareve. Sali Berisha nuk shkon mire me Ambasadoret Amerikane se kerkon ti korruptoje dhe ti fuse ne rresht sic futi vitin e kaluar ate eurodeputetin Joseph Daul qe ishte ndermjetes i nje kompanie qe i blinte elikoptere te prishur qeveria shqiptare me parate e shqiptareve. Sali Berisha eshte mesuar ti korruptoje te huajt qe te rrije ne pushtet por ka ardhur koha qe ne duhet te marrim vete fatet e vendit tone ne duart tona se jemi ne rrezik nga mafia shteterore se kemi kohe qe nuk kemi me shtet.Te gjithe ne votime per ti hequr vizen ketij njeriu te cmendur qe mendon se vetem ai di te drejtoje dhe kerkon te mbaje te nenshtruar te gjithe popullin shqiptar nen kthetrat e tij.

      1. Bruno says:

        400 milion dollar jane nxjerre jashte Shqiperis ne menyre te jashtligjshme.Patjeter qe pushtetin per te dhene nje urdher te tille vetem Berisha e ka.

        400 milion dollar, nje pasuri e tere e cila po te ishte investuar si duhet ndoshta mund te kishte lehtesuar pak, qofte edhe nje cikez, veshtiresine ekonomike qe ka kapluar 95% te Shqipetareve.

        Pertej militantizmave te pa-vlera duhet te veme interesin tone me te mire,dhe Berisha eshte pikerisht ai qe ka rrenuar ekonomin.

        Kur Rama flet per rilindjen, e ka fjalen pikerisht per kete gje, per nje sistem te ri, ku nuk eshte vjedhja kryesorja, ku leket investohen dhe ka ndrysihm. Per te gjithe ata qe thone se Rama nuk eshte provuar, ky eshte budallalliku me i madh.

        Jo vetem qe ka treguar se eshte mese i afte te menaxhoj nje bashki me te madhe se te tjerat, por eshte i afte ta beje kete pune me sukses dhe te arrij ate pike sa edhe vete demokratet te mos e mohojne dot ndryshimin qe iu be Tiranes nen qeverisjen e Rames.

        Per me teper, Rama ka mbeshtetjen e eksperteve me te mire te fushes te cilet i jane baskuar kauzes se tij.

        Unë madje kam lexuar që 1/3 e buxhetit kombëtar, 400 milionë dollarë janë nxjerrë në mënyrë të jashtë ligjshme jashtë vendit

      2. Albi says:

        Patjer qe Shqipetaret dueht ta marin demokracin e tyre ne dore. Te mos votosh as uk duhet te te shkoje ne mendje. Nese nuk voton, nuk ke as te drejten me te vogel per tu ankuar, nese nuk voton ti nuk je nje pjese aktive e kesaj shoqerie, ndaj ke hequr dore nga nje e drejte e madhe dhe nje pergjegjesi.

        Duhet votuar per Rilindjesn, qe te na ik Berisha. Duhet te provojme nje qeveri tjeter, ku baza nuk eshte ky korrupsion skandaloz, por nje pune e mire.

        Duhet ti japim legjitimitet rotacionit por mbi te gjitha duhet ti japim nje mesim te mire Berishes, dhe kujdo tjeter si ai qe kujton se mund te vrase e te djeg e te dal perseri i fituar.

    2. gertjan says:

      Kjo qeveri eshte e super korruptuar koke e kembe.Korrupsioni,vjedhja,fillojne qe nga Saliu e perfndojne deri tek zyrtari me i ulet i administrates se tij.Nuk mund te vazhdojme te qeverisemi nga nje njeri si SALIU i cili nuk mendoi kurre per interesat e vendit.

    3. Erjoni says:

      Kjo qeveri ka 8 vjet qe eshte mbingopur me leket e vjedhura popullit. Gjithsesi populli mund te harroje por vjen nje dite kur ai ka te drejten te votoje, dhe kjo dite eshte 23 qeshori, dite kur qeveritaret do ndeshkohen nga vota e popullit.

    4. gjyshja says:

      Popull,ky regjim mbytes i Saliut po e çon kete vend drejt rrenimit.Nuk mund te qeverisemi me ne kete menyre,e vetmja shprese e jona per te dale nga ky batak ku na ka futur Saliu eshte sjellja ne pushtet e kesaj opozite me qellim zbatimin e programit Rilindje.Z.Rama bashke me skuadren e Rilindjes,jane me te vertete shpresedhenes se ky vend mund te behet.

    5. buffon says:

      Qeveri e korruptuar,popull i papune e i pashprese per te ardhmen,nje vend qe po shkon drejt rrenimit ekonomik,nje Shqiperi qe riskon falimentin,nuk mund te rrime duarkryq duhet bere dicka njerez,ta permbysim kete qeveri e cila po na merr frymen.Me 23 qershor i gjithe populli ne zgjedhje me qellim permbysjen e regjimit mbytes e te korruptuar te Saliut.

    6. mali says:

      Do marre fund njehere e mire me 23 qershor kjo qeveri e cila e ka katandisur kete vend e kete popull simos me keq.Jemi shume te revoltuar nga kjo qeverisje kusaresh e mafjozesh me ne krye mafjozin Sali.
      Pa larguar Saliun harrojeni se mund te ngreme shtet te se drejtes,me nje Sali ne krye vendi do katandiset edhe me keq.
      Kemi nevoje per:RILINDJE,RILINDJE,RILINDJE.

    7. arber says:

      Uidhersi ashtu si Arvizu e kane kuptuar se me cfare personi te degraduar kane te bejne. Ky degradim i tij eshte pasqyra e gjith shoqerise shqiptare e cila po mbahet kemba dorez per te mos perfunduar ne humnere. Pas 23 qershorit gradualisht kjo humnere do na duket gjithnje e me e larget.

      1. Knepper says:

        Berisha e qiti uidhersin ne pensione tashe dota qese edhe Arvizun dhe demokratet e meritojne ta qeverisin vendin…keta te dy shkerdhate jane te korruptuare dhe kane zgjedhe anene e felliqur te Rames me Seqiun….po ju theme se po te fitoje PS-ja vendi do humbe shume ….mrekulli ska kushe mundesi te beje dhe Rama harrojeni qe do jave permisoje jeten Shqipetareve se per ti fituare zgjedhjet eshte futurt Rama ne borgjhe deri ne fyt…Po fitoi Berisha Arvbizu ne pensione se ka zgjedhur anen e gabuare hahahahaha….

  2. rudini says:

    UIDHERS…..je tamam shqiptar!!!!!!

    1. shoku taras says:

      Askush nuk ve ne diskutim korrupsionin qe ka mbytur kete qeveri te perbere nga horra e mafjozë.Duhet ti lajme duart nga keto njerez qe na keqqeverisin,u bene plot 8 vite dhe vendi shenon vetem regres.Me 23 qershor te gjithe ne zgjedhje te flakim tej qeverine e korruptuar me ne krye Sali Berishen.

    2. Lym Demokrati says:

      e ja lumshi kamunista amerikon

  3. turi says:

    TE GJITHE JANE KUNDER SALI BERISHES! TE GJITHE BRENDA DHE JASHTE VENDIT JANE KUNDER TIJ! TE GJITHE DO BASHKOHEMI ME PS PER TE MPOSHTUR SALI BERISHEN!

    1. gozhda says:

      Deklaratat e nje personi si z.Withers ja bejene popullit edhe me te qarte idene se kjo qeveri e korruptuar nga te katra anet e saj deri ne palce duhet te marre fund.Ndaj shqiptare nuk duhet te qendroje asnje njeri ne shtepi diten e zgjedhjeve te gjithe ne votime te permbysim me vote kunder te korruptuarin Sali.Vota eshte e vetmja mundesi per te çliruar vendin nga kjo situate degjeneruese qe e ka katandisur Saliu.

  4. kitara e thyer says:

    Je nje motiv shume i forte per te shpresuar dhe per te besuar qe ne do t,ja arime te marim demokracine dhe per te qene mirenjohes me perultesi ndaj ndaj ndihmes se institucioneve dhe perfaqesuesve te U.S.A.

  5. historiani says:

    Eshte e cudithsme qe gati te gjithe ambasadoret amerikane kane qene kundershtare te kurrizos se vicidolit!!!

    Ata kane drejtues vlerat e pergjegjshmerise, ndershmerise, drejtesise dhe respektit. Ashtu jane mesuar ne diplomaci – te thone te verteten dhe te mbeshtesin te drejten. Kurse ky bure me mentalitet mesjetar kujton se ambasadoret do ti mbajne bishtukun.

    Me duket pak e cuditshme qe Ed Rama flet sikur te jete ambasodori i azerbajxhanit ne Shqiperi –

    ne asnje vend demokratik nuk mund te dale ne fushate nje qeveritar me nje thes te madh me te PABERA e BEMA kriminale – duke filluar nga tradhtia kombetare, vrasjet politike dhe vrasjet ordinere, megamashtrimet, perpjekjet per nxitje te luftes civile etj etj – surrati me famekeq i politikes shqiptare.

    Qe ai guxon te dale ne fushate gabimi eshte YTI ED RAMA dhe pike.
    Tregoji popullit vetem ca nga te sipermet dhe do te shohesh se cafre ben populli.

  6. ELTI says:

    cdo shqiptar duhet te cohet dhe te largoje me vote plebishitare sali berishen! te gjithe ne duhet te marrim miqte tane diten e zgjedhjeve te votojme ne menyre qe te kapercejme cdo mashtrim apo genjeshter qe sali berisha tenton te fusi ne popull dhe ne procesin zgjedhor! HAJDENI SHQIPTAR COHUNI! MOS E LINI SALIUN TJU DJEGI TE GJITHA ENDRAT!

  7. XANI says:

    ME VJEN MIRE QE DEGJOJ KETO FJALE, AMERIKANET E DINE ME MIRE NGA TE GJITHE KUR LIDERAT TENTOJNE TE DHUNOJNE DEMOKRACINE DHE TE BEHEN DIKTATOR…SALIU I KA DHENE TE GJITHA SIMPTOMAT, NE DUHET TA HEQIM ATE! NESER NE MUND TE JEMI TEPER VONE!

  8. Slayer Prague says:

    Shifnja Salen se si e shef z-Uidhers, sikur do t’a vrase e me pas pasi ti kete pire gjakun ta perdhunoje…tipik Sali Berisha perdhunuesi i (gjith) shqipetareve.

  9. sali says:

    YOU ARE RIGHT,Albania need demokraci

  10. korcari says:

    Ky eshte mik i vertet i Shqiperise dhe i shqiptareve.

  11. Agimi says:

    Korrupsioni eshte bashkeudhetar i cdo qeverisjeje.Eshte nje fenomen politik,ekonomik dhe social qe gjendet ne cdo vend te botes.Korrupsioni shikohet si nje fenomen qe globalisht po paraqet rrezik per njerzimin.Ti adresohesh cdo qeverisjeje qe eshte e perzier ne korrupsion kurdohere ke te drejte.Ne kete kendveshtrim i nderuar Ish nuk po na thua ndonje gje interesante aq me teper kur qendrime te tilla vijne nga nje individ qe ne thelb se paku eshte i korruptuar moralisht pasi i shikon gjerat me syzet e PS dhe te liderit rilindas.Une nuk e di por cfare pergjigje do ti japesh vehtes nese e pyet p.sh. pse pranove te marresh titullin “Qytetar Nderi” ne Vlore? Cfare ke bere ti per Vloren?Cfare te lidh ty me Vloren pervec Shpetim Gjikes si vartes i E.Rames.Edhe kjo eshte nje forme korrupsioni.Cdo perfitim i pamerituar eshte korrupsion.
    P.S. Te lutem korr barin rreth shtepise se bashkia munde te gjobise fillimisht me $250.00

  12. era says:

    Do mbeteni nje mik i madh i Shqiperise. Per momentin jo te gjithe shqiptaret e kuptojne kete.Perversi qe shkateroi kete vend eshte nje qenie shpellash dhe veshtire te kuptoje qeniet njerezore aq me teper te nivelit te ambasadorit Widhers.

  13. shkodrani says:

    Mi-li Nga per nji pede,
    Besa besë o Emil Lafe,
    Për gegnishten kur ban llafe
    Je tue ba gafa të trasha
    E të mdhaja sa kalaja.

    S’thotë kush ma n ‘gegënisht “un lasha”,
    N’kohë t’pa kryeme, thotë un laja.
    Veç kush vuen nga ajo mahnij
    Me mbrojtë t’shtremten me marri,

    Nuk pranon çka asht e drejtë
    Me pranimin ma të shpejtë
    Ngase kohen e pa kryeme,
    Shqipja e sotme e ka t’përkryeme.
    Kush s’i thotë ashtë punë me vend
    Punës që ashtë ba me mend,
    S’vlenë as sa ma i koti send.
    Kjo do t’thotë nuk jemi ju
    Që e çuet shqipen kuturu
    E na hiqeni të epër,
    Thue se batë ju nji kryevepër.

    Kryevepra juej ashtë kjo
    Hapi veshët e dëgjo
    N’se duem t’jemi të logjikës
    Duhet t’flasim shum të matur
    Cila ashtë ma e gramatikës,
    Un kam pasë a “Un kam patur”?!
    Ja, marrim për të shqyrtuar
    Ato që janë të qortueshme
    :” Kjo arë është e pa punuar”
    Nuk do t’thotë e pa punueshme.
    “A por mua më ka pëlqyer
    Se kjo është e shkëlqyer.”

    Për nji gja që ashtë e pëlqyeshme,
    Duhet thanë ashtë e shkëlqyeshme.
    Me i ra s’drejtës jo terthores,
    Ky standard ashtë lule e thame
    Për inatë të paskajores,
    Jemi t’thuesh pa kohë t’përbame.
    Që gegënishten me e fye,
    Me ia dhanë ma t’rrebt dënimet
    Qitet fare sinonimet
    Fjala bije me grisë, me shkye.
    Nse dëborë don me përdorë
    Bahet krejtsisht detyruese
    Me i thanë luledëborë,
    Dëborëbardhë, dëborë pastruese.
    Sado pak me qenë i ndishëm
    Ashtë vërtetë me t’ba me qeshë
    Kur ti foljes me u veshë
    I thue n’vehten e parë “ Vishëm”
    E pra o zotnia jonë
    Veshmathje a “ vishmathje i thonë?!

    Ja standardi juej i brishtë
    Sa lehtë mat mundet me u nxanë
    Ti thue “ rërë” Un i them ranë,
    A “ rërishtë” a por ranishtë.
    Ti thue “ zëri e zanore”
    Un them zani e zanore
    N’gjuhsi cila ashtë shkencore?
    Ti “ hapsirë e hapsinore”
    Un hapsin e hapsinore
    Cila ashtë ma gramatikore?

    Ti thue i varfri n’strehë vorfnore,
    Un i vorfni n’strehë vorfnore
    Si e thotë shkenca gjuhsore
    Që ti e studion gjithnji
    Si e them un a si e thue ti??
    Ti thue “ dreri e drenusha”,
    Un them dreni e drenusha
    A ka si me pasë dyshim
    Kush nga ne e thotë gabim?!
    Ti thue “Vlora nga Aulona”
    Un them nga Aulona Vlona
    E ja pra si nxehet mat
    Si thonë fjalës” n’kambë e n’dorë
    Ti me thue i thonë”vlon jat,

    Atij që banon në Vlorë
    E pra un gjuhtari jonë
    Them: Vlonjati u lindë në Vlon.
    E din mirë ti lum zotnia
    Fjalët shqip e Shqipënia
    Prej gegnishtes janë tëdyja
    Si edhe fjalën shqiptarë
    Nga genishtja e kemi marrë.
    S’ka zotni, zojushë a zonjë
    Që s’e din se në tosknisht
    Shpëndin shqipe e quejnë shqiponjë
    Ndaj ta thonim standardisht,
    Dot thonim:” n’Shqiponjëri,
    Flasin t’gjith shqiponjërishtë.”.

    Rotacizmi negativ
    Thoni s’është n’vlersimet tueja
    Po të ishte pozitiv,
    Pse e luftojnë gjuhët e hueja?!
    Kur tre rëha rresht i flet
    Si në fjalën “ burrërij”
    Pa e pasë germën “N” ndërmjet,
    Bahet fjalë kakofoni.
    Ose mburrur apo t’kurrur
    Apo shterrur ose çjerrur
    Në standard siç e dëgjon
    Germa “R” aq shpesh tingllon
    Sa t’mendosh se alfabetin
    E sundon si skllav të vetin
    Si të ish padron.
    Në gegnisht s’ka bashktingllore
    Që e stertepron ksodore
    Janë të gjitha n’armoni,
    Të së njejtës barazi.
    Shokë të krahinarizmit
    E din mirë se ktu ndër ne
    “ Shqipëtari për atdhe ”
    E ban dekën si me le,”
    Ka qenë moto e atdhetarizmit.
    Pamvarsisht se ashtë e verjorit
    Të mos kishte tjetër vlerë
    Veç asajë që i jep nderë
    Shqipëtarit t’kohës re
    Kurrsesi folja me le
    S’duhet t’hiqej prej fjalorit
    Pale kur ashtë folje e çmueshme
    Se ashtë e pa xevendsueshme.
    Për këdo që don me u bindë
    S’janë nji soj me le e lindë
    “ Nsa nashere e partorire.”.
    Kjo tregon se u hoq prej smire
    “ Se shqiptarët për atdhe
    E bajnë deken si me le”
    U përdorë vetëm n’verij
    Për liri jo për partij.
    Por po e lamë ktu politiken
    Kapim rishtas gramatiken
    Kostallari kryelinguist
    I kongrsit komunist
    Që edhe t’sotmen e mban t’djeshme
    Tha” në mrij të asajë ane
    Që e quan “Ë” pazane,
    Ne do ta quajmë “Ë” të zëshmë.””
    Ky vendim s’ka për tu shly
    Krye zonjat e shkrimit
    Po ashtu edhe të shqiptimit
    Do t’jenë dy e vetëm dy
    E ato janë “R” e “Ë”
    E kështu do t’jetë gjithnjë.
    Që kjo gjuhë të qëndroj lart
    E të duket gjuh për art
    Do ta emërtojmë standard”.
    N’saje të këtij vendimi
    Për dy shkronja “R” e “Rr”
    Për n’ shum fjalë ku u shkruen der dje,
    U murë masa e përjashtimit
    Dnim pa kthim e xevendsim
    “A” me “Ë” e “RR” me “R”
    Ktij standard që shoq s’i gjenë
    Me e krahasue me te
    Fjalën nanë e shndrroi në nënë,
    Fjalën nji e bani një.
    Ndërkaq tha nji burrë nga Kruja
    Kte standard se prisja kurrë
    Hoq nji “R” nga fjala burrë
    T’mos kish “R” ma shum se grueja.
    N’përshëndetje m’ çoi shqyrtimi
    Për me pa ku hyn qortimi
    N’fjalitë emën e mbiemën
    Emnin para e vemë gjithmonë
    Mbramja e mirë, natën e mirë
    E tash ky standardi jonë
    Që ksajë shqipe na ia ka prirë
    I ban punët “ Lesh e li”
    Mbarë e mbrapsht tue i përzi
    Si t’ju teket u ndrron rend
    Herë me vend e herë pa vend
    Si ma parë s’merrej me mend.
    Si për tu justifikuar
    Mbiemrin e ka shëndrruar
    Në emër të adjektivuar.
    Prandej un due të pyes:
    Pse “ mirë mbrame e mirë mëngjes?!
    Përshëndetjet tjera i ndrron
    Prap si gjuha jon e don
    Drekne mirë diten e mirë
    Bash si mbet nji fjalë ndër vite
    “ Herë pite e herë simite.
    Nji tjetër gabim ktu ka
    “ Mbrëma” nuk do t’thotë kurrgja
    Pse ky emën kshtu i krijuem,
    As i shquem, as i pa shquem?!
    Ja pra “ mbrëmja ashtë e shqueme,
    Ndërsa mbrëmje e pa shqueme
    Kurse “ mbrëma nuk ashtë emën,
    Emën mashkull jo as femën.
    Mund t’thuhej shihemi mbrëma ,
    Por jo kurrsesi mirmbrëma
    A ka emën moj logjikë
    Që nuk hyn në gramatikë?
    E në cilën gjuhë të huj
    Mund të shihet kjo rrëmuj?!
    E pra vetëm në Shqipni,
    E pra vetëm në shqiptarë
    Mund të gjindën kta gjuhtarë,
    Njikohsisht rremujaxhi..
    E pra në gegnisht moj zemër
    Vehen emër e mbiemër
    Nadja e mirë, ditën e mirë
    Mbramja e mirë natën e mirë.
    Gramatika nuk ashtë lojë
    Me lujtë me te kush të dojë
    Por ka rregulla mos me i thy
    Pa kriter si t’teket ty.
    Je përgjegjs me përgjegjsi
    E me shum përgjegjshmëni,
    Nëse gjuha ecë me ligje,
    Nga na del fjala “ përgjigje?!
    As më thue vërtetsisht
    Si tingllon gramatikisht
    Mashkull, mashkuj në gegnisht,
    Mashkuj, meshkuj n ‘standardisht
    Njëjs me “A” e shums me “E”,
    Them justifikim nuk ke
    S’ka si e pranon arsyeja,
    Kur me “A” mund bajnë të dyja.
    Kështu ndollë me disa rajë
    T’foljeve që pak po ndajë
    Për me i ba shëmbull shqyrtimit
    T’ndryshimit pa farë kuptimit.
    Në gegnisht urdhnorja flejë,
    Në toskrisht urdhrorja flij
    Çfarë kuptimi mund t’i gjëjë,
    Ktij shëndrrim të “E” në “I”?!
    Dikush tha:” lë t’kenë difekt,
    Veç t’mos jenë si n’at dialekt
    Kaq ju shqipes i batë çthurje,
    Sa me marrë emnin foljorë
    Si për shëmbull fjalën prurje
    E me pru mos me e përdorë
    I vogël e vogël e vogla
    Vetëm n ‘shumsin mashkullor
    S’baka “Oja” me u përdorë
    Por u dashka shndrrue në “E”,
    Domethanjën ku e ke?!
    Në gegënisht fjala vogli
    Tregon moshën kur je fmij
    E ndërsa fjala vogjli
    Tregon shtresën që heqë zi.
    Ju me fjalen “ Vegjëli
    Të dyja i keni përfshi
    Si i ndollë gjuhës në vorfni.
    Kta gjuhtarët tonë me mend
    Thanë se n’kte “ Shqipe t’re”
    Për hundoren nuk ka vend
    Re e re t’shkruhen me “E”
    Prandej n’shkrim e në shqiptim
    T’jenë nji soj reja e vjehrrisë,
    Sikur reja e stuhisë.
    Nç’ka ka dalë shqipja fituese
    Nga rreformat që u ndërmoren?!
    Tani që s’e ka hundoren
    Ka mangut nji përcaktuese
    Shum të vlefshme të shqiptimit
    Nëse vler nuk do të kishte
    Në kompjutër nuk do t’ishte
    Kte na thot edhe frangjishtja
    Por ngase e ka gegnishtja
    S’pat si me i shpëtue dënimit.
    Atij dënim politik
    T’komunizmit ma tipik
    Që pa t’gjetë as nji akuzë
    I mjaftonte me t’përbuzë
    Se përbuzjen quente “ Akuzë.”
    Gjuhë standard pa paskajore,
    Trup pa shtyllën kurrizore
    Ktu standardi ka kuptim
    Veç n’se quhet sinonim
    Me dështak e me dështim.
    Un ktu thashë vetëm diçka
    N’krahasim me çthonë ata
    Specialistat e ksajë degë
    Por un them dialekti gegë
    Nuk ashtë ai që na ke thanë
    Me at shëmbull që ke dhanë
    Shëmbull n’vija krejt të trasha
    N’gegnisht sot “thuhet un lasha.
    Pra të doli puna thatë
    Si ju t’gjith të katërdhjetve
    Që e batë at deklaratë,
    Me u mbajtë mend për jet të jetve
    Se si t’drejtat ktu përçmohen,
    Si gegnishten s’duen me e njoftë
    N’ kulturë tonë ashtë “ ka luftë të ftoftë
    “ Fanatikët nuk dorzohen”
    Mohojnë thelbin e pohimit
    Se shkrimtarët e mërgimit
    Me n’krye shkrimet e Martinit
    Kanë përsosë gegnishten shqimit,
    Tue ba shëmbull evulimit
    Ndërsa ky standardi yt,
    E i shokve tu,
    Jo veç nuk ka evulu,
    Por s’po ecë as zhyt e mbyt.
    Si ma i vorfni fukara
    Me shum pak frazeologji
    E pa etimologji
    Kndej e andej nepër dyrnja
    Mbet i gjori tue marrë fjalë
    Sa nuk mundesh me i njehë
    Kahë nuk mundet me ja dalë
    Me fjalë t’veta me u shprehë.
    Tue pas gegnishten n’shpi
    Plot përplot me pasuni
    Me ia pasë shum gjuhë lakmij
    Natyrisht nuk bahet fjalë
    Që e din edhe ti kte,
    Por nuk shkputesh dot nga dje,
    Se i hipe atij kal
    Si i ka hipë çdo e jotja ortë
    Që u betue me qenë kokëfortë
    E me i grahë deri në vdekje,
    Pa pranue me ndrrue përpjekje.
    Ndanse e drejta ne na thotë
    Cilido që në kte Botë
    Ashtë fajtor e s’kërkon ndjesë
    Ska pse t’rrojë as pse të vdesë.
    Megjithkte me thanë t’vërteten
    Ke fajtor ma shum se vehten
    Si i moçmi e la fjalë
    :” Ti ke gjetë tempull me u falë”
    Se shum gegë me shkollë të naltë
    E përplasin sedren n’baltë
    Për hirë t’standardishtes tuj
    Që e flasin aq rrëmujë
    Tue eba edhe ma batall
    Siç ka thanë Fishta i madh
    :” As gegnisht e as tosknisht,
    Taman mushkë me krye e bisht.”
    Në standard duke llafosur
    U ngjanë vehtja t’kulturosur.
    A “ kjo është shqipja e përsusur?!
    Injoranti mend kufomë
    Pyetë: Po ky a ka diplomë
    Për kto gjana që po flet?!
    Në mos paste pse kot bërtet?!
    Nuk e din ky mendje lehtë
    Se diploma ashtë nji fletë
    Të cilen zotnuesi i vet
    Edhe rrenës shpesh ja shet
    Natyrisht kta janë disa
    Por të kundërt pakëz ka
    Sepse po të ish shumica
    Si Çabeu e si Konica,
    Poradeci e tjerë ksodore
    Sot do t’përdornim gjuhë madhshtore
    Jo kte shqip që e mblojnë difektet
    Sa me i pa nxansat n’fillore,
    Mbase edhe analfabetet.
    Tash urdhno pra lum zotnia
    Hilli poshtë fjalët e mija,
    Por me kokrra, jo me dokrra
    Kush i nxjerrë n’pah të vërtetat
    Që i qorton gjuhës të metat,
    Ngase e don gjuhën thesar,
    Mendon mirë e shpreson mbarë.
    Megjithkte ashtë ba zakon
    Kush nuk ka si kundërshton,
    Ban sikur të injoron,
    Ose të përçmon me fjalë:”
    Anikush don me na dalë
    Pa pasë dije asnji gram
    Demekse diçka po jam
    E ksi fjalsh sa t’duesh me thanë,
    Se ndër fyemje ashtë dorëdhanë
    Kushdo fyen nji dialekt,
    Fyen të vetin intelekt
    Gegës që s’eon tosknishtën,
    Toskës që s’edon gegënishten
    Me t’njejtën dashnni të dyja
    Ati nuk i prinë arsyja,
    Se ne Zoti na i ka dhanë
    Bija të se njejtës nanë
    T’dyja me vetij të larta
    E me drejta t’barabarta
    Por me nxjerrë vlerat në pah
    Nuk do t’thotë më ju ba krah
    Njanit a tjetrit dialekt,
    Se difekti ashtë difekt
    Ndaj do flakë tej preferenca
    E me ba si na thotë shkenca.
    Nse duem me na prij e mbara
    Ashtë si Camaj na ka thanë:”
    Të dyja me ecë përpara
    Njana tjetres rrugë pa i nxanë.”
    Paj qe besa o vlla Martin
    Ç’do shqiptar krejt mirë e din
    Se pa mrrit me urrye t’miren,
    S’mund t’ja bajmë shqipes të miren.

    1. Niku says:

      Nuk gjete vend tjeter te shkruash shkodranishten tende, qe mezi e lexova se eshte e gjate dhe e veshtire per tu kuptuar. Shkruaj sipas standartit qe te te kuptojme, ndryshe duhet te na pagush per veshtirsi leximi.

  14. ALBATROS says:

    hahahahah o psikopat amerikan dhe rotacioni yt i shpifur qe dhe ne amerike e keni te korruptuar sistemin dhe i pergjoni njerezit me keq se ne kohen e nazizmit, a nuk ishit ju ata qe i thate sales burre shteti?

    1. Knepper says:

      albatros rrofshe more burr se keta te tjeret vetem sa rrojne veze more burre Arvizu u korruptua nga socialiste dhe i kane premtuar shume dhe do jete me gishta ne goje ky qelbesire Berisha e ka qite ne pension…qe sote

  15. ERJON says:

    Respekt Widhers !
    Tashme jeni pjese e Rilindjes sone kombetare.
    Faleminderit SHBA !

  16. Albert says:

    Nderkombetaret jan shum te vemendshem per cdo hap qe mer shteti jon dhe ska munguar aspak reagimi i tyre per te shprehur sjecimet me reformat qe lekondin ne themel parimet e demokracise reale!
    Nderkombetaret mbeshtesin Demokracin reale ata mbeshtesin RILINDJEN!

  17. myzeqari says:

    Nderkombetaret duhet te nderhyjne fuqishem per te ndihmuar sado pak per gjendjen e zgjedhjeve. Sali Bytha do bej cmos qe ti manipuloj zgjedhjet.

  18. VERONIKA says:

    Hahaahahah TemA ,e lodhet kte .Po a nuk kishte dale ne pension ky tipi ?
    Nejse , nqs flasin mire per Berishe quhet Podesta …po kur dalin perdite kta si quhet ??? Ripjellje ??
    Po ai Qosja ku vajti ??? Per parkondishen duhet te flasi dhe ky kapitalisti por dhe kamunisti …opo ik se na i sollet mendjen verdalle

  19. DANJA says:

    Te lumte goja o ish Ambasador ti e ke njohur vertet Berishes dhe nuk ke frike as ta akuzosh e te thuash te verteten…Me 24 qershoqe shqiperia do te zjohet me ne ere ndryshimi gjithandej.

  20. klara says:

    Me 24 qershor shqiptaret do te gdhihen me me shume shprese, me me shume entuziaem dhe gezim…Rilindja do te trokase n cdo dere shqipetare….Ndaj me 23 Qershor voto numrin 29 jepi vlere te vertet votes tende.Rilindje

    1. andi says:

      Une propozoj qe n ese fiton PS,ketij Withers t’i rezervohet nje vend pune si Drejtor per Zyren e LGBT,prane dikasterit perkates.Qofte edhe me kohete pjesshme(part-time).Kuptohet nese e lejon ligji shqiptar.

      1. Knepper says:

        o andi sa vizionare qenke ky nuke do vende rrespekti allashqiptarqe siq jemi mesuar ne pore done me ja mushe fytin leke dhe wetem leke shife qa bejne amerikanet ne kosove diaspora si gomare derdhin leket ne kosove dhe ska kurefare ardhmerie vete kosovaret jane fajtore se me fuqine blerese qe kane munden me dominue ne Ballkane pore kosovaret kane fate qe jane dhe punojne si puntore shumica e klase se dyte pore kure te krahasoshe ne evrope shqipetaret jane top me te ardhura paramendoe ne Gjermani fiton polici 2000 Eu te pastra puntore i thjeshte edhe ma keq e dhe fshine lajne shqipetaret per ca euro Shqipetaret kudo jene duhet te studiojne jo ekonomine pore ingjinjerin apo matematike fizike e te mesojne mire gjuhen e huaje fitojne qe ne start 7mije fr dhe kerkohet shume ne gjermani dhe CH pore qfare bejne kosovaret shkojne studiojne ekonomista ma shume se ka <CH budall popull si kosova si SHQ me gomare spermisohet stansardi…Kure porosish gjera per te blere dhe mi bine ne shtepi me kamion dhe shpeshe qillojne serbe dhe ju theme qe 70 jeni shqipetare e kure me shofin qe jetoje mire dhe kame standard te mire me kuptojne…dola pake prej teme stduhet gjithmone me jas fute kot siq lexoje shume komente…..me mire te vjedhe berisha me klanin e vete se Rama me te huajte shembull Argita ati arabit qe i kas kerkur leke bolle mire ja ka ba e qka ban Rama i paguane leke per ta denocuare Argiten etjera…

  21. Une di... says:

    Une di se ne Kosove ambasadori i SHBA,ka qene z.Dell,por korrupcioni i Qeverise se Kosoves,teper i madh u zhvillua,ne prezencen e tij,para syve te tij dhe me dijen e tij.Kur u largua nga Kosova,botoi fotografine qe,lajmeronte dy lope brenda nje veture duke vene koken ne dritaren e hapur.Sot tere Kosova punon per 5% serbe ndersa,shqiptaret perdite po ikun nga Kosova,te cilen nderkombetaret me servilet shqipfoles,e spostuan si me te mjerueshmen qe nga 1944.Pra pa perspektive dhe te varfer per shqiptaret e shumevuajtur.Kjo ka ndodh ne mungese te integritetit kombetar shqiptar.Serbise nuk i ndodh kjo sepse,nuk perfille ambasadoret e huaj,me tradite.

  22. Lenini says:

    Njerez qe shkruani e lexoni ketu;nuk jane 400 milion,por jane miliarda euro,te vjedhura ketij populli,jane aq shume sa konfiskimi i te gjithe grabitesve,i te gjithe te koruptuarve,te majte e te djathte,krijon begatine,lulezimin,zhvillimin e ketij vendi si Zvicra sot.Kot nuk kane percaktuar te mençurit e ketij kombi se ne jemi me te pasurit ne Europe.

    Por keq me vjen,se ato pasuri,kane ikur dhe nuk ka force politike,udheheqes,qe te krijoje fuqine dhe te konfiskoje,te denoje e te sjelle drejtesine.Ju bertisni ne mitingje,ju rihuni,zihuni si budallenj me njeri tjetrin,komshi me komshi,kusheri me kusheri,me barkun bosh,pa buke e me femijet pa pune,bertisni si te luajtur nga trute,e bejani qefin parise tuaj,e ata le te grabisin le te ngrene biznese ne Europe,Amerike,e ju perseri pas 4 vjeteve,filloni mbushni sheshet e ulerini perseri per parine,a ata le te nxjerin miliardat e gjakut e djerses tuaj jashte shtetit,pa porta,e pa dryna,pa ligje e pa shtet.Mos haroni se ne 2017,nuk do jene 400 milione por miliarda,por edhe mos haroni te dilni perseri e perseri e te pershendesni parine tuaj se ju vodhi,ju la pa pune,pa buke,pa te ardhme,e ju perseri bertisni,zihuni,rihuni e vrituni….

  23. shqipetaret e vertete says:

    SH B A, BE,NATO,OKB te nderhyjne menjehere te vritet grupi fashist i sali berishes fatos nanos kastriot islamit me gjithe femijet eniperit qe te shpetojne shqipetaret.Te eleminohet lufta civile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje