Tashmë nuk ka shqiptarë që nuk beson se e gjithë administrata shtetërore është nën presionin e partisë në pushtet.
Gjatë kësaj fushate elektorale janë bërë publike formularët që punonjësit e administratës janë të detyruar të plotësojnë në qendrat e tyre të punës, duke garantuar votën për Partinë Demokratike.
Por me gjithë denoncimet e bëra, duket se aparati kontrollues i partisë në pushtet, nuk ndalet. Në këtë e-mail, që Tema ka siguruar, kuptohet që jo vetëm punonjësit e administratës, por dhe familjarët e tyre janë nën kontrollin e aparatit të partisë në pushtet. E-maili është nisur nga një prej drejtuesve të grupit të punës së Partisë Demokratike në njësisë nr. 7 në Tiranë. Në të përcaktohen detyrat e qarta si dhe përgjegjësinë që ka çdo punonjës i administratës edhe për votën e familjarëve të tij në zgjedhjet e 23 qershorit.
E-maili
1. Brenda ditës së nesërme, 20.06.2013, ora 12:00, duhet të dorëzoni listën e punonjësve tuaj si dhe emrat e familjarëve të tyre me nr. e qendrës së votimit që votojnë në Njësinë 7.
2. Punonjësit tuaj duhet gjithashtu të firmosin përkrah emrit të tyre.
3. Komunikimi juaj me punonjësit duhet të jetë vetëm verbal dhe jo me SMS apo me e-mail.
4. Duhet theksuar që, punonjësit tuaj dhe familjarët e tyre duhet të kenë mbaruar votimin para orës 11:30 ditën e 23 qershorit.
5. Për personat që nuk janë paraqitur përpara orës që është cituar me lart, duhet të kontaktohen prej jush përsëri dhe t’ju rikujtohet kjo gjë.
6. Ditën e 23 qershorit ju do të pozicionoheni në vendin dhe orën që do ju themi ne, për të bërë rakordimin e njerëzve që kanë marrë pjesë dhe atyre që nuk kanë marrë pjesë në bazë të informacioneve që na japin vëzhguesit tanë në terren.
7. Ju rikujtojmë që numri juaj i celularit duhet të jetë i disponueshëm në çdo kohë (24-orë), si dhe sigurohuni që numrat e punonjësve tuaj janë të saktë për komunikimet në vijim. Për ta pasur me të lehtë gjithsecili prej jush për të mbledhur informacionin e duhur, ju lutem përdorni tabelat që ne ju kemi dërguar të plotësuara me koordinatorët dhe numrat e tyre te tel. Po te kjo tabelë do të shtoni emrat e familjareve të tyre përbri emrit përkatës. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj./l.ç
Ja se si meren me presion votat e shqiptareve, a doni me fakte se sa emailet e shkruara e zeza mbi te bardhe..Ja pesioni i frikacakeve te pushteti qe kerkojne te marin me zor voten e qytetareve tane.Turp
ne e kemi shume te qarte se kjo qeveri po perdor cfaredo mekanizmi jo ligjor per te fituar zgjedhjet, sepse te gjitha numrat tregojne se ajo eshte humbese.
Por gjithsesi nuk do ta ndryshoje vullnetin e popullit per te sjelle Rilindjen! Te gjithe po presin me padurim clirimin nga ky regjim i kalbur i saliut.
Nuk eshte per tu habitur qe kjo qeveri ne perpjekje te deshperuar per te shpetuar disa mandate deputeti ben presione te pashembullta tek punonjesit. Ka shkelur hapur cdo ligj dhe prandaj duhet ndeshkuar me 23 qershor me vote masive kunder ketij regjimi mbytes, per te rivendosur me ne fund demokracine dhe vene para drejtesise te gjithe keta mbeturina te komunizmit.
Administrata publike nuk ekziston me. Ka vetem nje grumbull mitingashesh qe duan te na vjedhin nje dite po e nje dite jo derisa te mos kete me askend per te vjedhur.
Keta duhen ndjekur naten, po ne do i ndjekim mu ne mes te dites. Me voten e 23 qershorit dhe me Rilindjen
Ndjese paste administrata publike, po ajo sot eshte ne dore te nje tufe injorantesh qe nuk dine te punojne po i kane shnderruar ne makineri per te prodhuar vota. Turp shqiptar. Po turp nga ata te Sali Berishes. Sa me shume rrjedh Berisha aq me shume behet e qarte se ne 23 qershor ky burre e ka diten e fundit ne krye te qeveris. #29
ja se deri ku shkon pislleku. Ja sa thelle krimi ka hyre ne shoqerine shqiptare, Kjo eshte e padurueshme. Vendi duhet te kaloje ne mosbindje civile nese ben lojra serish ky hundepalla. Ja sa pa moral eshte sa cenon vullnetin tone. MOS E VOTO SALIUN
Hajduteria e qeverise tek ne nuk eshte vetem model po eshte kthyer ne sistem. Shteti qe perdor fuqine qe i jepet me vote per ta vjedhur voten dhe per te mbajt te gjithe te shtypur. Keta duan hequr me nje dru te madh ne 23 qershor qe ti hapin rrugen zhvillimit. Me kete model do na behet shteti piramide si Sudja!
Shqiperia eshte nje republike bananesh me Sali Birishin ne krye. Nje republike e felliqur qe nuk meriton asgje nga qytetaret e vet. Por pikerisht kjo eshte arsyeja pse shqiptaret duhet ta rimarrin shtetin e tyre nga duart e hajdutit dhe ta rrezojne Birishin e rrjedhur. Nuk eshte e veshtire, mjafton vota #29 – per numrin 20 praaaaa
Qeveria jone do te na vjedhe nga cdo gje. Po shume shpejt kjo nuk do te jete me qeveri, pasi zgjedhjet i fiton PS dhe keta dalin te gjithe si rruar qethur. Ishalla marrin ate qe meritojne edhe pas kesaj pastaj!
Kjo qeveri eshte bere turpi i te gjitheve po si mo Sali dhe thua qe per kete dite ke punuar qe ti sjellesh Shqiperise demokracine dhe sot bene te tilla marifete per marjen e votes realisht jeni bere qeveri e turpshme sepse vetem kshu nuk mund te ecet para.
Ja hajdutet qe vjedhin gjithcka. Kur e nisin te gjithe punen me vjedhje votash cfare prisni pastaj?? Qe tju sherbejne e te marrin rrogen, apo qe te vjedhin kudo qe te shkojne neper administrate dhe te vjedhin masivisht edhe aty. Berisha qe nga fillimi e ka modelin te korruptuar e hajdut. Cfare prisni, qe tu sherbeje poe votut? DO ju rrjepe jo vjedhe
Kjo qeveri eshte bere turpi i cdo Shqipetari qe ndihet i tille te perfaqesohesh nga kjo qeveri qe vetem zgjedhje te lira dhe te ndershme nuk di te beje kjo eshte e pamundur sepse askush nuk mund te lejoje te shkaterroje nje ekonomi dhe nje shtet per nje qeveri qe perfaqeson vetem interesat e veta.
Po tani vetem kjo menyre ka ngelur per te mbajtur votat PD se te tjerat i ka ezauruar te gjitha dhe e ka pare qe si ka dale gje, prandaj i ka ngelur vetem te ushtroje presion tek njerezit qe ti japin voten nga frika
O sali po sa poshte keni rene more, partia demokratike e shqiperise kishte ideale te tjera e jo keto, jeni dhe ne pushtet pale, ju duhet te votebesoheni e jo te beni presione te tilla per te mbajtur voten.
Parti – Shtet
Shpellar – Buçe!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html
Brenda ditës së nesërme, 20.06.2013, ora 12:00, duhet të dorëzoni listën e punonjësve tuaj si dhe emrat e familjarëve të tyre me nr. e qendrës së votimit që votojnë në Njësinë 7, pupupuu me detyrim pd lan nam , tju vi turp
Kjo sipermarrje eshte nje tregues qe partia ne pushtet po organizon nje presion te madh dhe nje mega vjedhie te votimeve, por fakti tjeter qe me shqeteson per njerezit, eshte se kjo administrate eshte ne pozicionin e “sanduicit”, pasi nje pjese e mire e saj mund t’a urreje kete pushtet si te gjithe ne, por gjithashtu nuk ka asnje siguri qe nuk do te perfshihet nga vala e largimeve pas zgjedhjeve, ne rast se fiton pala tjeter. Nuk kam degjuar nga Rama asnje ide se cdo te beje me kete pjese te administrates (nuk perfshij ketu pjesen militante te futur ne pune pa asnje merite), pasi kjo menyre veprimi ne vite (largimi masivisht i njerezve me nderrimin e partive ne drejtim) eshte nje nga semundjet qe ka krijuar administraten shqiptare te dobet dhe pa konkurrence vlerash!
model komunist tipik!! me dhune dhe presione qe ne te vertet se kuptojn qe kshtu humbin pike sepse njerzit si duan me e jan lodhur me diktaturen !! duam te hecim per ne europ duam te jemi dhe ne si shtetet e tjera me ekonomi !! duam me te miren per ne e normale qe sduam te rrim vend e numro me qeverisjen e juaj gjasme Demokrate!! duam te jemi tamam rilindas te shqiperise
Nuk ka asnje menyre tjeter per te fituar zgjedhjet kjo qeveri, vetem permes presioneve dhe kercenimeve.
Por asnje nuk ka per te rene pre e kercenimeve, sepse do te votojne per PS, ajo do fitoje zgjedhjet dhe do vere para ligjit te gjithe ata qe jane munduar per te cenuar standartin e ketyre zgjedhjeve.
Me 23 qershor te gjithe do te clirohemi nga kercenimet dhe presionet. #29
“Dallimi në mes të demokracisë dhe diktaturës është se në një demokraci voton njëherë dhe merr urdhra më vonë, ndërsa në një diktaturë nuk ke nevojë të humbësh kohë fare duke votuar, kjo ndodh dhe ktu ne shqiperi , duhet te largojme diktaturen dhe te lejojme qe te mund te jetojm te lire
I ka zene tmeri nuk kane se cbejne,dhe bejne presione nga me te ndryshme,koha e salillareve ka skaduar
E te bojn gafe mos te ikin ne mitingjet e PD ose te meren me PD se u egzekutuan u interrnuan fare se shofin mo driten e diellit !! Tmerr ku kemi perfunduar vetem me dhune cdo gje te keqe po shofim !! do arrim nje dit te jemi njerez apo jo ! duhet rrotacion ta kuptojm se kush jemi dhe si jemi seriozisht ! se po behemi si ujqer me saliun ne krye
haaaa..haaaaaaaaaaaa…Rrofsh o shtet
Shtet i fuqishem ballkanik
Rrofte injoranca
Gjatë kësaj fushate elektorale janë bërë publike formularët që punonjësit e administratës janë të detyruar të plotësojnë në qendrat e tyre të punës, duke garantuar votën për Partinë Demokratike, me detyrim kurre populli sta jep voten sali
po ky vend eshte ne prag te diktatures ja kjo eshte nje arsye per ta larguar kete njeri nga pushteti. ai eshte i gatshm te beje cdo gje per te grabitur vullnetin e lire te qyteareve , ai eshte diktator masakrues i demokracise
Edhe ne Elbasan eshte shperndare ky formular, per tu plotesuar me detyrim nga Drejtori Tatimeve Z.Xhemal Vyshka.
Suksese Xhemalit dhe PD…
dhe enveri do ta kishte pas zili sistemin e spihunave qe ka krijuar sali by..qir.
Sikur ta kisha ne dore, me dt 23 Qershor do tia kisha bllokuar Antenat e Transmetimit, te Vodafones dhe Amc-se deri kur te mbylleshin kutite e votimit. lol
Nese ne si shqiptar nuk i japim shqelmin bytheve sali qelbesires ne 23 qershor , te jeni te sigurt se ju kemi bere gjemen brezave te ardhshem, nese e duam kete vend , nese i duam niperit dhe mbesat tona, nese i duam brezat e ardhsehm qe nuk kane asnje faj, ta shporrim qelbesiren ne 23.
Po ky more njerez eshte me keq se enveri…ky i ben pislliqet ashiqare..as i dridhet qerpiku kafshes se ndyre…tani dashka dhe familjaret..neser do kerkoj dhe komshite…Asnje nuk do votoj me per ty o Sali qelbesira…duro dhe 4 dite se ke me e pa deren e lemes. FITORE PS !!!!
Ti shkrojte: Po ky more njerez eshte me keq se enveri
Po ti ke dhe nofke qe do t’a kishin zili gjithe komentuesit o dija. Vetem per kete nuk te falet te besh te tilla krahasime.
Enverin studiuesit e njohur te politikes boterore e kane vleresuar si figuren me te shquar te kombit shqiptar pas Skenderbeut. Nese ai nuk do te zbatonte direktivat dhe urdhrat qe i vinin nga tjeterkush, por do te ishte i lire te bente ate qe deshironte dhe ndjente, ai veshtire se do te shnderrohej ne nje diktator te ngjashem me kryetaret e atehershem te vendeve anetare te Traktatit te Varshaves, ai me deshiren e tij ndoshta kurre nuk do t’i fuste njerezit ne burg per axhitacion dhe propogande te pashfrenuar kunder shtetit (edhe pse kete ne fakt me teper dhe me me zell e benin vartesit e tij…) dhe ai me siguri qe nuk do te ndalonte zhvillimin e tregut e lire. Keto ishin dhe gabimet kryesore te tij, per te cilat figura e tij nga pseudodemokratet e viteve “postkomuniste” eshte perdhosur si mos me keq.
Brezi i ri dhe shume e shume te tjere qe nuk kane arritur te perjetojne as edhe nje dite te vetme ne ate sistem kane krijuar nje imazh krejtesisht te gabuar per te. Ne trurin e tyre jane instaluar me vetedije vetem anet negative te tij dhe u jane mbajtur te fshehura meritat e shumta qe kishte ky atdhetar duke filluar qe nga patriotizmi dhe trimeria e tij per t’u vene ne balle te luftes per clirimin e vendit nga pushtuesit nazo-fashiste (po sot c’po ndodh?), duke vazhduar me perkushtimin e tij te padiskutueshem persosur mbrojtjen e vendit (ku eshte sot?), angazhimi i tij per te krijuar fronte pune per te gjithe (papunesia 0%) duke rritur fuqishem prodhimin industrial dhe bujqesor ne vend pa borxhe nga jashte (ku eshte sot?), drejtesia ligjore dhe siguria e jetes (ku eshte sot?), sherbimi arsimor dhe shendetesor falas (ku eshte sot), zhvillimi kulturor (ku eshte sot?), paqja dhe mirekuptimi mes njerezve me bindje te ndryshme fetare (ku eshte sot?) e shume e shume ane te tjera pozitive qe veshtire eshte se do te mund t’i beje ndonje politikan i sotem e i neserm.
Keshtu pra dija, mos u habit aspak po te degjosh se nuk jane te pakte ata qe do t’a pershendesnin me gezim rikthimin ne skenen politike te figurave me tipare te ngjashme me xhaxhin largpames (sigurisht duke perjashtuar anet negative te tij).