Fryma e Re Demokratike ka zhvilluar një takim me qytetarët në Burrel. Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, akuzoi kryeministrin e Shqipërisë për papërgjegjshmërinë që ka treguar ndaj qytetarëve të Burrelit.
“Sot pushteti përndjek dhe kërcënon me vende pune ata që mbështesin FRD-në, sepse problem më i madh i kryeministrit nuk është PS, por FRD,” u shpreh Topi.
“Prandaj nxjerrja në pension e kryeministrit është detyrë historike,” shtoi Topi.
Kryetari i FRD iu drejtua me një thirrje qytetarëve të Burrelit: “Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me politikanët, por me të ardhmen e shqiptarëve. Prandaj ju bëj thirrje qytetarëve të Burrelit të dalim masivisht në votime në datën 23 qershor dhe të votojnë alternativën e re. Lajmi i parë i fitores së FRD do të vijë nga Dibra”, përfundoi Topi.
Ndërsa kandidati kryesor për deputet në qarkun Dibër, Sali Shehu, tha se “forca e FRD në qarkun Dibër i ka bërë dy partitë e vjetra të fshihen strukave”.
“Prandaj në 23 qershor të mos lëmë asnjë shqiptar në shtëpi, por të votojmë 66, numrin e të ardhmes së fëmijëve tuaj,” vijoi Sali Shehu./ep
PROBLEMI ESHTE SE KY DJALLE DUHEJ HEQUR ME KOHE.
AMIN TE GJITHE SE BASHKU!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/pensionistet-23-qershor-2013.html
FRD eshte Partia me e ndershme ne Shqiperi.
As sa fjale e bukur eshte “Ndershmeria”. Ce do, se ne Shqiperi ndershmeria shikohet si semundje!!!
Zoti Topi je misherim i shpirtit qytetar tiranas. Sulm te fuqishem per te rrezuar dhe qelbesiren e fundit te komunizmit. Nuk kam pike dyshimi qe kete radhe qelbesira e vicidolit, pjelle e shpelles dhe e erresires do ta shohe veten ne dere te halese.
ah sa keq do me vinte sikur njerezit te mos ia jepnin voten frd… do vazhdonin te rrinin ne tranzicion edhe gjithcka do shkonte ne kurrizin e tyre..
As Topi vete nuk e voton f.r.d. Topi eshte i majte.Topi voton p.s.Nuk ka te djathte qe kerkon te rrezoje te djathten.Keta budallenje kane vdekur me kohe ashtu si vdiq Topi diten qe votoi E.Ramen