Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është ftuar në Zagreb së bashku me presidentin serb, Tomislav Nikoliç.
Ata do marrin pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Europian më 1 korrik.
Siç raporton Koha Ditore, ceremonia do organizohet sipas modelit “Gymnich”, që do të thotë se në ceremoni nuk paraqiten simbolet dhe emrat e shteteve, por vetëm emrat e pjesëmarrësve./ep